Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik, me të cilët diskutoi mbi problemet e komunitetit shqiptar në Greqi, si dhe reformat që po ndërmerr Qeveria shqiptare.
Veliaj ka bërë me dije se shumë çështje shqetësuese për emigrantët shqiptarë në Greqi kanë marrë zgjidhje, siç ishte rasti i toponimeve, por ka ende shumë për të bërë.
“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se jemi qeveri e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e atyre që jetojnë në Shqipëri, por edhe e shqiptarëve që jetojnë në emigracion. Po fillojmë përgatitjet për votën e emigrantëve, por njëkohësisht na duhet të funksionojmë edhe si një agjenci për promovimin e Shqipërisë, sidomos për çështjet e ekonomisë dhe bizneseve që mund të zhvendosen në Shqipëri”, është shprehur ministri Veliaj në takimin e zhvilluar në qytetin e Selanikut.
Ai ka theksuar se emigrantët shqiptarë në Selanik janë një komunitet shembullor, i cili ka investuar shumë në çështjet e arsimit, të kulturës, si dhe në problemet sociale. Sipas ministrit Shqipëria sot është vendi më tërheqës për të investuar në Ballkan, ndaj duhet ta promovojmë sa më shumë.
“Sot Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon, një biznes mund të regjistrohet për 24 orë, si dhe ka një politikë shumë miqësore ndaj biznesit. Ndaj gjykoj se në kushtet ku gjendet Shqipëria, diaspora jonë mund të jetë një agjent i madh e i fuqishëm marketingu për investimet në Shqipëri”, ka deklaruar Veliaj.
Në takimin me emigratët shqiptarë, ministri ka diskutuar gjithashtu edhe çështjen e transferimit të pensioneve, ku ka bërë me dije se sapo janë mbyllur negociatat me Kanadanë dhe janë në negociime e sipër marrëveshjet me shtete të tjera. Ndërkaq, Veliaj ka nënvizuar se po fillojnë negociatat me Italinë, ndërsa do të bëhen përpjekje të ngjashme edhe për emigrantët në Greqi.
Ti mar botnor a je minister i puneve sociale i nje partie te majte apo minister économie i nje partie te djathte….?????
komunitet shqipfolesish ne Thes/ki….!!!??
o Zot, cfare do te degjojme tjeter……….!!!
Po kete a e moret vesh http://dielli.al/lajme.php?id=64897&k=71
car toponime zgjidhet deri ne 1 janar pastaj apo tashi te fillojme pashaporta te reja dhe te paguajme prape se
Kur qeveria e mori drejtimin e vendit me nje arke me borxhe dhe eshte e detyruar qe te marre akoma me shume borxhe per te mbushur gropat e medha qe la pas qeveria e shpellareve, perse harxhohen akoma kaq shume leke nga buxheti i shtetit per levizje te kota jashte shtetit te ministrave? Ne vend qe te sillen si aktore shfaqesh dhe nuk kane lene emision ne televizion dhe shtet pa shkuar, do te ishte me mire qe te uleshin ne tavolinen e punes dhe te punonin dite e nate, sepse per kete pune u zgjodhen. Te mos behen te njejtat shkelje financiare ashtu sic u be ne periudhen e shpellareve, sepse nuk do te kishte me dallime nga te dy qeverite.
Nuk eshte nevoja qe te udhetojne kudo dhe te mbajne ligjerata boshe mbi punen e qeverise. Puna flet vete dhe nuk ka nevoje per tellall.
Vertete nje sipermarrje regjistrohet brenda 24 oreve, por puna eshte se sa terren te pershtatshem ka kjo sipermarrje e re qe te mbijetoje ne tregun shqiptar. Vete infrastruktura skandaloze(rruget, uji dhe dritat) e ben shume te veshtire dhe me kosto shume te larte jetesen e nje sipermarrje ne Shqiperi. Nuk eshte nevoja vetem e thenies qe taksat jane me te uleta ne rajon, por mbijetesa e nje sipermarrje varet shume edhe nga kostot e tjera(rruget, uji, dritat, korrupsioni).
Shqiptaret nuk kane nevoje per fjale te shumta, por per rezultate qe ai te mundet qe ti preke.
A je I zoti ti kthesh emigrantet ne shtepi pasi ti kesh siguruar pune,siguri,shendetsi falas sic premtove ,nese jo ik qerrohu dhe shit fiq sic ke bere me pare alabak.
do ta “promovojme” .. do ju nxjerrim bojen .. nuk do lem institucjon te larte evropjan pa i bere me dije se si po na i hiqni te afermit nga puna me fajin pa asnje shkak madje edhe kur ju kan votuar .. do i bejme me dije gjithe botes perendimore se si po ua hiqni femijeve buken nga goja, si po ua vrisni enderrat te rinjve dhe siper po i detyroni te braktisin studimet sepse po ua nxirrni prinderit ne rruge .. do ti bejme me dije edhe papes se ne çshtet fashist po shkon per vizite, .. sdo ndalemi duke sensibilizuar boten per krimet tuaja dhe do i kerkojme BE te mos ua jape statusin NUK E MERITONI? JENI FASHIT TE NDYRE ..