Dëshiroj që të flas gjithnjë e më pak për të shkuarën dhe më gjithnjë e më shumë për të ardhmen.
Sot nuk dua të flas fare për të shkuarën, por nuk mundem ta filloj këtë fjalë veçse duke u nisur nga e shkuara. Sepse kjo ditëlindje, na gjen përsëri në drejtimin e vendit, falë mbylljes me kurajë, vullnet dhe sukses të një dasie të fortë të së shkuarës mes nesh.
Kemi mbyllur më në fund një kapitull cfilitës ndarjeje dhe kemi hapur një kapitull premtues bashkimi. Prandaj edhe dëshiroj që në këtë ditë të shënuar të vitit për të gjithë ne socialistët dhe progresistët, fjalën e rastit t’ia kushtoj bashkimit. Sapo thashë një ditë e shënuar për të gjithë ne, socialistët dhe progresistët dhe nuk ishte lapsus. Sigurisht që është një ditë e shënuar për të gjithë ne përderisa, pavarësisht se sot, nuk jemi më të gjithë në të njëjtën parti, themeluesit e partisë simotër të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” u lindën dhe u rritën politikisht në këtë shtëpi të madhe të së majtës europiane të shqiptarëve. E cila, 23 vjet më parë u themelua si Partia Socialiste e Shqipërisë. Dhe padyshim është një ditë veçanërisht e gëzuar kjo, kur askush ndër ne nuk mungon, sepse nuk është i ftuar dhe kur çdo i ftuar që është këtu, ndjehet në festën e vet. Natyrisht, e kam fjalën ende për të bashkuarit rishtazi pas pësimesh dhe mësimesh që na ndihmuan të gjithëve për të kuptuar si të ndihmojmë Shqipërinë dhe shqiptarët. Po besoj në radhë të parë mua vetë dhe Ilirin, kryetarin tjetër të kësaj aleance strategjike -, të gjejmë brenda vetes fuqinë transformuese të përgjegjësisë historike të së majtës, përballë rrënimit ku u rrokullis vendi në duart e paafta të së djathtës edhe për fajin tonë.
Kjo histori ndarje dhe bashkimi ngjan si një ilustrim i gjallë i shprehjes së famshme së Antoine de Saint-Exupéry, “njeri mund të qëllojë në shenjë tjetri mund t’ja fusë kot. Po këto nuk duhen llogaritur as ndaras dhe as për t’u ndarë. Sepse vetëm nga aleanca e njërit, duke me, dhe përmes tjetrit, lindin gjërat e mëdha.”
Ky bashkim që premtojmë sot nën çatinë e shtëpisë sonë të madhe pati efektin çlirues që një bashkim i domosdoshëm ka mes njerëzish, grupesh, sipërmarrjesh të çdo lloji, atëherë kur koha nuk pret po ndëshkon kë nuk ecën me ritmin e saj.
Falë këtij bashkimi populli ynë, mbarë Shqipëria, u çlirua nga makthi i vjedhjes së votës dhe u dynd lumë drejt kutive të votimit, duke e nxjerrë Shqipërinë njëherë e mirë matanë hendekut të zgjedhjeve të manipuluara dhe të kontestuara që na ndau nga rruga e integrimit real europian për vite me radhë. Falë këtij bashkimi vendi ynë u kthye në normalitetin demokratik të të qenit i qeverisur nga vullneti i shumicës së popullit dhe sot ne, përfaqësuesit e zgjedhur të 1 milionë shqiptarëve, kemi në dorë jo një mandat të zakonshëm qeverisës, po një mandat të cilësuar si konsensus kushtetues për reforma transformuese – njëra ndër to, reforma e reformave, ajo territorial – administrative, e cila nuk u bë dot realitet për njëzet vjet, do të bëhet realitet brenda këtij sesioni të parë kuvendor të mandatit tonë qeverisës. Falë këtij bashkimi Shqipëria ka sot një qeveri jo thjesht të re, sepse s’ka bërë ende 300 ditë, po një qeveri të re në moshë, më e reja në historinë tonë; të re në përmbajtjen gjinore, më e balancuar se mesatarja e qeverive të vendeve të Bashkimit Europian; të re në mendësi e në sjellje, punohet në skuadër si asnjëherë më parë në traditën qeverisëse të këtij vendi dhe çdo reformë e punë për t’u kryer, parashikohet e monitorohet me metoda tërësisht të reja.
Por falë këtij bashkimi ka ende më shumë gjëra me rëndësi që kanë ndodhur për mirë, jashtë kufijve të Partisë Socialiste apo të aleancës sonë me LSI-në. Plot njerëz të rinj pa parti, individë të spikatur nga shoqëria civile e bota akademike, si edhe plot të tjerë, plot gra e vajza që natyrshëm kanë lexuar qartë vlerën dhe fuqinë e këtij bashkimi, i janë bashkuar në rrugë të ndryshme përpjekjes sonë pa drojen e tmerrshme prej politikës së deri një viti më parë. Nuk kanë sot as droje po as pasoja të çfarëdo natyre qofshin, për shkak të mos rreshtimin me ne as mediat, as sipërmarrësit, as mësuesit dhe nxënësit. Zëri i shoqërisë sot mund të ngrihet sa të dojë, ku dhe kur të dojë. Falë këtij bashkimi, që solli fitoren e shumicës së këtij populli në 23 qershor dhe i riktheu popullit tonë të drejtën për t’u qeverisur nga një qeveri e shumicës së zgjedhur, fitoi si kurrë më parë hapësirë dhe dëgjim zëri i qytetarëve gjatë javëve të debatit të armëve kimike.
Në këtë pikë, tek liria dhe energjia pozitive që sollëm për të gjithë me bashkimin tonë, na takon besoj ta përjetojmë me gëzim – pas gjithë atyre që hoqëm kur ishim opozitë në këtë vend të kapur peng nga frika e pushtetit -, çdo afrim drejt politikës së njerëzve të rinj, edhe kur drejtohen përnga krahu tjetër. Sa më shumë njerëz të rinj, jo thjesht në moshë po në mendësi dhe dëshirë për ndryshim, të jetë në gjendje të afrojë politika si e tërë, aq më shumë ajo do të mund të bëjë për të përmirësuar të ardhmen e kësaj shoqërie.
Do të kishim qenë padyshim të gëzuar sot, nëse të ftuarit tanë të Partisë Demokratike, do të na kishin nderuar me pjesëmarrjen e tyre në këtë festë bashkimi. Dhe pa asnjë dyshim nuk do të kishim ngurruar ta ngrinim një dolli edhe për ditëlindjen e kryetarit të tyre të ri. I cili, ky i riu e kam fjalën, është më i vjetër se partia jonë, po sidoqoftë ka lindur në një datë të shënuar. Shpresoj që kur vitin e ardhshëm, kur ne të bëhemi 24 e ai 41, të jemi së bashku.
Ditëlindja ime nuk përkon me atë të Partisë Demokratike – në fakt nuk e di datën kur lindi PD-ja, po di që ka lindur në dhjetor e jo në 4 korrik. Por nëse më ftojnë, unë do të shkoj me shumë kënaqësi në festën e tyre këtë vit edhe pse s’do ta kem fatin që në festën e tyre të ngrihet dolli për ditëlindjen time.
Të mos keqkuptohet kush, kjo nuk është shenja e një përpjekjeje për t’u bashkuar edhe me PD-në pasi jemi bashkuar mesvedi si socialistë e si progresistë. Por edhe të ndarë deri edhe për festa kaq modeste si ditëlindjet, nuk shkon më. E jo vetëm kaq, po nuk shkon më as që ndarja e natyrshme, e domosdoshme, thelbësisht demokratike mes kampeve politike, të jetohet prej nesh e të përjetohet prej popullit tonë, si luftë e ftohtë vëllavrasëse ndërkohë që vendi synon t’i bashkohet Bashkimit Europian.
Kjo s’është dita e ky s’është fare vendi për të thënë fajin e ka Saliu, aq më tepër që kjo dihet, por për mua është dita për të nënvizuar se kjo e jona nuk është një histori engjëjsh nga një anë e djajsh nga tjetra, po është historia e një gjenerate me vite të ndara mes diktaturës e demokracisë. Por kjo nuk e bën përgjegjësinë gjeneratës sonë më relative, po më absolute. Sepse, ndërkohë që ndarja e re demokratike mes kampeve politike, zhvillohet sot e gjithë ditën, prej më shumë se dy dekadash, mu si ndarja e vjetër gjysmëshekullore mes armiqsh klasorë. Ata që ishin kalamaj kur diktatura ra, sot janë po njësoj të kontaminuar nga helmi dasia të së shkuarës kur marrin fjalën në parlament apo në kafene. Në një mënyrë a një tjetër, duhet të dalim të gjithë së bashku nga kurthi i këtij keqkuptimi të madh. E na takon ne socialistëve e progresistëve të udhëheqim me forcën e shembullit drejt daljes përfundimtare nga tranzicioni i gjuhës dhe i sjelljes politike.
Pas pak ditësh do të mësojmë rezultatin e përpjekjes sonë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Le të shpresojmë se Europa do të jetë e çliruar këtë herë nga influenca e paragjykimeve dhe e paragjykuesve që influencuan në vendimin e padrejtë ndaj Shqipërisë në dhjetor. Pas vizitës në Gjermani dhe bisedës aq inkurajuese me kancelaren Merkel, unë kam fituar një besim të madh se shumëçka do të ndryshojë në vitet që vijnë për Shqipërinë e për rajonin. Para pak ditësh na ka mbërritur edhe ftesa zyrtare nga kancelarja, si materializim i asaj çka biseduam në parim qysh në takimin e Berlinit, dhe tanimë kemi filluar punën për mbledhjen shpresëdhënëse të fundgushtit në kryeqytetin gjerman mes kryeministrave, ministrave të jashtëm e ministrave të ekonomisë, të Gjermanisë e të gjithë rajonit. Ndërsa vizitat në Hollandë dhe Francë, më kanë përforcuar besimin që kam pasur qysh ditën e parë se ne, kjo shumicë e bashkuar, qeveria jonë, do t’i japim Shqipërisë dinjitet të plotë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Axhenda jonë e reformave të thella shihet me admirim dhe puna e qeverisë sonë që flet me gjuhën e rezultateve shihet me respekt të shprehur nga të gjithë miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë. Presidenti Hollande u shpreh veçanërisht i mbresuar nga axhenda e reformës territoriale dhe puna e bërë për këtë reformë kyç. Kur unë i thashë se shpesh oponenca na jep shembull Francën, mu përgjigj “Thuajuni oponentëve se Franca po përpiqet gjithashtu të futet në rrugën e kësaj reforme jetike”.
Shqipëria ka filluar të thotë atë që bën sepse kjo aleancë qeverisëse qysh prej ditës së parë bën atë që thotë. Por padyshim ky është vetëm fillimi i një rruge të re drejt bashkimit me Europën, dhe sot dua të uroj nga zemra që statusi të vijë jo si një medalje për ta varur në qafë një palë dhe për t’i nxjerrë gjuhën palës tjetër, siç do të kishte ndodhur po të mos ishim ne, sot, por të tjerë këtu në prag, por si shtysa e një fillimi të ri në rrugën e ndarë, po sidoqoftë jo të kundërt, mes nesh dhe opozitës për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian. Një fillim i ri që nuk do të thotë më pak luftë politike, përkundrazi, do të thotë në fakt më shumë luftë politike, por shumë më pak sherr e shamata mes politikanësh. Më shumë debate të zjarrta për problemet e vendit e të njerëzve, shumë më pak shkëmbime zjarresh për librat e shtëpisë. Më shumë orë të harxhuara për si duhet të jetë Shqipëria nesër dhe shumë më pak kohë e humbur kush jam unë e kush je ti.
Kjo është ditëlindja e Partisë Socialiste, ky është viti i parë i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Gëzuar këtë ditë të shënuar dhe qoftë ky vit i pari një zinxhiri vitesh edhe më të suksesshëm se ky vit i parë, derisa kjo aleancë të nënshkruajë anëtarësimin në BE dhe të gjejë pastaj emrin e ri për sfida të reja.
Sepse sfidat asnjëherë nuk mbarojnë. Ndërkohë që jeta e gjithsecilit është shumë e shkurtër për të mos e harxhuar për të fituar sfidat e përbashkëta.
Me mirënjohje i përulem të gjithë atyre që dhanë çka mundën, nga fshati më i largët deri në qendër të Tiranës, nga dita e parë e themelimit të PS deri ditën që po flasim që kjo familje e madhe politike të arrinte në këtë ditë.
Më besoni çdo ditë e mbarë për këtë familje është një ditë e mbarë për Shqipërinë tonë të dashur.
Fantastik fjalimi.. Me mire ska ku te shkoje dhe Gezuar PS
Pirdhi n’te! Like, Like… kokpalaret votuan, apo i lau Likja? Se nuk e kam degjuar me ti thote kokpalare. E like like… Hajt se po falim Liken, po ai ka mbedhur gjith plehrat e Shqiprise ne Lidhjen Skandaloze te Inkriminuar. Iku dhe Merua me duket… avash avash po behesh i palexueshem… po c’rendesi ka? Leket i merr, varja te tjerave…
Ti je kryeminister dhe kafshon me sarkazem, me ironi dhe plot cinizem. Menyra e te menduarit dhe e te shprehurit e tuj eshte cinike, perverse,, mendjemadhe. Te pyesin per te verteten Ti pergjigjesh gjithe zeherr e duke te kafshuar me sarkazem, duke te poshteruar e perqeshur, e te gjitha keto i ben per te mbuluar e fshehur te verteten. I ben keto se kerkon te mbulosh faktet dhe transparencen.
Opozita ngre problemin per avjone droge Ti flet per mushkonja. Me gjestikulacion ne parlament po dhe ne formen e te shkruarit Ti je i gjithi cinik, i hidhur gjithe perbuzje dhe specdjeges e plot superioritet firauni. Dhe kjo eshte e frikshme. Ti nuk ben humor me fjalet qe leshon, po vetem kafshon e gozhdon gozhde pa pasur meshire po te vune perfund. Dhe nuk eshte puna se po e kapercejme dhe nuk po e veme re se Ti ben ironi fine po cinizmi i yt eshte brutal dhe Ti kryeminister po degjeneron gati ne cdo fjale qe thoni dhe kjo eshte e frikshme. Ti cenon dinjitetin e njeriut qe eshte i mbrojtur me kushtetute duke kafshuar plot sarkazem kengetaren. I rreshqet te vertetave duke spostuar me cinizem biseden vetem per te fshehur transparencen. Dhe ne dite festash e celebrimesh, sarkazma dhe cinizmi dominojne fjalen e tende: …“ Dhe pa asnjë dyshim nuk do të kishim ngurruar ta ngrinim një dolli edhe për ditëlindjen e kryetarit të tyre të ri. I cili, ky i riu e kam fjalën, është më i vjetër se partia jonë, por sidoqoftë ka lindur në një datë të shënuar. Shpresoj që kur vitin e ardhshëm, kur ne të bëhemi 24 e ai 41, të jemi së bashku. Ditëlindja ime nuk përkon me atë të Partisë Demokratike – në fakt nuk e di datën kur lindi PD-ja, po di që ka lindur në dhjetor e jo në 4 korrik. Por nëse më ftojnë, unë do të shkoj me shumë kënaqësi në festën e tyre këtë vit edhe pse s’do ta kem fatin që në festën e tyre të ngrihet dolli për ditëlindjen time” I frikshem, poshterues e i lexueshem per perversitetin e cinizmin. Punet nuk jane ne rregull dhe cdo gje eshte e frikshme si me ate qe iku si me Ty.
Shume te hidhur e paske gjuhen o ZABAIONE.
Dhe ashtu si emri je nje perzierje aromash dhe shijesh te ndryshme kontraverse.
Disa nga kritikat qe thua zotrote jane te verteta, por vendosja (mpleksia) e tyre ne kontekstin personal, moral dhe privat, jane te pa-pranueshme dhe me gjurmon origjinen e dikujt qe per hir te pushtetit nuk ka lene gje pa shkifur per kundershtaret e tije. Ne kete pike te percmoj me force dhe dua te te iniroj pa medyshje.
Cili Kryeminister valle do ta kishte te lehte te bente ato qe ka ne mendje dhe ato qe duhen bere kur: (po i vendos sipas nje rradhe te rastesishme):
1. Trashegon nje vend me borxhin 1 milliard dollare (1/3 e buxhetit vjetor), pa institucione, pa administrate, pa polici, pa drejtesi, pa rregulla loje me 40% papunesi reale.
2. Me nje opozite qe ne largim e siper xhvati aq sa nuk di se ku i ka pronat dhe pasurite (eh, Olldashi i shkrete qe nuk i la nje kacidhe familjes se tije. E ku valle shkuan koncesionet e medhaja e te furishme te diteve te fundit?).
3. I detyruar ben nje aleance te cale (calamane) qe shume lehte mund ti thyhet paterica e te bjere per-hundesh.
4. Kur brenda 8 muajsh kalon ne 2 provime kritike me BE (Dhjetor, Qershor).
5. Kur ka nje popull qe me lehte e ka te genjehet me nje ryshfet, sesa ti tregosh qe ryshfeti eshte vetem per sot, kurse une dua te te jap pune qe te hash cdo dite dhe pergjithmone. Ndryshe ska si te kuptohet etja e militanteve per tu futur ne administrate publike.
6. Etj si keto.
Une nuk i shtergoj aspak doren Kryeministrit dhe nuk e duartrokas aspak per keto qe ka bere (s’ka bere) deri tani, sepse dhe une prisja me shume, por arsyetueshmerisht perpiqem ta kuptoj.
Mundohuni dhe ju te beni kete gje! Ose se paku mos tregoni kaq shume padurim per deshtimin, apo je dhe ti ndonje karrige-thyer apo grevist urie me pagese?
Zoti ju ndritte mendjen!
Lerini te pelcasin, se Shqiperia do behet nga Edi Rama.
Iku nje ndertese ne Ksamil sot! Pse nuk i rrezonte Berisha , apo nuk i shikonte? Ksamili dhe Jugu, Jane fshati i dyte i Tropojes.
Plotesishte dakort me ju,Zapbone. Vetem mercenaret e tij jane ata qe i sevilosen dhe do te fillojne te shkruajne komente se sa te lumtur jane me skizofrenin. Njeri shume negativ, po e bene berishen te duket nje engjell para DJALLIT rama. E filloji percarjen brenda partise se vet. I shkaterroji pa mase vetem e vetem qe asnje te mos merret me brockullat e tij. Mundohet shume te na paraqitet njeri “visionar” por ne te vertete nuk ka asnje vision. SNOB i neveriteshem, s’ka faj e votuam te shpetonim nga shiu POR RAM NE BRESHER…..
Mira,
Ti ke rene ne Ka.r me duket, se shiu dhe bresheri nuk te bejne dot gje ty.
Edi nuk eshte aty te te beje qejfin ty, se ai ka grua.
Edi kerkon te shpetoje Shqiperine nga rrenimi qe solli Berisha 23 vjet.
Si tha socialistja e ndershme e beratit, vidhni, plackisni, genjeni, shperdoroni, trafikoni se ne as drita, as uje, as rroga as arruge e as buke nuk duam, mjaft qe ju te jeni te gjithe grusht bashkuar aleance kunder Saliut njelloj sic ju ka pershkruar mustafa nano.
Nuk ka thene ashtu o Viktor genjeshtari.Por ti si kulish I Sali Sallahanes nuk mund te rrish pa e imituar padronin e pd se.Emri viktor ti rrit vlerat aq sa nje haleje fshati qe ti vesh emrin TaxhMahal.
PS Moll e kalbur:
http://goo.gl/fu9ie6
Po te pranohet perkufizimi se: Editoriali eshte nje forme e prezantimit te medias se shkruar nga gazetaria, e cila pasqyron para se gjithash mendimin e botuesit ose te kryeredaktorit. , i bie qe kjo “hyrje pa radhe” te duket shume qesharake, te nderuar lexues.
Nje shkrim i parapregatitur per t’u mbajtur me rastin te “ditelindjes se trete komuniste” (lindja e pare ne 1941, e dyta ne 1948, dhe e trete ne 1991) na shfaqet sot ne plan te pare, duke spostuar si me spond editorialin e radhes, protagonisti kryesor i te cilit normalisht duhej te ishte ose kolumnisti Mero, ose ndonje nga gazetaret e tjere me aftesi dhe perkushtim te ngjashem ne kete drejtim.
Gjithsesi po shkepus nga fillimi i shkrimit vetem ca thenie mjaft “kuptimplote”, per te kuptuar se sa vlere do te kishte leximi i metejshem i tij.
Pas nje shfaqesimi qesharak gjoja per mos dashur te permende te kaluaren (e shke…yer) te partise, autori i fillon “krekosjet” me fjalet:
– ne socialistet progresiste…
– një ditë e shënuar, dhe jo lapsus…
– u lindën dhe u rritën politikisht në këtë shtëpi të madhe të së majtës europiane…
– e cila 23 vjet më parë u themelua si PSSh…
– e kam fjalën ende për të bashkuarit rishtazi, pas pësimesh dhe mësimesh…
Por me e forta e gjithe ketyre ishte thenia:
Mero, kthehu dhe fillo te shkruash prap artikuj per te qene, se keto ditet e fundit sikur te jane larguar pak lexuesit. Sidomos ate “karalloin e presjeve” sikur s’po na e zene me syte. C’na bere Mero, c’na bere! Tani s’kemi me ke te argetohemi.
Hajt mo socialistet e meritojne!Po kur na ben dhe Liken kryetar e nuk e quan fajtor per qeverisjen e kaluar sikur e ben pa vlere fare kte shkrim.Apo ci q… temen se socialistet budallenj jane me votojne prape thua?!
Per LSI nuk votojne socialistet por nje pjes e popullit e zhgenjyer nga PD dhe mos harroni se ka 17 deputet dhe eshte percaktuse kush do jet shumice. Prandaj or ti une ji me realist ne komentin tuaj
Mero Mero Mero mos na reshqit….
Bravo Edi !
O me rafte pika mua ,per Edi socialistin
Z. Rama ,na vjen shume keq,prisnim shume ne soc. e vertete jo ata qe ju keni marre rreth vehtes e qe u keni dhene karrike pa e ditur se ceshte PS Kush stimulon emerimin e personave problematik?_me siguri ata qe kane qellim ne vetvete interesin dhe perfitimin personal,ndersa lihen totalisht ne harrese njerezit me kontribute,te afte e te ndershem.Kur te kujtoheni ju per ne ,do te jete shume vone
Do te ishte e ndershme qe biznesmenet qe kane zene karriket,te krijonin partine e tyre ,te punonin,te luftonin dhe le te fitonin.Ne nuk punojme e luftojme per biznezmenet qe shfrytezojne njerezit,e mendojne vetem per fitimet e tyre dhe absolutisht per komunitetin e aq me pak per kete vend te destinuar per te vuajtur.Ne 2015 provoje njehere do fitosh apo JOOO me keta qe na ka emeruar Taulant balla apo vete JU z. Rama
Me te shkalafitur se kurre jane sot socialistet,vetem Ilirin ke me vete dhe ate se do qe te vjedhi,kurse socialistet jane rrugeve pa shprese
u bashkuat mo xhan u bashkuat Ashtu sic bashkohen dy banda hajdutesh kur duan te vjedhin fuqishem. Dikurjetonim me shpresen se nje dite Saliu do ikte dhe ti do te dije te na udhehiqje drej asaj qe kishim enderruar, nje Shqiperie me te mire, me te pasur me shanse te barabarta per te gjithe. Tani jemi te zhgenjyer. Ti na vrave te vetmen gje qe kishim, shpresen. Askush nuk beson me tek ti. Ata qe ti kujton se te besojne ne te vertete jane ata qe duan te perfitojne ndonje kocke nga ti.
Like komentit tend beci, nje like te madhe. meqe e kemi dhe qejf FB dhe Ciu CIun.
URIMET ME TE PERZEMERTA PS DHE GJITH SOCIALISTEME PROGESISTE…BASHKIMI JUAJ PERKETHEHET.GJITHMONE FITORE…DHE PROGRES PER TE MIREN EVENDIT.
Vazhdo Edi keshtu sic e ke nisur dhe mbas reformes territoriale duhet dhe reforma ne drejtesi. Hajde me ndonje djale !!!
SOCIALISTET mbeten bashke shqiperia mbeti vetem.
Ja pse i duhesh shqipetareve ky kryeminister…
Fale ketij bashkimi populli u clirua nga makthi i vjedhjes se votes!! I paske fut nje teke shoku komisar se i bie qe votat i paska vjedhur dhe LSI me perpara. Aleanca qysh prej dites se pare ben ate qe thote?!! Nqse nje njeri del e thote qe ka ndryshuar dicka ne republiken e shqiperise kto 8 muaj sigurisht mund te jene vetrm freshistat e Temes!!! Me kete fjaline e fundit mos deshe te thoje : Cdo vjedhje e mbare eshte leku i mbare ne xhepat e rilindasve??!
Zoti Rama,
Ti nuk je vetem nje njeri me kulture te larte,ashtu sic I duhen europes sot,por me teper ti ke nje vizion te qarte per zhvillimin e Shqiperise ne te gjitha fushat.
Ti edhe ate qe perdor fjalorin e qelbur ne diskutimet e tij,e ben me turp qe te mendoje thelle per papergjegjesit e veta.
Eshte e kote te perdoresh fjale te zgjedhura per te cilesuar ty.
Ju Edi Rama jeni pasqyra me e paster e kombit shqiptar.Sejcili nga ne shqiptaret kane cfare te mesojne nga ty .Ti je nje enciklopedi e gjere demokracise se vertete ne Shqiperi.Pa asnje elozh ti je kryeministri qe ka qe shume I duhesh popullit nder vite .Dhe tani lume Shqiperia dhe mbare shqiptaret qe te kane ty.Jam I bindur se me ju si kryeminister Shqiperia do beje perpara drejt rruges se mundimshme te demokracise.
Mer nje te ftohet…. o patriot nga USA . Po mire o idioti shqiptar nuk
mesove gje aty ku ti rron per njeriun e qitetruar dhe te zgjuar,qe duhet te jete nje kritik dhe jo lepires karshi qeveritarit??
O kafsha shqiptare e merguar ne vendin e kritikes se madhe,lirija dhe
demokracija ndertohet me mundime dhe lufte pa mburje.
Urime,po besoi se nuk shkohet pa probleme ne europe duke patur ne parlament nje deputet si sali berisha,qe eshte me anti shqiptar i te gjitha koherave,te pakten qe nga vitet 1400.
Kur krahasohesh me me te keqen e Shqiperise mund te them se je me pak i keq se parardhesi juaj por kuresesi ndonje merit tenden nuk shikoj vec kthimit te te vjellat e tua .Ju z Edy jeni me i gezuar qe je bashkuar me Liro hajdutin se sa i gezuar per Shqiperine qe shpetoje nga nje murtaje e kobeshme si Saliu Jame i sigurt qe ay qe vjen pas teje do te jete pasqyra ku ti do te shkosh fytyren tende
Shume furca Edi.Mirenjohje vetem popullit dhe jo te korreptuerve qe ke ne krahun tend te djathte.
Lere more demagogjine dhe fut ne pune ata qe te sollen ne pushtet se e ke mbushur administraten me miqt e tu te bashkise dhe miqte e miqve te tu, pervecse ke lene ne administrate gjithe qelbesirat e Berishes qe punuan kunder partise socialiste. pse nuk ben nje turne ne baze te kuptosh se cfare mendimi kane krijuar pas 10 muajsh qeverisje socialistet per ty?
E pse duhet te bej turne per te kuptuar se si eshte realiteti?! Ai aq donte, te behej kryeminster! Sja ndjen per militantet e PS! Te lumt ore parafoles!
nuk ka kthyer akoma ne pune te larguarit nga administrata prej Berishovicit, te cilet kane fituar te gjitha Gjyqet. Vazhdon te drejtoje akoma me drejtoret e sales. Po kjo eshte shume e verete o “LEXO RAMA”
Respekte te dyve parafolesve…. percillni ndjenjat dhe realitetin e hidhur me te cilin po perballen prej 10 muaj socialistet e vertete.
PO qe per “Dr” Fl.Noka une dal akademik v.hoti
Ekam thene me qindra here se vetem EDI RAMA E ban ate vend shikoni sa pak kohe ka ai ne qeveri dhe sa shume gjera te mira ka bere dhe akoma me shume do shohim ne te ardhmen normal nuk behen te gjitha per 1 vit me ne fund u gjet personi i duhur per ne shqiptaret kam besim tek PS me EDI RAMEN ne krye urime PS per festen
I nderuar”LEXO RAMA”,e ke pare perse Luli nuk del ne bazen e PD? ka frike se e perzene,edhe Edvini prandaj nuk del,se i ka socialistet pa pune,pa buke,ata qe sakrifikuan per te.Prandaj nuk ben as zgjedhje,e rizgjedhje se ka frike se i vene drune,e marin me fershellima e sharje si ato qe po lexojme perdite ne internet.
Nuk shkon se e kane kuptuar te gjithe antaret e PS dhe 1 milion votusit se i ka mashtruar e tradhetuar,se ja ka lene administraten 80% Ilir Metes dhe dalngadale dhe partine socialiste.
Meqene se eshte dite feste, edhe une dua te uroj;
Gezuar 23 vjetorin e themelimit te PS
Edi Ramen nuk e hedh poshte si qytetar,si njeri vizionar,si atdhetar etj etj….POR..POR nuk do te doja qe pamundesine qe ka per te hedhur poshte berishizmin si nje doktrine ultra kombetare ,ta ktheje ne show pas 23 qershorit.
Para nje viti Edi Rama ka marre besimin per te ndeshkuarte pandehurin Sali Ram Berisha per krime kunder kombit shqiptar te kryera ne bashkpunim me Lul Bash-shkijen.Nder me kryesoret qe jane te dokumetuar si krime te tyre 101% jane midis te tjerash:
-Krimi i vrasjes 21 janar 2011
-Krimi i tradhetise prill 2009 me shitjen e detit
-Krimi makaber shumedimensional e Gerdecit
-Krimi i vjedhes hapur te 300 miljon euro ne RR.K
…..etj…etj
Ne qofte se banda 2B nuk denohet per keto 4 krime te dokumentuara te tyre por do tolerohen nga banda e trdhetareve Rama-Meta,banda e permjerruve politike,banda e ambassdoreve te akredituar ne tirane dhe banda e mediave atehere na lind e drejta te themi jashte deshires tone se Enver Hoxha do jete nje nga profetet me te shquar qe ka nxjerre njerzimi ,qe nuk eshte momenti te zgjatemi pasi ngelet aksiome qe nuk do vertetim.
Leri fjalimet tani.po fillo na bej kete unazen e re se ma myti pluhuri. Komuna e parisit e selita ta kan dhene voten rregullisht.gezuar festen.
Me te zgjuarit jane ata qe kane ikur jashte, ne Shqiperi iken Loli e vjen Coli, keshtu ka qene gjithmone. NUK BEHET or JO ! Rrini e grini sallate ju me komente e prisni te rregullohet.
Bravo Edi Rama! Ja dole te shkaterrosh PS dhe ta zevendesosh me klanin e pervers-orgjive te Erjona Veliajt dhe Koço Kokevrromes…. Kane kaluar pothuajse nje vit nga 23 qershori dhe asnje mbledhje forumesh ne baze, asnje takim i premtuar i deputeteve ne bazen, punesime vetem per militantet e LSI dhe ndonje servili te deputetit apo kryetarit te rrethit… fakti qe ke dhene kontribut ne kaq e kaq fushata, komisioner i disa pale zgjedhjeve radhazi nuk vlen nje hiç…. uhh harrova!! per çfare po flas ?!! PS nuk ekziston me….
Edi nuk shkaterroi asgje por e moderoi ate parti qe ishte katandisur vetem me katunar. Keshtu juve qe vazhdoni te keni nostalgji me duket se jeni nga ata te pd qe komentoni si socialist te penduar, mos u lodhni shume se populli e di kush eshte me i miri per ta dhe ky eshte Edi Rama Kryeministri me i mire i te gjitha koherave ne atdheun tone te lodhur.
O Nicole po te kisha perballe do te perplasja turinjve teseren 15 vjeçare te PS…. jam 28 vjeç por jam socialist ne I vjeter se Rama, Koço apo Erjona…. ti qe me ben mua te infiltruar nga Pd dhe me tregon modernizimin e PS do jesh me siguri ndonje vajze nga haremi i tutores Erjona qe ka filluar pune te ndonje ministri..
.
JU Komuniste-Terroriste-Socialiste e keni daten e lindjes me 8 Nendor 1941, por sic jeni KOPILE, nuk dini kur keni lind. 23 vite ma pare hoqet lekuren e Tigrit qe patet per 50 vite e veshet ate te deles qe mbani akoma. Jeni bijte e nipat e atyre qoftelargeve qe dhe kockat ku i kane ,vend mos u zencin……
Plotesisht dakort i dashur mati,jam dakort me ato qe shkruan por ke bere nje gabim te vockel fare ,ke ngaterruar germen e dyte,duhej ta shkruaje “u” se tregon orgjinalin mor trushkulur.
Kur u themelua Partia Socialiste Edvini militonte ne Partine Demokratike dhe kerkonte qe ne cdo shtylle te varej nga nje komunist,kurse zevendesi i tij Niko Peleshi militonte ne rradhet e rinise republikane!!!!!
Keta sot festokan dhe u gezokan per Partine Socialiste!!!!!!!!
OOOOOOOOOOOOOOOOOO zot ooooooooooooooo zot na ruaj!!!!
Mos thashe ndonje genjeshter?
A nuk thashe dy te verteta????
Qe te tjeret te mos me shajne mbrapa komentit tim le ti verifikojne keto theniet e mia dhe po te mos jene te verteta le te me shajne.