Gjosha në Hagë: Holanda ka predispozitën të vlerësojë arritjet e Shqipërisë

11 Qershor 2014, 15:56Politika TEMA

Ministrja e Integrimit Evropian ndodhet në një vizitë zyrtare pune në Holandës, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të shtetit holandez, ku kryefjala ishte thellimi i bashkëpunimit mes vendeve, por edhe axhenda evropiane e Shqipërisë.

Gjatë takimit me Këshilltaren e Kryeministrit për Çështjet Evropiane Lesley d’Huy, Gjosha bëri një përmbledhje të gjithë masave që ka ndërmarrë qeveria shqiptare që prej muajit dhjetor, për zbatimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga BE-ja. Duke u ndalur tek Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, Gjosha theksoi se vlerësimi i partnerëve evropianë për reformat është treguesi më i mirë i vendosmërisë që qeveria dëshmoi që pas marrjes së mandatit të saj.

“Raporti vlerëson punën e bërë muajt e fundit nga qeveria dhe besoj se ky është një tregues i qartë se për ne axhenda evropiane, afrimi sa më i shpejtë me BE-në, mbetet prioriteti dhe sfida kryesore”, u shpreh ajo.

Këshilltarja e Kryeministrit për Çështjet Evropiane, Lesley d’Huy theksoi gjithashtu se qeveria holandeze, po shqyrton Progres-raportin dhe  ka predispozitën për të vlerësuar arritjet e Shqipërisë të cilat janë reflektuar në këtë dokument.

“Ju inkurajojmë me reformat që keni nisur, pasi ato janë shumë të rëndësishme për vendin tuaj, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, tha Lesley d’Huy.

Gjatë takimit u nda bindja e përbashkët se ekspertiza dhe asistenca e Holandës për Shqipërinë qoftë në nivel ekspertësh, qoftë në programe të ndryshme është një mbështetje e rëndësishme.

Ministrja e Integrimit Evropian, zhvilloi në Hagë edhe një takim me Robert de Groot, Drejtor i Përgjithshëm për Integrimin Evropian.

Pasi e informoi për planin e masave të qeverisë, i cili përmban afate dhe detyra të qarta për të gjitha institucionet përpara, Ministrja Gjosha theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian është një rrugëtim i gjatë dhe Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë deri në përfundimin e tij.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidën që na vë përpara procesi i integrimit. Por, qeveria shqiptare është e vendosur të bëjë gjithçka të mundur që të avancohet sa më shumë dhe Shqipëria të ecë më shpejt drejt BE-së. Sigurisht që puna më e madhe na takon ne, përmbushja e detyrimeve na takon ne, dhe angazhimi është maksimal, për të kaluar nga një fazë në tjetrën. Çdo vlerësim pozitiv për Shqipërinë na ngarkon me më shumë përgjegjësi”, tha ministrja Gjosha.

Drejtori i Përgjithshëm për Integrimin Evropian, u shpreh se vlerëson përpjekjet e Shqipërisë, në aspiratën e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe çdo rezultat që arrihet i shërben të ardhmes së vendit.

3 komente në “Gjosha në Hagë: Holanda ka predispozitën të vlerësojë arritjet e Shqipërisë”

  1. loni says:

    mos e jepni statusin oj europe se do tju mbysim me njerez primitive,ne shqiptaret jemi rraca me e qelbet per tju infektuar,mos beni gabim te tille se pastaj do beheni pishman dhe do na perjashtoni dhe do humbni besimin tek shtetet e tjera serjoze,populli shqiptare eshte nje popull zorraq qe po i shave ameriken vret shqiptarin e vete,po i shave edin per ndonje mangesi te shajne dhe te ofendojne sikur edi i ka qire motrat te gjithe ketyre qe e mbrojne,si nje shurraq me pseudonimin ura qe i ka shkerdhyer edi motren,jemi ne demokraci dhe une do flas edhe keq per nje kryeminister qe nuk me pelqen,nuk jemi ne kohen e xhaxhit qe po te shaje xhaxhin te turreshin te gjithe sikur xhaxhi i kishte leshuar spermen tek mitra e plakave te juaja,keshtu po ndodhe edhe tani me pluharizmin,nje popull qe nuk ndryshon kurre nga koha e primitivit nuk duhet lejuar per ti dhene statusin,jemi te gjithe ne shqiptaret nje popull dobic oj europe,mos e jepni statusin dhe po pati mundesi izoloheni shqiperine qe te hame njeri tjetrin,popull bythqire.

  2. Sadik says:

    Po mire nuk kishte ndonje minister ta priste kete cupen tone po vetem keshilltarja

  3. liqeni says:

    Tipike shqiptare:perpiqen te krijojne shoqeri me perendimoret duke menduar se ata do ti perkrahin qofte edhe kur nuk eshte realizuar asgje.Por harron shqiptari qe perendimori pin kafe me ty dhe pastaj te thote se nuk eshte dakort me ate qe thua ti!Kjo quhet KULTURE POLITIKE qe ne shqiptaret nuk e arrijme dot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje