FOTO LAJM/ Mbërrin TARA, një nga anijet më të famshme në botën e shkencës

18 Korrik 2014, 20:59Kulturë TEMA
FOTO LAJM/ Mbërrin TARA, një nga anijet më të famshme

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale organizuan të premten në Vlorë një vizitë në anijen eksploratore oqeanografike franceze TARA të një grupi fëmijësh.

70 fëmijë të shtëpive të fëmijës në Shkodër, Tiranë dhe Sarandë u ngjitën për herë të parë në bordin e një anije shkencore për të takuar një grup shkencëtarësh francezë dhe amerikanë.

Fëmijët u priten nga stafi shkencor dhe kapiteni i anijes, ku për mbi një orë ata dëgjuan mbi kërkimet shkencore dhe zbulimet e anijes TARA.

Vizita e anijes franceze TARA është e para në Shqipëri dhe fëmijët e shtëpive të fëmijës kishin privilegjin që të ishin edhe vizitorët e parë në këtë anije.

TARA, një anije e famshme në botën e shkencës dhe zbulimeve oqeanografike, mbështetet nga një sërë universitetesh të njohura në botë.

Fëmijët ndër të tjera panë edhe një koleksion fotosh të bëra nga shkencëtarët francezë në brigjet e Antarktidës.

9 komente në “FOTO LAJM/ Mbërrin TARA, një nga anijet më të famshme në botën e shkencës”

  1. shvejk says:

    Meqenese titulli i lajmit na njofton se : Mberrin Tara nje anije e famshme . Mendoj se mund te shikonim dhe nje pamje te “Tares” , jo vetem foto te femijeve qe e kane vizituar.

  2. paradox says:

    Bravo,keshtu edukohet brezi i ri, duke i prezantuar me alternativa te reja per jeten dhe jo vetem juridik dhe ekonomik. Shtresa me e deprivuar e shoqerise jane jetimet dhe kjo perpjekje per ti integruar ne aktivitete qe ata e kane te pamundur te marrin pjese vetem eshte per t’u duar-trokitur.

  3. Favenid says:

    Sa mire kjo esht nje realizim.
    Ngelem vetem ne biseda larte e poshte nepr sall cfare thote ki e ai.
    por cfare kan bere……
    Kjo me kujton shtepite e femive te vitev 45-50.Qe me gjith kushtet e veshtira ata femije visheshin me mire me kpuce e kostume,shkonin rrugullish ne kinema,theater
    Ushqimin e kishin me te mire dhe dy her ne jave emelsira e fruta.
    konviktoret gjoja me gjndje ekonomike me te mire ishin me rroba shajaku,kepuce prej llastiku rrobat prej cadre,e ushqimi i dobet.
    Gezohemi qe tani kane kushte me te mira,nuk i deskriminon askush
    Me kujtohet nxensit e shtepive te femive kur dilnin ne pazar i shanin kopila bij-ja e kopilit dhe kopilicec,bjle me thote nje shoqe e asej kohe sot na godisnin rruges dhe tregon nje shnje ne ball qysh kur isht e vogel ne shtepin e femijes ne shkoder locen.
    Shkodra esht djep e qender e kultures lasht shqiptare(Por keto ishin veprime sporadike ndofta per shaka).
    Diten e pazari keta nxenes kishin liridalje por shkodranet kur i shikonin me uniform e dinin qe jane te shtepise femise dhe u jepnin nga nje sheg,molle fiqe,arra,gishtenja Lajthi,karamele Falas. Prap kjo shoqja me thote kishim shok e shoqe konviktor dhe shkonim tek shitsit tjer edhe ata na jepnin dhe keto u a jepnim konviktorve cfare humanizim e shoqerie te mire (In Memory per kete Mrs.qe ja harrova emrin:).
    shife pra nuk i bera vetem per keq shembull femjet qe ngacmonin por shife cfare Bujaria humane edhe tergtaret(shkodrane) kane dale per buken e gojes,por jan treguar bujar per femijet jetime-gjest humanizmi,i ndjenjes njerzore.
    E tani per jetimet jane rruget e hapura po qene te zotet me shkuar edhe ne Kosmose ne te5 kontinentet jane te LIRE:.
    Francezet duhet falenderohen per viziten e shqiperia per ndihmen e vizitorve vegjel.
    Suksese gjith palve.
    July 19.2014
    New York
    USA

  4. Daja says:

    Nje FALENDERIM,per personin qe eshte inisiatori qe keta femije i paskan cuar aty.

  5. Shqiptar says:

    Lajmi me I mire dhe gjeja me e bukur qe keni bere per keta FEMIVE.Bravo.

  6. lili says:

    Po po,anija eshte ne shqiperi per femijet!……

    Ajo bien e studiojne fundin e detin per naften…e tubationet e rap projektit e shtypin shqiptar na tre on perralla per femije,

  7. Hosteni says:

    Kjo anije “e famëshme”, duket si një jaht i zakonshëm turistik, nga ato që janë me mijra në brigjet turistike të Spanjës, Italisë, Greqisë etj. etj. Pastaj, gazetarët e TEMËS, nuk na sqarojnë, mbi ç’fushë të shkencës kryen studime kjo “anije e famëshme shkencore”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje