A po i hedh SHBA benzinë zjarrit të Lindjes së Mesme?

16 Korrik 2014, 20:47Blog TEMA

Nga Fareed Zakaria

 

Vendimi i administratës Obama për të kërkuar 500 milionë dollarë për stërvitjen dhe financimin e opozitës siriane është përshëndetur me një mbështetje bipartizane në Uashington. Në përgjithësi pranohet se, nëse administrata do ta kish bërë këtë gjë tre vjet më parë, situata në Siri nuk do të ishte shndërruar në një luftë civile sektare. Por kjo ide është e gabuar. Administrata po mbërthehet prej dëshirës klasike të Uashingtonit për “të bërë diçka” kur gjendet në një situatë e tmerrshme, pa patur një mendim të qartë nëse kjo do të përmirësonte, apo do të përkeqësonte gjërat.

“Populli sirian e nisi këtë revolucion përmes demonstratave paqësore”, deklaroi Senatori Lindsey Graham (republikan, Karolina e Jugut) – një prej të shumtëve që ka thënë se lufta është shndërruar në sektariane, për arsye se Uashingtoni ka qëndruar pasiv, ndërkohë që ajo intensifikohej. “Këta radikalë islamikë po marrin peng revolucionin”, shpjegoi Graham.

Në fakt, islamikët radikalë kanë qenë në zemër të opozitës ndaj regjimit të Assadit që në fillim, disa dekada më parë. Babai i Bashar al-Assadit, Hafez al-Assad erdhi në pushtet me anë të një grushti shteti në vitin 1970, dhe ka qenë i pari josunit që ka udhëhequr vendin. Në fundin e viteve shtatëdhjetë, ai u përball me një kryengritje të armatosurislamike që u përhap në qytetet kryesorë të vendit. Mes viteve 1979 dhe 1981, ai vrau më shumë se 300 mbështetës të regjimit vetëm në Aleppo. Assadi nga ana e tij organizoi shtypjen që solli vrasjen e më shumë se 200 mijë oponentëve islamikë.

Libri i Eugene Roganit, “Një histori e arabëve” rrëfen historinë e një komandanti të ri alavit gjatë atyre viteve, Isa Ibrahim Fayyad, i cili u dërgua në misionin e tij të parë në burgun e Tadmurit. “Ata na hapën dyert e një blloku birucash. Gjashtë apo shtatë prej nesh hynë dhe vranë ata që gjetëm brena, 60 apo 70 vetë në total. Unë vetë mund të kem vrarë nja 15… Në tërësi duhet të jenë vrarë 550 prej atyre bastardëve të Vëllazërisë Myslimane”.

Fushata e terrorit e islamikëve u përhap, duke u zhvendosur edhe në Damask, aty ku në nëntor 1981 shpërthyen një autobombë në qendër të qytetit, që shkaktoi vdekjen e 200 personave dhe plagosjen e 500 të tjerëve. Më pas, në vitin 1982 erdhi kryengritja dhe masakra e tmerrshme në qytetin e Hamas, ku trupat qeveritare masakruan 10 mijë deri 20 mijë vetë – mes tyre shumë gra dhe fëmijë. Që atëherë, regjimi është organizuar për luftë kundër islamikëve dhe ata, nga ana e tyre, janë përgatitur për të rrokur shanset për luftë kundër regjimit.

Siria ka qenë e paqëndrueshme që në lindje. Es pavarësisë në 1946 dhe grushtit të shtetit të Assadit, ka patur rreth 10 grushte shteti të tjerë, apo tentativa për grushte shteti. Në fundin e viteve 1970, ishte ndarë në kampe, kryesisht të përcaktuar prej islamizmit dhe sektit. Fuqitë e huaja në Lindjen e Mesme – Arabia Saudite, Iraku, Irani – kanë financuar, armatosur dhe stëvitur militantë të të dy palëve. Në vitin 2011, këta tensione që kishin kohë që zienin, dolën në sipërfaqe.

Sot, sipas James Clapperit, drejtor i shërbimit kombëtar të zbulimit, janë afro 1500 grupe të ndryshëm kryengritësish në Siri, me 75 mijë deri 115 mijë kryengritës. Veç kësaj, janë 7500 luftëtarë të huaj nga vendet fqinjë. Grupet më të fuqishëm janë të gjithë islamikë radikalë – Shteti Islamik, Ahrar al-Sham, Jabhat al-Nusra.

Mos harroni se fuqitë fqinje, si qeveria turke, harxhoi muaj të tërë për të krijuar një opozitë të moderuar siriane. Unë kam takuar disa prej liderëve të saj në Stamboll në vitin 2012. Ata ishin njerëz vërtetë liberalë dhe demokratikë. Fatkeqësisht, këta grupe as nuk kishin kontakte, e jo më të influenconin grupet që në realitet po luftonin në Siri. Përpjekjet e Turqisë dështuan, ashtu sikurse dhe ato të shteteve të tjerë.

Por tani, Uashingtoni do të “shqyrtojë” këtë opozitë të madhe dhe të shpërndarë, prej 1500 grupesh, dhe të gjejë aty të moderuarit. Paçin fat! Kompleksiteti i detyrës së Uashingtonit mund të shihet në qasjen që ka Amerika ndaj Shtetit Islamik. Kur grupi lufton ndaj qeverisë Maliki në Irak, ajo është një armik i frikshëm dhe duhet të sulmohet pa mëshirë. Por kur kapërcen kufirin (tashmë joekzistent) mes Irakut dhe Sirisë dhe lufton ndaj regjimit të Assadit, ajo reshtohet për plotësimin e objektivit të shpallur të Amerikës për ndryshim regjimi në Damask. Asnjë vend tjetër nuk e ka këtë mungesë koherence strategjike. Grupet sunitë po luftojnë kundër atyre që i shohin si regjime femohues në Bagdad dhe Damask. Ata regjime shiitë apo pothuajse shiitë mbështeten prej fuqive shiite të rajonit – Irani dhe Hezbollahu. Vetëm Amerika po kërkon për të gjetur “djemtë e mirë”.

Me këtë histori në mendje, është e vështirë të besosh se tre vjet më parë një ndërhyrje modeste e armatosur e amerikanëve do të kishte ndryshuar trajektoren e ngjarjeve në Siri. Por a mund të besojë ndokush tani se një ndërhyrje modeste amerikane do të gjejë demokratë në këtë vorbull, t’i ndihmojë ata të fitojnë kundër Assadit dhe radikalëve, dhe stabilizojnë Sirinë? Apo mos aktivizmi i rigjetur i Uashingtonit do të hedhë më shumë benzinë në gjithë këtë zjarr të madh?

/Washington Post/

Përshtatur në shqip nga bota.al

11 komente në “A po i hedh SHBA benzinë zjarrit të Lindjes së Mesme?”

  1. ed says:

    Ehe?Po i hedh.Por o i hedh benzine nga ajo e Ballshit,qe me zor ndizet

    1. vostok says:

      Ore si nuke permend ansje nga keta vizionaret e politikes nderkombetare qe pardje Katari nenshkroi marrveshje me SHBA-ne per blerjen e pajisjeve ushtarake me vlere 11 miliard dollare ?

      Ja pra sa i dhimbeset vllzerve mylimane te Katarit fati i Palestinezve. As nje kacidhe ndihme per Hamasin apo Fatahun – ama ndihma per ISIS dhe leke per armatime nga SHBA, sa te duash.

      Sot me teper dhembshuri per Palestinezet kane partite e majta ne Evrope sese ‘vllezrit’ arab qe hiqen dhe si armiq te Izraelit. Ku eshte sovrani i madhe i Arabise Saudite? Ja cfare felliqsirash jane Arabet.

      1. Wendy-B says:

        Felliqesira te papara jane, me ne krye Katarin, sponsorin e gjarprit islamik ISIS.Popullin palestinez po e shfrytezojne e po lujn mish per top me ta. Ne sy te opinionit nderkombetar bejne deklarata keqardhjeje per humbjen e jeteve te pafajshme, ndersa nen rrogoz stimulojne agresionin duke luajtur me dhimbjen e tyre.
        Perca e Sundo jane arabet skutha.

      2. elinor says:

        Jam dakord me kopilin rus vostok qe arabet jane felliqsira por aty ka s’jam dakord me te eshte qe edhe ruset nuk u lejne gje mangut.

  2. Sh says:

    Amerikanet fillimisht e ndihmuan opoziten ,por atehere kur duheshe te
    nderhynin ushtarakisht u terhoqen e la ne balte .Ato vahhdojne luftimet
    kunder Asadit,Nuk mund te jete e vertete qe ata po luftojne kunder Shiiteve
    Per arsye se ne Siri jane vetem 2% Shiite 74% jane Sunite 10 % katolike
    12% salawate
    Mbrapa fshihet Izraeli i cili i ka marre ca toka nga Siria dhe Demokracia
    e Sirise i prish pune.

  3. Gaziiiiiii says:

    Problemi eshte qe keta legenat e SHBA mbeshtesin cifutet e Israelit: http://goo.gl/A3o6Cj

  4. Pavaresisht rporteve religjioze te fese ISLAME ne Siri nuk do te kete qetesi .
    Jo vetem ne SIRI por as ne Palestine dhe Izrael sepse kufijte shteterore qellimisht jane lene EVAZIVE per te patur pretekst per sulmin e radhes .
    Persa i perket Bidonit me benzine ,ai eshte hedhur dhe e ka ndezur zjarrin qe ne Qershor 1967 me MOSHE DAJANIN dhe ky zjarr vazhdon te rrije ndezur ,pavaresisht FUQISE apo FLAKES se tij .
    Nje gje une nuk arrij qe ta kuptoj .
    C’eshte gjithe ky nxitim per ti etiketuar Shtetet myslimane si Terroriste kur ata historikisht nuk kane dale bere luftra te perboteshme dhe e kam fjalen ketu posacerisht per Lindjen e Mesme .

  5. Lisen says:

    Shtetet muslimane duhet te etiketohen si terroriste per te shoerqendruar vemendjen e botes nga terrorizmi dhe rreziku i saje reale qe eshte sionizmi cifute i cili ka kape gjithe boten dhe po e kthen ne sllever te tija, terrorizem nuk eshte vetem kur mbyte 100 persona por terrorizem i vertet eshte kur kthen ne sllever gjysmen e njerzimit si i kan kthyer sionistet cifute ky eshte terrorizmi me i keq me i rrezikshem. Terrorizem eshte kur nje grushte sionistesh cifute kontrollojn mbi 70% te gjithe pasuris Amerika. Shikone si e kan katandis ameriken sionistet cifute me teper se gjysma e amerikanve jetojn ne mjeri dhe jan shenderruar ne sllaver te sionistve mezi mbijetojn per te siguruar kafshaten e gojes .

    Terroristet islamik jan nje grushte varfnjakesh te financuar nga sionizmi nderkombetare cifute dhe nuk kontrollojn ase edhe nje gje te rendesishme ne bote. Ndersa sionistt cifute kontrollojn gjdogje. Per sionistet dhe kompanit e tyre ne bote punojn si slllever direkte mbi 700 mion njerze plus dhe kaq indirekte lermes kredive te tyre. Gjdo ligje apo sistem qe dele ne bote per te sllavizuar punziret dhe njerzit ka vulen e sionizmit nderkombetar.

    Arabet jan populli i verem ne bite pas hitlerit qe kan kundershuar dhe kundershtojn sionizmin sllavezues ne bote. Ndersa vatikani ka mbete institucioni i vetem moral dhe njerzore ne bote ku sionistet ende nuk i kan fute hundet megjithat gjdo dite punojn per ta shkatrruar paramendoni lajmet bimbastike per pedofilizem etj.

  6. plaku says:

    Une mendoj, se fakti qe Amerika nuk eshte me e varur nga eksportet e naftes arabe ka shkaktuar nje ndryshim te madh pozitiv ne politiken e jashteme amerikane. Fakti qe pa nafte industria nuk punon, pra te papune dhe probleme socjale ka bere qe populli amerikan nuk eshte dakord me qe te harxhohen leket e taksapaguesve amerikane per te mbrojtur rruget e transportit te naftes neper bote dhe populli amerikan me te drejte nuk do qe te derdhet gjaku amerikan per interesat e Europes dhe Kines.

    Kjo ka bere qe Obama te shofi me me shume gjakftohtesi problemet qe ndodhin na vendet arabe. Lufta e Irakut dhe Afghanistanit si dhe e Sirise tregoi se demokracia amerikane nuk mund te eksportohet dhe se islamismi ka problemin e madh sepse bota arabe nuk ka njohur akoma iluminizmin europjan dhe revolucjonin francez te shekullit te 19-te, ku kisha katolike dhe protestante pranoi me ne fund ndarjen e fese nga shteti, mos marrjen me politike dhe sidomos njofjen e domokracise.

    Kjo gje po vertetohet cdo dite nga fakti se islamismi politik nuk mund te demokratizohet. Prandaj tani Amerika e ka te qarte se duhet pranuar vetem demokracia e tipit “arab” e cili nuk pranon demokracine moderne amerikane.

    Pse valle duhet qe populli amerikan te jete xhandari i botes dhe femijet e tij te vriten neper bote. Pse Europa nuk e luan bythen dhe don vetem te perfitoje ne kuriz te Ameikes. Amerika ben mire qe shef vetem punet dhe interesat e saja. Popujt arabe le ti zgjidhin vete problemet e tyre dhe te mos lejojne qe krahu politik i fese se tyre, fondamentalistat islamiste, te mos vendosin “sharine”.

    I zoti e nxjerr gomarin nga balta, arabet duhet te shkollohen si popuj dhe te mos lejojne horrat islamiste te perdorin popullin arab si mish per top. Ne fund te fundit pse duhet te harxhoje Amerika leket e taksapaguesve amerikane dhe pse duhet te derdhe gjakun e popullit te vet per arabet.

  7. ريال ريال ريال ريال says:

    Plaku gjithmon jep mendime te sakta ,por kete here je shume larg realitetit.Ti mendon se Amerika lufton per te tjeret pa patur interesat
    e saj ??? Me thuaj nje rast qe amerika ka ndihmuar thjesht per hunanizem.
    Lufta ,e Libise ,e Sirise ,jane ndezur vetem nga Amerika dhe Europa,por
    kete here ne Siri Amerikes i ngeci sharra ne gozhde ,sepse ne Siri eshte
    Putini i cili nuk e lejoi te nderhyje Amerika ,tani polulli i shkrete lufton vete kjnder regjimit Asad ,por kjo nuk eshte aspak e ndershme qe
    i kane lene vetem .

    1. elinor says:

      @arabi zemerlig; USA ka ndihmuar ne Somali kunder gjenocidit te Fahrrad Aidid si pasoje e te cilit vdiqen nga uria 300 mije civile. Ne betejen e Mogadishut, qe eshte edhe film Black Hawk Down, amerikanet humben 19 ushtare duke luftuar kunder nje qyteti te armatosur dhe te drejtuar nga rebelet e Aididit. Gjithcka e ka bere pa pasur kurrfare interesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje