Komisioneri i zgjerimit Stefan Fyle me siguri nuk e di ka ditur para se të njihej me dosjen shqiptare, se ka një dhunti të fshehur. Atë të mbylljes së grevave të urisë që zhvillohen në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Për të dytën herë në katër vjetët e fundit, Fyle e ka parë veten në qendër të negociatave për t’i dhënë fund një greve urie. Dikur, pas zgjedhjeve të vitit 2009, shumëkush e kujton sesi ndërhyrja e tij dhe e disa europarlamentarëve, i dha fund grevës së urisë së opozitës në mes të bulevardit “Dëshmorët e kombit”. Kurse sot Stefan Fyle ka kontribuar, mesa thonë personat e mirëinformuar, në mbylljen e një greve të punonjësve të larguar nga administrata.
Natyrisht që këtu ka vend shprehja “rasti është mbreti i botës”, por ka gjithashtu vend edhe shprehja tjetër “u bë tërkuzë”! Fjala është për grevat e urisë. Numërohen disa qindra të tilla, në më shumë se dy dekada tranzicion. Greva ish-pronarësh, ish të përndjekurish, greva politike deputetësh, zyrtarësh apo ish-zyrtarësh, greva personash që kanë pasur konflikte me punëdhënësit, fshatarë që grindeshin për një vijë uji, gra që protestonin kundër dhunës, greva minatorësh, naftëtarësh, studentësh që përplaseshin me pedagogët apo rektoratin – grevat e urisë kanë qenë dhe mbeten një sport i preferuar kombëtar.
Megjithatë mjafton të shohësh dy grevat e fundit, që të kuptosh se nocioni i grevës së urisë ka pësuar një “mutacion” të skajshëm (si shumëçka), në duart e shqiptarëve. E kemi tepruar edhe me këtë liri, si me shumë liri të tjera që ofron sistemi demokratik. Ashtu siç kemi një liri disa herë të shfrenuar fjale, ashtu siç dëgjojmë të thuhen në Parlament edhe gjëra që na vjen zor t’i themi me vete apo me njerëzit e afërt, siç kemi lirinë për të mos dëgjuar askënd, për të protestuar për gjithçka, për hedhur poshtë çdo gjë, duket se i kemi dhënë vetes lirinë edhe për t’u shtrirë në një vend publik, në pritje që vinin kamerat dhe që lajmi të merrte dhenë: – Na shihni, se po rrimë pa ngrënë!
Greva e urisë është një akt që mbart një simbolikë të fortë mbi vete. Më së shumti është një akt personal, jo kolektiv. Edhe këtu kemi qenë origjinalë. Dimë që politikanë kontroversë si Panela në Itali apo disidentë të njohur në Kinë e gjetiu, kanë bërë greva individuale urie apo etjeje, që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik, por kur greva merr formën e një “pikniku”, siç ndodh këtu tek ne, ajo humbet edhe vlerën, edhe simbolikën. “Të shkretit” komisioner Fyle i qëlloi në rrugën e mandatit të tij si zyrtar i Brukselit, që të merrej me dy greva urie shqiptare. Zor se do t’i takojë të ndërhyjë më për to në të ardhmen. Sepse zor të gjejë tjetërkund një ambjent kaq unik (edhe në këtë aspekt), sa kjo Shqipëri e çuditshme dhe e paklasifikueshme.
*Revista JAVA
Habitem me keta qe bejne GREVE URIE!!
Kjo nenkupton,qe ata pranojne te vdesin ,ne se nuk u plotesohen kerkesat!
Habitem edhe me ambulancat e shumta qe urrine tek koka dite e nate!!!
Ata kane vendosur te VDESIN URIE dhe ju doni t’i shpetoni!!!
Jemi ne demokraci dhe gjithkush ka te drejte ta perdore TRUPIN E TIJ SI TE DOJE:
-Dikush behet prostitute,tjetri xhigolo,pastaj HOMO,ndersa keta duan te VDESIN!!!
NE ESFEL TE GOMARIT TE VENE,se nuk plotesohen deshirat me kercenime!!!
Ka ligje,gjykata,avokate etj,qe i zgjidhin hallet!!!
Po kur DIGJNIN VETEN shoket e tyre ish te perndjekur,KU ISHIN KETA TE ZGJEBOSUR???
Pale bejne edhe kercenime se do djegin makinat e deputeteve!!!!
Ky,zagari,qe beri kercenimin,duhet te ishte ARRESTUAR NE VEND DHE T’i jepej gjykates!!!