Shpallen në kërkim 3 punonjës policie kufitare/ Regjistronin fiktivisht hyrje-daljet e mjeteve

9 Korrik 2014, 15:27Kronika TEMA

3 punonjës policie të pikës kufitare të Morinës në Kukës janë shpallur në kërkim, ndërsa një shtetase është arrestuar për afera korruptive.

Të kërkuarit janë Fatos Ahmati, me detyrë shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Shishtavec, Petrit Dauti, me detyre Përgjegjës Turni, në P.K.K Morinë dhe Behar Dida, me detyrë kontrollor në P.K.K Morinë, në Kukës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata rregjistronin fiktivisht hyrje-dalje në Pikat e Kalimit Kufitar të disa automjeteve, që u kishin skaduar afatet e qëndrimit në Shqipëri.

Nga hetimet proaktive të zhvilluara nga ana e SHKB-së në bashkëpunim me Prokurorinë u zbulua se policët e kufirit me qëllim përfitimi, në kohë të ndryshme, kryenin regjistrime fiktive të mjeteve dhe më pas qytetarët bënin veprimet e zhdoganimit.

Nga këto veprime të kundraligjshme punonjësit e policisë së bashku me punonjësen e agjensisë doganore Afërdita Kraja, tashmë e arrestuar, kanë përfituar shuma të konsiderueshme në lekë.

3 komente në “Shpallen në kërkim 3 punonjës policie kufitare/ Regjistronin fiktivisht hyrje-daljet e mjeteve”

  1. Tarrasi says:

    MOs kini merak i nxjerrin gjykatesit e Saliut tak e fak sa te paguajne “doganen” te xhaxhi gjygjtari dalin menjehere.

    Shume zhurme per asgje. Puno moj polici por sta di njeri ushtari mire shvejk ne presidence thote se ska asnje lloj problemi me gjykaten

  2. ILIRET says:

    Doganieret jane te gjithe ata te Saliut qe banin fushate kunder PS.
    Bani kontrolle dhe pushojini te gjithe sepse nuk ka asnje doganier qe nuk ban pislliqe…

  3. Gezimi says:

    Mos kini frike, se asnje gjemb nuk do u hyje ne kembe, pasi Shqiperia ka marre fund!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje