Ligji i ri urbanistik/ Fino: Pas legalizimeve. Deputeti i PS ikën nga mbledhja, nuk iu dha fjala

23 Qershor 2014, 11:36Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve diskutoi pa praninë e deputetëve të opozitës p/ligjin për zhvillimin e territorit ku e pranishme ishte edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni. Mbledhja e komisionit u shoqërua me batuta mes deputetëve, ndërsa ligjvënësi socialist Bashkim Fino u largua nga komisioni pasi kreu i tij Fatmir Xhafaj nuk i dha fjalën, megjithëse Fino ishte relatori. Largimi i Finos u shoqërua me batuta mes deputetit Blendi Klosi dhe ministres Gjermeni.

Ligjet miratojnë draftin

Deputetët e mazhorancës miratuan me shumicë votash draftin e paraqitur, ndërsa opozita bojkotoi mbledhjen në shenjë proteste ndaj vendimit të Byrosë Parlamentare për përjashtimin për 10 ditë nga punimet e Parlamentit të deputetit Sali Berisha. Ministrja Gjermeni në sqarimet para Komisionit tha se ndryshimet e propozuara janë koherente dhe të zhveshura nga interesat klienteliste. Ajo u shpreh se drafti  ndalon legalizimin e ndërtimeve pa leje. Sipas saj, ligji i mëparshëm nxiste informatiletin dhe që nga nisja e punës në drejtimin e kësaj Ministrie janë konstatuar shumë detyrime ligjore.

“Veç defekteve ligji nuk është zbatuar nga faktori politik”, tha Gjermeni.

Anëtari i Komisionit të Ligjve, Bashkim Fino ka sugjeruar se para sjelljes së ligjit urbanistik do të duhej të mbyllej i gjithë procesi i legalizimeve.

“Ne dimë që ligjet e urbanistikës vuajnë nga aktet nënligjore. Do doja që rregullorja e urbanistikës të bëhet paralelisht me ligjin. Pra aktet nënligjore të bëhen në kohë. Nuk duam që ligji të ketë fatin e 2009. Mos do ishte mirë që të mbaronin legalizimet dhe pastaj ta sillnim ligjin?”, tha Fino.

Kërkesa e Finos u mirëpritur nga ministrja Gjermeni, por ajo sqaroi se po punohet paralelisht që aktet nënligjore të jenë gati dhe të garantohet implementimi i ligjit.

 “Është marrë parasysh reforma territoriale, madje jemi treguar të kujdesshëm. Jam dakort që të vendoset një afat konkret. Kemi kufizuar ndërtimet pa leje. Kërkesa juaj që ligji të vinte pasi të mbylleshin legalizimet mbase do ishte e drejtë”, tha ministrja Gjermeni.

Batutat

Fino: Duhet të vendoset një datë e caktuar për mbylljen përfundimtare të procesit të legalizimeve, do ishte mirë kjo gjë.

Gjermeni: Për legalizimet edhe unë mendoj të ketë një afat konkret për t’i dhënë fund procesit e për të vijuar zbatimin e ligjit.

Fino: A është marrë në konsideratë ndarja e re territoriale në ligjin për territorin?

Gjermeni: Për ligjin e territorit është marrë në konsideratë Reforma Territoriale, bashkëpunim mes dy grupesh pune

Vasili: Argumentat e qeverisë nuk janë bindëse dhe arsye themelore që ne të bëjmë një ligj të ri, që është bërë para 4 vitesh.

Gjermeni: Planet vendore të hartuara nuk do hidhen poshtë por do bëhet një harmonizim me planin e pergjithshem kombetare.

Fino: Unë relator dhe s’më jep fjalën, vazhdojeni vetë.

Klosi: Hë moj Eglantina çna bërë?

Gjermeni: Pse dhe për këtë unë e kam fajin?

Çfarë parashikon p/ligji

Projektligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i propozuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, synon të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm të territorit nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe të burimeve natyrore, si dhe të vlerësojë potencialin aktual e perspektiv të tij në nivel kombëtar e vendor.

Sipas draftit, shkelja e kushteve të lejes pa pasoja në  krijimin e shtesave në sipërfaqe e vëllim  ndërtimor, dënohet me prishje dhe  me gjobë nga 100 000 deri në 300 000  lekë, ndërsa shkelja e lejes me pasoja në  krijimin e shtesave në sipërfaqe e vëllim  ndërtimor, dënohen me prishje dhe me  gjobë nga 200 000 lekë deri në 5 për  qind të vlerës totale të punimeve të volumeve  shtesë, për volume shtesë deri  në 5 milionë lekë. Si bazë llogaritje do   të shërbejë preventivi i punimeve. Do të  dënohet, jo vetëm me prishje të shtesës,  por edhe me gjobë deri në 10 për qind  të vlerës totale të punimeve të volumeve  shtesë, për volume shtesë mbi 5 milionë  lekë shtesat që prekin vëllimin e punimeve.

Ndërkohë përdorimi i objektit pa  lëshimin e lejes së përdorimit, dënohet  me gjobë nga 300 000 lekë deri në 500  000 lekë, ndërsa vazhdimi i punimeve me  gjithë vendimin administrativ për pezullimin  ose ndërprerjen e tyre dënohet me  prishje dhe me gjobë nga 2 000 000 lekë  deri në 5 000 000 lekë.  Përveç personave që ndërtojnë pa leje,  do të dënohen edhe drejtuesit e njësive  të qeverisjes vendore që miratojnë  plane pa kryer dëgjesa publike.

Në një  nen të veçantë në ligjin e ri për planifikimin  e territorit janë parashikuar një  sërë masash që fillojnë nga gjoba 50  mijë lekë deri në 500 mijë lekë. Moskryerja e procesit të dëgjimit publik  dhe e këshillimit të kërkuar për hartimin  dhe miratimin e instrumenteve të  planifikimit e të kontrollit të zhvillimit  dënohet me gjobë nga 50 000 lekë deri  në 100 000 lekë. Ndërkohë që miratimi  i lejes së zhvillimit dhe dhënia e lejes  së përdorimit, në kundërshtim me këtë  ligj, dënohet me gjobë nga 100 000 lekë  deri në 300 000 lekë; mosveprimet  e pambështetura në ligj, me pasojë miratimin  në heshtje në kundërshtim me  ligjin, dënohen me gjobë nga 100 000  lekë deri në 500 000 lekë. Sipas draftit,  mosbotimi në regjistër i akteve, për të  cilat botimi është i detyrueshëm, sipas  këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra  në zbatim të tij, dënohet me gjobë nga  20 000 lekë deri në 100 000 lekë dhe  mosrespektimi i afateve të dorëzimit  të lejes së miratuar dënohet me gjobë  nga 100 000 lekë deri në 200 000 lekë.

Një masë e veçantë është parashikuar  për rastet e mosdeklarimit të punimeve  që përjashtohen nga detyrimi i pajisjes  me leje, e cila dënohet me gjobë nga 30  000 lekë deri në 150 000 lekë. Ndërsa  moskryerja e afishimit të kërkesës për  zhvillim ose të lejes në parcelë dhe përreth  saj, ku kryhen punimet, dënohet me  gjobë nga 50 000 deri në 80 000 lekë.  Ndërkohë shkelja e afatit të përfundimit  të punimeve dënohet me gjobë nga 100  000 deri në 500 000 lekë.

Drafti parashikon përmirësimin e legjislacionit, që pavarësisht koncepteve të reja bashkëkohore, është zbatuar mjaft ngadalë për shkak të kuptimit të kufizuar dhe pranimit të vonuar të tij. Sipas relacionit shpjegues, ligji është kompleks për autoritetet e planifikimit dhe zhvilluesit dhe kërkon investim të konsiderueshëm në ndërtimin e kapaciteteve. Po kështu, ai kërkon një zhvendosje të mentalitetit për përdorimin e instrumenteve të tokës, të cilat sigurojnë financimin e infrastrukturës, garantojnë zbatimin e planeve, si dhe sqarojnë se të drejtat e pronës janë të ndryshme nga të drejtat e zhvillimit. Këta faktorë, së bashku me mungesën e kapaciteteve në nivel qendror e vendor, kanë sjellë zbatimin e mangët e të kufizuar të ligjit aktual, i miratuar në 2009-n.

Ndër ndryshimet kryesore të propozuara, në varësi dhe të reformës territoriale, lidhen me autoritetet vendore të planifikimit, të cilat do të sigurojnë në strukturën përgjegjëse të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit profesionistë të kualifikuar dhe me eksperiencë pune në fushat përkatëse. Delegimi i kompetencave në planifikimin e territorit te niveli i dytë i qeverisjes propozohet të bëhet sipas ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore dhe në varësi të ndarjes së re administrative.

Janë parashikuar disa instrumente financimi që mund të përdoren nga autoritete vendore të planifikimit (bashki/komuna), si koncepti i zhvillimit të detyrueshëm të tokës; koncepti i intensitetit të ndërtimit me kushte, që ka për qëllim të sigurojë vlera monetare për financimin e investimeve kapitale në infrastrukturat dhe shërbimet publike, koncepti i transferimit të së drejtës për zhvillim, etj. Projektligji i plotë, i përmbledhur në 93 nene, përfshin një sërë elementësh që lidhen me territorin, si lejet e zhvillimit, kundravajtjet administrative, inspektimet, etj.

7 komente në “Ligji i ri urbanistik/ Fino: Pas legalizimeve. Deputeti i PS ikën nga mbledhja, nuk iu dha fjala”

  1. futja kot says:

    kalamanj,
    e kemi te prere se nuk me dhe nje gaç ftua.
    cfar behet

  2. ivani i madh says:

    keni te drejte te tallni bythen se mereni rogen dhe te majme nga taksa paguesit pa hidhni vickela se si ju mungon asgje si me e shumeta e popullit qe ska se cfare te haje.Kini dhe tangelleqe jo ta jap jo sma jep ,turp e 1000 here turp per ju qe na drejtoni e kini fatet e ketij populli ne dore .Nje gershere ju ka prere si ju qe jeni dhe ata qe shkuan mjere vendi e populli.

  3. XIXA says:

    LIGJI SHUME I MIRE PER TE DHJETEFISHUAR GRABITJET QE BEJNE STUDIOT E PROJEKTIMIT. BANKAT DHE KETO STUDIO DO TE JENE GANGRENA E SHQIPTAREVE TE CILAT JANE TE MONOPOLIZUARA DHE TE PA DUKESHME, DUKEN VETEM KUR SHKON TE BESH NJE PROJEKT,KU ZYRTARET TE DERGOJNE SI MJEKET TEK FARMACISTI,NE SE NUK SHKON ATY KU DUAN ATO JE I FALIMENTUAR PA NISUR OBJEKTIN. QEVERITARE KUJDES ME POPULIN,NE SE POPULLI LA PUSHIM SALIQENIN, JUVE DO TE I U A BEJE 1OO HERE ME KEQ.TE FALA XIXA PREJ I TALJE.

  4. fff says:

    Nuk nxejmë e nuk nxejmë. U ndërtua gjithë vendi pa leje dhe po vrapojmë ta legalizojmë pa pare. Çfarë ashpërsimi flasin këta? Për mua, thjesht mbroni pronën private dhe atë të shtetit – kaq. Privatët që duan të ndërtojnë le të vetë-kufizohen nga financat që kanë në dispozicion dhe sa e kanë pronën e truallit. Me inspektorë skemi gjë në terezi, thjesht pasurojmë ata që japin lejet. Le të jetë leja me vetëdeklarim – kaq. Sa pengojmë njerëzit dhe pasurojmë kryetarët e bashkive dhe inspektorët.

  5. tema says:

    ..he se vjen prap Finoja….. eshte burre i mire ai…..ka qene kryeminister ne 97-en dhe ka duruar mafiozlliqet e Sali Kriminelit, dhe nuk duroka dot mos dhenien e fjales nga shoket e partise se tij.

  6. indianajones1 says:

    Kjo eshte e padrejte, cfare kuptimi qe nxitohet gjithmone? Duan te na shesin neser qe kane bere ligje, po e kaluara po vazhdon? shtroni bel o lugate e beni pune…keta jane te paqarte, vetem era institucione nuk vjen me te tilla anomali kur nuk integrojne ndryshimet ne administrim te teritorit etj, mire ka bere fino qe ka ikur, PS ka njerez me eksperience e nuk mundet qe te hane karrotat e injoranteve, degjoni te vjetrit tuaj e degjoni profesionistst se do te beheni qesharake si sot o drejtues.

  7. tanit says:

    Edi Rama punon me kalamaj 10-12 vjec nga mendja, ndaj do e kete teper te veshtire te coj perpara shoqerine shqiptare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje