Presidenti Bujar Nishani ka marrë një mesazh nga Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso.
Në këtë mesazh Presidenti i KE-së vlerëson dekorimin e bërë nga Nishani dhe e inkurajon këtë të fundit për të vazhduar punën për gjetjen e një konsensusi të gjerë lidhur me reformat që duhet të ndërmerren për integrimin në BE.
Barroso thekson se është e nevojshme që reformat të ndërmerren me konsensus dhe gjithëpërfshirje. Mesazhi vjen pas vizitës që Presidenti i KE-së bëri në 30 qershor në Shqipëri.
“Isha shumë i kënaqur të zhvilloja vizitën gjatë momentit historik kur Shqipëria mori statusin kandidat, dhe ndihem mirënjohës dhe i nderuar për dekorimin me Titullin e “Flamurit Kombëtar” nga Ju, të cilin e quaj një shenjë të angazhimit të përbashkët për perspektivën evropiane të kombit tuaj.
Ne kemi hapur tashmë një kapitull të ri në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Jam i bindur se të gjitha forcat politike në Shqipëri, do të ndërtojnë mbi këtë sukses të përbashkët dhe do të intensifikojnë dhe përshpejtojnë përpjekjet e tyre për reforma, kryesisht në drejtim të prioriteteve kyçe të identifikuara për hapjen e negociatave, me fokus të veçantë tek shteti i së drejtës.
Siç diskutuam, është shumë e rëndësishme që reformat të ndërmerren në një mënyrë të qëndrueshme dhe përfshirëse.
Më lejoni, për këtë arsye, t’Ju inkurajoj si zyrtarin dhe liderin më të lartë të shtetit të vazhdoni të punoni për këtë konsensus të gjerë kombëtar!
Jam i bindur se Shqipëria do të shënojë progres të mëtejshëm të rëndësishëm në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian në vitet në vazhdim, dhe pres më kënaqësi takimin tonë të ardhshëm”, thekson Presidenti i KE në mesazhin drejtuar Kreut të Shtetit Nishani.
I tha dhe Barroso ca llafe koti. Ia yha po kujt ia tha? A s’i ka thanë kush atij se ç’derdimen e kemi ne presidentin-ushtarin e bindur të monstrës Sali?
Kujt ja thua ai eshte si telekomana e Plejsteshenit.
Kur te vish prape do te te japim nje dekorate tjeter.Po te dergoj nje katallog dekoratash.Zgjidh ke te duash por vetem Jo nene Terezen se ja kemi premtuar bankes boterore.
Te puth me mall
bujar SALI nishani
aha,ja ka sjelle edhe me shkrim qe mos te thote neser Bujari qe nuk disha gje..hahaaaa
Z. Barrosso , mos u lodhni kot me letra, presidenti i Shqiperise ka nje ”president” tjeter shqiptar nga i cili
merr urdhera dhe ky ”president” i padeklaruar zyrtarisht quhet Sali Berisha ! Besoj se e njihni ? 85 per-
qind e shqiptareve pergjate 24 e mallkoje kete ”Drakulen” shqiptare !
po ckonsensus do besh me Berishen, ??? http://goo.gl/ea9EWg
Barozo
tani per tani eshte i mirepritur nga shqiptaret , por avash avash , do te behet me keq se saliu ,duke na dale 24 ore ne tv.
Kris @.
Ne Ketij barosos do ti japim Dekurata ,
Po qy baroso çfare do te na japi ?
..-keto “direktiva” te z. Barroso e riperterijne kete gjallese, apo e rrezojne si “dublant”.