Zyrtare, Luis Suarez është lojtar i Barcelonës

11 Korrik 2014, 14:56Sport TEMA

Barcelona edhe Liverpuli kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e Luis Suarez në “Kamp Nou”.

“Liverpuli konfirmon se Luis Suarez do të largohet nga klubi pasi është arritur marrëveshja për transferimin e tij me Barcelonën. Lojtari ka leje që të kompletojë formalitetet e zakonshme, të cilat më pas do ta përmbyllin transferimin”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga “Redsat”.

“Barcelona dhe Liverpuli kanë arritur marrëveshje për transferimin e Luis Suarez. Uruguaiani do të udhëtojë në Barcelonë në javën e ardhshme për ekzaminimet mjekësore, do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe do të prezantohet zyrtarisht para mediave dhe tifozëve si një lojtar i Barcelonës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga katalunasit.

Edhe pse nuk është dhënë shifra zyrtare e transferimit të tij, besohet se 27-vjeçari i ka kushtuar 88 milionë euro Barcelonës

2 komente në “Zyrtare, Luis Suarez është lojtar i Barcelonës”

  1. Keni per ta pare ket Kanibalin ku te parin do NDUKE RO-NALDENNNNNN

  2. tahipi says:

    Si ka mundesi se mori HAJVALIA ,,me 1500 euro rroge mujore..dhe 30 mij euro kesh per liverpulin….hahahahahh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje