Një ndër kundërshtarët më të fortë deri më tani për marrjen e statusit nga Shqipëria, më në fund ka thënë “PO”.
Parlamenti holandez ka vendosur që të votojë pro për dhënien e statusit Shqipërisë.
Vendimi u konfirmua në seancën plenare nga Kryeministri Edi Rama, i cili në mes të debatit në lidhje me operacionin e policisë në Lazarat, morri fjalën duke informuar deputetët në lidhje me këtë vendim.
“Është një moment i rëndësishëm që meriton një vëmendje të veçantë dhe që meriton një duartrokitje të veçantë, pasi Parlamenti holandez i ka dhënë mandatin ministrit të Jashtëm dhe kryeministrit që ti thonë “Po” statusit të Shqipërisë për vendin kandidat”, theksoi Rama.
Ndërkohë, në rrjetin social “Facebook” Rama ka shkruar se: “Falë rezultateve të arritura e besimit të ri të krijuar ndaj Shqipërisë po edhe mbështetjes nga kryeministri Rutte e ministri Timmermans, Hollanda tha ‘PO’”.
Më tej Rama theksoi se kjo është një fitore e bukur diplomatike.
“Është një fitore e bukur diplomatike. E falenderoj ministrat e angazhuar me prioritetet dhe posaçërisht Ditmir Bushatin e Klajda Gjoshen”, ka shkruar më tej Rama.
Qeveria holandeze në një letër dërguar Parlamentit kombëtar thotë se mbështet raportin e Komisionit Europian për vendin tonë.
“Bazuar në qasjen holandeze strikt dhe të drejtë, qeveria ndan mendimin e Komisionit se Shqipëria i është përgjigjur thirrjes që Këshilli i bëri në dhjetor 2013. Qeveria vë në dukje se që në dhjetor 2013, një shumicë e madhe e vendeve anëtare ishin mbështetës të dhënies së statusit të vendit kandidat”, thuhet në letër.
Qeveria holandeze përmes kësaj letre të ministrit të saj të Jashtëm, i ka vënë në dispozicion Parlamentit të saj gjetjet e Komisionit Europian për Shqipërinë, ku theksohet se gjatë periudhës së raportimit, qeveria shqiptare ka treguar aksion konkret dhe vullnet politik në zbatimin e legjislacionit, e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Qeveria holandeze nxit vijueshmërinë e reformave të cilat thotë se janë në rrugën e duhur. Por po ashtu si Komisioni, ky vend gjithashtu vlerëson se hapja e negociatave është ende larg.
“Vendi duhet të vazhdojë të japë prova dhe të tregojë reforma të qëndrueshme gjatë viteve të ardhshme. Reformat dhe zbatimi i tyre do të monitorohen ngushtë. Ky mesazh i është komunikuar në mënyrë të qartë kryeministrit Rama, i cili vizitoi Holandën më 26 maj dhe bisedoi me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm. Gjatë vizitës, qeveria holandeze ka mirëpritur axhendën e qartë të reformave të qeverisë shqiptare dhe hapat konkrete që janë ndërmarrë në zbatim të saj. Ky mesazh është koordinuar ndërmjet disa vendeve anëtare dhe i është përcjellë kryeministrit shqiptar edhe prej tyre”, thuhet në letër.
uuuuuuuuuuuuuurrrrrrrrrrrrrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
I pandershem ky Votim i Holandezve, i njejte me presioni e çekve per CEZ !!!!
Paskan pritur qe ne te Asgjesojme plantacionin e bimëve medicionale me cilesore ne Europe qe te na Hapin rrugen…
Kjo quhet Konkurence e pandershme!!!!
Tani qytetaret e EU le te tymosin bykun e prodhuar ne moçalet e Holandes..
Po-ja me e rendesishme , duke ditur qe Holanda ishte nder vendet me skeptike! Statusi gjithmon e me i sigurt fal punes se jashtzakonshme te qeverise Rama!
bravooooooooooooooooooooooo,perpara rilindja,perpara cu8nat e policise,po vine ditet e bardha per kete popull te vuajtur deri ne palce.
po mire o njerez,kaq injorant jeni??mendoja se personat qe komentojne ose lexojne ketu tek kjo gazete kane nje fare inteligjence nuk prisja edhe ketu nje militantizem te verber…
ne pa 15-20 vite nuk hyme ne BE e keni kuptuar apo jo,ky vendim eshte kot,nuk ndryshon asnjegje,ska as bisedime as kurrfare gjeje.
prandaj behuni njerez mos fluturoni me pras nga prapa,se nuk shkojme ne BE me militantizem dhe servilizim.thjesht na e shpifet
Bravo çuna,burra,goca e gra te Rilindjes,shikoni vetem perpara,me opoziten mos u merruni per momentin,ajo eshte totalisht e semure psiqike,do kuruar me doza sulmi,te dale nga psikoza e paniku qe e ka zene.
Nje shprese e re po lind, se ky vend “bëhet dhe do të bëhet”. Natyrisht ne jemi me kembe ne toke, te ndergjegjshem se “pilula” do te na beje te shohim perpara e te punojme te gjithe per integrimin.
Ndonjehere edhe ironia tingellon bukur. ..Eshte nje shanc per shqipetaret dhe Shqiperine te integrohen drejt perendimit, e jo lindjes ( se mesme).
Ja sa te marrim statusin dhe pastaj e legalizojme edhe hashashin dhe ja fusim edhe Hollandes
——————————————————————————
Europa dhe Nderkombetret si dhe USA,
kerkojne arrestimet te fillojne me
kriminelin Ali Bisha … ora po vjen.
——————————————————————————
normale se tashi e hoqem lazaraitn mund ta kontrolloje vete tregun e droges ne europe: http://goo.gl/ULbY3E