FOTOT/ Kjo bukuroshe e qetëson “kanibalin” Suarez

25 Qershor 2014, 21:25Lifestyle TEMA
FOTOT/ Kjo bukuroshe e qetëson “kanibalin” Suarez

Të gjithë po flasin për Luis Suarez, për atë veprim të shëmtuar, kur i nguli dhëmbët një futbollisti kundërshtar.

Të gjithë janë të shqetësuar pasi kjo nuk është hera e parë që ylli i Uruguajit e bën këtë veprim.

Por lojtari, të cilin e kërkon çdo klub i famshëm në Europë, ka dikë që e qetëson.

Dashuria e tij e fëmijërisë, tani është edhe gruaja e tij.

Bëhet fjalë për Sofia Balbin, me të cilën ka një vajzë, Delfina dhe djalin Benjamin.

Ata u njohën kur ai fshinte rrugët në vitin 2001.

Ishin adoleshentë dhe ajo e frymëzoi Suarez që të bëhej futbollist.

Ajo vinte nga një familje më të ardhura të mira, kurse ai ishte një varfanjak.

Madje thuhej se në atë kohë, familja e Sofias e strehonte Suarez.

Por gjërat nisën të ndryshojnë kur ai lëvizi në Europë dhe prej andej nisi një karrierë të shkëlqyer, shoqëruar me këto shpërthime që kanë hedhur shumë hije mbi një yll të rrallë në futbollin botëror.

3 komente në “FOTOT/ Kjo bukuroshe e qetëson “kanibalin” Suarez”

  1. 1570 says:

    Ky eshte nje person shm kontravers

  2. robaqepsi says:

    haha kanibalin

  3. faleminderit BE says:

    eh besoj se me shume e qetezon femija i tij, jo gruaja…http://goo.gl/VXyAgA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje