Kantieret e mëdha të qeverisë së re (dhe parashikimi i Ramës se duhen 10 vjet për reformën në drejtësi)

11 Qershor 2014, 14:53Politika TEMA

Me ardhjen në pushtet, në shtator 2013, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i ndërpreu përfundimisht lidhjet me jetën e tij prej artisti. Sapo u vendos në detyrë, ai rimodeloi Sallën e Hartave, brenda selisë së Kryeministrisë. Për t’i rritur vlerën, ai vendosi disa harta të shkëlqyera antike të Shqipërisë dhe tapiceri fine të përpara luftës. Ky piktor-artist zgjodhi gjithashtu disa drejtkëndësha kuqezi që nxjerrin në pah pikturat dhe i sjellin një qasje më moderne këtij salloni qeveritar.

Është më e lehtë të ribësh një sallë se sa një shtet. Kryeministri socialist, Edi Rama ka hapur shumë kantiere për të modernizuar Shqipërinë. Ai i është përkushtuar një reforme të ndarjes territoriale të vendit, një reforme universitare dhe premton luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Por, për të gjitha këto ka nevojë për Europën. Ky është qëllimi i takimit të tij në Paris, të mërkurën 11 Qershor, me Presidentin e Republikës, François Hollande.

Ky frankofon që ka jetuar disa vite në Paris shpreson të ketë mbështetjen e Francës në samitin europian të 26-27 qershorit, gjatë të cilit Tirana shpreson të përfitojë statusin kandidat, etapa e parë e një procesi të gjatë të integrimit në Bashkimin Europian. Në dhjetor 2013, Franca, ashtu si edhe Gjermania, Holanda apo Britania e Madhe kundërshtuan këtë hap të parë, kryesisht me arsyen e pamjaftueshmërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Korrupsioni është mbi të gjitha një sëmundje e mungesës së modernizimit”, shpjegoi Edi Rama, në një takim në mes të majit në Tiranë. Modernizmi i Shqipërisë është detyra që i është caktuar pasi triumfoi përballë paraardhësit të tij të së djathtës, Sali Berisha.

Kemi hapur reforma në të gjithë sektorët”, siguron Rama.

“Policia më e moshuar dhe më pak e edukuar e Europës”

Qeveria e re ndërmori një reformë në polici.

Kemi policinë më të moshuar dhe më pak të edukuar të Europës”, konstaton Edi Rama, duke shpjeguar që ka vënë në jetë një konkurs të rekrutimit. 39 efektivë janë larguar nga detyra që prej shtatorit 2013 për arsye disiplinore. Ai nënvizon gjithashtu se qeveria e tij, më e reja dhe me më shumë prezencë femërore ndonjëherë, ka një linjë të qartë të sjelljes shembullore.

Pas vitesh të imunitetit të plotë, ministra, deputetë dhe funksionarë të lartë duhet të paguajnë për herë të parë gjobat e tyre”, thekson Kryeministri.

Qeveria firmosi një marrëveshje me FMN për të shmangur falimentimin dhe për të ecur përpara me modernizimin e ekonomisë. Një tjetër kantier i madh, universitetet. Shqipëria ka parë të lulëzojnë qindra universitete private, jo gjithmonë të interesuara për cilësinë e mësimdhënies. Djali i ish-drejtuesit të Lega Nord në Itali, Umberto Bossi, u diplomua në një universitet shqiptar pa shkelur kurrë në vend, në këmbim të pagesës. Zoti Rama frymëzohet nga sistemi britanik për reformën universitare.

Tony Blair dhe Michel Rocard

Kryeministri punoi me ish-këshiltarin e Tony Blair, Alastair Campbell gjatë fushatës elektorale dhe takimi me ish-kryeministrin britanik në Tiranë u bë shumë mediatik. Edi Rama dashuron laburistët e rinj britanikë. Është gjithashtu një fans i Michel Rocard në Francë. Ai ka punuar gjithashtu me Riccardo Haussmann, i Qendrës së Zhvillimit Ndërkombëtar të Harvardit.

Megjithatë, ndërmarrja më e vështirë është reforma në drejtësi.

Nevojiten dhjetë vjet për të realizuar këtë reformë në drejtësi, por ne do ta realizojmë dhe do të jetë kjo reformë që do të na udhëheqë drejt anëtarësimit në BE”, thotë ai. Dosje të shumta korrupsioni janë depozituar në organet gjyqësore. Ekzistojnë gjithashtu pesë hetime për korrupsion brenda vetë institucioneve gjyqësore.

Në një raport të publikuar në 4 qershor, Komisioni Europian vlerëson që “veprime konkrete” janë ndërmarrë prej qeverisë së Tiranë për të “përforcuar profesionalizmin dhe meritokracinë, si dhe në luftën kundër politizimit, inefikasitetit dhe korrupsionit në një pjesë të madhe të sektorit publik”. Si rrjedhojë, Komisioni i rekomandon Këshillin e Europës që t’i akordojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, që është vetëm etapa e parë në një proces të gjatë që do të hapë vite negociatash, përpara anëtarësimit në BE.

Marrë nga Le Monde

40 komente në “Kantieret e mëdha të qeverisë së re (dhe parashikimi i Ramës se duhen 10 vjet për reformën në drejtësi)”

  1. igli says:

    Edi Rama eshte lideri i munguar i shqiptareve!!!!

    1. tomi says:

      moment historik ! ose e ben Edi Rama kte vend ose do ngelemi ne vend numero !

      1. deti says:

        ndroje faqen e ketij vendi!!!! shembi te padrejtet!!! ngri te drejtat qe i takojne ketij vendi!! FORCA EDI!

        1. Prec Ulaj says:

          Edi Rama po ben te pamunduren, por nga ana tjeter nuk po i bie ne gjunje plakes Evrope.
          Here mbas here e ka cilesuar proceduren e pranimit si Drejtoret qe kontrollojne detyrat e shtepise.
          Miqesia e vertete eshte me Ameriken. Ata flasin troc, Evropa perdridhet.
          Edi kerkon te hyjme ne Evrope me dinjitet, jo per meshire.
          Ndihemi krenare qe kemi nje njeri qe na respekton, dhe na ngre vlerat e Kombit tone.

    2. Edhe Adil Çarçani ka qene Kryeminister me i afte! says:

      Per te betonizuar Tiranen dhe bere 100 milione Euro, t’u deshen vetem 3 vjet!

      1. Sali B... kryeministri me psikopat i Shqiperise says:

        Betonizimin e Tiranes e beri Brojka I Sales. Edi I riktheu gjelberimin Tiranes qe u barbarizua nga Vicat qe dolen(Vicidol).
        N.q se do fakte ndiq linkun e meposhtem:
        http://www.worldmayor.com/worldmayor_2004/rama_winner04.html

        1. xha Temja says:

          @Edhe adil…

          Si ka numeruar mire ai maloku yt ato 100 miljonet. I thuaj tja nisi nga e para,por me nje kusht:
          -te filloje nga 100 milioni i 3 i Zenit,dhe kur te lodhet,ti fusi nje te pjerdhme. Jo per gje,po ska moshe ai derezi per sporte te renda.

        2. qeveri mashtruese says:

          pse jeni kaq te verbert ju socialiste?

    3. eri says:

      edi ti ke per te sjelle ndryshimin ne mentalitetin e ketij vendi! eshte e tmerrshme qe ne kemi jetuar 23 vjet me ate katragjyshin e shpifur! eshte e tmerrshme qe kemi jetuar me nje njeri aq te dhunshem!

    4. qytetari qytetar says:

      eshte Skenderbeu 2 …

      1. Rajub says:

        Sikur te kishte kembet nga koka atehere po

  2. alimadhi says:

    reforma me e rendesishme ! me kete Rama do hy ne histori !

  3. Bodigardi i Temës says:

    Në fund të fundit, Edi Rama, kudo ku shkon për vizitë zyrtare, pritet me respekt dhe takohet me homologët e tij… Jo si Sala, që ose “takohej” kalimthi, ose futej “tinëzisht” për të bërë ndonjë fotografi, ose “pritej” nga zëvëndësi i zëvëndësit të zëvëndësit…

  4. qeveri mashtruese says:

    ju te temes jeni me bere me keq se ish zeri i popullit qe i thurte lavdi PPSH-se. bravo, keshtu vazhdoni. vetem keshtu mund te perparoje qeveria e edvinit

    1. Altini says:

      Plaç nga inati o S(t)alinist…
      Rrofte ppsh me ne krye sekretarin sali berisha hahahaa

    2. andi says:

      Budigardet e Salistanit megjithese ne renie, perseri nuk mnde te rrine ne shpellat e tyre,por e nxjerrin koken si gjarperi nen gure, po le te helmojne sa te done e sa te munden, ata tash jene ne perpelitjet e ngordhjes se fundit bashke me krye kriminelin Sale. Gjaja e ngordhun kur nuk mbulohet mire bjen ere te keqe, edhe keto kerma ashtu jane e per nje fare kohe do qelbin mjedisin por kerma e tyre po tretet e perfundon. Edi Rama cdo dite e me shume po tregon se eshte nje njeri me edukate e kulture te madhe, nje njeri i duhur ne krye te shtetit Shqiptar qe po e con drejt berjes shtet Shqiperine e shkaterruar prej shpellareve injorant e kriminela.

    3. Opozite debile says:

      Kur nuk te pelqen Tema perse e lexon ti?
      Lexo me mir RDne se nuk do te kesh shume konkurence. Mos e ke gje hallin qe nuk ka kush ti lexoj komentet e tua.

      1. qeveri mashtruese says:

        kush te tha qe une lexoj temen? thjeshte shikoj kryeartikujt, as qe e marr mundimin te lexoj postet, nuk ja vlen te lexosh nje gazete si tema. me mire ta ndryshoje titullin dhe ta beje ”zeri i popullit”, nuk kane asnje ndryshim. shkruan per kantieret e qeverise se edvinit, cfare kantieresh? kantieret e droges po

  5. Popudhi says:

    Vetem 10 vjete mo Sillo? Kaq pake mo? Po ti mo sa ke menduar te rrish ne pushtet?

  6. je tuj fol keq or cun. says:

    I kam votuar pa pishman,po aha…spo dalin gje keta mo vlla,10 vjet thote?:)))Jo mo 100…2.7 milion banore,hapesire sa nje lagje e nje kryeqyteti europian,e u dashkan 10 vjet per nje reforme?!?!Mjere ai qe i ra per fat ky vend.

  7. tomsojeri says:

    I qetesove hajdutet dhe krimin e drejtesis o Edi ! 10 vjet po ju le boll koh te cimentojn pasurit qe kan ven e te polotesojn boshlleqet qe si kan mbushur akoma ! Mir e ke ti por me kte ritem qe po kerkon te regullosh e te pastrosh kte qelb qe vjen er ,kush te beson ty ma ,e ti haron qe duhet te japesh prova ne cdo 4 vjet ! Po qe se ti brenda ktij kater vjecari nuk ke ven para pergjegjsis autoret e ksaj cthurje katastrofike ,ke hikur ashtu sic erdhe rufe !I ke hyp breshkes o Edo po i ke komet e gjata e as breshka ste terheq dot ! E paske myll pazarin me Salen per nji 10 vjecar pranaj kercen e cirret e spo na le rehat ! Ne jemi popull qe vujm nga memorje e dobet e 10 vjet derrin e kemi bo daj ! Lene Evropen ti po halen tate regulloe vet se ene Saliu e boni mutin kala mu ne sy e neper komet e Evropes ,se qi thu ti gjo e gjat “gomorin e qit i zoti nga balta”…

  8. Eh moj Shqiperia meme.
    Bijte e tu po te bejne gjeme.
    Historine shkruaje si te duash.
    Qenka e shkruar te vuash.

  9. Thote KM piktor:
    1. ‘Pas vitesh të imunitetit të plotë, ministra, deputetë
    dhe funksionarë të lartë
    duhet të paguajnë
    për herë të parë
    gjobat e tyre”, aha… hahahahah, arritje!!!
    2. ‘Nevojiten dhjetë vjet për të realizuar këtë reformë në drejtësi, por ne do ta realizojmë’, hihihih, tha, keshtu si e ke nise ti duhen 10 mote per ta nis, jo per ta kry,
    ahaha…ah.

    Vertet piktoresk KM ine, o milet! I ka pelqe Loja ‘polici- gjykatsi’ (saliu fajtor, edvini piktor -polici, gjykatsi: Gjingjon, KProkuror: dhallaja) dhe eeeeeeee, fajin e ka saliu !!(qe e ka zaptu Drejtesine si Kucedra Ujin e m’ka lon mu t’ shkretin maje avioneve qe u thyhet koma, hihihi)
    Hihihihi ori lojtar Lazo- derby, per te qa me llahinga!!

  10. itreg says:

    Po prite 10vjete mbas 3vjetsh te vjen sala ne krye.

  11. polici says:

    shqiptart europjane!?
    ‘aqsa esht majmuni,
    nji afrikan,,
    behen shqiptaret,
    europjane\\1\1\\\\\\!
    ka pas thon aqif qivach kapertoni

  12. kolaqi says:

    O Pikturist sa the 10 vjet? As per njeqint nuk e ben dot ti. Ajo behet ne dy vjet, po do trima jo bythko.

  13. egi says:

    10 vjet??? ? dhe mbi te gjitha duhen leke per reformen ne drejtesi
    http://bit.ly/1kNbzas

  14. Italia says:

    Pse 10 vjet o Edi per reformen e drejtesise? Per te kompletuar vjedhjen e prones private te nisur nga Sali komunisti tu deshen pak muaj.

  15. 1 prilli says:

    Po ja kalon dhe Sales me talljen e b… 10 vjete thote sikur jane 10 dite. Meqe ra fjala ku jemi me premtimet e 300 diteve apo si tramvaji i lulushes edhe ato.

  16. ARUSHA says:

    RROFTE EDI RAMA !
    RROFTE RILINDJA !

    RROFTE GJERMANIA !
    RROFTE EUROPA !
    RROFTE DREJTESIA !
    RROFTE SHTETI QE FUNKSIONON!
    RROFSHIN TE GJITHE SHQIPTARET E NDERSHEM DHE NJERZIT E PUNES , TE SHKOLLES DHE TE EDUKIMIT TE MIRE TE MBARE BREZAVE TE RINJ !

  17. Cute s says:

    Te na rroje Arrusha, qe tja rrasim dite e nate e te na e llape n’è te njome e ne te thate.

    1. ARUSHA says:

      PSE KU ESHTE GABIMI I THENIES TIME MORE I PA EDUKATE !

  18. Dhjeta says:

    zRama!Gjate fushates se zgjedhjeve na premtove nder shume te tjera se do te beje menjehere Reformen ne DrejtesiPo te na kishe premtuar se te duheshin 10 vjet,veshtire se do te kishe marre aq shume vota.Bravo!Tani po i nxjerr ato qe na fshehe.Tamam si politikanet europiane.Keshtu si e ke nisur nuk do te bitisish as kete Legjislatur.Na mashtrove njesoj si Tosi.Tani te ka ngelur vetem te puthesh me Salen,si te mesojne Europianet.Ngushellime zgjedhesve qe te zgjodhen,

  19. Juglindori nga Korça says:

    Qe te behet reforma e plote ne drejtesi , duhen bere ndryshime ne pothua gjysmen e Kushtetutes dhe per te ndryshuar Kushtetuten , nuk mjafton Parlamenti , por duhet diskutuar e votuar ne popull . Te gjitha keto , duan disa vjet kohe . Megjithate , ndryshimet e ligjshmerise ne drejtesi , mund te fillojne menjehere , sidomos ndryshime qe nuk cenojne Kushtetuten aktuale dhe qe do te sjellin gjera pozitive ne organizimin dhe funksionimin e drejtesise . Problemi kryesor qendron tek njerezit drejtues te gjykatave e prokurorive , te cilet emerohen dhe jane kopetence e Presidentit te Republikes , te cilit Kushtetuta aktuale , i jep kaq shume te drejta , sikur vendi te ishte nje Republike Presidenciale e jo Parlamentare sikurse eshte . Madje , jo vetem ne organet e drejtesise , por shume e shume titullare te larte shteterore , jane e drejta e Presidentit per t’i emeruar , por edhe ata qe emerohen nga Parlamenti , duhet kunderfirmuar e miratuar nga Presidenti . Dhe himagjinoni sa problem i madh eshte ky , me kete President vegel te PD-se qe kemi . Shqiperia ka nje Kushtetute te ngaterruar e te shemtuar , qe duhet djegur ne zjarr . Te shpresojme e te besojme ne guximin e Rames , mbas marrjes se statusit ne BE .

  20. Dashnor Kozaj says:

    Edi Rama . Je i pa afte per detyren e Kryeministrit te Shqiperise . Reforma ne sistemin e Drejtesise te Shqiperise behet brenda nje viti . Kjo realizohet me ndihmen e institucioneve nderkombetare. Ne radhe te pare duhet te ngresh dhe te institucionalizosh Ministrine e Kontrrollit me kopetenca te plota si te prokurorise. kontrolli duhet te perfshije te gjitha fushat e ekonomise shqiptare qe jane shpartalluar ne keta 25 vjet te ashtuquajtur kapitalizem,por ne te vertete kjo kohe ka qene vetem vjedhje e hapur nga pushtetaret, e pasurise te popullit qe e krijoj ne 50 vjet te shtetit te diktatures komuniste . Borxhet qe po merr nga Banka Boterore ,per te paguar korrupsionet qe beri qeveria e mepareshme me ne krye banditin hajdut Sali Berisha ,tregon hapur qe dhe ti ,Edi Rama po vazhdon rrugen e tij, dhe pa ja treguar popullit me fakte se cfare masakre i ka bere Sali Berisha ,ekonomise te Shqiperise . Edi Rama ,perse nuk ke kurajo qe te nxjerresh ne pah dhe ta evidentosh korrupsionin saktesisht,si per shembull tek privatizimi i O.S.SH,se te Shqiperise . Une personalisht e kam denoncuar direkt me fakte kokeforte dhe shkresa zyrtare ,kete krim te ekonomise te vendit tone . Kjo ceshtje eshte ne Gjykaten e Larte ne Tirane . Perse nuk e mbeshtet kete denoncim direkt ne gjykate se nuk ka nevoje qe ta perpunoj apo ta mbylli Prokuroria ,se jam une denoncuesi dhe vazhduesi i kesaj ceshtje qe gjithe boten te me japin pasuri apo dollar , per te ma mbyllur gojen ,une nuk pranoj asnje kompromis por vetem kerkoj qe te anullohet me ligjet e Shqiperise ky privatizim dhe autoret me ne krye Sali Berishen te pergjigjen para ligjeve si dhe te behet sekuestrimi i pasurive te ketyre te korruptuarve te politikes te Shqiperise .

  21. Juglindori nga Korça says:

    Po mire more Dashnor Kozaj , meqenese Edi Rama na qenka i pa afte , te te veme ty Kryeminister , por me pare krijo nje parti , paraqitu ne votime dhe po more shumicen e votave , me siguri qe do te jesh Kryeminister .
    Megjithate , para se te maresh detyren e Kryeministrit , po te bej me dije , qe kriminelet , trafikantet , te korruptuarit dhe hajdutet , nuk i fut ne burg Kryeministri , se nuk e ka kete te drejte , por i fut Prokurori e Gjykatesi . Kryeministri dhe Qeveria , maksimumi mund te shpien dosjet e abuzimeve ne Prokurori dhe vetem kaq ; mesa dime , Edi Rama dhe ministra te ndryshem , kete e kane bere por Prokuroria hesht . Ti , kur te behesh Kryeminister , do te mesosh me mire kopetencat dhe shume gjera te tjera qe nuk i di me mire se Edi Rama .

  22. beni says:

    MOs e shani edin vend e pa vend me te vertete ka disa te meta si vonesa,lodhje, coroditje,paaftesi,pak korrupsion,trafik droge,vrasje,mosshpallje reformash,e moszbatim reformash,por te themi te drejten keto I kemi patur dhe ne qeverine e meparshme,por te pakten edi eshte djale qyteti e eshte rritur ne tirane , ka pak kulture nuk eshte derr, ai nuk vjen nga malet,nuk ka dale ne pyll me dhi e dele, prandaj te behet diferenca.

  23. …je shkeputur shume nga modeli tradicional i politikanit shqiptar dhe per pak kohe do te jesh abstrakt per ate qe ata s’arrijne te kuptojne.Shkeputja edhe te paneli socialist vjen si rezultat i perzgjedhjes se elementit punetor te pakorruptuar,gje qe ishet qeveritar do ta kishin shfrytezuar sidomos manjati i tyre qe kerkon edhe kermillin nen gur,{po ta kostatonin}.EC ..

  24. Viktor hoti says:

    Dashnorit!Funksionin e kontrollit e ka pas prokuroria por e hoqi Demokra cia se nuk e linte te bente cfare te doje.Tani qe i djeg kujtohen dynja ja ti vene fre kafsherise qe na griu.

    Amerikani i ka zgjihdur keto probleme me nje resht. Me kushtetuten amerikane ministri i drejtesise eshte edhe prokuror i pergjitheshem.kjo nuk mund te behet menjehere tek ne sepse atje “Kryeminister” eshte Presidenti.

    viktor hoti

  25. tomsojeri says:

    O Korca !Populli e beri nje her perzgjedhjen dhe vuri nje kryeminister as per te bukur as per te fort si Hirakliu e as boksier si Taizon qe ti ver shtetin e kalbur ne vij ! Pse vall ai qe e solli ne kte katandi Shqiperin e drejtesin a nuk e beri me forcen qe i jep kryeministri bile me vota te vjedhura ! Kush po i kerkon Rames te kapi hajdut,mashtrusa e kriminel politikan per leckash e ti fus brenda !Rama ate qe duhet te bej esht te pastroj llumin qe mblodhi ajo qeveri qe hiku me kryetar kryemashtrusin e banditin me te madh te gjitha koherave !Kaloi viti dhe akoma spo marim vesh perse e vum kryeminister ku pervec ca shembjesh spektskolare pallatesh ,pa i denuar ata qe i nderuan kto pallate ,asgje spo na mbush syrin ! Tani na thot qe i duhen 10 vjet te regulloj drejtesin apo duke mar statusin do kemi njefar shprese per ta ndryshuar !”Pordhe me rigon” !Marja e statusit nuk esht celsi magjik i ndryshimit se Evropa pa ti mar edhe kacidhen e fundit te borxhit nuk te fal asgje !E keqja esht se kto do i paguaj populli ashtu sic po ben ne Greqi qe po paguan gjynafe hajnish kryeministrash e ministrash me keq se kta tanet dhe tani papunesia e mergimi i te rijve po mban shifra te papara !Ne jemi popull qe varferin e diktaturen e perballuam me pun e nuk pasuruam politikan ne kalasen e sheikeve !Jan then e jan then shum her ate cka po ndodh ne Shqiperi e kush jan shkaqet e shkaktaret ! Ndigjojm e lexojm shifra maremendeshe qe as ne ender nuk ibesonim e tani kjo kast politikanesh qe vazhdojn i len stafeten njeri tjetrit,pertyp premtimet,tallet me shpresen e vazhdon lojen e hidhur !Kush po qeveris or Korca ,ata qe zgjodhem apo ata qe perzum ?Un per vete nuk e gjej dallimin ! A e ke vrar mendjen ndonjeher se si “mbijn” kta “prijesa”qe na pasojn ata qe hiken e ne i ndjekim !Kshtu na e beri Ramiz muti ,po keshtu Fatos haleja ,ne vazhdim Ilir sheiku ,e vulosi Sali banditi e tani po e llustron Ed piktori!Po i fut ne korniz qe ti kemi ne qaf edhe nje 10 vjecar sa te vdesin pleqt e shkaterimit ! ! “prit gomar te mbij bar” ! Krijo parti ti o Korca se po ta jap un i pari voten e pas meje edhe komentusi me lart por kam frik se kur te behet numerimi jo vota jon do mungoj por edhe e familjes tende !Zor se perseritet ma nje 13 qershor spektakolar qe te vrapojn te zhgenjyerit te permbysin ate qeveri qe i coj ne katastrof dhe po mbesin akoma te zhgenjyer me prallat bajate qe vazhdojn ktu e 24 vjet……..Do Skenderbe kjo pun do Enver Hoxh ky komb qe e paskemi pas hak e ai na paska njof mir kush jemi!…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje