Thjesht një bashki më pak?

17 Korrik 2014, 19:59Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

 

Maxhoranca me “menaxherët”  e reformës territoriale, Fino dhe Çuçi duken të vendosur që vija e shënuar në kufirin jugor të bashkisë së madhe të Vlorës, të përfshijë edhe territorin e bashkisë më unike në vend, atë të Orikumit (mjafton të përmendim se në të bën pjesë i vetmi gadishull i vendit e se laget nga 2 dete), e cila vetë ka një sipërfaqe territori sa 1/89 e gjithë territorit të vendit.

Sot z. Çuçi do ta shënojë e arkivojë se bëri një takim me intelektualë të interesuar për mëvetësinë e bashkisë Orikum (Prof. Birçe Hasko, Prof. Ago Nezha, z. Hasan Halili, ish- ministër i Bujqësisë e ish- prefekt i Vlorës dhe Lavdosh Ferruni), por vetëm kaq.

Pas këtij takimi, por dhe pas takimeve të kryetarit të bashkisë së Orikumit, z. Gëzim Capo me “menaxherët”, dhe pas letrës tepër të argumentuar në detaje dërguar atyre nga Këshilli Bashkiak i Orikumit, dhe pas prononcimit publik të kryetarit të bashkisë së Vlorës, që nuk e sheh funksionale bashkimin me bashkinë e Orikumit, ndjesia e krijuar është “ju flisni, ne kemi një plan tonin”.

“Menaxherët” dhe herë të tjera dhe sot kanë dështuar në mënyrë të plotë t’i përgjigjen pyetjes së komunitetit të gjerë të krahinës së Dukatit (Orikum, Dukat fshat, Dukat fushë, Tragjas, Radhimë) se cilat janë të mirat që përfiton krahina nga bashkimi i bashkisë së vogël të Orikumit (me pasuri të mëdha e të ardhura të mëdha) me bashkinë e madhe të Vlorës (me pasuri të vogla e të ardhura të vogla)? Gojë e mbyllur.

Nga ana tjetër janë rreshtuar e argumentuar zyrtarisht dhe publikisht shumë anë negative të marrjes në sqetull të bashkisë së Orikumit nga ajo e Vlorës, argumente që kurrkush nuk ka mundur t’i kontestojë.

Filozofia e reformës territoriale është që zonat periferike t’i bashkangjiten një qendre më të madhe, e cila do mund t’i japë vitalitet atyre. Rasti i Orikumit dhe Vlorës është krejt e kundërta. Bashkimi bëhet që Vlora të marrë nga vitaliteti i Orikumit. Vetëm kjo është, që Vlora edhe Tirana përmes bashkisë së Vlorës të marrë nga Orikumi. Në 2014 pritshmëria e të ardhurave të Orikumit është 4 herë më e lartë se në vitin 2011. Në ç’njësi tjetër vendore është parë ky trend?

Në rastin që propozuesve të reformës territoriale i duhet një bashki më pak, për të ruajtur variantet e propozuara dhe është zgjedhur (kuptohet thellësisht gabimisht) ajo e Orikumit të hiqet nga lista e bashkive, komuniteti i bashkisë Orikum është me vullnet të plotë i gatshëm të bashkohet me bashkinë e Himarës, duke pasur besim se me të jo vetëm ruajnë e zhvillojnë funksionalitetin e tanishëm me tipare tw përbashkëta, por edhe se ruhet identiteti i fortë historiko-natyror i zonës në të mirë të vendit. Eksperimenti i bashkimit të bashkisë së Orikumit me bashkinë e Vlorës, nisur në rastin më të mirë nga naiviteti i hartëbërësve dhe në rastin më të keq nga lobe agresive ndërtuesish dhe gllabëruesish tokash, është me pasoja negative të pakthyeshme.

6 komente në “Thjesht një bashki më pak?”

  1. Ladi says:

    Ooo Ferun, sa me pak te kene ne dore fshataret aq me mire eshte per qytetaret dhe Shqiperine. Nese akoma nuk e ke puptuar kete bej mbrapa sa nuk eshte vone. Boll me katunaret ne drejtim. Mjaft me maloket dhe te prapambeturit. Duhet te shkojme ne Europe, jo te na drejtojne ata me lope..

  2. dalipi says:

    oh Ladi po ceshtja eshte fare e thejshte, deri sa fshataret (si keta te orikumit) jane te zote qe fshatareve te tyre ti sigurojne me shume te ardhura se qyteti qytetareve eshte shume mire. e meqe qyteti nuk eshte ne gjendje te siguroj me shume te ardhura per fryme se fshati, ti vendos fshatit tatim mbi fitimin si enveri. pastaj cdo beje qytetari ne fshat, qytetari (ky i vendit) vetem pallate ti te bej e katin e pare per kafe). Ai fshatari atje ne orikum shkon edhe me dhi e prodhon djath dhije, apo ce duam djathin, se e ben qytetari me qumesht pluhur te importit nga ukrahina?!

  3. sara says:

    Bashkia orikum ben vet per vete ska nevoj qe te mbijetoj me hijen e vlores… dhe zoteria qe keni komentuar me vjen keq t’iu them se jeni ju fshatari dhe katunari qe shpreheni ne kete menyre per cilindo dhe jo me per nje kryetar bashkie pavarsisht bindjeve politike …

  4. endri says:

    Qytetaria i nderuar zoterti nuk eshte koncept qe percaktohet nga fshati apo qyteti….
    Per fatin ton te keq ekzistojn ende DON KISHOT si puna juaj qe luftojn per mullirin e eres….
    Dhe qe racizmi dhe diskriminimi qe ju percillni skane te bejne aspak me aspiratat europiane te qytetareve shqipetar….
    Kundo e ngado qofshin ata nga fshati apo qyteti nga jugu apo veriu,jasht apo brenda territorit shqipetar…
    Jan as me pak e as me shume se qytetar te ketij vendi term te cilin me sa duket i ndruar nuk e beni dot pjese te vetes.
    Ju lutem mesohuni me termin barazi…

  5. igli says:

    Me demek ky ishte shkrimi jot kritik?! Mbete duke i bere fresk Rames me kompani, duke filluar nga armet kimike e deri te ndarja teritoriale.Mer ndonje dore lekesh nga ato shoqatat, ate bej. I vogel ke per te mbet gjithe jeten tende, se per Orikum ske pas bere e sdo besh ndonje gje.

  6. krenar says:

    keta duan te na kthejne si ne kohen e enverit qe gezonim kur venim ne vlore se do hanim buke gruri ,se nga vinte gruri ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje