Vlora akuzohet se shpenzoi 6 mijë euro për një biletë avioni, por ajo e përgënjeshtron: Ishte udhëtim në disa shtete

3 Korrik 2014, 18:43Rajoni TEMA

“Nuk ngjan shpesh të takosh udhëheqës shtetesh që udhëtojnë me klasin ekonomik”.

Kështu shkruante në janar të këtij viti, Vlora Çitaku, ministrja në detyrë e Integrimit në Kosovë.

Këto ditë ajo ka shkaktuar shumë debat në Kosovë, pasi vendosi të heqë dorë nga posti i deputetes së PDK.

Dy ditë më pas, mediat publikuan të dhëna për shpenzimet e mëdha të saj në krye të ministrisë.

Sipas gazetës “Jeta në Kosovë”, Vlora Çitaku ka paguar 6 mijë euro për një biletë të klasit biznes drejt Uashingtonit.

Kjo bie në kundërshti me postimin e saj në Facebook në janar të këtij viti, ku ajo, së bashku me presidenten Atifete Jahjaga dhe këshilltarin e presidentes, Arbër Vllahiu udhëtonin me klasin ekonomik nga Vjena drejt Prishtinës.

Një raport i auditit ka zbuluar se kjo ministri ka shpenzuar gjatë vitit 2013 plot 400 mijë euro për bileta udhëtimesh jashtë vendit, kur buxheti ishte 75 mijë euro.

Jo vetëm kaq, por JNK raporton se bileta janë paguar edhe për njerëz që nuk ishin staf i ministrisë.

Por Çitaku e hedh poshtë raportin e auditit.

Përmes rrjetit Twitter, ajo tha pak më parë se bileta përfshin udhëtime në disa shtete.

6 komente në “Vlora akuzohet se shpenzoi 6 mijë euro për një biletë avioni, por ajo e përgënjeshtron: Ishte udhëtim në disa shtete”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Vlora ja paska bere forra…

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Eshte e vetmja deputete ketej dhe andej kufirit me PLOT SHARM dhe mu per kete i lejohet ky shpenzim ,kur keto shpezime edhe me marramendese i ka bere JOZI TPALLI -LACEJ -DISENJATORJA .

  3. klidi says:

    po pra po i paska rene botes verdallee http://goo.gl/SvGn8p

  4. ARBEN says:

    Me thene te verteten Vlorkes i takon ti beje keto shpenzime per arsyen e nje sharmi politik dhe fizik qe ajo ka nga njera ane dhe se dyti duhen justifikuar takimet (si femer shoqeruese) e perfaqesuesit te B.E Zhbogar.

  5. MERITONI says:

    haahhahahahaha,sigurishte ka shpenzu edhe per sherbime te tjera!

    munde te ket shpenzu per sherbime seksuale?!

    une veq thashe,nuk do te thote se ja kame qelluar,hahahhah!!!

  6. nukkam says:

    do ken ndruar vendet.mbasi esht ber fotoja kan shkaur ne vendet e tyre. eh cjemi ne shqiptaret… vetem me llafe merremi. ktu e kisha fjalen per veten time.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje