Partia Demokratike i kërkon BE-së që të dërgojë një grup monitorues në Shqipëri për të vëzhguar lëvizjet që po bëhen nga Qeveria në administratë.
Në një deklaratë për median deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh se Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duhet të heqin dorë nga skenari për të zëvendësuar nënpunësit civilë në administratë me militantë.
“70 nënpunës civilë janë thirrur në Ministrinë e Mbrojtjes ku është kërkuar të japin dorëheqjen ose të dalin në listë pritje. Rama dhe Meta të heqin dorë nga ky spastrim i turpshëm i administratës publike. Ky skenar do përballet me protestën më të fortë qytetare. BE të dërgojë një mision monitorimi për të parë nga afër spastrimet në administratë që po bën qeveria”, u shpreh Bylykbashi.
Por, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një deklaratës për mediat, duke hedhur poshtë deklaratat e opozitës.
“Pas miratimit të strukturës së re të Forcave të Armatosura nga presidenti i Republikës, ministri i Mbrojtjes ka nisur procedurat ligjore në bazë dhe në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës.Saktësojmë se të gjitha veprimet do të kryhen konform urdhërit të dalë nga ministri i Mbrojtjes, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqiperisë Nr 8892, dt 17.06.2014 “Për miratimin e strukturës organizative të FA-së” dhe dekretit të Presidentit të Republikës së Shqiperisë Nr 8593, dt 17.06.2014 “Për miratimin e planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqiperisë”, thuhet ne delarate.
PO ik o bylibalash se ngelet rrugeve duke thene qe do bejme greva masive ju i beni ,por sia uvar me njeri se populli u ngop me ju plehra qe su merr njeri persiper per asnji nga ato qe thoni se jane mashtrime .
O Olger i PD po ju cfar bete kur vut njerzit e paafte ne administrate e qe qelbet dynjan po per ato qe that se jan te paafte nuk foli asnje njeri kete politik e bejne vete ata qe kan shumicen – kete di -voglush i Saliut .