Incidenti me Strazimirin/ Basha: Ndërpresim marrëdhëniet me Kuvendin, është bërë strehë e krimit

10 Korrik 2014, 18:37Politika TEMA

PD vendos që të bojkotojë Kuvendin, pas incidentit të radhës mes deputetit demokrat, Genti Strazimiri dhe dy deputetëve të majtë.

Vendimi u mor pas një mbledhje të grupit parlamentar të PD.

Duke folur pas mbledhjes, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se Kuvendi është kthyer në strehën e krimit.

“Goditën opozitën, dhunuan fizikisht Genti Strazimirin. Sapo kishte përfunduar fjalën e tij, shprehu gjendjen e mjerueshme të rendit dhe krimit dhe përgjegjësitë politike të dyshes Rama- Meta për këtë situatë. Menjëherë pas fjalës së tij, Edi Rama urdhëroi banditë të veshur me mandat deputeti të dhunonin fjalën e lirë, deputetin Strazimiri, si një akt kërcënimi për të shuar fjalën e lirisë edhe në tempullin e demokracisë që duhet të jetë Kuvendi”, tha Basha.

“Kemi muaj që denoncojmë me fakte dhe prova depërtimin e krimit në qeveri, parlament dhe institucione, denoncuam zhbërjen e policisë së shtetit, në vend të reflektimit erdhi përkeqësimi që sot është i prekshëm për çdo qytetar. Denoncuam të implikuarit, narkotrafikantët që Edi Rama dhe Ilir Meta i veshën me pushtet, asnjë reflektim. Denoncuam lidhjet e tyre me narkotrafikun, por pazaret e pista e kthyen në një farsë luftën kundër narkotrafikut ndërkohë që bosët vijojnë të luftojnë për të zgjerur tregjet. Denoncuam kapjen e institucioneve të pavarura, por sot duket qartë se kjo është një strategji e mirëfilltë që i ka fillesat tek 2009, për të kapur pushtetin me çdo kusht, për të aktivizuar krimin. Kjo aleancë e krimit mori formë pas 23 qershorit, kur u veshën me pushtet njerëzit e krimit”, vijoi kryetari i PD-së, Basha.

“Një oligarki kriminale mafioze që përpiqet të zëvendësojë pushtetin e qytetarëve sot. Ky skenar u finalizua me goditjen e opozitës parlamentare. Ne kemi marrë vendim prej kohësh, përballje me çdo kusht dhe çmim për interesat e shqiptarëve, për të mos e devijuar Shqipërinë nga vlerat europine, drejt realitetit sirian. Sot në parlament u dha prova më skajore, që dyshja Rama-Meta ka krijuar një skenar dhune për t’i mbyllur gojën opozitës, e kanë të kotë, ne do vazhdojmë të denoncojmë, ti përballim me fytyrën e krimit që po merr peng aspiratat e atyre që i kanë votuar. Përballje dhëmbë për dhëmbë deri sa e keqja të mposhtet dhe e mira të triumfojë. Ndërpresim të gjitha marrëdhëniet me këtë strehë të krimit, përballemi me kriminelët e veshur me pushtet politik. Do zhgënjehen ata që mendojnë se na mbyllim gojën. PD janë në këmbë dhe në ballë të një beteje që do ta fitojmë”, nënvizoi Basha.

38 komente në “Incidenti me Strazimirin/ Basha: Ndërpresim marrëdhëniet me Kuvendin, është bërë strehë e krimit”

  1. andromeda says:

    Ulërima dhe piskama që vijnë nga skutat e errëta të Viçidolit. Provojeni forcën dhe do përballeni me zemërimin e një populli të tërë që ia keni sjellë në majë të hundës. Kauza juaj e vetme, o horra, është marrja e pushtetit me dhunë. Kjo është psikoza që ka mbjell 20 vite kryebanditi juaj, që me këtë rast do të marrë atë që meriton. Jeni mjeranë derisa e bëni kauz madhore një incident të sajuar dhe minor të kokë-shojëzës Strazikeqi.

    1. enio says:

      Populli ua dha voten per vende pune dhe premtimet qe bete, jo per t’i mbyllur gojen me dhune opozites

      1. Pilo Lala says:

        Po me gruan sa kohe ke ti qe i ke nderprere marrdhenjet o TOC!!

        1. sit ..back.. and_ relaks says:

          na sipla rika se nderpreve ti marredheniet me kuvendin, sikur me qene ambasada e USA ti. jeni bo ne kuvend si ata nxenesit halabak qe luteshin zyshat mos ju vinit ne ore te mesimit ose ju thonin aman ikni se nuk ju veme mungesa vetem lereni klasen te beje mesim.

    2. Artan says:

      Kriminelet dhe mafiozet keni ju more maskarenj qe perdorni nje fjalor rrugacesh ne parlament dhe shani e shpifni pa fund a pa vend. Sikterr maskarenj sepse Parlamenti nuk ka nevoje per ju. Ju e keni vendin ne kanalet e zeza te Shqiperise dhe ne burg. Qeveria po pastron kriminelet qe ju keni emeruar ne pushtet dhe qe e kane shjelle vendin ne kete sketerre te kurverimit, prostitucionit, trafilimit terdrogave dhe femijve, vjedhjes masive, korrupsionit ne drejtesi dhe kudo si dhe vjedhja e buxhetit te shtetit dhe pronave te tij poer te miren tuaj. Ju shkaterruat bregdetin shqipetar, pasurine kombetare e shitet per hicgje tek tutoret tuaj serb, dhe vodhet pronat dhe pasurine e ushtrise dhe gjithcka qe ai popull ka krijuar 70 vjet. Turp dhe shporruni nga Parlamenti. Do te punoje me eficience pa pranine tuaj.

    3. adrin says:

      Vetem berisha e strazimiri personat qe thyejne rregullat ne parlament qe ofendojne e shajne kedo. Ai strazimiri duhet te perjashtohet per nja tre muaj nga parlamenti.
      Dhe duke qene se sjelljet e tij te dhunshme provokuese dhe Fyese jane te perseritura ai paraqet rrezikshmeri shoqerore dhe si i tille duhet temerret ne ndjekje penalke nga porkuroria.
      Sa mire ja kane bere atij liliputit strazimirit. Burri nuk ofendon e nuk shan ai nuk eshte burre, keshtu qe duhet rrahur .
      mire ja beri ai prenga qe e rrahu me rripin e pantallonave.

    4. vogelushi says:

      Prap e kishin laf xhaxhi Genti Strazimirin?! Sa gjynaf! Kush e di se sa ka qare? Edhe floket ja kishin shkule te gjitha dhe e kishin lane pa asnji qime. Tullac fale. Edhe perparesin e kopshtit ja kishin grise. Mos ta marri vesht xhaxhi Salushi se i ban namin atyre socialisteve. Edhe xhaxhi Lulushi do to baje namin po kur ti thote xhaxhi Salushi. Do te ngreje 100 mije vete ne proteste ashtu sic i ngrifen cdo jave

  2. miri says:

    si shpjegohet qe nje horr si strazimiri konfliktohet me te gjithe?!!!

    1. Milua says:

      Strazimiri eshte fjala e lire?! Eshte fjala e shpifur! Kur kryegjyshi juaj i thote Nanos “boss i Mesdheut” dhe Rames “kryemafjozi dhe baroni i droges” c’te keqe ka qe nxenesi shembullor Strazimiri te quaj fjala vjen Celibashin kriminel dhe burgaxhi i strehuar ne grupin e PS ne parlament?! Fjala e lire ta do qe ta thuash me emer e mbiemer: fv Olta Xhacka. (Te me falin keta dy emra!) Thuaji pra emrat, kush jane? Ty t’i kerkojne ti nuk i thua se ke qejf te mbetet thashethemi. Ty te ka me shume lezet ajo qe njerezit do mendojne se Strazimiri di shume, strazimiri eshte i thelle, Di po nuk flet. Ne te vertete ai nuk flet se nuk ka. E po kjo nuk eshte fjale e lire, o Bashe! Kjo eshte shpifje e lire. Dhe, nuk ia uroj, por kam frike se ai Strazimiri i fjales se lire do haje dru te lire deri sa te vdese.

  3. FRD says:

    Po ktheu ne realitet se je me demek edhe kryetar i PD-se.Po fillove te fl asesh si Berisha dhe ata deputet radikale deri ne ekstrem, do perfundoni nje shoqate per te ardhur keq.
    Kaq te papergjegjshem jeni sa besoni ato qe mendoni e thoni vete dhe ia servisni dhe publikut.Nuk jeni te besueshem, sepse çdo gje eshte on-live,kaq pak nuk arrini te shihni, mioper.
    Fat per FRD dhe LSI, qe po shumohen dhe ju po pakesoheni.Sa keq e keni katandisurPD-ne…

  4. TR says:

    “Vendimi u mor pas mbledhjes se grupit te PD” dmth…pasi dha urdher Saliu :lol:,a sa mire,me ne fund do kemi disa jave pa sharje…

    1. Pilo Lala says:

      Urdheri zbatohet, pastaj diskutohet…..
      Mjere ne kush ne drejtonte keto 23 vjet, ca pacavure.
      Po kur e kapen Greket kete Lulin duke i shkelur syrin asaj Ministres Greke. Cfare idjotash na poshteruan keto vite…

  5. FANTOM-16 says:

    KONKLUDIMI ESHTE SE ME TE LEHURAT E PERDITESHME TE SALI BERISHES NE PARLAMENTIN SHQIPTARE DHE ME OFENDIME TE NJEPASNISHME TE KRYEMINISSTRIT SHQIPTARE NUK ARRIJTET SUKSES, TANI DUHET PROVUA METODA TE TJERA.
    ESHTE KOHA QE EDHE TI L. BASHA TE LARGOHESH NGA FUNKCIONI. INI SERVIL PAR EXELLENCE E SALI SHPELLARIT.

  6. PD without CAUSES says:

    Ik more qurrash, ke goje te hapesh ti per dhune fizike. Ti duhesh kalbur ne burg per gjithe te vraret e 21 Janarit. Ti nuk merriton te merresh me politike dhe me asnje pune publike. Cfare ti bej Rames qe ju ka lene te lire, por nga ty dhe babai yt shpirteror duhej nisur drejtesia.

  7. Gezimi says:

    Bej qejf o zoti Berisha, perderisa akoma nuk ka kenduar ligji melodine e vet!

  8. vlora.aj says:

    Duhet si ne te gjitha punerat e tjera kush nuk vete ska lek.

  9. timo says:

    Faji është i pozitës që ju lë akoma të livadhisni dhe të provokoni.

  10. turgofagos says:

    Po shko mer se kriminel je ti i pari…http://alturl.com/efks6

  11. sarandjoti says:

    Zoteri ju nuk jini parti ju jini hije nate.Nuk marr persiper,te shfajesoje,dhunimet fizike,jo ne parlament, por ase edhe ne rruge.Ne P.S.ka deputet me ngarkesa te theksuara intolerance,te cilet ne mos me ire ,me pahire duhet ta kuptojne nje here e mire,qe parlamenti eshte oda e fjales se lire dhe jo ring te fortesh.Por ne P.D.ka intolerus,dinak,provokator,provincial,qe per te realizuar destabilizimin me te vogel,perdorin metoda provinciale,shpifin,ofendojne me nje gjuhe rugacerore,flasin gjera te pa kuptim,vetem e vetem,qe te kapen me dore nga kundershtari.Zoterinje te P.D.fiksojeni nje here e mire ,nje njeri fare i thjeshte ju bene me dije, se strategjia e juaj eshte e lexushme edhe nga shqiptari me i thjeshte,prandaje gjeni ndonje arme tjeter,efikase ,te mire pritur nga populli,per te trguar se jini nje opozite sa do pak konstruktive,qe nuk luftone per vehte por mendone pak sa edhe per hallet e popullit.

  12. Vjosa VL says:

    Te na rroj sebepi! Berisha nuk pyeti per Azem Hajdarin qe evrane e jo per STRAZIMIRIN q e paskan rrahur. Hane shan, hane Bagdat”
    Berisha ka hallin e pushtetit e ju se c’thoni! Po me mire mos te ven,se vetem sherre bejne,pa per te diskutuar nuk diskutojne as per nje ligj.
    Sali dhe Jozefine,mos harroni se kini cilesuar 1000000 votues Qelbesira,ndaj mbajeni mend!

  13. gogo says:

    Mos u jepni rrogat ketyre banditeve te Sali Shpellarit,per kaq kohe sa do te mungojne ne parlament.Duhet shpejtuar reforma ne drejtesi,qe te marrin denimin e merituar keta horra.

  14. lini says:

    O LULKE ! do te ulesh per punet e bashkise ndonje dite?! dhe je bere i ndyre me fjalet qe po perdor – cfar beni ku po shkoni ? …….shume durojme ne nje kohe kur ju ish qeveritaret i kini lene pa buke e me borxhe te mbedha .

  15. ILIRET says:

    O sa mire. Me se fundi do te na bien veshet ne qetesi nga budalliqet e Salizmireve.

  16. Balenti says:

    Ik o injorand jeni tuj lan pune mangut ne kuvend vetem per sherr jeni skeni qa me ba aty ju ikni ne shpi se ka kush i zgjidh hallet e popullit dhe sa per ju ju kemi pare boll duj vjell

  17. Elisabeta says:

    Ketij i thone te gjesh sebep. Une te kam dhene voten dhe te te dalin trute aty duke punuar. Ajo eshte pune dhe pergjegjesi apo doni te shkoni me pushime tani. Nuk late sebep pa shfrytezuar. Le te shohim ne zgjedhjet e tjera… Te dy palet njesoj jeni mos mendo qe ju jeni me te mire. Fare e keqe. Mos mendoni qe jeni balli i kombit( mperkundrazi). Ne ju kemi hapur rruge ju carrieristave te te gjitha ngjyrave sepse askush i ndershem nuk deshiron te haje nga corba juaj. Ju na perbetoheni per ndershmeri.

  18. Nora says:

    menti juaj është në pritje.

    Nora — 11 Korrik, 2014 në 12:22 am
    hahaha Srazimiri prape. Si duket ky eshte personazhi qe ka zgjedhur Sala te krijoje incidente. Per ata qe e ndoqen videon e transmetimit direkt sic e bera dhe une ketej nga nje vend i larget nga atdheu im eshte fare e qarte se ishte e gjithe e inskenuar. Po te shikoni ne video transmetim ne momentin qe Sala vjen ne salle te kuvendit, Strazimiri ngrihet nga karrigja dhe Zhozefina dicka i peshperit. Strazimiri largohet dhe sapo Sala fillon diskutimin degjohen te bertiturat ne korridor dhe eshte i menjehershem reagimi i Sales dhe bertitjet e Zhozit pa pare fare se cfare ndodhi, vetem nga vendi i saj. Ku e dinte zhozi dhe Sala kush po zihej ne korridor ? Shikojeni njehere dhe do te me jepni te drejte qe ky eshte skenar i pergatitur nga ta vete per te gjetur nje pretekst te vogel per te mos marre pjese ne miratimin e ligjeve. Kane frike tani te futen ne kuvend se rrezik do te filloje furtuna me drejtesine. Jemi larg por perseri i ndjekim te rejat e vendit sepse duam te ndryshoje Shqiperia dhe te shkeputet nga kthetrat a kriminelit Sali Berisha.

  19. Leme says:

    Kriminel je ti Basha me gjithe klanin tend. Ju kemi provuar 23 vjet. Ju vec incidente kerkoni qe te largohet vemendja naga bemat tuaja qe do ju dalin lakrat shume shpejt.Krimet tuaj jane mostruoze dhe per to do jepni llogari deri me nje. Populli thote ne vonon nuk harron. Gjykimi i popullit eshte i madh.Ju jeni njerez te semure negative, cibanet e shqiperise ja kush jeni ju.Do tu vije fundi nje dite qe vendi te marre fryme lirisht nga ushunjezat 23 vjecare. Pthuuuuu njerez te ulet.

  20. SULO says:

    Po ik o LULJETA IK.. DMTH IK E PIRDHU AHAHAHAHA
    BUZQUMSHI I TIRONES

  21. Emigranti 1 says:

    Ke te drejte ,ashtu te potrositi Baba Saliu sot ne parlament se ketu nuk ka vend per opoziten.S’late fishek pa provuar dhe te gjithe me barut te lagur mor Luli I luleve.Po si ua nxe goja ta quani vehten opozite mor faqezes.Si nuk u vjen turp nga ai popull qe po qesh me te madhe nga veprimet tuaja.Ju jo vetem qe nuk ini opozuite ,por as nuk I shembelleni opozites.Opozitat ne politike kane jo vetem funksion progresiv,por meritojne edhe respect nga pozitat dhe kryejne se bashku pune te mira.Opozita juaj I perngjan nje fraksioni qe perben rrezik per paqen sociale ne Shqiperi.Dhe ky eshte koncepti agresiv,bajraktaresk I Sali Berishe,i cili ka semurur edhe shume djem si ty Lulin e luleve.Ku ke koken ,nuk ke kembet…

  22. petrit zela says:

    Duhesh te jesh me qytetare sa dukesh. Se me keta politikane qe te rrethojn,te jesh me se I bindur se asnje nuk eshte I formuar me bote
    te thell prej qytetari. Pjesa derrmuese e lidershipit te djeshem,dhe
    perfaqesuesit e te sotmes qe bejne pjese ne Tempullin e shenjte ligjvenes,asnjeri prej tyre nuk eshte I angazhuar per te ringritur PD-en NE NJE POZICION domethenes,qe ti sherbeje ter shtresave te popullit,pa dallim feje dhe ideje..Aktualisht; PD-ja dhe sot,eshte ne
    nje pozcion katastrofik,se pjesa derrmuese e lidershipit te saj nuk
    angazhohet per tju kundervene filozofis se platformes te kotovices..
    por e mbrojn ate me fanatizmin me te madh,duke u perulur para saj si mercenar rrugesh,vetem e vetem,se ustaj tyre shpirteror kerkon; destabilizimin e popujve te shqiptarizmit..

  23. arian says:

    Aman ore mos ikni.luliii

  24. pellazg 100% says:

    Perballje dhemb per dhemb por nderkohe po terhiqemi, bojkot.
    Po ky qenka homoseksual fare. Mos mendon se do perballet me lufte ne ilegalitet? Kush do te dilte i fituar???
    Mos haro Luli luften nuk e keni me parlamentin, keni nje lufte me te madhe me te gjithe Shqiptaret qe i varferuat, i ulet koken, i vodhet, i shitet atdheun dhe ne fund i vrate ne mes te bulevardit.
    Po perballja me keta Shqiptare si te duket, dhembe per dhembe?
    Duro Lule duro, kemi shpresa tek Rama por nese ai nuk mundet, do te dalin Shqiptare te tjere qe do te munden.
    Hajt Lule thellohu.

  25. lazarati i sales says:

    mordenar vrases bandit hajdut

  26. qytetar says:

    Ky bojkot eshte per nje koh te shkurter,
    pasi thashethemexhiu i parlamentit nuk mund te rri gjate pa lef.
    Kjo eshte nje fitore e perkoshme e etiken parlamentare.

  27. A says:

    Ju lutemi, mos ikni!
    NO Strazimiri, NO Sala,
    NO gallate per popullin! ?

  28. Anonimi says:

    TELLALLI po na i mbron mire interesat , do nderpresim mardheniet me kuvendin , do bejme pushimet verore , ne shtatore do rikthehemi perseri , rrogat nuk na i ndalon njeri , dhuratat na vijne , populli ne proteste , … lume kush te rroje qe ta shohi Shqiperine si zonje … o popull trime e patriot, mos harroni te paguni taksat ,se pa to nuk ecen demokraqia .

  29. strehe says:

    Te mos hidhet benzin ne zjarr ne raste te tilla pasi kryesia e PS-se esht e pa dijenishme per raste te tilla surprize.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje