Gratë e lëshuara

17 Korrik 2014, 19:53Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

“Ruhuni nga:gratë e lëshueme, nga dërrasë e lëmueme dhe nga bushtra e tërbueme”- Veriu

 

Që në titull bie në sy se bëhet fjalë për ato lloj grash që nuk kanë “kapistër”, e thënë në mënyrë metaforike. Eshtë e lehtë t’i dallosh që në pamjen e parë. Vetë tiparet e fytyrës së tyre dhe gjithë formimi strukturor në përgjithësi flet vetë, për tipa të rrezikshme grash, të cilat nuk janë thjeshtë ca llafazane, që nxjerrin helmin nga goja orë e çast, grinden me të ngjashmet e tyre, me kolegë, familjarët, sulmojnë me dozë të madhe xhelozie çdo grua/vajzë të pashme, të suksesshme dhe suksesi përfshin edhe krijimin e një familje të shëndetshme; është e vështirë të rreshtoj këtu tani menjëherë se çfarë urrejnë këto gra, por mbi të gjitha urrejnë vetë ekzistencën e grave që janë qoftë edhe një cm më të gjata se ato vetë.

Këto gra, zakonisht trupshkurtra, me prerje të zhdrejtë të trupit, janë helmatisëse, janë në gjendje të urrejnë çdo të ngjashmen e saj, të shpërfillin e stigmatizojnë me neverinë ekstreme atë më inferioren, ndërsa me gruan inteligjente nuk janë kurrë besnike. Sapo u jepet rasti, e tërheqin harkun aq shumë, sa më thellë të mund të ngulet shigjeta tek ajo gruaja superiore, tek e cila këto gra të vogla trup e shpirt, llafazane që në vezë janë në gjendje të shpifin, e të gjenë edhe aty ku është e pamundur, ndonjë të metë e madje ta thonë hapur e pa merak për konsekuencat.

Burrat thonë se këto janë të rrezikshme, prandaj s’të mbetet tjetër vetëm t’i përkëdhelësh, t’iu thuash fjalë të bukura, t’iu bësh dhurata edhe… të kthesh kokën mbrapa për t’u siguruar nga ndonjë “kafshim” i papritur.

Këto gra, të parët tanë i kanë përcaktuar si gra TË LËSHUARA,  pra pa kontroll, sepse gruan thoshin ata e mban o FRIKA E BURRIT O TURPI I KANUNIT.

Tani në prag të shekullit të 21-të, këto thënie janë të vjetëruara, por sjellja e këtyre grave është e pandryshuar.

Është e pranuar nga gjithë bota se gruaja do fëmijën… do atë kukullën, me të cilën ka luajtur kur ishte e vogël, nuk ka rëndësi sa e sofistikuar ka qenë kukulla, madje ndodh shpesh, që ato vajzat e rritura në kushte të vështira, bëhen më të afta për të drejtuar jetën e tyre dhe atë kukullën e gjejnë më shpejtë e shumë herë më të bukur se ajo e fëminisë.

Këto gra të vogla helmatisëse, shpesh të refuzuara, nuk e kanë fëmijën dhe shpirti i tyre është i ashpër edhe më shumë se i një burri, sepse ato duan të bëjnë njerëz të vuajnë siç vuajnë ato vetë dhe kjo nuk është e parallogaritur. Kjo është një sjellje normale e tyre. Mjekët thonë se janë të sëmura, ato ndiejnë dhimbje në gjoks dhe në tru, por nëse ndonjë fatkeqe e ka për pjesë të jetojë në një strehë me të, do të marrë në trup sëmundjen e saj.

Unë gjithmonë jamë përpjekur shumë të shoqërohem me to, t’i komplimentoj, madje t’i dua, por punë e shkuar dëm.

Ky është një problem social shumë serioz sepse edhe konteksti ynë shoqëror është i egër i helmatisur dhe jo integrues.

Ka ardhur momenti të mendojmë seriozisht “si të zbusim ariun”, për të mirën e tij edhe tonën, sepse në gjithë këtë helm është e vështirë të jetohet. Në shekullin e 21 është e vështirë dhe kërkon punë sociale profesionale, ndërsa në kohët e para, kapistrat, kanuni, burri, kanë qenë rregullator efektiv.

62 komente në “Gratë e lëshuara”

    1. Ellisabeta says:

      Shoqeria jone eshte katandisur per turp te zotit. Grate e rrugeve bejne ligjin. Te gjitha ato qe nuk jane te okupuara me punet familjare, gra deshtake sigurisht pse habiteni??? Po edhe sikur ta kete thene zonja per shkurtesine fizike e vertet eshte, se ato te gjatat jane me te preferuara e keto pitikoshet nuk pelqehen. kjo eshte nje e vertete qe e jetojme perdite. Zot ndihmona nga grate e leshuara.

      Bota shpenzon para per ti edukuar keto fatkeqe, i therrasin ne kisha e, i shpien ne kurse e, qe te mos ju lene kohe te bejne marrezira.

      Pastaj gjatesi edhe pamja jane kriter ne boten jashte per tu punesuar.

      Pamja eshte pasaporte qe na e ka dhene zoti, e i pashmi eshte i preferuari, ai fatkeqi e godet me gure se keshtu kenaqet.

    2. Po,Po says:

      Zonja OL,me sa duket,i perkisni komunitetit per te cilin flitet ne artikull.Kjo nuk na befason,por eshte deshmi e aty-per-atyshme se sa e sakte eshte ne kete shkrim zonja Ramohito,te cilen e pergezoj per objektivietin dhe gjuhen e arrire qe perdor.

  1. repusjo says:

    Komplimente per shkrimin. Cdo gje eshte thene me vertetesi dhe sakt. Ky eshte realiteti

  2. ريال ريا says:

    Ha ha ha.

  3. elinor says:

    A nuk ke turp moj zonje per nje shkrim kaq harbut, te mbushur me urrejtje dhe aq me teper bajat sa me s’behet?!

    1. Emmi says:

      Disa shkrime kjo i ka pas te mira, por kete here tregon hapur qe ka nevoje per psikiater dhe ne realitet qenka ndryshe. Me vrerin qe ka perbrenda e tregon karakterin dhe mentalitetin e saj teper fshatareske dhe meskin. Fajin e ka Mero qe basardon gazeten me te tilla ”Shkrimtare”. Veri pak frerin kesaj se ka marre super xhiro se kjo vec nga freri paska haber. Sa turp!! Si mund te flase nje grua ”Intelektuale”kaq harbuce ne nje gazete kaq shume te lexuar por dhe nga gazetat me te mira ne Shqiperi. Te tilla muhabete dhe ne kafe apo rrethe te ngushta behen me rezerve e jo ne gazete!!!!!!!! E pabesueshme si mund te jete kaq shume egoiste dhe gjysmake e fiksuar kjo.Shume turp!!!!!!!!
      E ke cuar veten ne hale me kete shkrim moj zonje. Se karakteri i njeriut nuk varet as nga gjatesia , as nga ngjyra, e as nga dialekti etj…. pupu kush shkruan neper gazeta!!!!!!!!!!!!!!

      1. elinor says:

        Po te kisha nge t’i bija gjate keto do thoja edhe une. Tema nuk duhet ta ule kaq poshte standartin e shkrimeve qe publikon.

      2. mira says:

        PO Emmei, pse je kaq e revoltuar ti. Mos ndejehesh e perfshire ne kete pershkrim??? ha ha ha ha

        1. Emmi says:

          Nuk ndjehem aspak e perfshire sepse skam asgje te perbashket me pershkrimin e saj. Dhe Angela Merkel nuk eshte e gjate sa kjo Romohitka albaneze, dhe nuk ka femije edhe por eshte nder kokat e botes dhe bota nese do kishte dhe pak te tjera si ajo ndoshta dhe ne sot do ishim si bota.
          Por eshte aq shume cinike dhe epaditur dhe nuk emeriton te kete hapsire ne te tilla gazete. Duhet te jete profesoreshe doktor si e gjithe Shqiperia dhe kjo analfabete qe e mban vetem per koke te madhe dhe arrin ne konkluzione banale .. iii s’ja vlen te merresh me te tille nivel dhe te besh komente per te tilla vemje qe per pak leke apo per ndonje karrige shesin gjithcka. Por vjen dita dhe sqarohen te tera dhe del qarte cdo gje

          1. Eni Franc says:

            Merkel??? Guxon ta zesh me goje ti ….e ndjen veten te perfshire ne kete pershkrim!!!!

            Merkel eshte nje grua e gjate dhe e rritur ne familje Protestante me babain PASTOR…

            Lexoje mire shkrimin….vajzat me edukate te mire familjare dhe te pa rritura ne mes te thashethemeve me nena llafazane e gjyshe telendare te njohura neper lagje e me gjere sigurisht qe reflektojne tjeter sjellje.

            Ti EMMI mund te rrish ketu e te shkruash dite e nate, por kete logjike nuk mund ta hedhesh poshte as me fyerje e as me shembuj qe ndrisin si margaritar e jane shembull per popullsi 100 miljoneshe OK???
            Shih veten dhe nese ndjehesh e pershkruar, mos vuaj, por fillo te ndryshosh.

            1. Nene Tereza says:

              Dhe ne varr u ndjekam e fyer qe bashkombeshja gjithe te shkurtrat i quan te poshtra, te keqia, helmatisese dhe zoti sju jep femije etj etjj.Kush eshte kjo Emmi qe ja shikojne komentet me lente. Ke ke prekuar kaq shume moj Emmi qe merret kaq shume me ty? Ketu duhet te komentohet shkrimi dhe jo komentuesit, te merresh me komentuesit duket pa sens nejse……..Te thuash te verteten ne Shqiperi ngelet mision i rrezikshem

              1. Ellisabeta says:

                Emmi ke shstremberuar fjalet me qellim e kjo te ben sikur je ti fajtorje. Zaknisht te trupshkurtra e me prerje trupore jo proporcionale nuk pergjithezon njeri, ti vete kerkon te pergjithesohet sepse te dhemb si duket kaq shume e kerkon te ngresh intrig, zot me fal, si ato qe pershkruan autorja. E kjo nuk esht e ndershem

          2. Zhelefina says:

            Emmi,do t`iu pyesja,por druaj per seriozitetin e pergjigjes.Megjithate ju pyes : A iu ka rastisur ne jeten tuaj te kini lexuar ndonje liber artistik ?

            1. bora-bora says:

              Mos je gje kritike arti qe te interesoka kaq shume?….. S’me dukesh qe merr vesh nga letersia artistike qe te pergjigjem. Po meqense te terheqin pershkrimet kam lexuar nje; ”Nga Ditari i Mata Harit” shkruar nga dora vete, Mata Hari

    2. Bekimi says:

      Duhet të jetosh menjë grua të tillë që të kuotosh përmasat e problemit.
      Kjo zonjë duket se e njeh shumë mirë çështjen.
      Mund të kishte shkruarmë konkretisht dhe në hollësi.

  4. Majakovski says:

    E para here qe nuk e pelqej shkrimin tuaj. Une njoh shume vajza gra te shkurtera fizikisht te bukura shume bujare dhe intiligjente. Kur nuk kam menduar qe nje e/ i shkurter te jete kaq i keq sa e pershkruani ju deri ne neveri. U mundova te gjeja qe shprehja juaj ” zakunisht te shkurtera…” ishte thjeshte figurative por asgjekundi nuk e konstatova. Pra arrita ne konkluzionin qe per ju cdo e/i shkurter eshte i uryer. Kujdes ju te shkurter nga Magdalena te cilen nga qe nuk e njoh qe mos te bej pjese ne bashkesine tuaj duhet te jetd mbi 170 cm ndryshe duhet te veteurrehet. Me vjen keq Magda, ju mund te gjeni komentet e mia ne shkrimet e tua si pergezime dhe suport, por sot me bere te ndryshoj mendje derine mosl lexim te tyre…

    1. mira says:

      E shkurter eshte metaforike. Majakovsi mos thuaj kurre!!!

    2. Eni Franc says:

      Majakovski, mendoja se do e mirkuptonit shkrimin. Nuk i kushtohet nje grupi kuptohet….

      1. Martin says:

        po ta perseris shprehjen “zakonisht trupshkurtera…” edhe kjo metafore eshte sipas jush!!! Me kete shkrim une pre qe Magda te prononcohet dhe ne menyre ELEGANTE ne menyre qe ne te ardhmen mund ti kthehemi dhe ta lexojme…

    3. plaku dhe deti says:

      Majakovski,e ka me grate e shkurtra nga mendja,qe jane me te gjera sesa te gjata,zakonisht pronare dyshekesh qe shesin qilima…

      “Degjo! Nese yjet shkelqejne
      Do te thote qe dikush ua ka nevojen,
      do te thote qe dikush ka nevoje qe te jene,
      ato peshtyma te ndritshme
      prej flakesh qiellore…” V.Majakovskij

      1. Majakovski says:

        Une po ta perseris ashtu sic e ka shkruar Magda “zakonisht jane trupeshkurtera…(MR nuk po thote mendje shkurtera), pra kjo shprehje e saj hedh poshte edhe ndonje ide apo mendim qe MR ka dashur te shpreh).Please… how tall Magda is? Is she more than 170 cm? Magda ke ndonje te shkurter ne familje, fis apo shoqeri? A thua ato e kane lexuar shkrimin tuaj dhe nese si ndjehen sot ato nen shoqerine tuaj?Kam frike se jane teper te zhgenjyera

        1. rudo says:

          Majakovski ja ke sjelle fare afer problemin, por lene mos e vazzhdo mo. Dihet qe armiku nuk eshte shume larg…..e sigurisht qe as ja ndien se e ka profesion, me kupto rudin?

        2. Zhelefina says:

          …me sa duket,te ka prekur shume fjala “trupshkurtera”,por kjo nuk do te thote t`i “pervishesh” autores ketu,e indinjuar kaq shume,nga “padrejtesia”,qe te paska bere Perendia.Mendja ma thote qe autorja s`mund te ngarkohet me pergjegjesi per kete.QETESOHUNI ZONJE !

  5. Repusjo says:

    Elinor ky shkrim kam pershtypjen se te shkon shume per shtat. Prandaj te djeg

    1. elinor says:

      Nuk besoj se me shkon se une nuk jam femer, aq me pak nga ato “shtatshkurterat”, leqe kam pershtypjen se ajo ngaterron adrese ngaqe eshte bere me fiksime. Kjo “shtatgjata” me mire te shkruaje dicka ne fund te artikujve ku te thote “nenen atij qe me shan ose kritikon” sesa shkruan artikuj enkas per t’u hakmarre ndaj kritikuesve.
      Thone qe hakmarrja me e mire eshte suksesi i madh. A eshte e suksesshme kjo publiciste?

  6. Ladi says:

    Pra te merremi me shalgjatat keto jane te mira sipas pikpamjes tende.. Te keqen e mendjes.. Populli thote; shtati pyll e mendja fyll..Kot sa te lexojme, por kjo eshte hera e fundit

    1. Eni Franc says:

      Magda ke thene ate qe ke konstatuar dhe pike. Kush te doje mos ta lexoje. Ato pitikoshet 1.52 te gjata dhe genjejne thone 1.60 vuajne inferioritetin e gjatesise dhe jane vertete djallezushka te helmatisura

      1. Kim Kardashian says:

        Mos e ke fjalen per Kimin ti, ajo djallushe dhe milionere eshte. Gjithe meshkujt e botes shkrijne milionat te flejne nje nate me te edhe pse eshte 1.52. Si dhelpra qe se arrinte dot rrushin dhe thoshte s’me pelqen po me duket Magada te shkrimi. Magda sikur eshte TOp modele i.87 po e nxjerr veten dhe disa lilipute e paskerkan inat per gjatesine dhe feminitetin ..

        1. Ellisabeta says:

          po jo Magden, moj Kim ty te paren, por nuk te kane afer te te bejne gropen, se ti je e shkurter, por na ke mbush mennjen te gjitheve qe je e gjate, ndersa keto shqiptarkat nuk punojne me veten, por e kane te lehte te merren me te tjerat.

          1. Me says:

            Kush ja bene gropen tjetrit bie vete brenda Ellisabetha. Une s’jam as e gjate por as dhe e shkurtet moj xhan. Pastaj c’te duhet gjatesia ime ty. Burri im eshte i kenaqur me gjatesine time dhe mua vetem shija dhe kenaqesia e tij me intereson. Sa per hamendjet e tua je shume larg te vertetes. Ti dhe gjithe soji jot me vjen anes sepse une s’merrem me te tjere, shikoj punen time.Por te thuash qe gjithe te gjatet jane keshtu apo gjithe te shkurterit jane ashtu nuk ka sens. As e njoh as Magden dhe as ty dhe kur ke inat personal mund te shkruash ndonej e-mail a ndonje koment dhe hakmerresh etj, por jo ne gazete duke pergjithesuar kot me kot………

  7. Drini says:

    Si e merr guximin kjo shkrimtaruce te stigmatizoje nje grup te tere? vetem pse kjo ka pervoja te kqia. Turp o ramohito! jo te gjitha grate e shkurtra dhe pa femije jane te tilla.

  8. ela says:

    Po kjo ingeligjentaj e gjalle, qan hallet me popullin ne gazetet se e paskan inat…. hahah hahah

  9. Ema says:

    Shkrim i dobet dhe i turpshem. Me kete shkrim ja ka nxjerre bojen vetes moj ”Itelektuale”. Pupupu cfare niveli njerezish shkruajne neper gazeta! Po ty vetem freri te mban moj xhan?! Sa mentalitet meskin!!!

    1. Eni Franc says:

      Ema ne fakt jane leshuar shume keto grate e ketij shekulli. Dikur i mbante freri, tani eshte problem serioz, duhet pune me sociologe

  10. Hena says:

    Magda, ti duhet te thoje qe per ty freri eshte primar si dhe bushtrat ME E PA FRE, kane qene, jane dhe do te jene te parat ne shoqerine tone. Prandaj jemi kaq vend i ”zhvilluar” ne cdo drejtim duke perfshire dhe ”Shkrimtaret” e shplara nga trute si puna jote.

  11. Gjermania Kampion says:

    Moj zonje qenke munduar dhe ke shkruar kete shkrim dhe percaktuar bukur vetem karakterin tend te semure. Te rekomandoj nje vizite tek psikologu. Ti nuk je ne ekuiliber me veten tende. Ti duhet te centrohesh vete njehere pastaj te gjykosh dhe shkruash per tema shoqerore.

  12. plaku dhe deti says:

    Kesaj pune i thone qe po te kapi grepi nje korobac mos e mbaj por hidhe prape ne det,qe ta rrite deti,pse ta rritesh ti?Megjithe gjerat interessante qe lexova,nuk kuptova mesazhin; si mund te zgjidhet ky problem i ketyre te”leshuarave”?Duhen lidhur apo si?

    1. Wendy-B says:

      hahahahaha @plaku dhe deti
      Po ca ti lidhesh mo cun.. ku ka litar qe mban femrat sot ?

  13. SHQIPERIA says:

    KY ESHTE NJE PROBLEM SOCIAL SHUME SERIOZ SEPSE EDHE
    KONTEKSI YNE SHOQEROR ESHTE I EGER I HELMATISUR DHE JO
    INTEGRUES
    SHUME E VERTETE SEPSE GRATE E LESHUARA MUND EDHE TE
    TERBOHEN DHE HELMOHEN NGA VRERI I TYRE,PRANDAJ KA
    ARDHUR MOMENTI TE MENDOHET SERIOZISHT
    “SI TE ZBUTET ARIU” PER TE MIREN E TIJ DHE TONEN
    SEPSE NE GJITHE KETE HELM ESHTE VESHTIRE TE JETOHET
    EGERSIA DHE ERESIRA E NJETIUT GRUA E SHKURTER APO E GJATE
    DEMTON DEFORMON DRAMATIZON FAMILJEN DHE SHOQERINE
    MAGDA FENOMENI QE TI PERCJELL ESHTE REAL RESPEKTE

    1. Shqiperia says:

      Se pari: Ju lutem ndrroni kete Nick .
      Se dyti : Qenkeni me keq se Magdalena !!

  14. Elizer says:

    Po ti nuk di te shkruash nje fjali te sakte ne gjuhen shqipe dhe merr guximin idiot te deklarosh se shkruan per njerez te mencur. Ti ske intelekt dhe te mungon etika njerezore se ajo proffesionale as qe ekziston tek ty. Si thua ti te themi bravo kur shkruan nga keto dokrrat e iderash naziskinesh. Ti po u vesulesh kritikuesve te ketij forumi dhe po krijon nje precedent pertej shkrimit ne nje gazete. Kjo eshte vertete gallate. Shkrimi jot per grate e shkurtera eshte plot urrejtje dhe racizem. Ti je e semure nga mendja moj ta marsha te keqen. Ti qenke per te qare hallin.

  15. Kanunori says:

    Ky shkrim shpreh një pjesë të realitetit të përditëshëm. Nuk i kuptoj disa si “emmi”, “elinor” etj që mund të shprehin mendimin e tyre qoftë dhe duke qenë kundër shkrimit, por të mos bëjnë veten si “Gratë e lëshuara”, ose “të helmatisura” që nxjerrin vetë helm, vrer dhe shpirtligësi. Mendoj që shkrimi i Znj. Magda ka vetëm një qëllim të lehtësojë sadopak e pse jo të tentojë, shërimin e kësaj sëmundjeje kryesisht e shoqërisë shqiptare dhe në tërësi ballkanase.

  16. artemis says:

    Magda te lumte pena, e ke qare kete shkrim. Nuk di pse revoltohen shume nga komentuesit po ky eshte realiteti me te cilin perballemi cdo dite. Eshte vertet per te ardhur keq po ja kjo ndodh rendom ne te perditshmen tone, ku keto lloj femrash jane gati te shkaterrojne cdo gje vetem per perfitimet personale, dhe me te tmerrshme jane leneshat qe nuk njohin as familje, as femije e jane te pandalshme ne ligesine e tyre. Zoti na ruajte nga te tillat!

  17. Shqiperia says:

    Shpreh keqardhjen per kete zonje,per tematiken e shkrimit teper pa vlere.
    Po si nuk shkruajte nje gje te sakte moj zonje ? Gjithmon pa lidhje .

  18. ฿฿฿฿ says:

    Zonje ! Ne artikullin e ardheshem mos harroni te shkruani dhe per burrat
    e leshuar

  19. Tg says:

    Nese e kuptova drejt keto gra jane si shprehja “Dhelpra kur nuk e kapi dot rrushin tha qe s’eshte i bere”

    Me fjale te tjera, nivelin ordiner te kultures e te keqen qe kane brenda, dhe ketu fus te gjitha definicionet e te keqes, e percjellin ke te tjeret, ushqehen me te keqen qe i shkaktojne te tjereve apo rrethit social qe mund ti rrije afer, pra ne kete menyre duke “hequr vemendjen nga problemi i vertete qe kane me Shit life qe kane te mbarrsur qe ne femijeri, qofte ky nga fukaralliku, KULTURA alpine”. vijne edhe ne metropol dhe i duket vetja se u pershtaten, por papritur e kuptojne se qe te percjellesh qytetari eshte kulture dhe evolucionon, dhe ne kete menyre kete lloj inferioriteti qe e kane kur nuk u ec e nxjerrin duke bere prepotencen dhe te keqen qe zonja e lartpermendur shkruan. me fjale te tjera “totally fucked up ladies” qe te cilat sduhet ti kesh as komshije e jo me ti flasesh.

    Mund te vazhdoj akoma edhe mund te bej nje esse per kete pune por sja vlen, sepse ky eshte realiteti fatkeqesisht dhe duhet kohe qe te ndryushojne balancat. dhe kto sme duket se do ndryshojne any time soon.

    thonte gjyshi im. quote “NJERIU KEQ TE BON QEPAZE” pra rrije larg se asaj/atij as si skuqet as si nxihet, se skane car me humb, por qytetari humbb dinjitetin dhe “ERZIN” dhe pike.

  20. rudi says:

    E c’faj ka Magda! fundja kaq diti kaq beri , e nxorri vrerin, pale si I ka hallet e shkreta . Kujton mesa duket se e ka te keqen nga keto lloj femra, qe asnjehere nuk do “zhduken”, ka deshire apo jo zonja. Tjeter kund qendron problem po cti besh keshtu e ka jeta e dashur duhet te mbijetosh, nuk ja del dot me gazeta, perballu me realitetin sy ne sy.

    1. rudina says:

      Probllemin e atje e coi intriga e nje gruaje 1.52 e gjate jo? Pavaresisht se pizevenget e pranuan intrigen se keshtu ka funksionuar shteti shqiptar me llafe te pa faktuara. Ti Rudi mund te ndihmmosh pa frike, prandaj u shpik wikipedia per te rrafshuar njerezimin e te dalin te vertetat. Por pa grate e leshuara ai organ i ndyre nuk “punon” dot!!!

      Je maja e diskutimit serioz ne kete blok.

  21. ufot says:

    Nuk arrij ta besoj qe ky shkrim paçavure ka dale ne gazete, ose me sakte ne kete pseudo gazete se te ishte e rregullte nuk do ta kishte botuar kete paçavure. Keshtu eshte kur i lihet hapesire nje karice si kjo ramoshka e shushatur….

  22. sh says:

    Mbas ketij shkrimi ,kesaj zonje eshte per ti varur KAPISTREN !!!!

    1. kamember says:

      ose ty sh shutgunin!!!

  23. Toni says:

    Keto lloj grash pse sot o jane drejtoresha o shefe o atje ku ka lek? Dhe jane me te poshtrat shumica.

  24. Karadaku says:

    Ti Magda me duket je e lemume.

  25. Gledis says:

    Zj Magdalena kur perdor termin”gra te leshuara”ne perditshmeri ka kuptimin “te perdala” e jo llafazane ,ziliqare dhe shpirtliga,edhe kur thua fjalet e popullit”gruan e mban o frika e burrit o turpi i kanunit”,perseri flitet per moralin dhe jo per cilesite e shpirtit qe gjithesecili i ka te ndryshme pavaresisht gjinise.Njoh disa gra te shkurtra dhe pa femije qe jane te shkelqyera nga shpirti,njoh dhe nga ato qe kane adoptuar femije te te tjereve dhe i kane dashur me shume se cdo te donin femijet e tyre biologjik,po pse kaq inat me grate moj zonje me paragjykime mashkullore,apo mos je vete nje nga ato qe thua. Magda kesaj here ja ke futur kot (keq me vjen),po te ishe burre mund te kishe qene pak me tolerante ne kete pike.

    t

  26. Kola says:

    Paske rene preh e kesaj urrejtje,nuk e kuptoj kete shkrimin tend ke quan gra te vogla ,ato qe jane te vogla me trup apo ato qe jane te vogla ne shpirt, nese quan ato me trup kjo bie poshte se kemi patur nene terezem me trup te voge,ndaj gjerat, sepsi ti duhet ta kesh kete mllef me kunaten tenda dhe ke krahasuar te gjitha me te sepse ka edhe nga atu me trup te madh qe vetem per semafor bejne e jo per me shum.

  27. ARBER RADOMI says:

    Qe t’iu besh moral te tjereve , duhet te kesh se pari moral per vehte . Apo jo ,ti bija e Havareve dhe nuse e Ramohitajve ?!!! MOSMIRENJOHJA proverbiale e familjeve tuaja , ndaj PD – se dhe Berishes , eshte e frikshme , pasi njerezit me te rrezikshem , jane pikerisht mosmirenjohesit !!! Ti dhe soji i mosmirenjohesve si ti i harruat ekzekutimet , burgosjet , internimet , depersonalizimin qe u beri Saturni , teksa hante bijte e vet, e tani , qe u therret kushtrimi i te pareve , te infektuar nga Sindromi i Stokholmit , keni rene ne dashuri me xhelatet e bijte e tyre dhe s’rreshtni se sulmuari egersisht e ndyrazi demokratet dhe Berishen !! E kupton pse nuk ngjit te askush me hartimet e tua ” filozofike ” per klasen e katert te fillores…

    1. MARA says:

      Po ti moj ARBER je vete bija e saturnir ish sigurimse dhe je aktualisht, nuk te behet qejfi qe Ramohitojt dhe Havarjt jane me ju????

      Po kush je ti moj bibe qe detyron njerezit cilen Parti do te mbeshtesin???

      1. hito says:

        Moj Arber ti je ajo qe e ke kercenuar autoren ne nje shkrim, pai qe te shau Enverin dhe komunizmin se to tja thyeje dy kembet?!

        Po tash ca po thu se asht me Partine socialiste? Po atehere duhet me mendu se ti nuk e ke trurin ne rregull

  28. Elizer says:

    Magda ty te lejohet se ke vuajtur ne internim ku mbase je traumatizuar menderisht dhe flet pak si e shkare.

  29. Zhelefina says:

    Nga artikulli,por dhe nga komentet ketu kuptova se sa shpejt e fort nervozohen femrat trupshkurtera dhe sa shume subjekte perfshika shkrimi i gazetares se talentuar M.Ramohito.Aq sa ndihen te prekur edhe disa meshkuj te komunitetit GAY . Urime zonja Ramohito.Pemen me kokra e godasin me gure ,jo vetem vjedhesit,por edhe kalimtare te rastit.

  30. Elife says:

    Magdeeee, ruaj burrin se ne burg ku shkon ai…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje