Kunati, i shqetësuar nga lajmet e Klanit

12 Qershor 2014, 20:33Antena TEMA

Kunati ishte duke parë lajmet e Klanit, kur befas u trondit nga një lajm i rubrikës “Bota”. Gazetarja kishte gjetur një lajm për godinat e lyera në ngjyrë të verdhë në Indi, dhe pastaj e kiste zgjeruar lajmin sikur India këtë gjë e ka huazuar nga Edi Rama, si një nga kryebashkiakët më të suksesshëm në botë. Bile fliste dhe për raportet që kishin vendosur bojaxhinjtë e Indisë me pronarët, që sipas tyre dhe atë e kishin kopjuar nga Edi Rama.

Kunati nuk po u besonte veshëve.

Shqetësimi i parë ishte pse lajmi kërkonte të paraqiste Edi Ramën si një nga kryebashkiakët më të mirë në botë. Kunati ia kishte bërë Sandrit të gjitha nderet. Katër leje që ka kërkuar dhe ka ndërhyrë për të tjerët, ia ka dhënë dhe s’i ka marrë asnjë lek. Çfarë i është dashur nga Bashkia, e ka pasur derën hapur. Si është e mundur që tani të nxjerrë Ramën si një kryebashkiak, nga i cili merr shembull gjithë bota?

Problemi i dytë që kishte, ishte me llojin e lajmit. Sandri kishte zgjedhur për lajm pozitiv për Ramën një gjë që ka pasur të bënte me kohën kur Klani dhe Rama ishin aleatë në vitin 2000. Kjo e bindi Kuantin se Sandri po tentonte t’i zgjonte nostalgjinë Ramës për vitet e dashurisë së tyre.

Problemi i tretë që nuk e gëlltiste dot Kunati, ishte pse lajmi ishte futur në rubrikën e botës. Sipas mendjes së tij, Sandri e donte lajmin vetëm si një mesazh për Ramën, që ai po e rivlerëson marrëdhënien me të. Duke ditur që këta të PD shikojnë vetëm lajmet nga vendi, e kishte spostuar lajmin nga bota, me qëllim që të ishte mesazh vetëm për Ramën.

I mërzitur shumë nga kjo, mori Sandrin në telefon.

-Sandër, sikur nuk po e nxjerr shumë Lulin në TV këto kohë nga Bashkia, ka bë gjithë këto punë…

-Ça punë k… ka bërë, i tha Sandri. Njeriu më kot që kam pa gjithë jetën. S’di si e duron ai Doktori.

-Po ç’ke o burrë, ne të kemi respektuar ty. Nuk e kuptoj pse nuk nxjerr ndonjë gjë nga këto të Bashkisë së Lulit. Ja, për Edi Ramën kishe nxjerrë lajm që dhe India po kopjon punën e tij duke lyer pallatet.

-Po normal o që do ta nxjerr se është e vërtetë. Për Lul k… ça të nxjerr, që do të bëjë tram? Tramet janë bërë që shekullin e 19 në Ballkan. Ky s’e bën dot në 21.

-Po jo mo burrë, i tha Kunati, por puna është t’ia lëmë Ramës në derë, jo me i bë.

-Epo ç’ke atëhere që mërzitesh. Dhe një punë që duhet t’ia bëni, doni me ia lënë Ramës e pastaj mëziteni pse Rama del më i miri në botë. Pastaj ca gjëra po i bën mirë ky. Ja, legalizimet mirë i ka bërë. Por dhe këto lekët e rrugëve i dha, morëm nga një këst. Po dhe statusin po merr. Ç’do bëjë më shumë Rama mo burrë? Ju jeni k… fare.

Kunati u trondit shumë nga fjalori i Sandrit dhe mbylli telefonin.

Nuk dinte ç’të bënte. Po t’ia thoshte Lulit, mund të mërzitej më shumë. Po t’ia thoshte Doktorit, mund të nxehej dhe bënte deklaratë.

-Po e testoj një herë tek Aldo, tha, të shikoj ç’mendon ai.

Thirri Aldon dhe ia tregoi bisedën me Sandrin. Aldo tundi kokën i menduar.

-Unë mendoj se Sandri ka respekt për Ramën, tha Aldo, po dhe për Doktorin. Për Lulin nuk paska respekt.

-Po s’ta tregova për këtë, i tha Kunati, po si mendon ti, pse po e dredh Sandri?

-Nuk po e dredh, tha Aldo. Po qëndron konsekuent me qeverinë. Siç ka qenë gjithnjë. Ne e kemi tradhtuar, kemi dalë në opozitë.

3 komente në “Kunati, i shqetësuar nga lajmet e Klanit”

  1. Drini says:

    Po lind personazhi me i suksesshem i Antenes i te gjitha kohrave. Poliedrik, idiot, shejtan-budalla, servil, i kompleksuar nga shefi, gruaja, vjehra. .. Ladies & Gentlemans … ALDOOOOO ?
    Bashkoji te gjitha cilesite e personazheve dhe lind nje Aldo.

    1. andromeda says:

      Edhe kunati, goxha personazh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje