Vizita e Papa Françeskut në Tiranë/ Publikohet axhenda zyrtare (VIDEO)

31 Korrik 2014, 12:54Sociale TEMA

Publikohet axhenda e vizitës njëditore të Papa Françeskut në Shqipëri, më 21 shtator.

Ati i Shenjtë do të niset nga Roma në orën 07:30 të datës 21.09.2014 dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, në orën 09:00, ku do të pritet në një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. 

Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë është parashikuar një pritje zyrtare në orën 09:00 në Kryeministri dhe pas 30 minutash ceremonia e pritjes në Presidencë.

Në orën 10:00 Ati i Shenjtë do të mbajë Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”. 

Në orën 13:30 Papa Françesku do të ketë një drekë me Ipeshkvitë shqiptarë dhe më pas do të takojë edhe krerët e besimeve të tjera në Shqipëri.

Në orën 17:00 do të kremtohet lutja mbrëmësore në Katedrale.

Në 18:30 Papa do të takojë fëmijët e qendrës “Betania” në Fushë-Krujë dhe në orën 19:45 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Papës në aeroport.

Ati i Shenjtë niset drejt Romës nga aeroportin “Nënë Tereza”në orën 20:00. 

Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në 21 shtator 2014, sheshi “Nënë Tereza” do të ndryshojë tërësisht pamje. Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi akordimin e fondit prej 332 milionë lekësh për ndërhyrjen dhe rivitalizimin e sheshit “Nënë Tereza”, si dhe dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës, Atit të Shenjtë. 

Në këtë vizitë, e para në Europë për 2014, Papa Francesku do të shoqërohet nga të paktën 70 gazetarë të huaj.

24 komente në “Vizita e Papa Françeskut në Tiranë/ Publikohet axhenda zyrtare (VIDEO)”

  1. dummy says:

    Jam nje fshatare nga zonat e thella, kam bere vetem kater klase shkolle. Ju te shkolluarit, te jashmit – cfare do te thote “axhenda”?

    1. Pilo Lala says:

      Pune agjenture me duket. E nxorren edhe Papen agjent.

    2. Lini nje pergjigje says:

      axhenda do te thote ajo cfare mutin do te beje kur te jete ketu

      http://bit.do/vizita-e-papa-franceskut-ne-tiranepublikohet

    3. Iliryan's says:

      DUMMY
      AXHENDA ….ESHTE
      PROGRAMI DITOR….OSE SHENIMET E DITES .

      e Dummy do te thote Fals .

  2. shpatari says:

    o zot mallkoji te gjith ata qe kan lyer duart me gjak ekrime e korrupsion e i dalin papes perpara ate dit te shum pritur te cfar do besimi qofshin

    1. lemi says:

      shpatar
      sipas kerkeses tende,spo duk papa me ardhe ne shipri,po kush i ka duert e pastra pash neren.

    2. katoliku says:

      Kujdes kalamajt kur te vij papa me gjithato prifterinj nga se kan nam te keq prifterinjt me femijet

  3. A says:

    PAPA FRANCESKU, po vjen ne Shqiperi, ne Tirane, me date 21 shtator 2014, ne kohen dhe momentin e duhur, ku ne Shqiperi gjithcka ka marre ferra uraten.
    Perdite ndigjojme, vrasje, kriminalitet, vjedhje, grabitje, aksidente ne pune, aksidente ne rruge, shembje te galerive te minierave dhe shteti, qeveria dhe njerezit qe kemi zgjedhur bejne sehir.
    Pasuria kombetare dhe e popullit shqiptar vetem njeh shkaterrim dhe a ka mundesi qe gjithcka te shitet per skrap. Por, ja edhe skrap s’kemi ku te gjejme.
    Nder keto dite ndodhi drama, tragjedi – komedia e rradhes ne territorin e Republikes se Shqiperise, ne rrethinat e qytetit te Tiranes, eshte vjedhur dhe grabitur qe ne vitin 2010 THESARI i BANKES se SHTETIT SHQIPTAR me vleren 713 mijelion lek te reja. Ketu nuk po zgjatem per ta komentuar se si ndodhi kjo vjedhje, se si po behet hetimi i kesaj menxyre qe ka gjetur popullin shqiptar qe eshte bere si nje LOPE qe e shqyejne UJQIT nga te kater anet. Nuk ngopen vetem me qumesht qe i kane thithur cdo moment, por tani e duan te gjithen per vete duke mos i lene as skelet, por as ndonje kocke.
    Prandaj thashe qe ne fillim qe PAPA FRANCESKU te na uroje qe te na ndricoje mendjen dhe veprimet tona ne menyre qe te dime se cfare te veme ne krye te vendit, ku veset me negative te shoqerise njerezore po na kthehen virtyte.
    Fatkeqesia eshte se per ta pritur dhe pershendetur ne menyre zyrtare do te jene personat me horra, me vagabonda, me mashtruesa qe ka nxjerre kombi dhe populli shqiptar, keto 100 vjet shtet. Si perfundim pritjen e bejne personat qe njeri eshte me maskara se tjetri. Ishalla popullin shqiptar nga kjo vizite i ndricohet mendja per te miren e vet per te shkuar drejte vendeve me te qyteterura, te kulturuara, te emancipuara te Evropes qe i takojme nga ana gjeografike. Tung.

    1. lemi says:

      a
      mos harro se edhe papa vjen nga nji shtet qe i pernxhan shqiprise.

      1. Perse censure ? says:

        Turk Mamushe!

  4. Mehmet Selimi says:

    Ju lutemi bëjeni LIKE & SHARE (Shperndajeni) tek miqt tuaj në facebook faqen e re ne facebook WELCOME TO ALBANIA FRANCIS POPE! Respekte!
    Bashkonju edhe ju gezimit te perbashket, pa dallim feje, krahine e ideje, per te pritur sipas tradites bujare shqiptare Papa Franceskun ne Shqiperi. Shperndajeni edhe nder miqte tuaj ne facebook lajmin e mireseardhur, per te gjithe ne brenda dhe jashte trojeve shqiptare. Ti tregojme botes se ne nuk jemi shtet islamik apo republike islamike por shqiptare qe respektojme besimin e krishtere te vellezerve tane te krishtere, sepse e duam Europen ashtu sikurse eshte pa i impnuar islamizmin tone qe eshte fe private e secilit! Respekte
    https://www.facebook.com/pages/Welcome-to-Albania-Francis-Pope/695356207204987?ref_type=bookmark

    1. lexues says:

      Korigjoni emrin e faqes. Ne anglisht nuk thuhet “Francis Pope”, por “Pope Francis”.

      1. arsen says:

        Koregjohu edhe ti qe ja ke fut kot!
        Hiresia e Tij quhet Papa Fraçesko!
        Mund te ndryshoje (k) me (c)-ne ne shkrim, jo ne shqiptim, por jo emri qe Ai i ka caktuar vehtes.
        Pra te nderuar komentues, lexues, gazetare, politikane etj etj….
        Papa Berghoglio ka emrin papnor, qe eshte : PAPA Françesko!
        Ne shqipetareve nuk ka ç’na duhet si e therresin anglezet, kinezet, arabet apo edhe maloket shqipetare qe e quajne Françesku???!!!!!

    2. katoliku says:

      Kujdes femijet popull shqiptar kur te vij papa.Ate dite Shqiperia do jet qendra e pedofilise boterore.Kush e di sa femije do te duhen per te kenaqur orekset e papes dhe te prifterinjve mbrapa tij.

  5. vemendje says:

    I thoni mbase vjen dhe kendej nga jugu mbase rregullojne te pakten ndonje lulishte se kendej ka ren rrufeja.

    1. loni says:

      haahahahahahahahahahaahahahahahahahahaaaaaaaaaaaa

  6. bekim says:

    Bekimi
    Faleninderit Atit te Shenjte qe viziten e pare e ben ne Shqiperi si nje vend ku krishterimi hyri nepermjet apostullit Pal dhe pati martiret e pare te krishterimit. Zoti e bekofte dhe I zgjatte jeten Shenjterise se Tij Papa Franceskut.Mirenjohje per jete Papa Franceskut.Kam besim se populli shqiptar do t’a prese me nderim e dashuri te vecante Papa Franceskun.Ai po tregon dashuri e respekt per ne shqiptaret,dhe ne do t’i a shperblejme me dashuri te madhe. Rrofte Papa Francesku !

    1. arsen says:

      Papa Françesko… o malok!

  7. Azem says:

    Miresevjen Papa

  8. dandaramanda says:

    Miresevjen Papa Francesku!

  9. dp says:

    Pa pa pa cdo vete kur te vije papa mireardhsh

  10. shpatari says:

    po vjen per te mir tE krishterimit se po u preken te drejtat dhe u jan zaptuar instutucionet nga ata qe nuk din ca ka bajn por do te jet von kur te kujtohen JE I MIRPRITUR ME ZEMER

  11. Dea says:

    Do ta mirepres si nje njeri pozitiv, te dashur, inteligjent, pavaresisht se nuk besoj. Ka nje fytyre shume te embel, shperndan vetem miresi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje