Ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, në cilësinë e Përfaqësuesit të Presidencës greke të BE-së shpreh mbështetjen për zhvillimet pozitive në Shqipëri, sidomos në angazhimin kundër krimit të organizuar.
“Do të doja të merret një vendim i rëndësishëm në qershor. Ne po ecim të fortë, jemi të vendosur të ndihmojmë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Shqipërinë për ta ndihmuar këtë vend të avancojë sa më shpejt drejt familjes europiane atje ku i përket”, tha Rokanas duke shtuar se fati do të vërtetojë që kemi të drejtë.
Ambasadori grek Rokanas theksoi se “Shqipëria ka treguar angazhim të fortë jo vetëm në politikë për të qenë pjesë e familjes europiane, jo vetëm në mënyrë kulturore, historike e aspekte të tjera, por e ka vërtetuar edhe në zhvillimin më të fundit për të luftuar krimin e organizuar, luftën kundër drogës që është shumë e rëndësishme”.
“Presidenca jonë deri tani gjykohet nga puna legjislative, puna ka avancuar , puna e bërë është objektive kemi pasur edhe zgejdhjet presidenciale, jam shumë krenar për kapitullin e zgjerimit që ka ecur shumë mirë, nuk mund të jetohet pa zgjerimin, jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht”, tha Rokanas.
Deklaratat e diplomatit grek u bënë gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare “Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale”, e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë në Tiranë, në partneritet me Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane.
Duke folur për integrimin e vendeve në BE, Rokanas u shpreh se “me integrimin kemi parë kontinentin europian duke avancuar më shumë se kushdo tjetër pas shkatërrimit të plotë, drejt zhvillimeve kryesore që janë ekonomia, drejtësia sociale dhe ndershmëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm që është i fundit, por jo më pak i rëndësishëm”.
Gjithashtu, vijoi, Rokanas, ka avancuar paqja, eksperimenti më i madh në historinë e njeriut, stabiliteti dhe prosperiteti së bashku me prosperitetin euroatlantik.
“Këto janë qëllimet që ne si Presidencë greke dhe partnerët tanë në BE dëshirojmë që të avancojnë në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor , paqja, siguria, stabiliteti, por edhe ekonomia, prosperiteti, drejtësia sociale, qëndrueshmëria. Sipas modelit europian këto janë qëllimet ku duam të shkojmë, edhe për Ballkanin kjo është ideja, pas zgjerimit. Zgjerimi nuk është një veprim antagonist, përkundrazi ato ndihmojnë njëra tjetrën dhe gjithashtu dëshirojmë siç bëri Zhan Mone, pajtim në këtë pjesë të botës që ka vuajtur”, theksoi Rokanas.
Qëllimi tjetër që kishte Zhan Mone, vijoi diplomati grek, dhe ajo që ne synojmë tani është zgjerimi në këto zona.
“Greqia, ka ndërtuar strategjinë e saj në këtë zonë me konceptin e zgjerimit me të gjitha vendet e rajonit dhe ka dëgjuar në mënyrë të vazhdueshme duke e mbështetur këtë politikë. Ju mbani mend konferencën e Selanikut në 2003 gjithashtu bëmë të njëjtën gjë edhe në 2009 dhe në presidencën e fundit ka qenë në mbështetje të zgjerimit, sepse zgjerimi është historia më e suksesshme e BE-së, është vërtetuar edhe në konferencën e Selanikut para disa muajsh edhe në Vjenë që u organizua nga Austria dhe mendoj se do të vërtetohet edhe gjatë presidencës italiane sepse jemi duke koordinuar punën me njëri tjetrin në të mirën e popujve të këtij rajoni”, tha Ambasadori grek Rokanas
Bushati: Marrja e Statusit, sinjal pozitiv për Ballkanin dhe Europën
“Marrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, pas pak ditësh, do të ishte një sinjal pozitiv jo vetëm për shqiptarët dhe për Ballkanin Perëndimor, por dhe për vetë Evropën, që e konsideron zgjerimin një sfidë të sajën”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare “Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale”, e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë në Tiranë, në partneritet me Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane.
“Shqipëria i është përgjigjur kërkesave të Këshillit të Ministrave të BE-së në muajin dhjetor dhe nisur nga kjo do isha shpresëplotë që vendit tonë t’i jepej statusi i kandidatit. Kjo do të ishte jo thjesht një sinjal pozitiv për të stabilizuar situatën në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, por dhe vetë për Europën, e cila procesin e zgjerimit e konsideron një sfidë të sajën”, vijoi më tej Bushati.
Kreu i diplomacisë shqiptare tha se në procesin e marrjes së statusit me rëndësi është kredibiliteti i reformave të ndërmarra nga qeveria, që për ne është një proces stafetë, ku duhet të spikasë pulsi pozitiv i tyre.
“Por, dhe për vendet anëtare të BE-së është po aq me rëndësi që në marrjen e këtij vendimi të mos bien në kurthin e vendosjes së çështjeve bilaterale që nuk kanë lidhje me atë që është thelbi i procesi”, tha ministri i Jashtëm.
Gjosha: Afërsia me BE, na bën bashkëpunues
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka vlerësuar mbështetjen që Greqia i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë në procesin e integrimit Europian, duke theksuar se “forca shtytëse që proçesi i integrimit jep për vendet që duan të anëtarësohen në BE është themelore, sepse kushtet e vendosura janë faktori më i rëndësishëm dhe për këtë patjetër mund të them se dhe Shqipëria, përballë gjitha kushteve të vendosura, ka përparuar”.
“Afërsia në Bashkimin Evropian na bënë gjithmonë të jemi bashkëpunues në të gjitha fushat dhe proçesi i integrimit na ka ndihmuar të thellojmë me tëj marrëdhëniet tona me të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke konkluduar dhe ndihmuar në mirëqenien e shqiptarëve dhe të gjithë Ballkanit Perendimor. Dua të përmend këtu përmirësimin e klimës politike me të gjitha vendet e Ballkanit Perendimorë, dhe së fundmi edhe marrëveshja historike midis Serbisë dhe Kosovës është prova më e madhe e këtij bashkëpunimi”, tha Gjosha.
Komentet ministrja e Integrimit i ka bërë gjatë konferencës së organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë me temë “Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale”.
Duke u ndalur në proçesin e integrimit për rajonin e Ballkanit Perendimor dhe në veçanti të Shqipërisë, Gjosha tha se “ ky proces ka ndikuar pozitivisht jo vetëm për rajonin por dhe më gjerë dhe më këtë frymë duhet të vazhdojmë përpara duke iniciuar nisma dhe projekte konkrete të cilat i shërbejnë aspiratës tonë Evropiane dhe të mirës tonë të përbashkët dhe jam e bindur se mesazhi më i mirë do të ishte dhënia e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë gjatë javëve në vijim”.
“Kjo konferencë, vjen në një moment tejet të rëndësishëm për Shqipërinë sepse pas pak ditësh vendet anëtare do të votojnë për dhënien e statusit kandidat. Që të jemi pjesë e kësaj familje të madhe Evropiane, duhet të transformohemi dhe të japim kontributin për forcimin e demokracisë brenda vendit tonë”, tha Gjosha.
Bregu: PD mbështet pa kushte integrimin në BE
Kryetarja e Komisioni të Integrimit Majlinda Bregu shprehu besimin se “Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, pasi shqiptarët e kanë merituar dhe e kanë pritur prej kohësh. Nga ana tjetër në të gjithë së bashku ishim gjithmonë e më shumë të motivuar për të sjellë stabilitet, konsolidimit të demokracisë në vend, përsa i përket integrimit në BE”.
Bregu mori pjesë në konferencën e organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë me temë “Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale”. Ish-ministrja e Integrimit vuri theksin tek institucionet, si një instrument bazë në forcimin e demokracisë në respektim të ligjit dhe Kushtetutës së vendit, në respektim të institucioneve dhe rolit të institucioneve të pavarura, por mbi të gjitha, mbi respektimin e demokracisë, pasi nuk mund të behët vetëm duke menduar se qeveria është në një shkallë me lartë dhe opozita në një shkallë më poshtë, por të funksionojë si një trup e vetëm, përsa i përket integrimit të Shqipërisë.
“Ky proces, ka nevojë për të bashkuar forcat. Ky proçes ka një opozitë që e mbështet pa kushte integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Do të doja të shtoja se dhe roli i Parlamentit është një rol i cili duhet forcuar, pasi Parlamenti Shqiptar, ka mundësi, hapësira për të forcuar rolin kontrollues, monitorues të proçesit të integrimit, pasi nuk mund të rri vetëm në hartimin dhe plotësimin e kuadrit ligjor, por mbi të gjitha bëhet me vullnet politik, e kryesisht në realizimin e reformave”, theksoi ajo
Dule: Kompromis historik pozitë-opozitë për integrimin
Nënkryetari i Kuvendit, Vangjel Dule, kërkoi sot nga maxhoranca dhe opozita në parlament që për çështjen e integrimit të arrijnë një kompromis historik, duke e konsideruar atë një axhendë të përbashkët.
“Kuvendi të arrijë atë kompromis historik që i kërkohet, garantimin e konsensusit të të gjitha palëve që integrimin e vendit në BE ta konsiderojnë axhendë të përbashkët. Përtej ballafaqimit agresiv të politikës së ditës, klasa politike të tregojë maturi dhe maturim”, u shpreh Dule, njëkohësisht kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Dule tha se Greqia dhe Italia, bashkë me vendet e tjera të BE-së, kanë qënë një avokati konstante për integrimin e vendit tonë në BE.
“Por a kanë qënë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë në mënyrë konstante ditë me diell? ‘JO’! Ka pasur dhe ditë të vrenjtura, ka pasur dhe acarime, por ajo që nuk ka ndryshuar ka qënë mbështetja sistematike e Greqisë për integrimin në BE. Kjo tregon se ky proces duhet të zhvishet nga elementët e marrëdhënieve dypalëshe dhe kjo është jetike për proceset europianizuese. Kjo dëshmon se jemi në drejtimin e duhur për t’u shndërruar gjithmonë e më tepër në europianë në konceptimin dhe ushtrimin e detyrave tona në çdo drejtim, përfshirë dhe politikën e jashtme”, tha nënkryetari i Kuvendit.
Duke folur për vendimin e pritshëm për statusin e vendit kandidat, Dule, duke iu drejtuar ambasadorëve të pranishëm në konferencë, tha se ky proces na ka kompleksuar si politikë dhe si shoqëri.
“Me dashamirësi do i drejtohesha ambasadorëve se në gjithë këtë proces na keni kompleksuar si politikë dhe si shoqëri. E dini më mirë se dhënia e statusit të vendit kandidat, krahasuar me hapat e tjerë është një simbolikë. Por, në tërë kompleksitetin do doja të qëndroja në një aspekt shumë të qenësishëm, që është e nesërmja. Me tërë këtë kompleksitet na keni privuar në një farë masë nga vizioni për të punuar dhe për ta parë procesin në vazhdim, në hapat e tij të mëtejshëm. Jemi përqëndruar aty, tek statusi, dhe jemi frenuar në ngritjen e kapaciteve për përballimin e negocimit. Ndaj shpresojmë që të çlirohemi nga ky aspekt, që dhe ne të jemi më të frymëzuar, për ta parë në këndvështrimin më afatmesëm dhe më afatgjatë këtë proces dhe jo thjesht në plotësimin e 12 kritereve, të 5 prioriteteve apo të tre ligjeve”, theksoi Dule.
Shtet qe bind
Ju lumte
Te lumte.Shume e rendesishme kjo.Jane ne presidence
Mir mi zoti ambazador falmenderit
Shqiperia nuk behet pjese e BE per aq kohe sa shqipetaret dalin rrugeve a falen ne menyre masive. Nje gje e till nuk ndodh as ne Afganistan. Pastaj, cfare pritet nga hyrja ne BE? Do te behet deti kos?
Ky ambasadori mire ben qe del e thote si tellalli se e meritojme statusin….por ministri i jashtem i Greqise
as vjet ne dhjetor kishte firmosur ne listen e ministrave te jashtem te europes, dhe as tani ka firmosur
per statusin, deri para dy javesh ,vendi i firmes se ministrit grek,ishte ,,,bosh !
Me pushtlliqe nuk e kalojne dot lumin keta sharlatane komshinj….