Bushati paraqet prioritetet e politikës së Jashtme: Aleanca me SHBA e BE, e pakthyeshme

4 Korrik 2014, 20:18Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se në themelin e politikës sonë të jashtme qëndron aleanca e pakthyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, në çelje të punimeve 3 ditore të konferencës “Demokracia në veprim” që nisi në Tiranë, Bushati vuri theksin në bashkëpunimin rajonal, duke u shprehur se diplomacia shqiptare duhet të jetë më aktive në pellgun e Adriatikut dhe Jonit.

 “Shqipëria është e Mesdheut po aq sa është e Ballkanit. Dua të theskoj faktin se të jetosh në një botë ku gjeografia respektohet e nuk injorohet, do të thotë të kuptosh kufinjtë dhe horizontet që përcaktojnë vendimmarrjet politike”, u shpreh Bushati.

Në vijim ai shtoi se “procesi i integrimit europian të Ballkanit Perëndimor i ka dhënë rajonit tonë gjithmonë e më tepër sensin e një të ardhme të përbashkët, ç’ka ka nxitur për rrjedhojë frymën e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë”.

Në këtë kuadër ai përmendi formën e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që synon normalizimin e marrëdhënieve në rrugën e vështirë e të gjatë drejt pajtimit. Por, theksoi ai, nuk duhet harruar se sfidat me të cilat është përballur e përballet Ballkani Perëndimor, janë edhe më të vështira.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Bushati tha se “të jesh diplomat nuk është zanat, por është një mënyrë jetese në kushtet e një shërbimi diplomatik kur diplomati shqiptar duhet të përballet me sfisda pa pasur mbështetje. Sherbimi i jashtëm bazohet te meritokracia duke shmangur praktikat klientelsite të sa kaluarës, është e vetmja rrugë për tu ndarë nga praktikat e vjetra.”

Bushati theksoi se jemi larg ribashkimit të Kontinentit. Bushati deklaroi se sfidat e Ballkanit Perëndimor janë më të vështira se ato të zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Sfidat që përballet Ballkani Perëndimor janë edhe më të vështira se ato të valëve të zgjerimit të BE. Duhet ta pranojmë që rrtimet e anëtarësimit janë ngadalësuar, nga samiti i Selanikut, vetëm Kroacia është sot anëtare e BE. Rajoni jonë pavarësisht se na pëlqen ta quajmë rajon ende nuk është i tillë. Akset që na lidhin me BE mungojnë. Mungojnë shkëmbimet tregtare, kulturore, njerëzore. Me pak fjalë jemi ende larg ribashkimit te kontinentit, dhe pikërisht lipset që ai vision strategjik i rikthuimit në Europë të vazhdojë të na udhëheqë edhe ne si vend aspirant por edhe BE. Ndryshimet kanë qenë të jashtëzakonshme sidomos në rajonin tonë ku projekti i zgjerimit që është në ADN e BE po vazhdon. Procesi i Integrimit Europian për Ballkanin Perëndimor që mori hov në samitin e Selanikut në 2003 i ka dhënë rajonit tonë sensit e një të ardhme të përbashkët çka ka nxitur frymën e fqinjësisë së mirë. Historia e zgjerimit është një histori suksesi e cila dëshmon angazhimin e vendeve aspirante për një transformim europianizues që mundëson të ashtuquajturën rikthimin në Europë. E tillë është edhe marrëveshja Kosovë –Serbi që synon normalizimin e marrëdhënieve.”, theksoi kreu i diplomacisë shqiptare.

Referuar roli të shërbimit të jashtëm, Bushati tha se ai është më dinamik se më parë.

“Në këtë botë globale më forma të reja komunikimi ngushtojnë distancat në proceset e vendimmarrjes, kjo krijon nevojën e ridimensionimit të punës së jashtme. Diplomacia energjitike, publike, kulturore, ekonomike, parlamentare janë shëmbull që tregojnë jo vetëm zgjerimin e fushës së diplomacisë, por edhe numrin e madh të aktorëve që janë përfshirë. Më shumë se kurrë kemi nevojë për diplomat dhe të hartojnë analiza që mundësojnë një vendimmarrje mbi premise të shëndosha”, u shpreh ai.

Në vijim, Bushati u ndal në krizën e Ukrainës, duke u shprehur se kjo krizë jo vetëm vuri në pikëpyetje efikasitetin e arkitekturës së sigurisë europiane, por nxori në pah nevojën që NATO të ritheksojë angazhimin e saj strategjik për mbrojtjen kolektive të territoreve aleate .

“Në këtë kontekst, Shqirëia mbështet pa hezitim politikën e dyerve të hapura dhe rëndësinë e procesit të bashkëpunimit të ristrukturuar të NATO-s me të gjtha vendet e rajonit, në mënyrë që të eleminohen boshllëqet e sigurisë”, deklaroi ai.

Përsa i takon Kosovës, ministri i Jashtëm theksoi se Shqipëria do të vazhdojë përpjekjet dhe aksionin e saj rajonal e ndërkombëtar për të arritur kushtet e konsensusin e anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale.

 “Marrëdhënet e Shqipërisë me Kosovën kanë karakter specifik dhe bashkëpunimi me Kosovën është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike”, deklaroi Bushati.

Duke u ndalur në reformën e ndërmarrë në shërbimin e jashtëm, Bushati tha se ajo synon profesionalizmin e shërbimit të jashtëm si dhe racionalizimin e përfaqësimit në përshtatje me prioritet e politikës sonë të jashtme. Shërbimi diplomatik i jashtëm, vijoi ai, duhet të bazohet tek meritokracie dhe jo tek klientelizmi. Duhet, theksoi ai, të shkëputemi njëherë e mirë nga praktikat e së kaluarës.

 “Diplomacia merr kuptim vetëm nëse shërbimi i jashtëm bazohet tek meritokracie, duke shmangur praktikat klienteliste të së kaluarë”, tha Bushati.

6 komente në “Bushati paraqet prioritetet e politikës së Jashtme: Aleanca me SHBA e BE, e pakthyeshme”

  1. Vizioner says:

    Gjermanine,Gjermanin me ate lidhuni fuqishem dhe mbajeni fort.

    Po patet Gjermanine, keni BE-ne dhe gjithe Europen.

    Mundohuni te beheni partneri i ngushte i saje se, gjermania po te beri MIK ste hudh kurre poshte dhe, do sjelli vetem zhvillim per Shqiperine.

    Shembull: Imagjinoni qe, me ndihmen e qeverise gjermane, te beni te mundur qe, nje nga Firmat e prodhimit te Makinave (BMW, Daimler Chrysler, Opel, VW), te hapi nje filiale ne Shqiperi, me sakte ne Elbasan tek ish Metalurgjia, imagjinoni sa njerez do te punesohen, imagjinoni sa familie do e kene buken e gojes te sigurte, imagjinoni cfare zhvillimi per qytetin por edhe per Shqiperine.

    Ky eshte nje deshire-mendim i imi prej kohesh dhe, ne nje lidhje fort me shtetin gjerman, nuk eshte e pamundur.
    Keto Firma, prodhuese Automobilesh, kane hapur ne disa shtete lindore filiale te tyre. Perse ne Shqiperi jo?!

    Keshtu Z.Minister, me USA-ne mbaji e forcoji lidhjet por, ne Europe eshte Gjermania superfuqi. BE-ja ben cdo Gjermania dhe jo e kunderta.
    Gjermania eshte paguesi me i madh ne arken e BE-se, me afersisht 26 Miliarde Euro ne vit.

    Me nderime Minister, nga Frankfurti

  2. ja edhe nje shqiptar zellshem tipik.
    shum mir
    nxenes i mir shkolle
    e ka msu mir msimin.

  3. spirojanaqi says:

    Per mendimin tim ministria e jashtme dhe perfaqesite dipllomatike duhet te shkrihen se jane jo produktive.Sherbimet qe afrojne ky grupim njerezish jane pa asnje vlere.

  4. xho says:

    Politikant si ky etj ,jane njerzit me te neveritur te asaj shoqerie.
    kane qysh kur kan ardhe ne pushtet dhe e vetmja gje qe degjojme eshte statusi be-s, reformat e be-s, silikoni be-se ,etj “disiplina politike” te cilat me problemet e verteta te ktij populli s’kan te bejne aspak . E gjithe kjo loje eshte thjeshte nji demagogji dhe asgje me interes jetike per popullin shqiptare . Do ta hani edhe ate mute o politikan te neveritshem ,do jua rrasin edhe ne be ,ashtu si ju arrasen ne nato . Si nuk u preokupuat njiher per problemet jetike te ktij populli mer mashtrusa karriere .nuk lat dite pa permendur idiotizmat qe prodhoni ne parrlament dhe tollumbacet mbush me pordhet e zyrave te brukselit . Nga ana tjeter ,lexojme gjyqtare qe posedojne miljona e pasuri te patundeshme ,qe ktej ne boten perendimore ,do ti kishin vertet zili dhe ju poltikant qeverritar ,nuk doni me dit asgje .Shifeni cfar ndoidhi ne Franc me Sarkozin ? Perse nuk i arrestoni edhe ju kriminelet e ata qe kane abuzuar me postet drejtuse te qeverrise ? Perse e lodhni ate popull me premtime e mashtrime nga me te pabesushme ,me qellimin qe ai te harroj te mendoj per jeten e vet ,per mizerjen ku ju e keni shtyr me poltikat tuaja aspak kombetare ? Ju nuk perfaqsoni interesat e popullit ,por thjeshte tuajat ,duke bere pare e karie.er .Turp te keni ,mashtrusa.

  5. prit gomar says:

    sfida e juaj tanime eshte qe te arrini te hiqni vizat me SHBA…http://goo.gl/hlvsST

  6. aria libera says:

    Ça meritokracie s’keni nderruar asnje kuader i keni me histori gjeografi matematike etj nderroni urrgjentisht kuadrin ne mpj dhe gjithe administaten kane mbaruar njerezit ne Europe dhe Shba ju s’keni futur asnje,me nje Klase polotike mediokre dhe me aparat burokratik te kalbur nuk behen reforma,futni njerezit te afte stop diplomateve fake me diploma Ukraine .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje