Valdet Rama prish kontratën me Vajadolid

11 Korrik 2014, 14:54Sport TEMA

Valdet Rama nuk është më pjesë e spanjollëve të Vajadolidit. Ndërsa dje të gjithë futbollistët e klubit iberikas kanë zbritur në fushë përkrah trajnerit të ri, Joan Francesk Ferrer, mesfushori ofensiv i Kombëtares së Shqipërisë është thirrur në apel nga drejtuesit e Vajadolidit, me të cilët ka rënë dakord mbi prishjen konsensuale të kontratës, e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2015, raporton Panorama Sport.

26-vjeçari mësohet se nuk bënte pjesë në planet ish-ndihmësit të Tito Vilanovës të Barcelonës dhe, duke mos pasur besimin e trajnerit, ka vendosur të ndahet dhe të vlerësojë ofertat e reja.

Në Primera Divizion, Valdet Rama luante prej 1 sezoni e gjysmë, me punën dhe cilësitë e tij që vlerësohen nga dy prej tri ekipeve që janë ngjitur sivjet mes më të mirave, por sipas burimeve pranë lojtarit as Deportivo La Korunja dhe as Eibari nuk po intensifikojnë bisedimet.

Gjithsesi, më shumë sesa Spanja, e ardhmja e tij pritet të jetë në Turqi, ku është folur shpesh mbi interesimin e Beshiktashit.

Nëse deri pak orë më parë klubi i Stambollit nuk kërkonte që të shpenzonte shumë parà për të bërë të vetin Ramën, tashmë që “mëngjarashi” është një lojtar i lirë, ai mund të akomodohet me më lehtësi te Beshiktashi, ndonëse diçka më shumë do mësohet ditët në vazhdim, sepse në radhë për të janë edhe shumë klube të tjera turke. 

1 komente në “Valdet Rama prish kontratën me Vajadolid”

  1. Xha Temja says:

    Te rime shtrember dhe te flasim drejte.
    Kontraten nuk e prishi Valdet Rama.Ai ishte me parametra 0 dhe ekipi nuk kishte nevoje per sherbimet e tij.
    Menyra si thuhet qe V.Rama prishi kontraten,duket sikur ata e kane lutur pa fund dhe lojtari nuk ka pranuar.
    Le ti themi gjerat ashtu si kane ndodhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje