Ja si ndodhi MASAKRA në Fier/ Gruaja e autorit: I kërcënoi një natë më parë, ia fsheha armën

23 Korrik 2014, 10:21Politika TEMA

Përcillen për në banesën e fundit 5 personat e fisit Vrapi nga fshati Suk 2 i Fierit.

Mes lotëve, në fshatin e qetë janë hapur dyert e mortit, ku ende nuk arrihet të besohet ajo që ndodhi.

Por nga të dhënat më të fundit mësohet se tragjedia mund të evitohej dhe autori i 4 vrasjeve mund të ishte ndaluar.

Krimi ishte i paralajmëruar pasi 73- vjeçari ishte i njohur për fshatin si një person që armën e gjahut nuk e hiqte nga krahu. Ndërkohë një natë para krimit të 5- fishtë, Bajram Vrapi kishte debatuar pikërisht për fejesën e mbesës, duke u shprehur se nuk do ta lejonte të ndodhte. Madje i kishte kërcënuar me vrasje.

Nga ky debat që duket që është dhe pikënisja e tragjedisë, gruaja i fshehu armën, por nën presionin e dhunës, u detyrua t’ia tregonte sërish.

“Na mori në qafë, na mori. Po hanim bukë në mëngjes dhe ai iku. Çfarë rëndësie ka e pyetën apo s’e pyetën për fejesën e vajzës? A e kishte babën e vet gjallë ajo, ç’donte ky? Nuk e prisnim kurrë të ndodhte kjo që ndodhi. Nuk po e marr vesh as vetë se si ndodhi. E pashë kur po dilte me çifte dhe nuk e ndalova dot.

Pse nuk pyetet xhaxhai i madh i vajzës kur ajo fejohet. Ja, kaq ishte e gjitha.

Debatin e kishin bërë që një natë më përpara ata. Ishte mërzitur Bajrami pse e kishin fejuar vajzën pa e pyetur. Madje në nerva e sipër u ka thënë dy vëllezërve të vet që do t’i vriste. Prandaj unë e kisha fshehur armën e gjahut që ai kishte në shtëpi. E solla këtu, te shtëpia e vëllait tjetër, Xhemalit. Sot ishte më i qetë dhe ia dhamë prapë,” thotë për Panoramën Afërdita, gruaja e Bajramit.

Bajram Vrapi u mori jetën dy vëllezërve të tij, Xhemal e Besim Vrapi kunatës, Drita Vrapi dhe mbesës vetëm 17- vjeçare Merushe Vrapi, pikërisht në ditën e fejesës së saj, që nga ditë gëzimi u kthye në një ditë të errët dhimbjeje që do të mbahet mend gjatë në memorien e komunitetit dhe jo vetëm.

Me vetëvrasjen e autorit të krimit, çështja cilësohet e mbyllur për policinë.

Dëshmitarët e ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në fshatin Suk 2 të Roskovecit treguan rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Sipas tyre, autori i krimit të pesëfishtë, Bajram Vrapi, ka qenë shumë gjakftohtë gjatë të gjitha veprimeve që ka kryer.

Pasi mbesa e tij që do të fejohej i ka dhënë armën e gjahut, të cilën e shoqja e autorit e kishte fshehur një natë më parë në shtëpinë e vëllait tjetër, autori është drejtuar për te shtëpia e vet.

Aty ka vendosur në krah një brez me fishekë dhe 8 fishekë i ka futur në një qese, të cilën e ka varur në rripin e pantallonave. Ka dalë dhe menjëherë ka kaluar avllinë e shtëpisë së vet, që të nxjerr direkt në oborrin e banesës së të vëllait që kishte fejesën e vajzës, Xhemalit.

Aty ndodheshin duke pirë kafe dy vëllezërit e tij, Xhemali dhe Besimi, bashkë me kunatin e tyre (burrin e motrës), Kadri Medulajn.

Ndërsa brenda në shtëpinë ku po përgatitej banketi për fejesën ndodheshin gratë e tri shtëpive të vëllezërit që ishin angazhuar të gjitha për këtë sebep familjar.

Fillimisht ai është futur brenda dhe i është drejtuar kunatës, Dritës, duke i thënë: “Unë nuk kam asgjë kundër fejesës së vajzës, por meqë nuk më pyetët mua, tani pyesni lagjen”.

Më pas ka dalë nga aty dhe është drejtuar te vëllezërit, duke i drejtuar fillimisht armën të voglit, Besimit. E ka goditur në kokë pa i thënë asnjë fjalë.

Kur ka ndodhur vrasja e parë, të gjithë janë larguar, pasi autori nuk kishte ndër mend të ndalonte, por askush nuk ka tentuar t’ia heqë armën nga dora.

Vëllai tjetër, ai që fejonte vajzën, Xhemali, ka nxituar të fshihej te kasollja e bagëtive, por Bajrami e ka ndjekur nga pas dhe pasi ka vendosur fishekun e radhës në armën e gjahut, e ka qëlluar edhe atë në kokë.

Është kthyer në shtëpi dhe sërish duke kryer të njëjtën procedurë, duke vendosur fishekët një nga një në çifte, ka qëlluar kunatën, Dritën, edhe atë në kokë.

Në fund, sërish me një goditje në kokë, ka vrarë edhe mbesën që do të fejohej, Merushen.

Ndërkohë ai ka pasur në dorë edhe një levë hekuri, të cilën e ka përdorur në fund për vetëvrasje, që të tërhiqte me të këmbëzën e çiftes, pasi e kishte mbështetur tytën poshtë mjekrës.

10 komente në “Ja si ndodhi MASAKRA në Fier/ Gruaja e autorit: I kërcënoi një natë më parë, ia fsheha armën”

  1. tourkofagos says:

    …..na mori ne qafe na mori”
    histori korrakesh,varu ziken…….
    lindin per tu vrare,jo per te letuar…….

  2. dardani says:

    Cdonte me arme gjahu ky, gjyetia eshte e ndaluar per 3 vjet…

    1. Nallbani says:

      @dardani, armen e gjahut donte t´ia fusi ne bythe tourkpordhosit!

  3. Moisi Golemi says:

    Burre me namuz.

  4. Askushi says:

    Shqiptar tipik, kafshe me rroba

  5. Lexuesi says:

    Ngushëllime per të afermit e viktimave.por dua tju them disave që shkruajnë se nuk po vriten vetëm kalokët por kan filluar të bëhen trima edhe ata të fushës.

  6. Mentalitet trapash, vetem me origjine shqiptare dhe besim jokristian!

  7. MIKE says:

    …..duke e njohur ate zone,vertet te qete,nuk do te deshiroja te perdorej per argument historia e lalit me labin……..ore laco….ama pa mbushur e paske…….etc…vellai, viktim e dyte, ne vend qe te futej ne kasolle po ashtu edhe AI kunati,prezent qe shume mire duhet ta dine, se arma ishte teke gjahu dhe llogarit heqje gzhoje, perthyerje arme ,ribushje eshte kohe e mjftueshme per tiu hedhur , kacafytur dhe shmangur tragjedine me tej, sidoqofte, ngushellimet e mia te sinqerta per te afermit e viktimave

    ,

  8. paul says:

    po keta qe ishin perreth sehir benin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje