Prokuroria dhe policia: Nuk ka asnjë polic nën hetim për vrasjen e Santos. Gjykata lë në burg 2 kushërinjtë Gjozi

30 Qershor 2014, 14:57Politika TEMA

Nuk ka asnjë efektiv të policisë të marrë nën hetim, për veprime apo mosveprime, që të kenë ndikuar në largimin nga vendi i ngjarjes i vrasësve të bankierit Artan Santo”.

Ky është deklarata e dhënë për TemA-n, nga burime zyrtare në Prokurorinë e Tiranës dhe nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Përgënjeshtrimi vjen pas raportimeve të mediave, se prokuroria ka nisur hetimet ndaj katër oficerëve të policisë.

Ndërkohë, hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë, që ndodhi në 26 qershor në ora 09.17 minuta, në zonën e ish-Bllokut, vijojnë me mbledhjen e të dhënave që mund të çojnë në kapjen e autorëve.

Në orët e paradites, Gjykata e Tiranës la në burg për 15 ditë 2 kushërinjtë nga Fushë Kuqa, Klodian dhe Gazmir Gjozi.

Ata janë të dyshuar si të implikuar me atentatin ndaj bankierit Artan Santo.

Afati 15 ditor u kërkua nga Prokuroria, kohë në të cilën pritet të dalë ekspertiza e rrobave të dy kushërinjve, që do të provojë nëse ka apo jo prezencë baruti në to.

Prokuroria i akuzon ata për mbajtje municioni pa leje si dhe është duke kryer verifikime në lidhje me dëshmitë e dhëna për dijenin që ata kanë për vrasjen e Santos.

6 komente në “Prokuroria dhe policia: Nuk ka asnjë polic nën hetim për vrasjen e Santos. Gjykata lë në burg 2 kushërinjtë Gjozi”

  1. Besnik says:

    ku eshte kjo dreq prokurorie qe nuk heton asgje?!!!!

  2. faleminderit BE says:

    shkurt fare nje zero me xhufke kane ecur hetimet…http://goo.gl/RWRO1V

  3. jkoresh says:

    analiza me e sakte e vrasjes se santos eshte ajo e idajet beqirit.
    1- vrasja eshte bere nga sherbimi sekret serb [per llogari te kryeagjentit te tyre ne shqiperi sali ram berisha.
    2- motori ka hyre i paketuar nepermjet liqenit te shkodres nga montenegro.
    3- mund te thuhet me siguri matematike qe hetuesia do ti fute hetimet ne ruge pa krye.
    4- familjaret e santos nuk duhet te japin asnje informacion ne prokurori, ndryshe do te kemi te tjra viktima. ata duhet te thone gjithcka per tansaksionet qindramiljoneshe te saliut, ne ministrine e puneve te brendeshme dhe vetem me garancine nga rama.

  4. Hyseni says:

    vrasjen e Samtos e ka porositur ai person qe kerkon medoemos destabilisimin e shtetit shqipetar dhe kjo ne kushtet e sotme muns te arrihet vetem duhe goditur sistemin bankar duke vrare personat qe e drejtojne kete sistem
    Qeveria e zotit Rama duhet te jete vigjelente nga personi qe ka humbur pushtetin ne zgjedhjet e fundit. Ai per te mos u zbuluar mashtrimet qe ka kryer vjedhjet gjate viteve 2005 2013 e per te mos perefunduar atje ku e ka vendin bene veprime te tilla Kthehuni mbrapa ne kujtese e analizoni veprimet e tij gjate ketyre viteve , mali i vjedhjeve mafioze eshte me i larte se Korabi.Rama ji vigjelente

  5. Emigrant SHBA says:

    Ne rast se asnjeri nuk eshte mare ne pergjegjsi penale eshte gabim Personat ne detyren e tyre se ruajtes rendi me mos veprimin e tyre kane shkaktuar veper penale te denueshme nga ligji Ligjerisht eshte e parashikuar ne ligj dhe duhet zbatuar Meqenese gazetat ja u kujtuan kete gje zbatoheni Ndryshe veprime te tilla do te perseriten dhe demet do te jene shume me te renda.

  6. dritan juri says:

    Mos u lodhni kot mafiozet me te medhenj ne europe jane klasa politike shqiptare dhe sherbetoret e tyre qe mbrojne krimin dhe mafien gazetar prokuror gjykates analista tv etj As per 200 vjet s behet ky vend prisni vrasjen e radhes mafia ka ligjet e saj kjo ngjarje sj shume te tjera eshte pa autore dhe do mbyllet shume shpjet
    Gjurmet e krimit do zhduken thon qe banga ka ber trsnsfera parash te pjsta pse nuk bllokohet banga dhe te sekusttrohet. Gjith materiali dhe dokkumentacioni i saj urgjent pa fshire te gjitha gjurmef ata qe punojne atje vrasit jane vet aty shikoni veprimtarin e saj klientat aksionet trasfertat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje