Polici vret një breshkë për ... vetëmbrojtje

11 Korrik 2014, 12:02Lifestyle TEMA

Ndodh edhe kështu!

Një oficer policie në Uganda ka vrarë një breshkë pasi ishte sulmuar nga “krijesa agresive”.

Incidenti ndodhi në rajonin Nebbi, pranë kufirit me Kongon.

Oficeri Charles Onegi tha se kafsha kishte hyrë në shtëpinë e tij dhe e sulmoi në kohën kur ai po pinte një filxhan me çaj në mëngjes.

“Tentova që ta tremb, por ajo u bë shumë agresive,” tha ai.

“Mora një shkop që ta largoj, por ajo u bë edhe më e dhunshme. Njerëzit erdhën të më ndihmojnë. Kur dola jashtë, kapa pistoletën dhe e qëllova. Ishte një breshkë e madhe e bardhë. Edhe tani që flas jam i frikësuar,” tha polici.

Një zyrtar i policisë tha se ky reagim i ashpër erdhi pasi vendasit janë shumë supersticiozë dhe mendojnë se dikush i përndjek, nuk ka rëndësi se çfarë forme ka ai.

Një grup me të krishterë vendas u lut për oficerin, përpara se të digjte reptilin e vrarë.

6 komente në “Polici vret një breshkë për … vetëmbrojtje”

  1. dru me pre says:

    Komplet trap!Breshke agresive???

    1. Sokrati says:

      Ky polic i duhet Tahirit tani qe doli ligji armes.

  2. Do jet teper e rrezikeshme per policet ,kur mizat ti qendrojne ne surrat ?

  3. ztc says:

    “reptilin” e rrobve të tu, se në shqip i thonë: zvarranik!

  4. Niko says:

    Mund te jete agresive breshka nuk dyshoj vetem ne raste ekstrem Kurr polici meret me kruarjen e hundes ne sherbim dhe me bajoneten ne bythe per mbeshtetese vetem ne keto raste polici ben vete mbrojtje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje