FOTOT/ Blindat futen në Lazarat, banorët nisin të djegin kanabisin

17 Qershor 2014, 20:04Politika TEMA
FOTOT/ Blindat futen në Lazarat, banorët nisin të djegin

Autoblindat e policisë janë futur në pjesën jugore të Lazaratit, ndërkohë që një nga operacionet më të rëndësishëm të viteve të fundit vazhdon me intensitet.

Policia po vazhdon kontrollin e shtëpive, në të cilat janë gjetur mijëra bimë narkotike, makina presimi si dhe municione me shumicë.

Deri në orën 19:30, policia ka depërtuar deri në zonën e ish-pularisë, rreth 1 km larg qendrës së fshatit, ç’ka ka nxitur banorët që me afrimin e saj, të nisin djegien e parcelave me kanabis. Që në çastin e parë u ndezën 8 vatra zjarri.

Rreth 800 forca policie mbajnë të rrethuar terrenin dhe ato janë nga policia e Gjirokastrës, forcat speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcës në Vlorë.

Po ashtu, në këtë operacion janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.

Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme. Bazuar në planin e hartuar do vijonë veprimet policore për asgjësimin e parcelave të kutivuara dhe kapjen e vënien para përgjegësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar në kundërshtimin me armë të forcave të Policisë së Shtetit.

Po ashtu janë ngritur grupe speciale hetimi të orientuara nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe Drejtoria për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, të cilët po vijojnë veprimet paralel me veprimet operacionale të strukturave policore në terren për kryerjen e hetimeve dhe fiksimin e e provave materiale.

45 komente në “FOTOT/ Blindat futen në Lazarat, banorët nisin të djegin kanabisin”

    1. rezart says:

      BRAVO POLICIA!!
      E keni goditur Sali Berishen mu ne ZEMER!!!
      U zhduk me ne fund MITI I LAZARATIT TE “PAMPOSHTUR”!!!
      Keta larot e droges hiqeshin si garipa,se kishim mbeshtetjen KRIMINALE TE KLIKES SE Berishes,ndersa tani rane ne duart e CELIKTA TE POLICISE SE SHTETIT SHQIPTAR!!!
      BRAVO DJEMA!!
      SHKULINI DHEMBE E DHEMBALLE KETYRE HORRAVE!!!

      1. Eri says:

        Nese operacioni perfundon me sukses, keta trima meritojne nga 2 rroga shperblim minimumi.
        Faleminderit djema, gjithe Shqiperia eshte me ju ne keto dite betejash.

        1. Erekted says:

          Kjo eshte nje prove e qarte e lidhjeve direkte te politikes nga presidenti kryeministri e deri tek kryepleqte e fshatrave me krimin.

          Kete qe po shikoni tani nuk ka patur asnje arsye perse te mos e shikonit para dy apo tri vjeteve apo edhe me heret apo perse te mos parandalohej komplet nje skene e tille.

          Fakte te kryera qe ramiz alia u kujdes qe ne pushtet te ngeleshin karaktere te zgjebosura si sali berisha apo fatos nano me llumbin dhe pleherat qe grumbulluan rreth vete.s.
          Liri dhe demokraci por qofte liria qofte demokracia nuk mund te qendrojne ne jete pa ligjet dhe po behet nga dita ne dite e me e qarte qe llumbi I kombit qe zaptoi pushtetin ka pasur si detyre misteri mbytjen e ligjit dhe vendosjen e kaosit per ekonomine dhe te varferit e venfit duke lejuar krimin dhe familjet e tyre te degjeneruara te pasurohen ne kurriz te tetjereve, -kushte dedakto anti liri dhe anti demokraci qe politika ia sherbeu kombit per 25 vjet.
          Nje sistem drejtesie I paster dhe I perpiket do ta linte shqiperine pa as nje politikan te lire ne keto perfundime, – te gjithe jane kandidate per burgim re rende me dobiclliqet qe kane bere.

    2. Kosovar says:

      Njesia speciale e kosoves me 36 police 2 autoblinda dhe dhjet gjipa eshte fute ne veri te mitrovices dhe i ka mare ne kontrolle dy pikat kufitare qe mbaheshin nga rrebelet serbe madje duke perquar nje terene mbi 27 km te bauar tersishte me paramilitar serbe dhe nje rajone si mitrovica e veriut i banuar me mbi 35.000 serbe me gjithfare kriminelesh dhe paramilitaresh

      Ndersa policia speciale e shqiperis me mbi 700 police nuk hyne dote ne nje fshate te shqiperis.hhaaaaa

      1. O kosovar,i dime mire si futen ne Mitrovice…
        me pare heqin targat e kosoves dhe futen ne ate zone te nxehte.
        Megjithate po te jete e vertete ,i urojme suksese policise kosovare.

  1. Christ says:

    BRAVO POLICIA
    KESHTU NDODH KUR NE KRYE TE VENDIT KA SHTET
    KUR ZBATOHET LIGJI
    KUR MAFIA GODITET ME ZJARR
    BRAVO EDI RAMA !

  2. Kreshnik Martini says:

    Ju lumte djema! Kalaja e pamposhtur e Sali Shkines po bie. Mediat e krijuan mitin Lazarat ku shumekush mendonte se edhe forcat me speciale te huaja nuk mund te hynin pa gjakderdhje te madhe. Saligradat e Beogradat po ikin maleve si dikur UDBallistat. Po i beni shqiptaret te ndjehen krenar!

  3. harry says:

    Asgje me shume nuk eshte bere: pas kesaj njerezit do te shnderrohen gradualisht ne qytetare normale qe do te bazojne jeten e tyre ne punen. Ne vend te kanabisit etj ata do te mbjellin domate…sic jetojne qytetaret e tjere normale..Po behemi nje popull normal dhe me tej, me europiane…Po te ishte se zgjidhja e jetes eshte hashashi, kanabis, atehere bota psh gjermane madje dhe ruse etj. do te merrej me kete pune..flm

  4. Per nje Shqiperi krenare... says:

    Ju lumte,ju lumte, 1 milion here ju lumte.Me ne fund po ndjehet dora e shtetit dhe mos te mbesim perhere nje “njolle e zeze” ne zemer te evropes.Bravo policia,bravo z Tahiri.

  5. LULI says:

    Policia e shtetit ligjor , djemte e pergjegjeshem te nenave vetem urime kini ; jete e shendet per sejcilin nga Ju o trima . ju faleminderit si qytetar i ketij vendi .

  6. xixe says:

    Bravo ju lumte ,te funksionoje ligji

  7. Rajub says:

    Sakrifikon polici i shkrete te zhduki krimin qe mbollen kriminelat per 23 vjet

  8. fieraku4u says:

    KY PO QE ESHTE SHTET, SHTET ME KELLQE…TANI SUNDON LIGJI.

    NJE BRAVO TE MADHE PER POLICIN E SHTETIT.

  9. zhozi says:

    JU LUMTE .SALIU LE TE ZHGARAVIS NE FEJZBUK BUDALLALLEQET E FUNDIT TE JETES SE NJE TE MARRI

  10. Eshte heret Sali…….s’ke pare gje akoma !
    Me ato autoblinda , do te presojne edhe ty,per bese ,besoje kete here sepse koha e shkaterrimit
    te ketij vendi do te zevendesohet me cuarjen ne vend te, nderit t e neperkembur te shqiptarit !
    Bravo Ed Rama !
    Kemi dhe shpresojme te shohim shume prej teje .
    Bravo policia ,qe merr ne fytyren e saj,seriozitetin dhe mposht talljen qe i eshte bere per 24 vjete !

  11. edi says:

    Urime Policise se Shtetit

  12. beni says:

    urimet me te mira per policine dhe suksese ta shfarosin njehere e mire ashashin nga vendi yne se na moren ne qafe femijet

  13. ONA says:

    Ju lumte djema ,duhet i gjithe populli te ngrihet ne perkrahje te policese,kriminelet e kane vendin vetem ne burge.

  14. Treviso says:

    Tani, me perfundimin e ketije aksioni shume te rendesishem, do qetesohet dhe mafja, qe quhet ligjberes ne parlament. Pas perfundimit te ketij aksioni gazetaret do hasin veshtirs per te gjetur burimlajmesh. Dhe kriminelit Berisha do ti paksohen shpifjet.

  15. Agroni. says:

    Bravo. Qeveria aktuale që po lufton sot ashpërsisht me krimin dhe korrupsionin e organizuar e do Shqipërinë të pastër, popullin të lirë e të qetë, të sigurt dhe me të gjithë kërkesat që na çojnë drejt niveleve Evropiane. Për mbajtjen e premtimeve dhe pastrimin e mbeturinave që ka mbjellë dhe korri qeveria e djathtë e cila e shndërroi këtë vënd në më të inkriminuarin në rajon dhe popullin më të varfër në botë.
    Bravo Qeveria Shqiptare që me kurajo dhe e vendosur për të sjellë shtetin ligjor, me masa të organizuara dhe organizmat e rendit e të sigurisë, po i’u përgjigjrt akuzave të atyre që e mbollën krimin, kanabisin, korrupsionin, vjedhjen, përvetësimin e çdo gjëje që ishte e shqiptarëve, me ndërhyrjen dhe shkatërrimin e lulëzimit të Lazaratit, dëmeve ekonomike e financiare, përvetësimet e paligjëshme, shpërdorimet marramendëse të të ardhurave, favorizimin e oborrit të tyre e të tjera marrëzi të panumurta që bënë në kurriz të popullit ato tetë vite që duhej të qeverisnin.
    Bravo Ministri Tahiri, drejtuesit e polocisë, efektivat e policisë dhe specialet për vendosmërinë dhe përballjen me vendosmëri me krimin e organizuar masiv që u la dhuratë qeveria e mëparshme e cila sot nuk ka të drejtë morale t’ju pengojë punën tuaj,por të qëndrojë kokë ulur përballë popullit dhe të dalin krerët përpara drejtësisë.
    Shqipëria shkon drejt Evropës vetëm me njerëz që e duan atë dhe që luftojnë për mbarëvajtjen e vëndit, sikurse po vepron sot qeveria shqiptare, të mbështetim të gjithë punën e qeverisë e ta inkurajojmë pa pushim atë,për të mirën e vëndit e të këtij populli që ka dhjetra vite që pret të kthehet dinjiteti, qytetaria, mirëqenia dhe krenaria.

  16. leo england says:

    Bravo Qeveria, Policia dhe Shqiperia.

  17. plaku says:

    Me ne fund shteti po fillon te hedhe hapat e para per nje jete ndryshe nga deri tani.

  18. fllad says:

    BBBBBBBBBRRRRRRRAAAAAAAAAVVVVVVVOOOOOOOOOO !!!!!!!!!!!!!!!!

  19. Cingiskhan says:

    O Saimir! Mos e digj te gjithe hashashin por leri 1 ton Sokol Bizhges me proces verbal qe ta shese dhe tja ndaje leket policevet te shkrete qe po ngordhin aty ne diell e ne shi dhe nuk e dine do shkojne gjalle ne shtepi o jo. Eshte e padrejte qe kriminelet te shetisin me vetura super lluksoze dhe mbrojtesit e shtetit mos te kene leke te blejne nje kukull per femijet mbas kethimit nga aksioni.

  20. elitex says:

    O Tema lerini brockullat, se te gjitha keto foto jane ne Dervician ne fshatin ne krah. Per ata qe nuk e besojne le te shikojne foton e 4 ku ne sfond duket kisha (per ata qe nuk e dine Derviciani esht fshat minoriteti grek), cpune ka kisha ne Lazarat. Lazarati ka minaren mu ne qender te fshatit. E vetmja foto e Lazaratit eshte e para, po nuk tregon aspak fshatin po nja dy shtepi larg tij, periferike ne hyrje te fshatit. Madje jane me afer me fshatin ngjitur Dervicianin. Mos u perpiqni ti beni heronj pahir keta policet tane, dhe as qeverine. Lazarati do kishte mare fund per 24 ore, do qene bastisur te gjitha shtepite, etj etj, e jo te rine 3 dite rreth e rotull e te hedhin fishekzjare ne media, ndoshta ndonje nga shkendite do ju veje Europianeve. E njoh shume mire terenin atje, dhe lazarati eshte nje fshat pothuajse i zbuluar, pa peme, pyje, male etj etj. Po te kishte nje plan serioz (e jo fishekzjare qe te zgjasi sa me shume operacioni, vetem qe te bindim Europianet, apo tu mbajme mendjen larg shqiptareve se mos ndoshta nuk marim statusin!!!), do hynin nga sopoti, derviciani, zinxhirat e do i kishin kapur per 1 dite!!

    1. Shefqet Cela says:

      TA QAJ HALLIN O I GJORE.
      PO TE BIE DHE NJE BASTION I SALIUT.
      QAJ ME LOGORI!

  21. Be-X says:

    ike plaku Mere, ike o Saleh qe te hengert mortja!

  22. Teuta says:

    Hallall qumeshtin e nenave, ju trimat e nenes. Sot keni asgjesuar industrine e vdekjes, llogarisni sa te rinj e te reja kane vdekur apo u eshte shkatrruar jeta nga kjo bande kriminale? A e kuptoni cfar misioni hyumanitar e historik jeni duke kryer? Historia do ju vendose ne vendin e nderit per kete sherbim qe po kryeni. Ju lumte. Mos u thyeni para atyre pak capaculeve qe po ju kunddershtojne me arme si dhe para kryecapaculeve politikane qe po ju kundervihen, Ata kane te drejte sepse jane bere miliardere me gjakun dhe jeten e mijera bijave e bijve te rene viktime e kesaj industrie mortore.

    RAMA, MOS U NDAL BIR I NENES, EC SE POPULLI I KA SYTE TEK TI E SHOKET E TU

  23. lumasi says:

    ju lumet.
    ja mbyllet gojen qelebesirave te pd-se

  24. lumasi says:

    ju lumte.
    ja mbyllet gojen qelebesirave te pd-se

    1. brazhill says:

      ME VJEN MIRE QE SHTETI PO FUNKSIONON..POR DO DOJA QE KJO GJE TE VAZHDOJE MOS VENITET NE MUAJT NE VAZHDIM..VITIN TJTER FILLON FUSHATA DHE KETU ESHTE THEMBRA E AKILIT PER SHTETIN TONE SE DEL URDHERI QE TE MOS PREKET NJERI PER FUSHATE DHE NDODH AJO QE DIME TE GJITHE……GJITHSESI URIME PER AKSIONIN

  25. Eshte heret , s’keni pare gje akoma……..
    Pak me vone …pune ditesh eshte… do te shikoni skena akoma
    me te bukura,me politikane fazlica, te lidhur kembe e duar……
    Hec allbenia !!!!!!……….

  26. N Shabani says:

    Bravo ju lumte dora.

  27. Nuk mund te rri pa e pershendetur punen shume profesionale te Policise se Shtetit.Bravo ju qofte,keshtu do te rritet besimi i popullit tek policia,do te keni ma shume informacione per kapjen e krimineleve te cileve ju ashte ngushtuar laku.Mire do te ishte te fillonte puna tek kryekrimineli Sali Berisha,se kriminelet e tjere do te dorzoheshin brenda nje nate te gjithe.Ai i ka mbeshtetur keto 23 vjet.Vazhdoni keshtu zoterij te policise,do te keni mbeshtetjen morale nga gjithe populli i thjeshte dhe i ndershem,do te keni mbeshtetjen e Europes dhe gjithe opinjonit nderkombetar.

  28. eni says:

    kjo do te thote qe po funksinon shteti dhe ne shqiperi edhe pse kjo eshte vetem fillimi ajo ka nje rruge te gjate per te bere bravo

  29. i revoltuar says:

    nje big up per trimat e shqipes: http://goo.gl/F2VlWD

  30. i revoltuar says:

    sa do doja te isha edhe une atje: http://goo.gl/vHiFnD

  31. Kris says:

    Lazaratin e mbante ne kembe PD e Sali rrufjanit..Erdhi koha te ndjejne se kemi shtet dhe nuk duhet zgjatur operation shume.Me kaq forca Lazarati eshte per nje ore ne duart e policise.
    Dhe perfundimisht larg mafies.Enveri I beri lazot sttetas shembullore nepermjet ligjeve te asaj kohe ndersa saliu I ktheu ne mafjoze
    Pas 23vjetesh qeveria po merr ne kontroll gjithe teritorin.Perhere te pare e uroj Ramen se po ben detyren.

  32. -Per KOSOVARIN do thosha;-“rrofte eulex”..se lazaratasit jane shqiptare dhe nuk jane serbe,nuk jane armiq eshte nje pjese e jona dhe s’kane asgje te perbashket me krimin.Uroj qe atyre dhe policeve te mos u ndodhe gje.

  33. I indinjuar says:

    ju iku e gjithe puna per shele: http://goo.gl/rCC7ch

  34. Gora says:

    Emo sali ky eshte shteti ligjor.e jo ai yti qe vriste njeres ne mes te boulevard it.o kafsh e keqe qe ja more frymen ati vendi per shum vite .

  35. Tomorri says:

    Ata qe shajne e prishin krejt rendesin e KOMENTUSVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje