Ashtu siç pritej, Nishani kthen prapa ligjin për FA: Cenohen kompetencat e presidentit

4 Korrik 2014, 16:42Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka kthyer prapa ligjin për Forcat e Armatosura.

Sipas Nishanit, ky ligj prek kompetencat e presidentit.

Për këtë arsye, ai ia ka rikthyer Kuvendit këtë ligj për rishikim.

Presidenti i Republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ushtron të gjitha funksionet e kompetencat që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura, te cilat  burojnë nga Kushtetuta dhe parashikohen shprehimisht nga ligjet që nuk vijnë në kundërshtim me të. Ai është zotërues i të drejtës së komandimit dhe drejtimit të të gjithë veprimtarisë të Forcave të Armatosura në kohë paqe dhe në kohë lufte. Në kohë paqeje, Presidenti i Republikës e ushtron komandimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, të cilët janë përgjegjës për ushtrimin e veprimtarisë së tyre të drejtimit  përpara Kuvendit dhe Presidentit të Republikës.

Në këtë këndvështrim kushtetues, çdo  iniciativë  ligjore që ka të bëjë me komandimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura, karrierën ushtarake, statusin e ushtarakut etj, duhet detyrimisht të konsultohen paraprakisht me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të marrin dakortësinë e tij.  Në të kundërt, këto veprime do të rrezikonin zinxhirin e komandim/kontrollit, kaq vendimtar për drejtimin  në fushën e mbrojtjes së vendit.

Pra, ushtrimi i kompetencave të dhëna nga Kushtetuta në kohe paqeje Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, nuk duhet të anashkalojnë funksion e komandimit dhe drejtimit të Forcave të Armatosura nga  Komandanti i Përgjithshëm”, thotë Nishani në argumentimin e tij.

“Gjykoj se Forcat e Armatosura nuk janë strukturë në varësi të ekzekutivit, gjyqësorit apo legjislativit. Kushtetuta (në Pjesën 15) përcakton misionin, dhe në vija të përgjithshme tregon zinxhirin e komandim kontrollit të  Forcave të Armatosura, i delegon kompetencat e drejtimit të Komandantit të Përgjthshëm në kohë paqeje, Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes,  por gjithmonë nën komandimin e tij si eprori më i lartë në hierarkinë e Pushteteve dhe Autoriteteve të Komandimit dhe Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura.

Si konkluzion, kërkoj mirëkuptimin tuaj në rishqyrtimin e ligjit 59/2014 pasi bie ndesh me nenet 168 pika 2, 169 pika 1 dhe pika 4 të Kushtetutës”, e mbyll Nishani argumentimin e tij.

 

23 komente në “Ashtu siç pritej, Nishani kthen prapa ligjin për FA: Cenohen kompetencat e presidentit”

  1. Daniel says:

    Hiqeni kete njeri te semure mendor me pamje Hitleri, sa me pare. Po pengon Rilindjen.

  2. kusari nga Lazarati says:

    se mos pritej te behej ndryshe nga ky mustaqelliu.Kjo pune si ne baxho,me qumesh te thartuar mos prit djath,por nje gjize,,,,,,per koken e gjizes,ilac per heqje barku.Bravo jari(k…i)”komunistet”nuk perulen.Te fala dhe baces,atij idiotit qe e futen pastruset ne parlament nga nevojtoret e grave,kur foli Barozo.

    1. Sali turk berisha says:

      Nishani turku i zi qelbesire e poshter shkerdhate e plevitosur berishjane o matuf ti je nje cop mish me dy sy o turku i zi.

  3. EURO MALOKU says:

    Politika shqiptare qe po kerkon te permiresoje Shqiperine ne kete menyre me ngjan si ajo nikoqirja qe kerkon te zere kos me fare kosi te thartuar.
    Ndroni nje here faren e kosit, sepse ndryshe edhe Llalla ju thartohet

  4. Emigrant SHBA says:

    E vetmja gje qe duhet duhet ti beni ketij njeriu eshte ta largoni sa me shpejt nga drejtimi si kryetar shteti Nuk ka pasur ne te gjithe historine e tij ai vend nje shtetar kaq te paafte menderisht institucionalisht dhe fizikisht se ky Nuk e meritonte kete gje ai vend. Ndoshta eshte pjelle e te keqes dhe e shprehjes se dikujt tjeter qe thoshte pas meje u befte qameti.

  5. vlora.aj says:

    Per cfar je izoti ti antikapat dhe pantallonat ti ulin te tjeret.

  6. adeci says:

    Ty mor njeri duhet te te lene aq kopetenca sa per te lidhur e zgjidhur gomeret megjithese as ate nuk besoj se e ben dot.

  7. . says:

    ==============================================

    Gjithcka
    e pergatitur nga pjesa e mbrapme e Presidences
    ku hyn dhe ben pazare me kriminelin Sali Bisha.

    ==============================================

  8. Iremila says:

    Ha nje mut o nishan bajga.

  9. kapural Nishanlliu says:

    Ky sakat mund te cilësohet si një turp ne rradhet e të gjithe presidenteve shqiptarë. As plaku mere ne,kohen kur ishte president nuk ishte kaq njeri i kote.

  10. edi says:

    Do te doja te dija si i ploteson nevojat biollogjike bashkeshortja e ketij cyryku.

  11. Tani Mahmutaj says:

    O njeri, pasi po te therras pa emer, sepse nuk ma mbush mendjen qe I ke kreditet dhe kompetencat e duhura profesionale si Kom. I Pergjithshem I FA dhe aq me teper si President i Republikes se Shqiperise.
    Kjo do te thot shume per nje njeri si Ju dhe cdo argument qe do te jap me pas eshte I tepert per t’u kuptuar nga ana Juaj.

    Te gjitha argumentat qe jep jane siperfaqesore, nuk kane mendim juridik dhe aspak kendveshtrim ushtarak.

    1. Kompozimi, hartimi, projektimi i nje projektligji involvon jo vetem specialist te fushes, grupe interesi por edhe jurist me pervoje.
    2. A mendoni ju se SHPFA, MM, korpusi I oficereve dhe n/oficereve nuk I ka aftesite e duhura per te bere nje draft te till?
    3. Rruga qe ka pershkruar ai ligj qe ju e refuzoni ta shpallni ka kaluar ne disa rruge apo instanca (grup pune me perberje te ndryshme-keshilltar juridik ne te dy institucionet e SHP e MM- Shefi I Shtabit te Pergjithshem- Ministri I Mbrojtjes- Komisioni Paralmentar I Sigurise- Parlamenti.
    4. Sigurisht qe nje ligj ka koston financiare dhe une do te mbeshtesja ne se Ju ne argumentat e tua do te nxirnit kete ne plan te pare, por ju nuk e keni bere kete sepse nuk e njihni ate fushe.
    5. A e dini ju se ne metodat e drejtimit bashkohor dominon koncepti I drejtimit me mission ne ate te drejtimit me urdher.
    6. A e ka infrastrukturen dhe burimet njerzore me kapacitetet e duhura institucioni juaj per te refuzuar firmosjen e nje ligji, une mendoj se jo.
    7. A ka bashkvepruar apo kordinuar institucioni juaj me institucionin qe ka pergatitur ligjin, une mendoj se jo, pasi ju si person ju mungojne kompetencat e drejtimit me mission.
    Kam edhe shume argumenta te tjere, por mendoj se eshte koha e humbur te merem me Ty.
    8. A mund te deklaroni nivelin me te lart te arsimimit tuaj ushtarak, pervec shkolles se bashkuar te kohes se Enver Hozhes, une ju siguroj se nuk keni me teper, pervecse ndonje juridik me korenspodence te nivelit te dobet.
    Nje keshill miqsore jep me nder doreheqjen, mund te sugjeroni pasardhsin nga PD, pasi ne demokraci ndahen pushtetet.
    Ju jeni bere per te qeshur

    Falenderoi te gjithe komentuesit per mirekuptimin.

  12. viktor says:

    eshte me mire qe ta heqin qafe sepse ky nuk di te bej as presidentin ky eshte nje gomar qe perfaqeson nje gomar tjeter si ai sali Berisha po ky mustaqja si ka mundesi qe cdo dy here ne jave aty ne presidence takon sali berishen dhe saliu nuk hyn nga dera e perparme te presidences po hyn nga derae pasme qe mos te bie ne sy . ndoshta si dihet per cfare kane folur ne keto takime sekrete dhe kjo eshte e paligjshme prandaj duhet te nderohet presidenti

  13. dardan says:

    z.nishani ju lutem mos u beni sekretar se jeni president.nuk ju shkon te beni cfare ju thote saliu ju lutem….mbeshteteni per dicka kete qeveri se edhe ata ja u kan nevojen….duke vepruar keshtu nuk nenkuptohet asgje tj vecse te na e thoni troc qe beni cdo gje qe thot sali krimineli

  14. prit gomar te mbij bar says:

    po si nuk e lane kete te shkretin rehat mo…http://goo.gl/jAo88F

  15. demi says:

    …po a durohet kjo fytyre e qelbur mor zot…kapeni ne shpulla qe mos ja shohim surratin e ndyre kesaj ndyresire…

  16. Treviso says:

    Ne kete rast, ushtar Nishani ka te drejte. Kur parlamenti nuk eshte ne gjendje ti tregoje kopetencat Ushtar Nishanit, keshtu do ta shtyje kohen derisa ti perfundoje mandati. Kur ti mbaroje mandati ketij ushtari te zgjedhin nje ushtar partie tjeter dhe presidenca te vazhdoje te qendroje çerdhe e mafjes dhe e korrupsionit.

  17. Drita says:

    E verteta eshte qe ky president eshte turpi i kombit, neveri deri ne piken e fundit!

  18. snobi says:

    Shume mire ke bere!Per derisa,Rilindja nuk te ka bere nje karrike me rrota,mire ja u bene!Ti je si Churchilli.si Hazeinhaueri,si De goli,pse pyk je ti?Ti po te kishe pak turp dhe integritet,nuk do te pranoje te ishe President.Si mund te parakalosh,perpara trupes se nderit?Ti je vegel qorre e Sal Shpellarit!Çyryk.gjysmak!!!!Bravooooo!!!!

  19. Haxhidajaku says:

    Po mire o z.President sipas teje te jane prekur kopetencat si komandant i pergjithshem i Forcave te Armatosura kisha nje pyetje? Po me firmen tende i dhurove PD nje prone te ushtrise sic e dime behet fjale per godinen e Shqupit nuk shkelet kushtetuta?,apo beni si them une e mos beni si bej une.Te te vije turp qe kthen mbrapsht pr.ligje se ashtu te ka dhene urdher gjenerali nga Vcidoli z.kapter. Me shum se kete grade nuk meriton.Duro dhe pak se do me besh kakerdhija dhe ti.Hajt mos u merzit se po te marrin kopetencat,o te marte lumi e perroi me keq se cte ka marre.Shiko shendetin po leri kopetencat,se nuk te njeh njeri per KOMANDANT. TURP TURP TURPI do te ndjeke kudo ku te jesh.Mjaft per sot.Fli gjume tani.

  20. Fatmir says:

    I dashuruar dhe servil I Saliut mbete tere jeten tende o Bujar Memeti.
    Bej nje here sic mendon vete dhe do shikosh cfar kenaqesie do ndjesh,ne te kunderten,tere jeten me frike do rrosh.Te dua te miren se te njoh,prandaj thirri ndergjegjes tende.
    Nuk dua te degjoj keq per ty,ndersa tani me vjen keq shume.
    Pse u katandise keshtu?

  21. iliria shqiptare says:

    Presidenti duhet te jete simboli i unitetit te nji kombi.Duke ju hedhur nji sy komenteve te lexuesve ky president nuk rezulton simbol i unitetit.Cfare simboli eshte presidenti ne fjale?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje