Rama: Do rilindim figurën e ambasadorit. Fund periudhës kur ata shanin opozitën

5 Korrik 2014, 13:24Politika TEMA

“Rilindje të figurës së ambasadorit, përmirësim të kushteve të punës dhe pagës dhe dhënie fund të emërimeve në ambasadat shqiptare të kushërinjve, farefisit dhe deri të hajvanëve që nuk kanë asnjë lidhje me diplomacinë, por që ishin më të fuqishëm edhe se ambasadorët”.

“Kam patur rastin të takoj vetë ambasadorë këmbësorë, të cilët nuk mund të lëviznin me makinën e ambasadës, pasi shoferi nuk pyeste për ambasadorin dhe ai lëvizte për punët e tij. Situata të tilla duhet të marrin fund dhe nuk duhet të ketë më vend në diplomacinë shqiptare për hajvanët, farefisin, kushërinjtë dhe të paaftët, që i kemi pranuar deri më tani duke i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm imazhit dhe interesave kombëtare”. 

Kështu iu drejtua kryeministri Edi Rama ambasadorëve shqiptarë në botë gjatë pritjes së zhvilluar me ta në selinë e Këshillit të Ministrave në Tiranë. Me gjuhë të ashpër Rama ka shigjetuar punën e deridjeshme të Trupit Diplomatik shqiptar, që misionin më të rëndësishëm kishte të shante në gjuhë të huaj opozitën e atëhershme, Qeverinë e sotme.

“Opozita ishte kthyer në një shënjestër të diplomacisë së vendit tonë, sidomos në vendet kyçe të BE dhe SHBA. Do të mbetet një nga momentet e trishtuara në kontaktet e mia me diplomacinë, debati në gjuhë të huaj me një ambasador, i cili vijonte refrenin e sulmeve ndaj opozitës. Një turp për trupin diplomatik në vendin tonë. Në këtë kuadër mu kujtua ajo shprehja: ambasadori është një njeri i ndershëm që gënjen për vendin e vet. Koha e sulmeve ndaj opozitës ka marrë fund, dhe me mazhorancën e re ka ndryshuar edhe roli i diplomacisë shqiptare dhe i politikës së jashtme të Shqipërisë. Ndjehem mirë që nuk ndjehem më keq për ju. Dua ta them se që kur kam ardhur në Kryeministri, askush nga ju nuk ka për detyrë të shajë opozitën në gjuhë të huaj. Përkundrazi jeni të lutur të përfaqësoni shtetin shqiprtar. Që kur ka ndryshuar historia në Shqipëri ka ndryshuar edhe figura e ambasadorit, por për një rilindje ky është vetëm fillimi. Më lejoni të ndaj bindjen se falë lidershipit tonë, falë ministrit tonë të Jashtëm, dinamika e re ku ka hyrë politika e jashtme do të sjellë një ndryshim të politikës së jashtme në të gjitha aspektet”, iu drejtua Rama të pranishmëve.

Duke folur për politikat në rajon, Kryeministri tha se në pah tashmë kanë dalë marrëdhënie të reja, ku në fokus janë sipas tij marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe ato me BE. Në këtë kuadër sipas Ramës edhe roli i ambasadorëve ka ndryshuar duke u bërë siç theksoi ai agjentë ekonomikë e kulturorë të vendit të tij.

 “Le ta përshkojmë një çast rrugën që historia ka bërë për të mbërritur deri më sot. Mos të harrojmë se 100 vjet më parë plasi Lufta e parë Botërore, dhe sot paqja ka ulur në tryezën e të ardhmes të gjithë. Pavarësisht të shkuarës së afërt apo të largët. Ne aktorët e sotëm të historisë së Qeverisë e diplomacisë shqiptare, duhet ta ndjejmë peshën e kohës që jetojmë. Marrëdhëniet rajonale kanë dalë në pah. Kur them këtë, flas për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe rajonit me Bashkimin Europian. Nuk duhet të humbim sfidën e re të kohës e rajonit. Nuk kam parasysh këtu ndonjë gjë që është jashtë kufijve të së mundshmes, por rritjen e shpejtësisë e cilësisë së diplomacisë, për tu kthyer në agjentë ekonomikë e kulturorë”, theksoi Rama.

Kryeministri shtoi se po punohet për ndryshimin e imazhit të Shqipërisë, duke shtuar se puna e qeverisë që ai drejton e bërë në këtë drejtim solli edhe marrjen e statusit të vendit kandidat. Rama nënvizoi se në botën e re të komunikimit, të gjithë mund të jenë Ambasadorë të vendit të tij, duke theksuar se roli i ambasadorëve është koordinimi i këtyrë instancave për përmirësimin e imazhit të vendit.

“Ministri ju ka njoftuar se do të ngrihet një grup i posaçëm që do të na ndihmojë për rikrijimin e profilit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne sot jemi të bindur se në rajon nuk ka interesa që përplasen, por interesa që mund të përplotësohen në të mirë të të gjithëve, dhe promovimi i këtyre interesave është një nga sfidat më të mëdha që sjell koha e re e paqes në rajon dhe momenti i ri i marrëdhënieve me BE. Të gjithë jemi të vetëdijshmë për rolin e diplomacisë sot. Nuk është në të shumtën e herës as ai i negociatave të mëdha. Në botën e re të komunikimit pa limit shpejtësie, roli i ambasadorit është transformuar por nuk është bërë më pak i rëndësishëm. Në shumëllojshmërinë e komunikimit sot, i ka kthyer të gjithë në ambasadorë të vendit të tij, dhe vetë roli i ambasadorit shkon përtej përforëcimit, por në koordinimin e këtyre instancave. Dhe këto aspekte të kohëve të reja nuk ka të bëjë me ridimensionim të punës së ambasadorit në sensin e humbjes së peshës, por përkundrazi një rol të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ne më shumë se të tjerët kemi nevojë jetike për të shfrytëzuar çdo mundësi për një imazh tjetër të vendit tonë. Dhe në këtë pikë ju keni rol të pazëvendësueshem. Marrja e statusit, është shembulli më kuptimplotë i asaj çka sjell ndryshimi i imazhit, dhe besoj se ndër të tjera se fillimi i ndjeshëm i ndryshimit të imazhit, dhe lidhja e një imazhi të ri në krijim, me një punë me rezultate të prekshme që solli marrjen e statusit”, theksoi Rama.

Në këtë kuadër ai shtoi se pa punën e bërë për ndryshimin e imazhit të vendit, statusit kandidat nuk do të arrihej.

 “Përtej të gjithave, ata që kanë punuar intensivisht, mund ta dëshmojnë më mirë se kushdo tjetër, nuk ishte asgjëkundi diçka që e kishim në xhep, por përkundrazi deri në minutën e fundit ishte diçka që duhet të luftonim. E di që në instanca të tilla çdo lëvdatë nuk tingëllon i goditur, por unë kam fjalët më të mira për punën e bërë nga disa prej jush, dhe jam i bindur se pa këtë punë statusi nuk do të arrihej”, u shpreh Rama.

Në vijim Rama ka vënë theksin në transformimin e rolit të diplomatit, me synim që ti kthehen vlerat e nëpërkëmbyra ndër vite.

“Diplomacia transformative duhet për të trasnformuar lidhjet mes vetë shqiptarëve kudo ku jetojnë duke forcuar gravitetin e Shqiëprisë në lidhje me ta si dhe të gjitha lidhjet e tjera që sot le ta themi në të shumtën e herës janë në një nivel kretj formal. Roli i diplomatit ka të bëjë me vlerat, me patriotizmin dhe me respektin për të ndryshmen. Vlera që jemi të gjithë dëshmitarë që u shkelën dhe nënpërkëmbën shumë për vite të tëra. Dy vlera që duhet t’i rikthejmë si vlera të paprekshme të diplomacisë sonë”, tha Rama.

 

28 komente në “Rama: Do rilindim figurën e ambasadorit. Fund periudhës kur ata shanin opozitën”

  1. Xha Temja says:

    Bravo!

    Nuk kemi nevoje per legena qe te na perfaqesojne neper bote.

    1. Deani says:

      Pastroji ambasadat nga ata femijet qe coi saliu.. nga ata qe ishin niperit dhe mbesat e ministrave te tij

  2. Taku says:

    Edhe kur nje kryetar partie i opozites si ti qe i shante dhe i kapte veshin nje perfaqesuesit te ambasades..

  3. Tr says:

    Rregullo rendin ,pastaj merru me diplomacine.

  4. drejtesia says:

    Zhbeje kete fole grerezash te PD Edi se cdo gje bejne vetem diplomaci dhe mbrojtje te interesave te Shqiperise nuk i bejne.

  5. UN says:

    Brravo ED RAMA, por te lutem vini dor mbi ambasadat tona kudo ne europ se ka ambasada qe me paraqitjen e tyre te vjen turp te hush brenda,para dy vjetesh isha ne ambasaden ton ne paris, te them te drejten te vjen turp te pyesesh se ku ndodhet, se mir qe konsullata esht ne katin e pest apo te gjasht te nje pallati 200 metra afer harkut triunfit por indentifikohej me nje flamur te grisur cop cop dhe gjyr tulle e hapur, ne jemi vertet te varfer po nje shtet sado i varfer te jet nuk esht keq per nje flamur qe kushton dy mij lek te vjetra apo per nje televizor ne sallen e pritjes se konsullates se ishte i prishur qendronte i anuar ne nje tavolin te shkaterruar, nje tapet sikur ishte gjetur ne plera dhe nje divan sikur e kishin ngren qent cop cop, ky esht prezantimi komsullates ne paris qe e pash me syt e mi, per te ardhur turp,epra ne kto gjera duhet te vihet dor se ne dukje jan vogelsira por qe kan domethenie te madhe ne prezantimin e nje shteti, rrespekte.

  6. ARBER RADOMI says:

    Kryeposhterues dhe fyes profesionist i diplomateve , mendon se u a hodhi shqiptareve ne pergjithesi dhe Ambasadoreve ne vecanti , me logorene demagogjike , pa koke e pa fund , plot epitete , nga ato te rendomtat , qe te paaftet pa asnje veper, si Ai, te Artet , packa se pedagog per hater te Daje Spiros e Babi Taqit, apo basketbollist stoli te ekipi i Sigurimit te Shtetit , perdornin ne zhargonin e tyre vulgar!!! Edhe me turp akoma per disa prej ambasadoreve , qe duronin kete ordiner , se sa per ata, qe ishin dhe jane ambasadore te lenget ne te gjitha koherat , teksa marrin formen e cdo ene ku hedhin , nuk ka nevoje per percaktime te tjera , vecse leter shumeperdorimshe higjieniko – diplomatike !!!

    1. Artan says:

      Mire e ke more Sali, por ti i ke katandisur ambasadoret dhe diplomacine ne kusherinj te tute, te Zhosefines, te niperve e keshtu me radhe. Kjo nuk eshte diplomaci por vetem hatere per tju gjetur idioteve te tu nje vend pune te rehatshem jashte shtetit. Cfare fjalesh te gjeje Edi Rama kur perpara tij jane idiotet e tu. Po ashtu keputja e veshit per djalin e Neritan Cekes eshte e merituar sepse ai legen shkoj dhe sulmoj kryetarin e opozites. Ja perse Rama po thote qe diplomacia nuk eshte ne pune te sulmoje ne gjuhe te huaj opoziten e vendit. Kjo ishte koteci qe ti pergatite per te shkaterruar imazhin e Shqiperise ne bote. Ti serb i ndyre punove ne cdo drejtim te shkaterrosh shtetin shqiptar ne dobi te sllavokomunisteve. Turp more plak matuf i ndyre. Vjen edhe na ben edhe teorira ketu te Tema. Hajd zuzar, do te vije shpejt koha kur te shohim prapa hekurave.

  7. Saliu says:

    e morem vesh qe ti po i Rilinde te gjitha ne shqiperi .
    Po papunesine kur do ta rilindesh ?

    1. EDEN says:

      Futi reformim gjithckaje z.Rama, gjithckaje sepse ky vend do gjak te ri, do ide te reja qe ti me ekipin tend po i sjell me se miri.. Hajde me krah te lehta, e Kurre me nepotizma si saliu bente dje me te tijet..

      1. valoni says:

        fundi i nepotizmave te jozefines e saliut, bumcit e lulit, e gjith atyre qe na nxine faqen neper bote

        1. romina says:

          TE UROJ FAT DHE PUNE TE MBARE ZOTI KRYEMINISTER.. PUNET E MIRA KERKOJNE NJEREZ ME VULLNET DHE ENERGJI,E JU I KENI

  8. Nje i zakonshem says:

    Nuk di te them gje tjeter vetem BRAVO Edi Rama BRAVO;BARVO.e kemi thene dhe do ta perserisim sa te na dale shpirti se Edi Rama i ka ardhur shqiperise ne kohen me te pershtateshme,ne momentin qe shqiperia po jepte shpirt per te mos i bere asgje as nje spital reminacioni ne bote,por Zoti duke pare kete popull te mire dhe liridashes na ndihmoje me daljen e EDi Rames ne skene.
    Bravo Edi Bravo qeveria Rama Bravo Rilindja.

  9. mireqenja says:

    Dallkauket nuk marrin vesh asgje ,vetem bravo thone

    1. Shqiptari says:

      Tamam, dallkauke si ky ‘drejtesia’ qe i duket mpj e tera si fole e pd. Nga ta dije dallkauku se ne mpj punojne edhe shume njerez te ndershem te afte e te perkushtuar qe skane lidhje me asnje fole grenzash?! Ska faj se ska kush t’ia thote dallkaukut!

  10. sherifi says:

    Brvo z.Rama,po duhet te kihet me kujdes ne emerimin e ambasadoreve se ambasadoret dhe ambasadat,apo konsullatat jane pasqyra ku nepermjet saj bota sheh shqiperin,mjafte me me dhendurr te jozefines,mjafte me berishajt,ceket e tje.

  11. . says:

    ===============================================================
    Z.Rama,

    Lul faqe-torva ben ironi me “ditelindjen tende” ?

    Shikoni sa trim eshte bere ky shale-thate Peshkopie ?

    Z.Rama,

    E shikoni si po perpiqet te imitoj Ju neper podiume me
    duar dhe levizje ?

    Ai kerkon t’ju arrije dhe behet si Ju edhe pse eshte “Zerro”
    ne te folur dhe i mungon kultura dhe civilimi.

    ===========================================================

  12. eri says:

    Po ti nuk ke nderruar asnje nga ambasadoret, ke lene po ato te berishes. Per cfare rilindje ben fjale. Ty ste la nishani te nderroje asnje.

  13. Pirati says:

    Perdori pak Freno-t ne tatpjeten Rilindase z.Rama ,
    se mundet me marr superxhiro karroca e dylit .

    Ligjin ne shqiperi e bejne mafia e gjyqtareve te sali berishes ,
    ky na trego ngjyrat qe do perdori per Make-Up ne Ambasada .
    Nuk ka faj ,ky i di ky se cilat duhet te jene e jane ne realitet problemet me te cilat perballet ky shtet,ky vend ,ky popull !!!!!!!!!!!!!

    Eshte e cuditeshme ,por dhe irrituse ,qe problemet e verteta qe shqiptaret ngrejne per zgjidhje si me emergjentet ne jeten e ktij shteti e populli ,nuk gjen kurr vemendjen e qeverrise shqiptare . Kta poltikan mendoj se jane pronar te ktij vendi dhe mundet te bejne cte duan me kte popull ,me jeten e ktij populli . Kto parti bandash jane ne politike dhe ndeshen midis tyre si qent e rruges ,si ne parlament e kudo thjeshte per interesat e tyre ,duke injoruar cdo shqetesim real te ktij populli . Zhvillohen vetem show ,asgje konkrete qe do ndryshonte pak gjendjen ,mizerjen shqiptare ne cdo aspekt. Ka vetem dekore mbi kalbesirat e vjetra e dengla . Mos i besono me qenies poltikan cfar ata pordhojne TV-se , gjithcka eshte nji SHOW dhe asgje qe prek shqetesimet shqiptare reale ,apo ka te bej me thelbin e problemit ne shqiperi . Shqiperin e drejton majmuni parashutuar nga ameriqia dhe z.Rama eshte thjeshte nji klloun i tij . Sepse po te ishte ndryshe ,do kishim mbajtje te premtimeve mbi Drejtesine e cila po i kthehet ne bumerang te turpshem . 4 -vjete do kemi vetem bojatisje dhe ngjyra nga jashte shtepise ,brenda do jet ajo qe shkaterroj sali berisha meta & Co .

  14. wwww says:

    Ushqen veten por me shume popullin me Rilindjen boshe te tij .
    Deri tani vetem premton Rilindje ketu ,Rilindje atje ,por nuk po
    Shikojme kete Rilindje te fameshme ,qe shume shpejt do te perfundoje
    ne imagjinare.

    1. Ale says:

      N.q.s do te punoni dhe mbani premtimet bejeni pa shou tv.se keto i kemi degjuar per 23vjet .Mua nuk me rezulton asnje ndryshim per vec atij te ministrise se brendshe qe co ku leviz pak Shendetsia ne vend numero,akoma njerzit paguajne ambulancen(300 euro) per ta cuar ne spital dhe 4000 mije euro per ta operur ose e len te vdes aty.ky eshte kulmi! Njerzit votuan dhe ju nuk jeni ne gjendje te mbroni popullin tuaj ata qe ju besuan pa asnje kusht.Dhe dicka tjeter skandaloze qe ju personalish keni emeruar drejtor te komanit nje militant dhe ekstremist islamik ne Koman dhe hoqet nga puna inxhinjeret,ky tipi sa per ta ditur i dashur kryeministr nuk pyet as minister energ. Por varet direkt nga ju,kesaj si tja veme emrin? Nenpunesit emerohen njesoj si ne kohen e Sali rrumpalles, mjaft te kesh nje dipllome ne xhep si e ke marre nuk ka rendesi.Keshtu zoti kryeminister shqiperia nuk po rilind , por po vdes per se dyti.

  15. vlora.aj says:

    Edo ke mar vesh gje thone qe po e hedh pa lagur Arben Imami.

  16. ..C’do dite e me teper po konsolidoheni si politikan me vlera,i paperseritshem deri tani ne komunikimin tuaj te drejtperdrejte dhe orientimit qe jep per te ardhmen si mesazh.Shume hap i matur ky me politiken e jashteme..

  17. Be-X says:

    Ju lumte Z. kryeminister, e ndjej vehten qe jam shqiptar!

  18. liqeni says:

    Shkodranet kane nje fjale te urte:me ca ndigjoj i lumi une me ca shof i mjeri une!Dhe kjo qendron per kete politike banditesh sic e quan me te drejte nje parafoles!

  19. rrnoft Pi Di,ja says:

    I nderuar z.Kryeminister edhe pse si nje mbeshtetes i PSse apo dhe i juaji personalisht,nuk jam aspak dakort me ju,desha te them me mire kur SHPIF, se paske pare ambasadore kembesor qe liviznin ne kembe,mbasi shoferi leviste me makine per pune te tije.E para kur i paske pare,kur ishe ne Opozite? e dyta se kishe mundesine se ste afronte njeri,e treta ju po ankoheni se deri dje Ambasadat ishin mbushur me militante te PDse,ku dhe vet Ambasadori ishte njeriu me i afert e me besniku i Sali Berishes,keshtu qe shoferi se kishte tagrin,ta linte Ambasadorin ne kembe e te ikte per pune te tije,pamvaresisht se dhe shoferi ishte mik shtepie apo farefis i sali berishes,prandaj me plot gojen do te thoja mos SHPIF,apo gjeni piken e fundit e doni te kapeni.Perse nuk thua ate qe eshte realitet,qe te gjithe Ambasadoret cojne femijet e tyre neper shkolla apo kurse te ndryshme me makinen e ambasadorit,bile ne te shumten e rasteve,ose mengjes per mengjes ambasadori con femijet ne shkolle dhe pastaj vjen ne pune.Sa per dokumentacionin e levizjes se automjeteve dihet se si manovrohet,seshte ndonje problem.Cdo problem negativ neper ambasada,eshte produkt direkt i vet ambasadorit apo i ministrise,me perjashtime te rralla,brenda personelit te ambasades.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje