Vrasja e Santos, debate në Kuvend/ Berisha: Ose shteti nuk ekziston, ose e vrau Qeveria

3 Korrik 2014, 11:34Politika TEMA

Ish-Kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të ashpra në Kuvend në lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo, ndërsa theksoi se për këtë ngjarje ose shteti nuk ekziston ose atë e ka bërë Qeveria. Sipas Berishës, këto variante dali pasi  nuk ka mundësi që vrasësit t’i shpëtonin postblloqeve të shumta atë ditë.

 “Aty ku u vra Santo ishin policët, aty ishin mbi 30 policë të tjerë që shoqëronin zv.kryeministrin maqedonas, kur doli nga Tirana kishte 5-7 postblloqe. Të gjitha këto nuk funksionuan. Dy gjëra janë: ose e vrau qeveria, nuk kam të dhëna se po të kisha ja numëroj një nga një, ose shteti nuk ekzistonte, dhe kjo ishte evidente. Ju e vratë për së dyti dhe e poshtëruat atë. Ju për arsyet tuaja e shpallët atë pistë kolumbiane, pista e Mamurrasit. Ju për arsyet tuaja që i bëj thirrje Llallës të hetojë e shpallët: pista e mamurrasit. Nga një hero që e kishit tani duhej të poshtërohej për së vdekuri. Të them ty zotëri, (duke iu drejtuar ministrit Tahiri) t’i je për lidhje me kolumbianin, sepse të nesërmen e lajmit se 250 kg heroinë u nisën drejt Shqiëprisë dole u the se ajo nuk ka qenë me destinacion Shqipërinë, ka qenë për në Francë ose Itali. E bërë për të mbrojtur kriminelët, se ishe i implikuar. Se ke qenë në anën e krimit, se hetimet treguan se ishte destinacion jo Shqipëria, dhe jo vetëm”, tha Berisha.

Sipas Berishës, nxjerrja në dritë e disa prej pistave të hetimit, që e lidhin vrasjen me histori të trafikut të drogës në Kolumbi nuk bëjnë gjë tjetër veçse e vranë për së dyti bankierin e ndjerë. Për këtë ai bëri sërish përgjegjës mazhorancën.

“E vratë për së dyti dhe e poshtëruat në mënyrën më cinike. Ju për arsyet tuaja e shpallët atë pistë kolumbiane, pista e Mamurrait. Nga një hero që e kishin tani duhet të poshtërohej për së vdekuri. Nëse ka pasur njeri për lidhje me kolumbianit jeni ju. Kur u kapën 250 kg kokainë në Mal të Zi, ju të nesërmen deklaruat se droga nuk kishte destinacion Shqipërinë. Cilin donit të mbronit me deklaratën tuaj? Ndërsa tani për një të vdekur thoni po hetojmë pistën kolumbiane. Jam i bindur se po hetohet në mënyrë serioze por qëndrimi juaj duke urdhëruar mediat tuaja, është trillim i juaji. Doni të poshtëroni nëpërmjet kufomës këtë vrasje. Kur flet prokuroria ka provat e veta, kur flisni para saj ju bëni çdo gjë për të prishur hetimet. Ai ju ka telefonuar juve para vrasjes, kjo është e sigurt, ai ju njoftoi juve dhe Kryeministrin për motorin që e ndiqte. Ju telefoi 10 minuta para vrasjes, kjo është 100% e sigurt”, vijoi Berisha.

Më tej, ish-Kryeministri iu rikthye cështjes së përjashtimit të tij për 10 ditë nga Kuvendi.

“Më larguan nga Kuvendi pse citova fjalët e Ramës “prostitutë” dhe “kurvë”, por unë do t’ia përplas Ramës në surrat të gjitha,” paralajmëroi Berisha.

Duke iu drejtuar drejtuesit të seancës, zv.Kryetarit të Kuvendit Vangjel Dule Berisha theksoi “bashkëkryetari tjetër që i thonë “më thanë të të arrestoj, por nuk të arrestoj,” herën e fundit nuk më la të mbaroja fjalën.Kurrë në jetën time nuk kam agresuar me fjalën prostitutë dhe kurvë, sepse ajo është praktikë e botës që lamë pas. Ishin drejtues si Mehmet Shehu ata që e bënë atë. Por, çfarë ndodhi? Morët vendim të më përjashtonit për fjalët që kryeministri ia adresonte të tjerëve, dy femrave dhe një të trete aty. Në vend që t’i thoshit atij se nuk duhen lejuar kyrrë sharje të tjera. Por ju, kur e dëgjuar atë si në fermën e derrave që ai thoshte, ulur si një ordiner, si ata rrugeçët që shohin nga vrima e çelësit në derë, tek thoshte rrotë… etj etj. Unë do t’ia përplas gjithçka në surrat nga kjo foltore”, tha Berisha.

Deputeti demokrat Ridvan Bode e ka quajtur vrasjen e bankierit Santo një alarm për sigurinë në vend. 

“Pak ditë më parë ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, një ngjarje e padëgjuar, menaxheri i të vetmes bankë me kapital shqiptar u ekzekutua në mes të Tiranës, duke prekur besimin e një institucioni siç është sistemi bankar, i cili mbahet në këmbë vetëm për shkak të koefidencës publike. Kjo ngjarje duhet të ishte një alarm për qeverinë. Policia me këtë rast humbi shansin për të goditur krimin. Është një alarm për sigurinë. Ky dështim kjo shuarje ka inkurajuar krimin”, tha Bode.

Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka pasi bëri një përmbledhje të situatës së rendit në vend që nga periudha kur erdhi në pushtet Qeveria Rama,  akuzoi qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme se nuk mori asnjë masë për të kapur vrasësit e biznesmenti.

“Ku i kishe cunat Edvini dhe Sajmiri që ti thoshe bravo çuna, kur në mes të ditës në zonën më të survejuar, më të populluar, u vra një nga biznesmenët më të sukseshëm të këtij vendi. U vra në sy të policit dhe çunat e Sajmirit bënin sehir. Policia bënte sehir kur u vra Santo. Thuhet se polici njoftoi, po ku ishte shteti, policia, Ministria e Brendshme që nuk reagoi dhe që e la motorin të sillej vërdallë dhe asnjë postbllok nuk u ngrit ta ndalojë, ku ishin pra cunat? Kjo ndodhi sepse këtu nuk ka shtet.Policia po gremiset me shpejtësi maramendëse, policia është e shkatërruar. Këtë e thonë vetë dokumentat e policisë”, tha Noka.

 

Replika Topalli-Bare

Ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka ndërprerë fjalën në Kuvend, deputetit Besnik Bare ndërsa diskutonte për kthimin e shpendëve dhe gjuetinë e paligjshme dhe ka insistuar të lihej ajo çështje dhe të flitej për vrasjen e ndodhur para një jave, atë të bankierit Artan Santo.

Duke i ndërprerë fjalën socialistit Besnik Bare, Topalli tha “Z.Dule, në këtë vend po ndodhin gjëra shumë të rënda e ju po flisni për gjueti lepuri me zagarë me drita natën . Kryeministri nuk është, kurse ministri i Jashtëm qesh. Këtu para një jave ka ndodhur një vrasje e rëndë,mafioze, që ka tronditur tërë opinin publik. Përse nuk flisni? Në cilin vend të botës ndodh që të tronditet vendi nga vrasje të panumërta dhe s’ka reagim? Me kë po tallemi? Ku jemi? Ku është mazhoranca? Pse ka karrige bosh? Z.Dule, si kryesuar i kësaj séance ju nuk mund të bëni sikur nuk dini gjë dhe sot të diskutojmë për atë që është çështja e ditës, siguria e jetës, kontrolli i kufijve, kjo ëhstë detyra e parë e çdo politikani dhe qytetari”.

Por, i menjëherëshëm ka qënë reagimi i Bares, i cili tha: “mua më vjen keq që vendos në fjalën e saj, znj.Topalli, ato fjalë që unë thashë dhe për këtë unë dua të citoj vetëm një nobelist, i cili, që në vitin 1952 thoshte: “Ajo shoqëri që nuk është në gjendje të respektojë qëniet më të thjeshta, qofshin bimë dhe kafshë, kurrë nuk do mundë të respektojë qënien e ngjashme me vetveten!” Dhe këtë ti e manifeston më mirë se askush!  Je personi më agresiv në të gjithë historinë e Parlamentit këtu, që ke fyer njerëz pa fund, nga nëna, nga baba. I ke kapur njerëzit i ke thënë “kape mor për zhelesh”, nëpër emisione televizive ke thene “ti meriton plumb ballit!” dhe ti më flet këtu mua për ndjeshmëri, për vrasje?! Po nga goja jote kanë dalë vetëm shenja dhune dhe agresiviteti”.

Hetimi Parlamentar

Partia Demokratike kërkoi në Kuvend zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për serverin e tatimeve.

“Kemi kërkuar prej 4 javësh zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e Komisionit Hetimor për serverin e tatimeve dhe ky është vendim i detyrueshëm për tu zbatuar në mënyrë të menjëhershme. Ky vendim duhej të bëhej kryesisht nga Kryetari i Kuvendit, megjithatë ne i kemi çuar një shkresë me anë të së cilës kërkojmë zbatimin e vendimit. Kryeministri Rama vodhi të dhënat personale të 4 milionë bizneseve dhe sot po bllokon hetimin e çështjes. Kemi pritur që Kuvendi dhe mazhoranca të reagojë, kemi pritur që të jemi konstruktivë para statusit, por nuk do e ulim kokën. Kërkojmë një qëndrim nga mazhoranca të ketë një qëndrim me këtë çështje”, theksoi Halimi.

Gjithashtu ai paralajmëroi edhe ndërmarrjen e hapave ligjore kundër vendimit të Qeverisë, në bazë të të cilit detyrohen qytetarët që të dorëzojnë në kompanitë celulare edhe e-mail e tyre. Ndërsa e cilësoi miratimin e një vendimi të tillë si aspak transparent dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Halimi theksoi se përmes tij synohet të përgjohen qytetarët pa vendim prokurorie.

“Ne do e lejojmë një gjë të tillë”, theksoi Halimi.

Deputetja Jozefina Topalli ndërsa kërkoi ngritjen e këtij komisioni, tha se kjo është e vetmja mënyrë e opozitës për të kontrolluar punën e qeverisë, duke shtuar se është një e drejtë e bazuar edhe në Kushtetutë

“Në rendin e ditës nuk është ngritja e komisionit hetimor, për të kontrolluar qeverinë. Është vendim i Gjykatës Kushtetuese, është detyrim i mazhorancës për ta zbatuar, dhe duhet ta fusni në rend të ditës atë që keni detyrim nga kushtetuta. Sot s’mund të pajtoheni me qëndrimet e kryetarit të Parlamentit apo të mazhorancës. Opozita s’ka mjet tjetër për kontrolin e qeverisë përveç komisioneve hetimore dhe interpelancave. Ju kërkoj të fusni në rend të ditës këtë çështje që është ratifikuar së fundi nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Se kam me ty, e kam me dy kryetarët”, iu drejtua Topalli drejtuesit të seancës Vangjel Dules.

Nga ana tjetër Nënkryetari i Kuvendit Vangjel Dule tha se kjo nuk është kompetencë e tij, pasi i takon konferencës së kryetarëve të procedojë më tej në lidhje me çështjen.

“I takon Konferencës së Kryetarëve të procedojë më tej në lidhje me çështjen. Kjo do të ndiqet por jo duke dalë nga procedurat”, tha Dule.

4 komente në “Vrasja e Santos, debate në Kuvend/ Berisha: Ose shteti nuk ekziston, ose e vrau Qeveria”

  1. mëno says:

    Ky Halimi qe gjoja eshte edhe jurist, duhet ti mbyllet goja me mut. Injoranca njeh vetem dhunen si edukim, dhe ky eshte shembulli me tipik i injorantit servil. Prandaj eshte bere kaq i peshtir ne TV se te ngjalle krupen.

  2. Lleshi says:

    Zoje Topalli pse nuk paska ken e shqetsume per vrasjet ne kohen e pushtetit te saj ne tet vjete qe ka pas plot te tilla, bile nje ne Malesi te Madhe kur bante fushate Topalli me 2009 apo kjo i harroj. Po kjo zoje ashte e shqetsueme ma shume se i hupi i shkreti pushtet, se i met pa pune Gjoni, po i perfolet vajza me qe e ka fut ne pune me korrupsion hem ne Banke te Shtetit hem ne Univesitet te shtetit si pedagoge pa stazh. A nuk jan shkelje te randa keto moj Jozefine ? Po mire e ke ska shtet se po te kete ti fut dy kam ne ni kpuc. Ene dicka moj Jozefine, po te akuzojne si bashkeputore Sigurimit Shtetit socialistat dhe a gja e ran. Dil moj po ke e pafajshme e fol si burrneshe shkodret a ke kene spiune a nuk ke ken, pse po heshte si gjarpni per nen gur.

  3. qytetar says:

    Haleimja eshte thjesht nje kone mistrece.

  4. shqipetaret e vertete says:

    Parlamenti te vendosi:policia e shtetit t ekzekutoje grupin fashist te sali berishes,bashes,topallit,halimit,nokes,palokes,Nishanit KLD,Te plehrave te drejtesise.Te behet ne emer te nje milion shqipetareve.PD jashte ligjit.koha nuk pret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje