Bujqësia shqiptare mund të kthehet në një burim mirëqenieje dhe potencial i fuqishëm për të nxitur punësimin, eksportin dhe prodhimin, me pak mbështetje dhe shumë liri për veprim dhe angazhim të drejtpërdrejtë nga ana e vetë fermerëve.
Kryeministri Edi Rama tha se jo detyrimisht rregullat nënkuptojnë më shumë rend ligjor, por sipas tij duhet më shumë iniciativë dhe më shumë mbështetje ndaj fermerit.
“Të heqim barrierat që pjellin korrupsion, dhe të krijojmë mundësi për të krijuar zinxhire vlerash”, tha kreu i qeverisë.
Rama tha se skema e vjetër e qeverisë Berisha, që kishte si burim të rritjes ekonomikë, ndër të tjera “marrjen e dhunshme të parave nga ana e kompanive”, u vërtetua se ka dështuar. Në këtë kuadër ai shtoi se duhet nxitje e sipërmarrjes së fshatit për ta kthyer atë në një burim potencial ekonomik.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se ka mbaruar një epokë kur të ardhurat vinin nga një rritje, e cila bazohej tek dërgesat e emigrantëve, tek “boom-i” i ndërtimeve si një industri e tranzicionit e ngritur në nevojën për hapësira të reja banimi, dhe tek marrja e dhunshme nga ana e qeverisë e parave të kompanive, një lloj kreditimi i dhunshëm i qeverisë, përmes kontratash të papaguara dhe shërbimesh të papaguara. Këto të treja ishin burimet kryesore të një rritje ekonomike, dhe të një modeli që siç ne e kemi identifikuar, kishte shteruar. Të nxisim sipërmarrjen e fshatit bazuar tek vlera që krijohet dhe krijon, vlerë jo bazuar tek idiologjia e lëmoshës. Kërkuam që vetë fermerët të angazhoheshin për të aplikuar me projekte, projekte jo thjesht për të marrë paratë, por për të parë se çfarë kjo që do të sjellë, për të nxitur prodhimin, punësimin, eksportin, duke krijuar shembuj suksesi që të gjenerojnë sukses. Buxhetet tona shtetërore do të jenë gjithmonë të pamjaftueshme përballë kërkesës për rritje në rast se kërkesa nuk do të përballohet në zinxhiere vlerash që do të prodhojnë rritjen”, u shpreh kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë solli shembullin konkret të një fermeri, i cili vlerësonte liritë që i janë dhënë.
“Kemi rezultate të prekshme për të cilat një fermer më tha një fjalë që më mbeti në mend, sepse kemi rritje të dukshme të eksporteve dhe kemi gjallërim të ndjeshëm në territor, por s’mund të themi që kjo që ka ndodhur është rezultat i drejtëpërdrejtë i kësaj politike të re, sepse ne po investojmë tani. Thjesht duke hequr shtetin si pengesë, duke larguar nga territoret tona administratën e taksidarëve dhe barrierat burokratike të korrupsionit nëpër dogana, Ju na keni dhënë krahë. Thjesht duke ju kthyer dinjitetin si sipërmarrës në fshat, që deri dje keni qenë të detyruar t’i përuleni çdo lloji të korrupsionit, na bëri që të fillojmë të nxitojmë”, tha Rama.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh se në ambicien e institucionit që ai drejton mbetet formalizimi.
“Skema e re mbështet pikat e mëdha të grumbullimit, pagesat në dorëzim, sepse kemi qëllim të formalizojmë bujqësinë shqiptare. Ne arrijmë ambicien për ta identifikuar fermerin, për ta regjistruar, dhe për ta formalizuar”, tha Panariti.
z.kreminister ju lumt per punen qe po bani.
Po ne bujqesi duhet te ktheje syt e gjithe qeveria, kemi nje vend me potenciale te pafundme kshuqe duhet t ashfrytezojme ndaj jepini shume fort bujqesise se nuk kemi gje ne vije pa te.
Bujqesia eshte nje nder sektoret me te rendesishem te ekonomis se shqiperise kshuqe duhen investime te shumta per ta ringritur nga shkaterrimi 20 vjecar i saj, nje iniciativ shume e mire eshte ajo qe beri deputeti Koco Kokedhima ne xarre, do ishte mire te kishim me shum te tilla dhe punesimi rritet dhe bujqesia zhvillohet.
Po ka lezet o me kte qeveri ne cdo sektor po punon, jo te merret vetem me rruget e te tjerat ne te semes po me te tera nga pak kshu do te hece dhe shqiperia.
Barjerat hiqen nese ju beni nje Ligj keshtu:
Nenni 1
“Nese nje qytetar ankohet dhe provon me dokument se nuk ka mare sherbimin e kerkuar brenda afatit ligjor, nepunesi shkarkohet dhe demshperblen nga xhepi qytetrin!”
Neni 2
” Organi administrativ apo publik, qe demton qytetarin qe ka paraqitur ankesen, ndeshkohet me gjobe (deri 100.000 leke) te cilen e paguan nga xhepi titullari”
Neni 3
” Ky Ligj hyn ne fuqi menjehere me afat paraveprues prej 1 viti!”
Arsen,je shume i kendshem,e them sinqerisht.Sikur vertet te beheshin,te votoheshin dhe te zbatoheshin ligje te tilla,ku do kishte shkuar Shqiperia valle?Me siguri vendi me i lumtur per te jetuar.Mirpo ligje te tilla kerkojne zemer,force.ndergjegje dhe pergjegje.Keto dy te fundit i kemi me kerk ne shqipot.
O Ed shyqur qe e kuptove se njerzit behen te gjth te koruptueshem heret ose vone po nuk u ndryshuen kushtet rethanat qe e pjellin korupsionib. Sa me shpejt ta kuptosh aq me mire. A do vende pune:hiq ata qe bejn biznes privat dhe i paguan shteti. E te tjera se te meson puna vet. Po ti mos u mbeshtet vetem tek kalavicat si bere ne bashki dhe ne qeveri. Te gjith punojn pavarsisht moshes.