Policia e Shteti ka dhënë të tjera detaje pas ndalimit të dy personave në lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo.
Pak pas vrasjes, në prangat e policisë u vunë Klodian dhe Sajmir Gjozi, të cilët kishin në pronësi një motor Suzuki, të ngjashëm me atë me të cilin u krye vrasja.
Në përfundim të ekspertizës, të cilën policia e publikoi, gjeti faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri dhe gjeti gjurmë baruti në duart e të shoqëruarve. Pavarësisht se këta të fundit e mohojnë krimin, policia ka vazhduar me gjetjen e informacioneve shtesë për skedarët e tyre kriminalë të mëparshëm
Në një njoftim, policia bëri me dije se motori i tyre është vjedhur në Greqi, ndërkohë që të dy personat rezultojnë me rrezikshmëri të lartë.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit të publikuar mbi ndalimin më datë 26.06.2014, në Fushë Krujë, të shtetasve Klodian Gjozi dhe Sajmir (Gazmir) Gjozi, si dhe të bllokimit të motorit tip Suzuki në një servis në afërsi të fshatit Bubq, gjatë operacionit të ndërmarrë nga strukturat e Policisë së Shtetit për kapjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Artan Santo, ju bëjmë me dije se:
Nga strukturat e Policisë së Shtetit, pas ndalimit të këtyre 2 shtetasve, i cili u bë pasi nga ana e policisë disponoheshin informacione mbi persona të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje dhe mbi aktivitetin e tyre kriminal të mëparshëm, është bërë dhe ekspertimi përkatës kriminalistik, ku u janë gjetur faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri dhe konkretisht mbetje të barutit.
Ndërkohë përmes Interpol Tirana është bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacion me autoritetet ligjzbatuese greke për verifikimin e të dhënave lidhur me personat e ndaluar, si dhe të motorit tip Suzuki bllokuar këtyre shtetasve, i ngjashëm me motorin e përdorur nga autorët ditën e vrasjes.
Nga informacioni i marrë nga autoritetet ligjzbatuese greke rezulton se shtetasi Klodian Ahmet Gjozi ka vuajtur dënimin në burgjet greke për veprën penale të vrasjes që nga data 21.06.2004 deri më 13.04.2011. Gjithashtu ky shtetas është ndaluar përsëri nga ana e policisë greke më 30.06.2011 për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, së bashku me vëllain e tij Arjan Gjozi (shitje kokaine në zonat e Pagratit dhe Vironas në Athinë) dhe të dy janë liruar nga burgu më datë 25.05.2012.
Vëllezërit Klodian dhe Arjan Gjozi konsiderohen shumë të rrezikshëm nga ana e policisë greke (për veprën penale të vjedhjes me armë). Gjithashtu shtetasi Arjan Gjozi para shumë vitesh, përdorte identitetin Dilaver Gjozi.
Po ashtu lidhur me motorin 650 CC Suzuki, bllokuar këtyre shtetasve më datë 26 qershor nga ana e Policisë së Shtetit, sipas Interpol Athina, Greqi, rezulton të jetë denoncuar i vjedhur më datë 16.01.2014 në rajonin e Selanikut me pronar shtetasin grek D.G..
Policia e Shtetit, duke rikonfirmuar angazhimin e saj maksimal për zbardhjen e vrasjes së z.Artan Santo dhe vënien para drejtësisë të autorëve të saj, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kontribuojnë në hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Për çdo informacion të vlefshëm, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën prej 100 mijë euro, duke garantuar ruajtjen e anonimatit.
Po nuk ndoqe interesat e sali ram berishes nuk e ke te gjate,e zevendesoi drejtorin direkt me anetare te familjes!!!!!
http://spiderinformazione.blogspot.it/2014/06/zgjidhet-drejtori-i-ri-i-credinsmaltin.html?m=1
Kush eshte drejtori i ri i bankes Credins???
Cfare lidhjesh ka ai me familjen Berisha???
Kush eshte Sali Berisha?
Lidhjet e tij me sherbimin sekret jugosllav?
Kush eshte liri sllobodanka berisha?
origjina e saj dhe kush ka qen babai i saj?
Pse ndalohet Agim Hamiti te hyj ne Shqiperi dhe si ja bleu berisha kopjet e librit te tij.
Keni derguar llumin ne greqi o islamike, autore vrasjesh, grabitjesh dhe pastaj i beni heronj kombtar.
ADRIATIK
hahahaaha,llumi shkon te llumi! forca e INERCIONIT i ka fajet.
shiptaret e ngritun intelektualishte shkojne tjera kahe.
edhe pse ky llum i ka meritat kombetare,sepse po i helmojne me droge flliqesirat greke!
Gjeni vrasesit e mos i bini njerezve ne qafe kot.
BURRI I MBESES SE LIRI BERISHES:drejtori Maltin Korkutin, pas vrasjes së Artan Santos.
Korkuti është bashkëthemelues në krijimin e “Credins”, aksionar dhe ka mbajtur deri tani pozicionin e zëvendës/drejtorit të Përgjithshëm, si edhe anëtarit të Bordit Drejtues.
“Këshilli Drejtues i Bankës Credins në zbatim të Statutit dhe kuadrit rregullativ në fuqi, në vijim të veprimtarisë për të garantuar dhe siguruar vazhdimësinë e veprimtarisë normale të bankës, mori vendimin e zgjedhjes së z. Maltin Korkuti në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm”, bëhet e ditur nga Banka “Credins”.
Kush eshte drejtori i ri??
Drejtori i ri eshte bashkeshorti i Elvana Hanes.
Kush eshte kjo???? Rrethi po ngushtohet,Elvana eshte mbesa e Liri Berishes.Znj Elvana deri ne 2005 ishte nje grua e deshperuar shtepiake qe shikonte si gjithe grate e tjera telefilmat turq,por me vone ndodhi dicka qe i ndryshoi jeten.Cfare ndodhi?Asgje me shume se nje telebingo qe zgjati 8 vjet dhe tani dihet jeton me interesat e telebingos!!!
Ja kush eshte Elvana Hana:
Mbesa e Liri Berishës: Në 2005 pa punë, në 2008 me shtëpi 947 mijë euro, në 2011 pronare banke!
Në 10 familjet më të pasura shqiptare që kanë lidhje me kreun dhe kupolën e pushtetit, përveç atyre të Sali Berishës, Argita Berishës, Shkëlzen Berishës, Ilir Metës, Lulëzim Bashës, Jozefina Topallit, Genc Rulit, Sokol Olldashit e Ritvan Bodes, bënë pjesë dhe një familje tjetër shumë e afërt e familjes “BERISHA”, tashmë pjesë e grup-familjes mafioze. Në “TOP-LISTËN” e miliarderëve të pasuruar prej aferave të pushtetit, figuron dhe mbesa e Liri Berishës, bashkëshortes së kryeministrit SALI BERISHA, kapobandës së mafies politike-ekzekutive, ligjvenëse e ekonomike shqiptare. Quhet Elvana Hana, ose siç e kanë pagëzuar “viktimat” e aferave të pista, “bosja” diktuese e transaksioneve të sistemit bankar dhe “kuçedra” e super-zhvatjeve financiare në sistemin e sigurim-kujdesit shëndetësor shqiptar. Kjo “përbindëshe” përfitimesh financiare nëpërmjet pushtet-familjes “SALI”, zyrtarisht ushtron detyrën e Drejtores së Përgjithëshme të Institutit të Sigurimit e Kujdesit Shëndetësor (ISKSH).
Në vitin 2005 pa punë, miliardere e pronare banke në vitin 2008
Mbesa e Liri Berishës, drejtore-sheike Elvana Hana, ka siguruar një pasurim të fuqishëm brenda 6 viteve në detyrën e saj zyrtare. Posti që ka, nuk ia siguron dot këtë pasuri, sepse në të kundërt, me pagën që marrin do të ishin bërë milarderë si ajo edhe 935 drejtorët e isntitucioneve e shërbimeve publike që ka administrata e lartë shtetërore. Por ja që mbesa e Liri Berishës, zonja Elvana Hana me detyrë Drejtore e Përgjithëshme e Institutit të Sigurimeve e Kujdesit Shëndetësor (ISKSH), ka pasuri financiare, si të kishte uzinë prodhimi makinash e skafesh. Natyrisht, që uzinë të tillë nuk ka. Po si e arriti këtë fuqi financiare? Në qershor të vitit 2005, kur burri i hallës Sali Berisha erdhi në pushtet më parullat “qeverisje me duar të pastra” dhe “luftë kundër padrinove të krimit ekonomik”, Elvana Hana ishte e pa punë, e sapo kthyer nga emigracioni. Familja e saj jetonte në vafëri të plotë, si mijëra familje shqiptare në këto 20 vite. Kryeministri SALI, burri i “teto LILIT” e emëroi mbesën e papunë e pa të ardhura, Drejtore të Përgjithëshnme të ISKSH. Këtu nis dhe pasurimi i saj i pisët nëpërmejt krimit ekonomik, duke shfytëzuar pozitave si pjesë organike e familjes mafioze kryeministrore “SALI”. Faktet flasin qartë. Deri në janar të vitit 2006, pra afro 5 muaj pas marrjes së detyrës, në deklaratën zyrtare të pasurisë së saj familjare, ajo figuronte të jetonte në një shtëpi “sociale” dhe vetëm me pagën mujore, me një depozitë-kursim 130 mijë lekë nga të ardhurat e pagës dhe 1.2 milion lekë nga emigracioni. Ndërsa në vitin 2008, saktësisht 2 vjetë më pas, po me atë pagë mujore, pasuria e mbesës së familjes ”SALI”, rezultonte me blerjen e një shtëpie miliardëshe, makina, troje, pronësi në bankën private “Credins”, aksione në kompaninë “Sicred” dhe llogari të shumta. Pa koment po e publikojmë deklaratën familajre të pasurisë së saj (me bashkëshortin), bërë për vitin 2008:
1. Shtesë në depozitë në shumën 691 mijë e 616 lekë me burim nga paga
2. Pakësim në llogarinë e pagës, në shumën 25 mijë e 195 lekë
3. Të ardhura nga paga, në shumën 1 milionë 473 mijë e 973 lekë për një vit
4. Të ardhura si anëtare e Këshillit Administrativ të ISKSH, në shumën 150 mijë e 464 lekë
5. Të ardhura si anëtare e bordit të ISSH-së, në shumën 61 mijë e 462 lekë
6. Të ardhura nga paga e bashkëshortit si zv/drejtor i “Credins”, në shumën 15 milionë 903 mijë e 369 lekë.
7. Të ardhura nga dividenti i “Sicred” sh.a. në shumën 913 mijë e 341 lekë
8. Pagesë 3023 dollarë, shlyerje kredie për blerje makine
9. Të ardhura nga shitja e truallit me ndërtesë, shuma 445 mijë e 750 euro për vitin 2008.
10. Blerje apartamenti, sipërfaqja 411 metra katrorë dhe garazh 43 metra katrorë, me shumën 947 mijë e 200 euro.
11. Të ardhura nga shitja e një apartamenti 79 metra katrorë, shuma 108 mijë e 600 euro.
12. Shtesë aksionesh në “Sicred” sh.a., në shumën 5 milion 666 mijë e 075 lekë
13. Shtesë aksionesh te Banka “Credins”, në shumën 10 milion 753 mijë e 549 lekë dhe 282 mijë e 486 dollarë shtesë Cash
14. Shtesë aksionesh te Banka “Credins” sh.a., në shumën 1 milion 535 mijë e 035 lekë.
15. Gjendje Cash e krijuar nga të ardhurat vjetore, shuma 12 mijë euro
16. Shlyer 75 mijë euro, për një kredi të marrë për blerje pasurie të paluajtshme
17. Paguar 18 mijë e 418 euro për një kredi të marrë për blerje makine
18. Paguar shuma 85 mijë e 582 euro për shlyerjen e një kredie të marrë për blerjen e një apartamenti.
19. Shlyer 157 mijë e 500 euro, si hua personale nga person fizik me afat një vit.
20. Paguar shuma 14 mijë e 156 euro për shlyerje kredie të marrë për blerje vile.
21. Paguar 8600 euro, si detyrim ndaj një personi fizik, për blerje apartamenti.
Shënim: Deklarata e pasurisë e vitit 2010, “nuk gjendet” dot në ILKPD. Sidoqoftë mjaftojnë edhe këto shifra, për të kuptuar se edhe po t’i lexosh lodhesh e jo t’i kesh kohë dhe fuqi për t’i siguruar me punë! Këto pasuri, nuk sigurohen edhe sikur të kesh shërbyer për 30 vjetr radhazi familjarisht si kozmonaut, pa u kthyer asnjëherë në tokë. Por, ja që Elvana Hana është mbesa e pushtetit “SALI” dhe këto 6 vite është bërë e qartë, se si dhe sa pasurohesh kur je pjesë e kupolës mafioze-familjare e këtij pushtet-krimi.
Pushteti “SALI”, burim përfitimesh abuzive për drejtore-mbesën
Mbesa e “Nënë-Madhes” së pushtetit Liri (Sllobodanka) Berisha, drejtorja “kuçedër” aferash e menaxhimesh të pista Elvana Hana, rezulton se dhe në vitet 2009, 2010 e 2011, klasifikohet në listën e personave e familjeve që vazhdojnë të shtojnë “lumë” pasuritë financiare, me “prurje” në miliona euro. Sipas saj, këto miliarda sigurohen m “me kursime page mujore”, me ca “aksione në prona” dhe “shpërblime bordesh”. Në fakt, të gjtiha janë maskë për të fshehur rrugët dhe mjetet e pasurimit, mbasi paga e të tjera “deklarime” fantazma janë mashtrim. E vetmja mundësi për t’u bërë miliarder brenda 6 vitesh me detyrë drejtore, kuptohet që “burim” pasurimi është krimi i shfrenuar ekonomik.
Në rastin e drejtore-mbesës Elvana Hana të familje-pushtetit, këto burime pasurimi “sheikësh” kanë qënë dhe janë siguruar nga abuzime me tendera, me investime fiktive, me blerje, me licensa klienteliste, me presione kontrollesh për heqje licensash dhe përdorje të Bankës “Credins”, me tregun e barnave masive e ato të listës së rimbursimit, me thithje e transaksione të pagave mujore të administratës publike dhe kompanive private, të likuiditeteve, të manaxhimit të kredive fantazma, të fondeve publike etj. Këto “marifete” vazhdjën të bëhen prej drejtore-mbesës së pushtetit, duke përdorur lirshëm si “mandat”, lidhjen me kapon e pushtet-familjes, kryeministrin SALI, burrin e “teto LILIT”.
Po përmendim disa fakte. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka një raport kontrolli mbi importin e ilaçeve të rimbursuara. Në 437 praktika të kontrolluara në vitet 2005-2007, rezultojnë afro 46 milionë euro barna kontarabandë, të futur prej grosistëve në Shqipëri, por të pa pasqyruara në dokumenta e blerjes. Për këto, megjithëse drejtore-mbesa ka dosjet e subjekteve në duar, nuk ka folur asnjë fjalë, madje fugurojnë me ciklimin ”të mbyllura” edhe në prokurori edhe në drejtorinë e doganave! Pyesim: Nga erdhi urdhëri për të heshtur? Kush e miratoi dhe e lejoji futjen e këtyre barnave në shërbim? Dispeceria e këtij krimi ekonomik është drejtore-mbesa e pushtet-familjes. Kjo kontrabandë barnash në 70% të sasisë dhe 65% të sakduara, po vazhdon fuqishëm, në bashkëveprim me ministrin Petrit Vasili dhe firmat e tij familjare të barnave farmaceutike. Kjo drejtore, kur ka nisur detyrën e dhënë nga pushtet-familja ka imponuar me urdhër 700 farmaci që të shkëpusin mardhëniet financiare me BKT dhe të përfshihen në bankën e saj “Credins”. Në shkrut të vitit 2007, po me makinacione të pista përfitimesh për drejtore-mbesën Elvana Hana, kryeministri SALI nxjerr “VKM ekstra” duke transferuar “Fondin 602” dhe pagat e infermierëve nga varësia e Ministrisë së Shëndetësisë, në varësi të ISKSH së drejtuar nga mbesa, duke u kaluar pagat e gjtihë fondet nga banka “Raiffeisen”, në bankën “Credins”. Tenderon 120 milionë lekë për programe informatike ekonomike, me të cilin bleu vetëm 23 liçenca, ndërkohë që Ministria e Financave me të njëjtën vlerë, bleu 250 liçensa! Të gjithë ministritë dhe institucionet shtetërore të çdo niveli, që kanë lidhje me buxhetin e shtetit, janë urdhëruar nga qeveria, të shkëpusin lidhjet me bankat e tjera, duke i transferuar fondet e investimeve, të buxhet-depozitave, të llogarive rrjedhëse, pagat e punonjësve dhe gjithë lëvizjet financiare bankare, vetëm tek banka “Credins”, ku pronare ështrë Elvana Hana, mbesa e Liri Berishës.
Po ku i gjeti gjurmet e barutit policia? I pa e gjithe Shqiperia me doreza ne duar ata dhe te veshur deri ne fyt. Ku i gjeten gjurmet e barutit? Ne cilen pjese te trupit paskan gjurme baruti nese kishin dorashka, kokore dhe xhupa lekure. Kjo eshte vetem mashtrim me publikun qe bejne per te humbur gjurmet e vrasesit te vertete. Ky popull eshte ca i lodhur po bar nuk ha shoku Didi.
Ka ca si shumë koincidenca.
Motori,prirjet kriminale të këtyre shtetasve,info nga policia si të dyshuar.
Fakti që janë 2 dhe jo 1.
Nuk besoj se gabohen këtë herë.Ka mundësi shumë të mëdha që këta të jenë autorët.
ti Joti qenke bufalla
E drejte, pastaj gjurme baruti duhet te kishte vetem njeri, ai mbrapa, se ai ka qelluar.
baruti deperton edhe neper lekure, edhe neper dorza, por ka mundesi qe gjurma te kene mbetur ne xhinsat e tyre
Juxhini .Nuk ke ide fare se cdo te thote te gjeshe gjurme.Je prapa bote o mik i dashur .Po spermen mbas 6 muaj si e gjejne.Po parfumin mbas 1 viti sie gjejne.Dukesh qe ne kimi ke qene fyshek .Jane te gjitha sumbstanca kimike qe bashkjetojne me ambjentin qe na rrethon .
Gjurmat te cfardo lloje kategorie qofshin ne trupin e njeriut sa do i mbrojtua ruajne aktivitetin e tyre per nje kohe te gjate .Vetm ne rastet e djegjeve ky problem behet teper i veshtire per tu zbuluar .Rrobat qe vishen nuk jane 100% te pa depertushme.Edhe nese ka ndonje lajthitje behen prova te dyta me persona te tjere qe te shpien ne perfundimin qe duhet .
Mos e vri mendjen; i di apo nuk i di policia apo ja fut kot.Cdo deklarim eshte me pergjegjsi jo si pordhet qe leshon cdo dite Saliu.
z.Juxhin dukesh qe ke difekte ne arsimim.Ka
shume metoda me kap gjurmet e barutit,kokaines
bile edhe CO2 etj
o “Juxhini”, amerikanet e kane zbuluar te paret qysh prej vitit 2005, sa here qe nje person gjuan me arme, pavarsisht se ka apo jo doreza, tek rrobat qe ata mbajne te veshura por edhe direkt ne lekure edhe sikur te banjo, ngelen per 48 ore shenjat e barutit, dmth qe ky person ka qelluar me arme:
juxhini me duket se ha bar vertet.shkenca ka harritur kulmin,baruti gjitheashtu kur dizet ka veti qe perhapet dhe te tradheton.iku koha qe fshiheshin gjerat.tani kreminelet ne bagen e drejtesis.po me kete medje qe ke ti edhe dita jote nuke do jet larg.
duhet te perputhet gjatesia e atij qe nget motorin me ata dy djemte. duket shume qarte qe eshte person i shkurter.. duken shume qarte edhe gjatesia e duarve edhe ajo e kembeve
Asnjehere kriminelet nuk e tregojne krimin per shume aresye qe jane genetike, jane profesionale dhe jane shtrenguese nga porositesit. Por jane faktet ato qe i vene para pergjegjesise ligjore. Ka njerez qe ate dite i dine me te vertete se ku kane qene dy personat ne fjale. Ata qe thone se kan qene tek kanali shume shpejt deshtojne ne deshmite e tyre po te merren ne pyetje te vecante dhe te firmosin per deshmine . Po tu behen deshmitareve te ” kanalit” vetem nga tre pyetje vec e vec ata diskordojne dhe del bllofi, gjithnje neqoftese genjejne. Policia duhet te jete e vendosur ne hetim dhe ne prova, ose perndryshe te dhenat deformohen. Kapja dhe ndeshkimi i fajtoreve ne kete rast do te ishte i rendesishem per tu prere udhen ne te ardhmen ngjarjeve te tilla. Megjithate procesi mendoj eshte i nderlikuar pasi kalon neper disa hallka .
Ky muhabeti i gjurmeve te barutit me duket kot fare, sepse ata te dy mu duken sikur ishin te mbuluar plotesisht, me duar me koke e me kembe. Pastaj do te shtoja qe gjurmet e barutit mund te gjenden shume kollaj edhe ne persona qe nuk kane qelluar ndonjehere, mjafton qe keta te fundit ti japin doren ndonjerit qe ka qelluar ose thjesht edhe duke prekur objekte qe jane ne kontakt me personat qe perdorin arme zjarri, psh: mjafton te hysh ne nje komisariat policie dhe kushdo mund te “infektohet” me gjurme baruti.
O durresi, cfare munhabeti eshte ky i yti? Ata qenkan kriminel te regjur, ti dashke ti mbr;sh. Mos i ke te tute? Paska vrare ne greqi dhe paska bere vetem 7 vjet burg. Kalbe, more qenin ne burg!
Keta dy te arrestuarit do jene koka turku.I ndjeri Santos diku ka prishur interesa te politikaneve te vendit (te majte e te djathte)
Cfare barku i pjell keto montra ?? pergjigja:Sheqerja dhe si motrat e saj egersira,injorante …,,,…
Hahahahaha sa i besoni. o popull ktyre .gjerave dhee ju servilin lajmin po dhee sikur t jen kta kta jane thjesht vrases me pages misioni tyre kaq ishte po kysh eshte vrasesi vertet ?Porositesi ai eshte koka dhe pse duhej te eliminohej SANTO ketee duhet te germojne prokuroria dhe gjykatsit por kush prokurori po kush gjykata ara jane vet t perlyer pra e kot cdo gje hajdutin se kap hajdutin
To be or not to be, spo te kthen njeri pergjigje. Duket qe ditke shume gjera ti qe spo merr asnje pergjigje, apo ja ke fut kot.
Te qellosh me arme dhe te vrasesh jane dy gjera te ndryshme… Edhe une dal per gjah, por nuk kam vrare gje (pervec harabelave)…
Dikur ne me barutin krenoheshim sdm kur ishte i thate tani nxjerr probleme.Ndoshta baruti vjen nga ndonje qitje e meparshme kur ata nuk perdoren doreza psh per tu stervitur por nuk do te thote shume lidhur me ngjarjen
hahahahah u gjeten vrasesit ???!!!!!!Kjo me kujton filmin 14 vjec dhender kur personazhi bertet E gjetem Vangjel dhe tjetra ja pret Ua cu kenaqem
po ti futesh ne burg i ben nder se burgu eshte per pertacet keshtu qe ajde se punon populli shqiptar te ushqeje kriminelet,dhe vuajne fukarenjte se jane te drejte,enveri i vinte ne pune te thyenin gure dhe mire ja u bente.
o Durrsi, çfare di ti nga kriminalistika? infektimi dhe gjurma e barutit jane dy gjera te ndryshme, edhe nese kap barut te pa djegur me duar nuk te çon drejt krimit, por nese nje person shkrep nje arme atehere gjurma e barutit futet thelle ne poret e lekures qofte edhe kur ke veshje trikotaxhi, vetem nese ke veshje plastike mund te mos mbetet gjurme.
Pra o durresi prej ishmi apo ndonje katundi tjeter, meso qe qe baruti nuk perhap infeksione. baruti eshte lende me permbajtje te larte toksike dhe le gjurme per nje kohe te gjate ne vendet ku digjet.
squfuri qe ai permban mbase mund te fshihet ne lekuren tende edhe per rreth 30 dite.
gjurme baruti te leshit — ata jane profesionista, kane perdorur pistolete me mulli, kane perdorur dorashka , kokore , veshje speciale dhe ne cante mbanin rrobat e tjera per tu nderruar (keto i ka deklaruar policia vete), dhe keta paska zbuluar gjurme baruti. Po pastaj se kane zbuluar gjurme baruti? A mjafton kjo per ti denuar? Hic fare , gjurmet e barutit nuk e lidhin dot me ngjarjen sepse ka shume njerez qe merren me gjueti. Dhe paskan gjurme baruti keta qe paskan perdorur dorashka ? Kjo behet per ti mbajtur 2 muaj ne burg dhe pastaj do ti lene te lire se nuk kane asgje qe ti lidhur me ngjarjen, Nuk ka shenja gishterinjsh mbi armen e krimit, nuk ka gezhoja qe ta lidhin me vendngjarjen e krimit , nuk ka arme te krimit, nuk kane asgje qe ti inkriminojne. Nuk eshte prove fakti qe ka patur gjurme baruti. Kush e vertetoi saktesine e analizes se gjurmes se barutit ne nje person qe ka bere qitje me dorashka lekure ? Ketu kuptohet qe policia thjesht po ushqen publikun me gjoja aftesine e saj te papare per te inkriminuar edhe kur nuk ke lidhje me ngjarjen.
Ja futun ketyre krutaneve tani… O zoti DIDI, e gjithe shqiperia e di qe ata jane hajdut ordiner dhe jo vrasesh profesionisht qe te marrin jete ne mes te bllokut. Boll i hodhet hi syve te ketit popullit. Po te keni bythe gjeni kush eshte fajtori i vertete e nese jo lereni fjalet e komentet dhe vazhdoni me hipotezen tuaj klasike: “POLICIA PO I NDJEK AUTORET NE DREJTIM TE PADITUR”
E keqja me e madhe eshte se te gjithe e heqin veten eksperte ne cdo fushe edhe pse mund te jene me shkolle tetevjecare. Po ku merni vesh ju nga kriminalistika qe derdellisni gjithe diten duke hedhur tymnaje.Kjo tregon se mos nxierin te palara te tjera ne shesh e ndoshta edhe imoplikomet e Sasli Kriminelit. Nuk mund te kete fushe te jetes pa patur dore kryemafiozi i Shqiperise qe e sakatoi kete vend Serbi Sali. Eshte me mire te heshtes se sa te flasesh budallalleqe. Nuk e ka thene kot : O zot fali ata qe nuk dine se cbeje .Po me duket se edhe kjo thenie duhet te ndryshohet,duhet te thuhet ,O zot Mer hak per njerzit e ligj qe po e shkaterojne kete vend.
Ka dicka interesante ne kete rast. Keta te 2 “vrasesit” e fushe-Krujes jane gjetja e policise per ti hedhur hi syve te miletit. dhe ja sa bukur, policia i gjeti vrasesit. Shteti eshte i forte dhe e kap lepurin me qerre. Po ke genjeni o te mjere! veten tuaj! Ne gjithe kete ndodhi te tmerrshme duket hapur qe policia e shtetit, ne rastin me te mire i la vrasesit te ikin, per te mos u gjendur me kurre. Fjalet e liga thone se vrasesit ishin punonjes policie te klanit te droges, te punesuar nga “rilindja” pikerisht per keto pune. Preversi Rama, me kete qe beri don ti mbylle gojen te tijeve se mund ta pesojne si i ndieri Santo, mu ne vendin e punes, nese tregojne te palarat e tij. Nuk e pate, priten te jepej statusi per Shqiperine dhe te nesermen e vrane ne menyren me barbare. Dhe u gjeten 2 qyqare per ti bere pergjegjes per vrasjen. rrofte rilindja. Ku i dihet c`na pret me pas! ne dore te skizofrenit.
Be-X
I paske bere skanerin Elvana Hanes,Ja ke dhene gati investigatoreve te Times.
a jane verifikuar motorrat qe perdorin shoqerite e ruajtjes dhe sigurise fizike? Kete lloj motorri e kam pare dhe ne perdorim te tyre.