Shtohet mosbesimi mes aleatëve/ Gjermanët arrestojnë spiunin amerikan

4 Korrik 2014, 22:43Politika TEMA

Një punonjës i shërbimit të inteligjencës gjermane është arestuar pasi dyshohet se spiunonte për SHBA.

Sipas BBC, personi i arrestuar dyshohej se po mblidhte informacione në lidhje me një komision parlamentar gjerman, që po heton pretendimet për spiunazh amerikan.

Autoritetet në Gjermani i kanë kërkuar ambasadorit amerikan sqarime të shpejta.

Vitin e shkuar, NSA, Agjencia për Sigurinë Kombëtare në SHBA, u akuzua se përgjonte telefonin e kancelares Angela Merkel si pjesë e një programi gjigand përgjimesh.

Korrespondenti i BBC në Berlin thotë se akuzat e reja për spiunazh amerikan do e bëjnë akoma më të vështirë për SHBA që të fitojë ndihmën e Gjermanisë në përpjekjet për të kundërshtuar ndërhyrjen ruse në Ukrainë, por edhe për të kontrolluar ambiciet bërthamore të Iranit.

Një zëdhënës i kancelares Merkel tha se ajo është informuar për arrestimin.

“Çështja është serioze, është e qartë,” tha ai.

Spiegel shkruan se personi i arrestuar u ka dorëzuar amerikanëve informacione në këmbim të parave.

Megjithatë, një politikan i tha Reuters se i dyshuari i ka ofruar shërbimet e tij për amerikanët në mënyrë vullnetare.

Gjermania është shumë e ndjeshme për çështjet e spiunazhit për shkak se shumë nga qytetarët e saj në lindjen ish- komuniste spiunoheshin nga policia sekrete Stasi.

9 komente në “Shtohet mosbesimi mes aleatëve/ Gjermanët arrestojnë spiunin amerikan”

  1. Lajme flash says:

    keta duhet te jene agjente te dyfishte

    1. Xha Temja says:

      Nese ka popull qe nuk spiunon ne menyre vullnetare kunder kombit te vet,keta jane gjermanet.

      Eshte e pa mundir qe ai dojçi te kete spiunuar vullnetarisht sikur te ishte AGBV…(e kuptoni besoj)

  2. Iku stasi erdhi nsa
    Iku derri hyni dosa
    Nga nji trongull
    Ran ne kungull

  3. Lajme koti .
    Ne nje uturak shurosin Amerikanet dhe gjermanet.

  4. Kjo puna e demokracis na dul si puna e kurves.
    U martu nji kurvar me nji kurv.
    Te nesermen e pyeten dhondrrin
    “ho me, si te dul nusja” sepse ishte koha e tabus see virgjnis ne martese.
    Burri I ri,kurvar I vjeter,qe e njifte mir p….in, dhe pelqente,u gjegj.
    “e mir e mir(ishte knoq tu pallu gjith noten),por cedo qe ishte pak e q….re.”
    Edhe demokracija, “e mir po pak kurv”

  5. Po tash kush e ka fajin
    Komunist Honekeri
    Apo Nazi Hitleri

  6. Cudi qe gjermant protestojn
    Ne shqiptart e kemi komplet shikun informant te cias e as pjerdh kush
    Bile e kan si dekorat nderi
    Madje edhe vet deputetet i kan lidh kollaret ke agjensit sekrete informative te huaja siç lidhet gamori mas gardhi
    Se mos vetem ata
    90 % e kusur , e popullit heroik shqiptar behet spiun i te hujve falas fare, se me lek shko temperatura ke 99,99%…

  7. prit gomar says:

    asnjehere skane qene aleate keto dy vende…http://goo.gl/hfehTy

  8. Anonimi says:

    DEputeti i PD BUMCI i dolli ne mbrojte amerikaneve per pergjimet , sic duke e beka mire kete pune , ata jane ketu per te na ndihmuar dhe jo per te na e futur … sa keq qe gjermanet nuk e pranojne kete ndihme te amerikaneve …, ??? , !!! … perpara per fitore , shqiperia ne proteste … ruhuni nga afijet ,se ata jane kudo, se tani ka ardhur koha qe afijet jane me funksione , gezojne pushtet , influencojne ne orientimet politike, por ose kunde superfuqive , pa ndihmen e tyre nuk behesh deputet , kryetare qeverie , presidente e tjera . T U N G

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje