Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maizière viziton Serbinë dhe Shqipërinë

14 Korrik 2014, 18:30Rajoni TEMA

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maizière udhëton për në Serbi e në Shqipëri.

Siç i komunikoi zëdhënësi i tij të hënën shërbimit evangjelist të shtypit gjatë udhëtimit dyditor dhe të martën (14.07 – 15.07) ndër të tjera në axhendë do të jenë çështja e azilimit dhe mbrojtja e minoriteteve.

Qëllimi i bisedimeve me kryeministrat dhe ministrat e brendshëm të këtyre dy vendeve do të jetë marrja e masave për kufizimin e emigracionit ilegal.

Bundestagu së fundi miratoi një ligj, që parashikon kufizimin e fluksit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit.

De Maiziere gjatë vizitës së tij do të bisedojë me politikanët përgjegjës në Serbi dhe në Shqipëri edhe për mbrojtjen e kësaj pakice.

Tema të tjera të vizitës janë edhe procesi i antarësimit në BE si dhe lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.

Me ligjin e miratuar nga Bundestag-u vendet si Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia klasifikohen si vende të sigurta origjine.

Kërkesat për azilim nga njerëzit që vijnë prej këtyre vendeve përpunohen shumë shpejt dhe refuzohen.

Fillimisht ministri de Maizière donte të përfshinte në këtë listë edhe Shqipërinë e Malin e Zi.

Por me këtë ai hasi në rezistencën e partisë socialdemokrate në koalicionin qeverisës.

Ky ligj duhet të miratohet tani edhe nga Bundesrati (Këshilli Federal), në dhomën e përfaqësuesve të landeve shumica e nevojshme për miratimin e ligjit është e paqartë./DW

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje