Qeveria nis raportimin mbi punën e bërë në 300 ditët e para të Qeverisjes, ndërsa prezantimi i punës nisi nga zv. Kryeministri Niko Peleshi për të vijuar me ministrat Ditmir Bushati, Klajda Gjosha, Sajmir Tahiri dhe Nasip Naco, që ishin edhe prezantuesit e parë të punës së bërë nga Kabineti Qeveritar.
“Dialog, përgjegjshmëri, partneritet… i paraqitëm në atë raport si tre fjalët kyçe të qasjes sonë të re qeverisëse dhe besojmë se 300 ditët e para të qeverisjes treguan se ne dimë të ndjekim vizionin tonë. Dimë ta jetësojmë atë dhe të bëjmë atë çfarë themi, e të themi atë çfarë bëjmë”, vlerësohet ndër të tjera në raportin e 300 ditëve të para të Qeverisë.
Në tre kapitujt e raporti për 300 ditët e qeverisjes, janë pasqyruar hapa konkretë progresi në një shumëllojshmëri fushash. Secili prej tyre përbën një premtim të mbajtur që na bën të ndihemi besimplotë në fuqinë tonë të jetësimit të angazhimeve si aspekti më i rëndësishëm për rilindjen e besimit në të ardhmen e vendit tonë.
“Rilindja e besimit qytetar dhe ndërkombëtar tek Shqipëria nuk ka të bëjë vetëm me ato çfarë bëmë, por dhe me ato çfarë duam të bëjmë. Ndaj për ne, këto 300 ditë janë një libër i rëndësishëm mësimesh për kalimin e vështirësive, evitimin e gabimeve të reja dhe zhdukjen e mundësisë së ripërtëritjes së gabimeve të vjetra. Ndonëse përballë arritjeve natyrshëm zbehen vështirësitë, kapërcimi i të cilave, sado komplekse, sidoqoftë mbetet detyra jonë. Detyrë, që na ka bërë të prekim çdo ditë forcën njerëzore dhe pasurinë natyrore të Shqipërisë.E kjo na bën më të përkushtuar ndaj qeverisjes për njerëzit duke i shtuar rishtazi qasjes ndaj detyrës për vendin tonë një tjetër fjalë kyçe”, vlerëson raporti.
Peleshi
Zv. kryeministri Niko Peleshi tha se gjatë këtyre 300 ditëve të para qeveria ka punuar për përmbushjen e reformave të premtuara përpara 23 qershorit të kaluar, duke kulmuar me marrjen e statusit të vendit kandidat. Sipas Peleshit, kabineti qeveritar është tashmë edhe më i bindur në punën e tij për “Rilindjen” e Shqipërisë.
“Kabineti qeveritar është edhe më i bindur në punën e tij për rilindjen. Dhe kështu në krye të 300 ditëve Shqipëria është më pranë Europës. Vendet e BE, kanë më shumë besim tek Shqipëria sot. Shqipëria është një vend kandidat i BE. Për këtë është dashur një punë e palodhur. Aksioni qeveritar u shtri në cdo fushë. Për disa ministra patën rol të posacëm për të përmbushur 5 prioritetet, por mbi të gjitha për të raportuar arritjet e tyre në një diplomaci të shkëlqyer”, tha Peleshi.
Në fjalën e tij, Peleshi u shpreh se “në fakt ne përmbushëm angazhimin më të rëndësishëm të qeverisjes sonë, rirlindjen e besimit te shqiptarët dhe tek e ardhmja. Sot secili prej nesh në kabinet është i bindur se synimet tona ambicioze për një Shqipëri të rilindur si gjithë Europa janë të mundura”.
Vështirësistë, shtoi Peleshi, nuk janë të pakta për vendin, por ne kuptuam gjatë këtyre 300 ditëve se duke u orientuar nga detinacioni ku duam të arrijmë dhe jo nga pengesat e shumta në rrugën tonë gjithçka është e mundur.
“Aksioni qeveritar u shtri në çdo fushë dhe qeveria u angazhua maksimalisht për të përnmbushur kërkesat e shtruara, por disa ministra patën një rol të posaçëm për përmbushjen e 5 prioriteteve, por më tepër për të komunikuar arritjet tona përmes një diplomacie të shkëlqyer”, tha Peleshi.
Bushati
“Statusi i vendit kandidat përforëcon pozicionin e Shqipërisë në rajon”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë raportimit të punës për 300 ditët e para të Qeverisë të Ministrisë së Jashtme. Kreu i diplomacisë shqiptare vuri theksin në reformën e marrë në Trupin Diplomatik, për të cilën tha se ai duhet të qëndrojë jashtë politikës së ditës dhe duhet ti shërbejë interesave të vendit.
Bushati cilësoi si një nga arritjet më të mëdha në këto 300 ditë të marrjes së statusit të vendit kandidat, për të cilën tha se tashmë Shqipëria pas anëtarësimit në NATO është kandidat zyrtar edhe për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në vijim kreu i diplomacisë u ndal në marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë, ku theksoi kapitullin e ri të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Element konkret, e cilësoi ai edhe hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve tona me Greqinë duke ndërtuar një mekanizëm adresimi për të gjitha çështjet e mbartura në frymën e mirëkuptimit, mirëbesimit dhe reciprocitetit.
Në këtë kuadër, ministri i Jashtëm konfirmoi vullnetin e përbashkët mes dy vendeve dhe Qeverive për të adresuar dhe zgjidhur cështjet, përfshi këtu edhe atë të toponimeve.
“Në media është folush shumë për çështjen e toponimeve dhe besojmë se si për të, do t’i adresojmë palës greke edhe çështje të tjera që kanë efekt konkret. Gjatë 300 ditëve ne jemi përpjekur të jemi aktivë në pellgun e Adriatikut dhe Jonit me fqinjët për t’i hapur rrugën projekteve të korridorit Adriatiko-Jonian”, theksoi Bushati.
“Është e rëndësishme të theksohet se statusi e përforcon pozitën e Shqipërisë, për të hapur një kapitull më cilësor në marrëdhëniet me vendet e rajonit dhe partnerët strategjikë. Pika e dytë ka të bëjë me politikën tonë të jashtme në rajon që ka treguar në 300 ditë ka qenë konstruktive. Kulmi i tyre është ngritja e marrëdhënieve me Kosovën, në një bashkëpunim rajonal”.
Bushati tha se e gjitha dinamika e marrëdhënies tonë me Kosovën është parë nga këndvështrimi i zhvillimit ekonomik dhe i shfrytëzimit sa më të plotë të të gjithë mekanizmave të bashkëpunimit, jo thjeshtë dypalësh por edhe mekanizmave të bashkëpunimit rajonal.
Po kaq e rëndësishme ka qënë puna jonë, tha Bushati, përsa i përket qëndrimeve të mirëpeshuara dhe në sintoni të plotë me partnerët strategjik, SHBA dhe BE për kriza nga më të vështirat që ka kaluar kontinenti, kriza të cilat sfidojnë arkitekturën e sigurisë europiane. Duke u fokusuar në tre pika kyçe, Bushati u ndal fillimisht te puna e madhe e bërë nga trupa e shërbimit të jashtëm për marrjen e statusit, që sipas tij, kjo nuk do të ishte e mundur pa pasur një reformë për shtetndërtimin.
“Synimi ynë është racionalizimi i shërbimit dhe prezencës shqiptare në botë në përputhje me vendin dhe politikat që bën vendi. Nëse më duhet të bëj një konkluzion të shpejtë në këto 300 ditë, i jam mirënjohës kolegëve dhe kryeminstrit në këtë proces, dhe besoj se një kohezion së brendshmi do ti mundësonte Shqipërisë të arrinte më shpejt objektivat e saj”, nënvizoi Bushati.
Gjosha
Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha duke paraqitur punën e dikasterit që drejton veçoi marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian si dhe decentralizimin e fondeve IPA, një mundësi sipas saj që i kthen besimin adminsitratës shtetërore sa i takon menaxhimit të fondeve.
Ajo theksoi se prioritet i Qeverisë mbetet reforma në drejtësi, e cila është një ndër 5 prioritetet kyce të KE në rrugën e Shqiëprisë drejt integrimit europian.
“Kujtoj vështirësitë e ditëve të para për të njohur situatën ku ndodhej vendi dhe si do të vijonim. Do të vazhdoja me frymën e shkëlqyer që kemi pasur në ekip, energjinë dhe vendosmërinë për të arritur kaq lart siç është dhe marrja e statusit të vendit kandidat, që nuk ja dedikoj qeverisë sonë apo qeverisë së shkuar port ë gjithë shqiptarëve që na kanë vendosur përballë kësaj përgjegjësie. Ka pasur reforma të rëndësishme që e kanë çuar Shqipërinë në rrugën e të ecurit përpara. Ky plan do ta afrojë Shqipërinë me të gjitha ligjet e Bashkimit Europian, kemi vazhduar me fushatë informuese me rininë. Një arritje të madhe të 300 ditëve do të veçoja decentralizimin e fondeve IPA duke i kthyer besimin admisnitratës shqiptare se mund t’i menaxhojmë këto fonde në mënyrën më të mirë të mundshme. Në vijim kemi një punë të madhe që na pret përpara dhe do të fokusohemi në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, ku unë do të veçoja reformën në drejtësi, dhe ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të jenë mbështetës të kësaj reforme. Do të vazhdojmë në një politike më bashkëpunuese me rajonin dhe gjithashtu tashmë kemi një imazh më të përshtashëm për thithjen e investimeve. Një gjë është e sigurt vendi nuk ka kthim pas dhe BE është rruga që ne kërkojmë të ecim me shpejtësi”, tha Gjosha.
Tahiri
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi tha se Policia e Shtetit është rikthyer plotësisht në detyrë, në krye të Luftës ndaj kriminalitetit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Duke paaqitur punën e bërë në 300 ditët e para të Qeverisjes nga institucioni që drejton, Tahiri theksoi se “pavarësisht vështirësive dhe gjendjes së rëndë brenda policisë kemi arritur ta rilindim Policinë e Shtetit, e cila sot është kthyer në detyrë në luftën ndaj krimit dhe korrupsuionit”.
Në kuadër të arritjeve, ministri i Brendshëm theksoi se “kemi rritur forcën parandaluese dhe goditëse dhe kemi përfunduar kuadrin ligjor. Janë ulur me 16% krimet e rënda ndaj personit dhe 50 % vrasjet. Lufta ndaj korrupsionit është rritur 40% më shumë por mbi të gjitha kemi shembur murin e pandëshkueshmërisë. Kemi dhënë shembull ndaj luftës së korrupsionit në zyrtarët e lartë”.
Dhe në paraqitjen e arritjeve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit nuk mund të lihet pa u përfshirë operacioni antidrogë në Lazarat, i cili u konkludua me asgjesimin e disa mijëra kg lëndë narkotike dhe vënien nën kontroll të territorit të fshatit që për më shumë se 20 vite ishte jashtë kontrollit të shtetit.
Në këtë kuadër, ministri i Brendshëm deklaroi se tashmë “policia nuk njeh më zona ku nuk vlen ligji dhe persona që nuk e njohin ligjin”.
Duke bërë të ditur objektivat e ardhshme, Tahiri theksoi se “me miratimin e ligjit për Policinë e Shtetit do të marrë jetë Byroja Kombëtare e Hetimit që do të shënojë tjetër standard në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”.
Ai shtoi se “kemi sanksionuar kritere të forta për karrierën dhe ecurinë në detyrë të bazuar në meritokracinë”.
Ndërkaq, në lidhje me luftën ndaj korrupsionit në radhët e Poplicisë së Shtetit, Tahiri theksoi se “kemi hartuar kuadër të ri ligjor për kontrollin e brendshën në Policinë e Shtetit. Kemi modernizuar shërbimin ndaj qytetarëve duke ulur burokracinë. Do të implementojmë strategjinë për të forcuar burimet njerëzore me 25% rritje pagash, sigurim shëndetësor dhe program trajnimesh duke rigjallëruar”.
Tahiri, deklaroi se “në 300 ditë e nxorëm Shqipërinë nga lista e zezë e DASH për trafikimin e qenieve njerëzore”.Qeveria shqiptare po bën me anë të një aktiviteti të gjerë analizën 300 ditore të qeverisë dhe objektivat për vitin në vazhdim”.
Çuçi
Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi, gjatë analizës së punës së bërë të kësaj ministrie në 300 ditët e para vlerësoi si arritje kallëzimet penale të bëra kundër korrupsionit, ndërsa shtoi se kjo luftë do të vijojë. Çuçi vlerësoi se në këto 300 ditë është finalizuar edhe reforma më e rëndësishme siç e cilësoi ai, ajo territoriale. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi tha se në 300 ditët e para kemi arritur të kthejmë besimin e ndërkombëtarëve tek qeveria për të luftuar korrupsionin, gjë që u shpërblye me marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
“Kemi denoncuar në prokurori rreth 357 zyrtarë, 25 nga të nivelit të lartë, përfshirë ministra. Ndërkohë, po punojmë për finalizimin e procedurave për rastet e denoncimeve”, tha ministri.
Reforma territoriale është një tjetër arritje e rëndësishme e qeverisë në 300 ditët e para të saj, e cila i ka munguar vendit prej 23 vitesh.
“Kjo reformë, e mbështetur nga publiku, ka suportin e madh të qeverisë amerikane, asaj suedeze, zvicerane, BE-së, etj. Me një grup prej rreth 30 ekspertësh analizuam punën e 373 komunave e bashkive. Për hartën e re administrative, e hartuar për herë të parë sipas një metodologjie moderne, fillimisht propozuam pesë variante, duke ndërtuar një proces gjithëpërfshirës përmes një komunikimi transparent me publikun”, tha Çuçi.
Celibashi
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi tha se 300 ditët e para të veprimtarissë së Qeverisë janë në përmbushje me programin e saj politik. Gjatë kësaj periudhe Kuvendi ka ushtruar pushtetin e tij kontrollues ndaj qeverisë, e cila është e vendosur për llogaridhënie.
Duke i konsideruar marrëdhëniet me Kuvendin një prioritet të ekzekutivit, Celibashi tha se gjatë 300 ditëve parlamenti ka miratuar 109 ligje, 106 nga të cilat janë propozime të qeverisë, ndërsa nga 15 shtatori 2013- deri në 12 korrik 2014 janë zhvilluar 6 interpelanca në parlament, dy nga të cilat me kryeministrin.
Lufta ndaj korrupsionit do të nisë nga gjyqësori, ndërsa në 300 ditët e para mbajtëm premtimet ndaj qytetatëreve. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ndërsa paraqiti veprimtarinë e institucionit që drejton. Sipas tij, në këto 300 ditë u bë i mundur dixhitalizimi i regjistrimit të pasurisë duke minimizuar abuzimet. Në këtë kuadër ministri shtoi se modernizimi sistemit të drejtësisë do të vijojë në interes të shqiptarëve.
“E mbajtëm premitimin tonë. Seancat gjyqësore janë 37-50 % më lirë. U zotuam se do të realizojmë një proces skanimi të plotë të vendimeve të ccështjes së pronave. Sot nuk do të ndodhë më si dje, ku pasuri kombëtare e botërore privatizoheshin. Kjo nuk do të ndodhë më. Ne dixhitalizuam sistemin e regjistrimit të pasurisë dhe nuk do të ketë më që mijëra hektarë tokë në male të regjistrohen në det. Ne do të vazhdojmë të modernizojmë sistemin e drejtësisë në funksion të shqiptarëve. Ne jemi të bindur që luftën ndaj korrupsionit ta fillojmë nga gjyqësori.” tha Naço.
Panariti
Rritja e investimeve në masën 60 % për bujqësinë në 300 ditët e para të qeverisjes, u konsideruan nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti si një nga arritjet kryesore. Ndërsa paraqiti raportin për institucionin që drejton, ai theksoi se një tjetër arritje është certifikimi i vulës shqiptare të cilësisë, duke shtuar se kjo shpreh njohjen zyrtare të prejardhjes të prodhimeve shqiptare.
“Rritja e prodhimit vendas kërkon njohjen zyrtare të prejardhjes dhe cilësisë së pashoq të prodhimeve shqiptare. Ne certifikuam dhe shpërndamë vulën shqiptare të cilësisë dhe do të vazhdojmë deri në fund me prodhues të tjerë”, tha Panaritit.
Gjermeni
“Premtuam dhe mbajtëm fjalën për legalizimet falas dhe i dhamë fund vuajtjeve, korrupsionit dhe sorrollatjeve në zyrat e shtetit. Kemi marrë masa rehabilituese për të vendosur kontrollin mbi terriorin duke prishur mbi 360 ndërtime të paligjshme. Qeveria është e angazhuar për një sezon turistik ndryshe, duke krijuar lazhe të pastra, më shumë siguri dhe duke ngritur 11 plazhe me kampe vullnetarësh që u shërbejnë qytetarëve. Për sigurinë e tyre kemi vendosur për herë të parë roje plazhi. Kemi hartuar strategjinë e turizmit, sikundër jemi duke hartuar strategjinë kombëtare të strehimit. Kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e banesave me kosto të ulët”.
Deklarata u bë nga ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, gjatë prezantimit të punës së institucionit që drejton për 300 ditët e para të qeverisjes.
Haxhinasto
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto tha se pjesë e reformave të institucionit që drejton është edhe ulja me 15% e rasteve të aksidenteve me pasojë vdekjen.
Në fjalën e tij Haxhinasto vuri në dukje punën që po bëhet për përmirësimin e kushteve dhe sigurisë së transportit. Ai theksoi se rreth 60% e detyrimeve të prapambetura ndaj sipërmarrjeve është bërë e mundur të shlyhen, duke shtuar se tashmë është vendosur një marrëdhënie korrekte me biznesin.
“Një premtim i madh ishte ulja me 20% e aksidenteve me pasojë vdekjen. Sot mund të themi se kemi arritur ta bëjmë këtë në masën 15 %. Më shumë se dy herë është rritur fondi i sigurisë dhe po punojmë në drejtim të rritjes së sigurisë. Në këtë mision po rreshtohen me ne edhe shumë partnerë privatë. Kemi vendosur në këto 300 ditë një marrëdhënie korrekte me biznesin. Po paguhen detyrimet ndaj kompanive. Deri më tani është bërë e mundur rreth 60% e tyre. qytetarët shqiptarë meritojnë cilësi europiane, edhe reformat tona këtë mundësojnë. Po ringjallet hekurudha shqiptare në sistemin e transportit. Ne po punojmë ngushtë me fqinjët tanë për lidhje më të mira transporti”, u shpreh Haxhinasto
Ahmetaj
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj tha se qëllimi kryesor i Qeverisë ishte ndalimi i rënies ekonomike, e cila sipas tij u gjet me 720 milionë dollarë borxhe. Në këtë kuadër, Ahmetaj tha se ky synim është mbajtur ndërsa qëllimi tashmë është ringrtija e ekonomisë përmes reformave të ndëramarra, të vlerësuara siç tha edhe ministri edhe nga faktori ndërkombëtar.
“Në ditën tonë të parë të punës ne gjetëm një ekonomi të rrënuar me 720 milionë dollarë borxhe. Qëllimi ishte ndalimi i rënies ekonomike dhe nisja e ringritjes së saj. Një ndër nismat ishte anullimi i gjobave elektorale, një premtim ky i mbajtur. Biznesi dhe qytetarët u çliruan nga 30 milionë dollarë abuzim. Raportet e INSTAT tregojnë një kthim të konsumatorëve në tregtinë shqiptare. Nuk është pak vijmë nga një rënie e fuqisë blerëse dhe më në fund kemi rritje. Edhe eksportet janë rritur në masën mbi 10%. Standart’s & Poor vlerësoi arritjet e qeverisë. Ne po punojmë për vendosur Shqipërinë në hartën e vendeve të para për të investuar”, tha Ahmetaj.
Nikolli
Reforma në arsimin e lartë mbetet kryefjala e reformave në këtë fushë. Kështu u shpreh ministrja e Arsimit Lindita Nikolli, ndwrsa raportoi për punën e Qeverisë në arsim. Ajo veçoi ndër të tjera hartimin e abetares mbarëkombëtare dhe sistemin e unifikuar arsimor me Kosovën.
Matura shtetërore 2014, tha ministrja Nikolla, shënoi një standard të cilësisë në këtë drejtim, dhe i ktheu dinjitetin provimeve të këtij viti. Po ashtu, vijoi ajo, ka filluar puna për reformimin e sistemit parauniversitar me kurrikulat e BE-së, ndërsa për herë të parë prindër, mësues e nxënës do të kenë në dorë një instrument për verifikimin, që është karta e performancës.
Gjithashtu, përmirësimi i cilësisë së teksteve, sipas vërejtjeve të mësuesve është një tjetër prioritet i ministrisë së Arsimit, sipas programit të qeverisë.
“Në 300 ditë arritëm të kemi një kurrikul të arsimit. Ne bëmë të mundur unifikimin e arsimit me Kosovën. Matura Shtetërore 2014 ishte një maturë që shënoi kthesën e madhe në meritokraci duke synuar standart të lartë. Për herë të parë prindërit, nxënësit dhe mësuesit do të kenë në dorë një sistem vlerësimi parauniversitar, sepse vëmë në jetë kartën e vlerësimit. Hoqëm nga katalogu 120 tekste të deklaruara me probleme. Siguruam gjithashtu që çdo vërejtje për tekste të veçanta, marrjen përsipër nga botuesit për përmirësimin e tyre. Treguam një risi në politikbërje sa i përket reformës në arsim. Ne kemi paraqitur një reformë që synon rritjen e cilësisë së arsimit pa cënuar ëndrrat e çdo nxënësi a studenti” u shpreh Nikolla.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se në këto 300 ditë qeverisje është bërë i mundur shlyerja në masën 60% e shumës prej 40 milionë dollarësh të gjetura borxh nga Qeveria paraardhëse. Ai vlerësoi edhe shtimin e barnave të reja në listën e barnave spitalore gjatë këtyre ditëve qeverisje
“Listës së barnave spitalore iu shtuan edhe 173 barna të reja. Filluam zbatimin e planit konkret për të shlyer borxhet e prapambetura. Ne gjetëm 40 milionë dollarë borxhe dhe deri tani janë shlyer 60% e tyre. Po ashtu edhe miratimi i 10 paketave shëndetësore të financuara 100% nga qeveria si në spitalet publike ashtu edhe private është një sukses i jashtëzakonshëm. Gjithashtu nisi procesi i dezinsektimit duke shmangur ndotjen në mjedis. Nuk mund të lë pa përmendur fondin prej 500 mijë euro dhuratë spitalit të komunës së Preshevës”, tha Beqaj.
“Në buxhetin e adresuar për shëndetësinë ne rritëm me 50% fondet për rimbursimin e ilaçeve dhe furnizimin me reagentë të laboratorëve spitalorë. Ne jemi të vendosur të përmirësojmë shërbimin spitalor përmes investimeve në qëndra specifike jo vetëm për kurimin e sëmundjeve të vështira por edhe në rehabilimin e qëndrave spitalore në të gjithë vendin për ti kthuer ato qëndra moderne me standarte bashkohore. Ndërsa në kuadër të bashkëpunimit mes qeverisës shqiptare dhe asaj kosovare kemi kryer dy ndërhyrje në fusheën e kardiologjisë në spitalin e Prishtinës, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha ministri Beqaj
“Në 300 ditët e para të kësaj qeverisje, ja dolëm të arkëtojmë nga tatimet dhe doganat çdo ditë rreth 1 milionë dollarë më shumë se sa qeverisja e mëparshme”, tha ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë raportimit të bërë për 300 ditët e para të qeverisjes.
Cani tha se financat publike kanë bërë përmbysjen e madhe në 300 ditë.
“Arritëm të kalojmë prapambetjen, gjëndjen e rëndë të piramidës së dytë financiare të parave të shqiptarëve”, deklaroi kreu i financave publike.
“Me mburrje sot mund të themise jemi drejt konsolidimit të financave publike. Ne ia dolëm të ulemi si partner të besueshëm me institucionet ndërkombëtare për të negociuar me FMN, BB e BE e për t’i siguruar buxhetit shqiptar për tre vite mbi 1 miliard dollar.Ja dolëm të sigurojmë 270 milionë dollarë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose 13 % më shumë. Çdo ditë nga tatimet dhe doganat u arkëtuan në buxhet afër 1 milionë dollarë më shumë të ardhura se në qeverinë Berisha”, daklaroi ministri Cani.
Duke u ndalur në politikat e qeverisë, ministri tha se bëmë realitet taksimin e ndershëm, duke bërë që 97 % e shqiptarëve të merrnin më shumë nga c’merrnin. Gjithashtu tha ai, kemi shlyer rreth 3 mijë fatura me vlerë rreth 300 milionë dollarë, që nuk ishin vetëm borxhe ndaj biznesit, por edhe ndaj qytetarit.
Gjiknuri
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri në fjalën e tij vuri theksin në sektorin energjitik, i cili tha ai, u la në një gjendje të mjeruar, drejt falimentit dhe në një konflikt ndërkombëtar.
“Arritëm një marrëveshje me kompaninë çeke CEZ, duke bërë të mundur hapjen e dritës jeshile mbi 200 milionë dollarëve investime në këtë sektor”, tha ai.
Ministri Gjiknuri bërë të ditur se përmes Task-Force së ngritur për energjinë, arritëm të rrisim me 30 % arketimet dhe të ulim me 6 % humbjet. Sipas Gjiknurit, në 300 ditë të qeverisjes siguruam vazhdimin e projektit strategjik të linjës së interkonjeksionit me Kosovën si dhe realizuam projektin e Linjës së Jugut.
“I dhamë fund tregut të zi të licensave duke anulluar 200 leje minera abuzive”, deklaroi ministri.
Gjiknuri informoi se, si rezultat i politikave shtrënguese dhe kontrolluese arritëm të sigurojmë 45 milionë dollarë të ardhura nga Albpetroli.
Harito
Ministrja e Inovacionit Milena Harito theksoi se gjatë 300 ditëve të para të qeverisjes institucioni që ajo drejton ka shënuar progres sa i përket barazizë gjinore, duke theksuar se 47 % e grave mbajnë poste drejtuese. Harito nënvizoi rëndësinë e administratës shtetërore në procesin e marrjes së statusit kandidat dhe gjithashtu edhe në sfidën për hapjen e negociatave.
“Në këto 300 ditë kemi realizuar progres sa i përket barazisë gjinore. Në 47% e grave mbajnë poste drejtuese dhe jemi vendi i parë në rajon në këtë drejtim. Administrata ka rëndësi pa i falë saj u arrit marrja e statusit dhe falë saj do të bëhet e mundur edhe sfida e rradhës, hapja e negociatave. Është përgatitur për herë të parë platforma dixhitale për të pasur të dhëna për administratën”, tha Harito
Veliaj
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj tha se gjatë këtyre 300 ditëve është bërë i mundur rritja e punësimit, ku 25 % e tyre janë vajza si dhe mjaft persona me aftësi të kufizuar. Po ashtu, Veliaj tha se gjatë kësaj periudhe është i mundur po ashtu rritja e sigurimeve shoqërore për rreth 44 mijë persona.
“Ne kemi hapur zyra pune në shumë qytete të Shqipërisë. Ne e dimë se punësimi është një problem, por nuk po e trajtojmë si një ishull të vetmuar. Kërkoj nga ju që të inkurajoni më shumë nxënës që nuk kanë dije akademike, përmes sistemit dual, të orientohet drejt tregut të punës se sa ai i tregut të diplomave. Ne kemi hartuar një strategji për punësimin. Nga të punësuarit 25% prej tyre e them me krenari se janë vajza. Falë masave të marra kanë gjetur punë persona me aftësi të kufizuar. Në 3 muajt e parë të vitit 2014 kemi arritur 10% më shumë punësim kryesisht në sektorin privat. Po ashtu janë rritur sigurimet shoqërore me 43 900 persona më shumë”, tha Veliaj.
Duke u ndalur tek dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë, ministri Veliaj tha se fondi i këtij viti është më i madhi deri më tani në një vit jo elektoral
“Ne jemi socialistë dhe jemi krenarë për këtë, por dua të theksoj se fondi më i madh për ish-të përndjekurit në një vit jo elektoral është ky”, tha Veliaj.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka, gjatë raportimit pwr 300 ditwt e para tw Qeverisw u shpreh gjatë këtij rrugëtimi ne arritëm të vendosim mjedisin në vëmendjen e çdo shqiptari”.
“Për herë të parë në 23 vjet Ministria e Mjedisit po investon në parqet kombëtare dhe zona të tjera të degraduara duke synuar t’i shndërrojë në destinacione elitare të turizmit. Filluam rehabilitimin e plotë të Parkut Kombëtar të Lurës, simbol i masakrës së dy dekadave të fundit. Pas rehabilitmit dhe infrastrukturës të këtij parku do të fillojë mbjellja e 2 milion fidanëve. Prej pak ditësh ka filluar rehabilitimi edhe në parkun kombëtar të Divjakës duke synuar që shumë shpejt ta shndërrojmë në një destinacion turistik elitar”, theksoi Koka.
Investimet e Ministrisë së Mjedisit, vijoi Koka, kanë përfshirë edhe zona të degraduara në qytete. Nw kwtw kuadwr, ai tha se makthi i qytetarëve durrsakë do të mbarojë brenda pak muajve kur zona e e Kodër Vilës do të shndërrohet në një shëtitore aktraktive për qytetin, po ashtu edhe qytetarëve të Lezhës po u dhurojmë një shëtitore model.
“Në 300 ditë kemi marrë masat për të ndaluar masakrën në fondin pyjor, ndaluam eksportin e qymyrdrurit dhe druve të zjarrit duke i venë fre prerjes së mbi 100 mijë metër kub dru zjarri në vit. Krahas urdhrit ndalues filluam edhe një fushatë ripyllëzimi të shtrirë në mbarë vendin në vetëm pak muaj mbollëm 520 mijë fidanë duke synuar të mbjellim mbi 10 milionë të tillë brenda mandatiti 4 vjeçar”, nënvizoi Koka .
Ministri Koka tha se në vetëm 300 ditë Ministria e Mjedisit realizoi një sërë reformash në fushën e pyjeve, ajrit , ujit dhe mbetjeve , reforma këto me impakt të drejtëpërdrejtë në jetën e çdo qytetari. Ndërmorëm një nga reformat më të mëdha institucionale duke ndarë përfundimisht funksionet e menaxhimit nga ato të kontrollit , reformë që solli krijimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit.
“Në vetëm pak muaj Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve e Ujërave kontrolloi 430 subjekte, që ushtronin aktivitetin pyjor dhe që për shumë vite ishin jashtë kontrollit. Ngopja tejët e madhe e akumuluar ndër vite bëri që të ndërmarrim vendimin e shpallljes së gjendjes së emergjencës mjedisore si rezultat ky inspektoriat bashkë me forcat e armatosura organizoi aksionin për pastrimin e rrugëe nacionale dhe pikave kufitare u pastruan 450 km rrugë duke grumbulluar mbi 450 ton mbetje u ndërmorën kontrolle në komuna e bashki duke marrë masë me gjobë për mbi 200 të zgjedhur vendorë, të cilat nuk kanë marrë masat e duhura për menexhimin e mbetjeve dhe pastrimin e territorit nën administrimin e tyre”, tha ai.
Ka nje shprehje populli yne : Per nje pe,per nje gjilpere,vete dem nje gune e tere.” Edhe puna e mire e qeverise do te shkoi dem ne rastese do vazhdohet te drejtoi drejtesine Nishani dhe LLalla. Mashat e SALIUT duhen “qepur” mire,qe mos te grisin te gjithe gunen.
Llafe pa fund. Fjali te stergjatura dhe boshe. Asgje konkrete. Vetem show.
Fjalimi i sotem i Edi Rames
eshte pikerisht ai qe e kemi degjuar shume here me pare.
Eshte Enveri brenda, por edhe Sahliu, eshte Mehmet Shehu por edhe Adil Carcani, eshte Ten Hsiao Pini por edhe Fan Noli, eshte Enveri dhe Hebelsi gjithashtu…
Nese ka te drejte me loje/fjalen per Gjin Gjonin,
sigurisht nuk ka te drejte ta kamufloj kete te drejte gjer ne mashtrim te perseritur per shqiptaret!
Nese ka te drejte per ate qe shkel kanunin dhe pastaj sfidon tere fshatin me kanun ne dore, nuk ka te drejte qe vazhdon te premtoj akoma, kur ne thelb nuk mund te realizonte dot, edhe po te donte, ato cfare premtuar ka deri tani…
Mjaft me me premtime…
Perfito nga qe opozita eshte ende berisha…
RIVRASES QE RIVRASIN TE VRARET
Konference prekese, madheshtore, e bujeshme dhe pse jo reale me ndonje kleçke te vogel te tipit humoristik.
Suksesi me i madh i saj ishte fjala e Edi Rames qe per here te pare nuk perdori as edhe ne nje rast te vetem, tashme shqipen e tij te fameshme: “me pa tjeter” !
Por, ka dhe por nen ndikimin e gogolit “gjingjoni” sa here qe ka takime me personalitetet e huaja, si ajo “Plaka e Llukes” se vrasesit Jaho Mulosmani, e pasuroi leksikun e tij te meparshem (jo ate pas shpinde ne Kuvend – rrote k. apo me te fundit dokrra te hirta te Gjergj Fishtes) me konfirmimin e ri, sa grotesk aq edhe engjellor (ka nje Engjell qe e keshillon) duke thene:
“..jane liruar kriminele qe kane rivrare jo te vraret por te tjere …! Fantastike.
Nuk i la gje per tu nenvleresuar si nivel humori edhe Lindita Nikolli: “kemi akorduar nje fond prej 140 milion dollaresh per pergatitjen e peshengritesve shqiptare, per pjesemarrjen e tyre ne kampionatin e ardheshem…” Qe sot do dorezoj kerkesen ne federaten e peshengritesve per tu bere anetar i tyre.
Pa permendur gjithe te tjeret me radhe: nga Ahmetaj tek e preferuara ime Harito, nga Panariti tek Gjermeni qe do te zhvarrose e djege gjithe te vdekurit shqiptare, tek Haxhinasto me shoke qe drejtohen nga Universitete e Organizme nderkombetare ne reformat dhe perditesine e punes se tyre.
Po voten ne kujt ja dhame te huajve me tere faturat e hidhura qe po i paguajme apo kety borzilokeve te shkolluar ne “kohen e kepurdhave”?
Me fantastiku i te gjitheve ishte ne mbyllje te parades se tij Cani, ai i patateve dhe trangujve ne Kuvend (ju kujtohet replika me Halimin e qenefeve te Muriqanit ?), kur me delirin e madheshtise pronuncoi me tinguj pergjerues:
…”PROFESIONALIZMI QE NUK NA MUNGON” !
Mjafton tu hedhesh nje sy pagesave te thesarit, kujdes mos te vdisni nga te qeshurit ne pershkrimin e faturave Cano-Shkelqimore!
Megjithate nje drite e brishte po duket ne fund te tunelit.
Ka te ,,drejte Luli,, kur thote se keto 300 dite qeveria mashtroi Popullin e vet pasi nuk hapi asnje vend pune por perkundrazi mbylli aq shume sa nuk i ka mbyllur asnje qeveri e me parshme.Dhe ndofta ,,Luli,,ka parasyshe demin e madh qe qeveria i shkaktoi eksportit shqipetare me mbylljen e ,,plantacioneve,, te Lazaratit ku u arrestuan dhe shume anetare te partise se tije.Por ne ndonje ,,pike,, edhe ,,Luli,, ka te drejte pasi z.Rama e ,,drolli,, pak pasi pati thene se do te ulte cmimin e naftes dhe ne fakt e rriti me 10 leke.Gjithashtu pati thene se shendetesia do te jete falas per te gjithe ,kurse tash thote vetem per ata qe do te ,,vetedeklarohen,, si ,,fukarenj,,.Ketu besoj qe z.Rama e ka shkelur pak pasi shumica e shqipetareve e kane te veshtire te bejne nje,,deklarate,, te tille.Megjitheate nese z.Rama e gjene se ku shkuan 300 milione eurot e rruges.Kombit,ku u eksportua ,,malli i Gerdecit,, si dhe ata ,,xheneralet,, e 21 Janarit ne do tia bejme ,,hallall,, keto ,,gjerat,, e vogla.Nese keto mbeten sic i la ,,Saliu,,atehere vazhdon loja si ,,Macja dhe Miu,, dhe fajin me smund ta kete ,,SALIU,,
ORE KETA KUSH I PYETI ?APO KUSH PYET KUSH I PYET?MIRE KJO.PO VRASJET ME PERQINDJE JANE MAKABRITET.TAHIRIT I DUHET THENE QE PERQINDJA ESHTE E VDEKUR SI E DHENE PA U DHENE DHE E VDEKURA NUK KRAHASOHET ME VDEKJE JONATYRORE.ZOTI I RUAJTE SE PER NE U PA KJO PUNE…..
Po mburni veten sepse nuk ju mbur njeri sipas thenies “Lavderome goje se te cava”
Sa cudi qe me vjen,sa cudi qe me vjen,qe ne ketej nga provinca nuk i shikojme dot sukseset e qeverrise por po njelloj.Papunesi,cmime te larta
njerez te pashprese.
POrrrrrrrrr amaaaaaaaaa qeveritaret i kemiiiii te LUMTUR nga sukseset.
Si lum mamaja qe i ka!
Vetem fjale.
Cfare behet me luften kunder korupsionit,po llotaria kombetare qe e vjel Xeni,po monopolet qe i kane te gjithe njerezit e Saliut, po Gerdeci, po 21 janari, pooooooo pa fund? Asgje.
Socialiste! Mos u genjeni nga KM mashtrues. Shporreni nje ore e me pare.