Ajo është një personazh i njohur i botës së modës dhe argëtimit në Rumani.
Është pak a shumë si Paris Hilton në këtë vend dhe në fakt të dyja janë mikesha.
Por Monica Columbeanu, 26 vjeç, është vënë në qendër të kritikave pasi vendosi që të adoptonte një djalë 3 vjeç.
Ajo u angazhua përpara mediave se do i jepte Alex një jetë që nuk e kishte ëndërruar kurrë, duke mos i munguar asgjë.
Por një ditë pasi e mori në vilën e saj, ajo e ktheu vogëlushin në jetimore.
Mediat raportojnë se vogëlushi vetëm qantë dhe e la zgjuar tërë natën bukuroshen e pasur.
Monica ka qenë në qendër të vëmendjes së medias që kur ishte 18 vjeç, pasi në atë moshë u martua me biznesmenin e pasur, Irinel Columbeanu, në atë kohë 56 vjeç.
Për të hedhur poshtë raportimet se ajo e bëri këtë për para, nisi një jetë si bamirëse, duke dalë shpesh edhe nëpër jetimore.
Në një prej tyre takoi edhe vogëlushin Alex.
Ajo është ndarë me të shoqin, por sërish është në qendër të vëmendjes.
I dashuri aktual sapo i ka dhuruar një makinë që kushton mbi 110 mijë euro.
Vari leshte shume lajm interesant
Gabele bamirese nuk kemi pare akoma
She is Paris Hilton of Rumania http://goo.gl/Um01kw