Punësuan dhjetra mësues pa i paguar/ Prokuroria çon në gjykatë dosjet e 5 zyrtarëve të Drejtorisë Arsimore (VIDEO)

2 Gusht 2014, 10:27Sociale TEMA

Drejtorja Miranda Bullati dhe katër  punonjës të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Fierit janë akuzuar për shpërdorim detyre nga Prokuroria e këtij rrethi, e cila ka dërguar për gjykim, dosjet e tyre.

Burimet zyrtare të Prokurorisë së Rrethit bënë të ditur se të 5-të të akuzuarit kanë regjistruar në listë pagesa, me kontrata të rregullta, një numër të madh mësuesish dhe nuk i kanë paguar ata.

Mësuesit ekzistojnë në listë pagesa, por duket se Drejtoria Arsimore nuk ka pasur mundësi financiare t’i paguajë ata, përderisa rezulton se numri i të punësuarve është shumë më i madh se ai i përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe natyrisht, pagesa e tyre e tejkalonte fondin e pagave.

Në këto kushte prokuroria ka vendosur të përcjellë në Gjykatë dosjet e të pandehurve

1. Miranda Bullati, Drejtore e Drejtorisë Arsimore Fier
2. Ylli Malaj, shef kuadri
3. Tatjana Ferko, specialiste
4. Suzana Nazëraj, specialiste
5. Eliza Nako, specialiste

Ky nuk është rasti i parë kur zbulohen abuzime në Drejtorinë Rajonale Arsimore të Fierit. Në 13 maj të këtij viti, Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 zyrtarë të Drejtorisë Arsimore Rajonale, të akuzuar për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “fallsifikim të dokumentave shkollorë”.

4 komente në “Punësuan dhjetra mësues pa i paguar/ Prokuroria çon në gjykatë dosjet e 5 zyrtarëve të Drejtorisë Arsimore (VIDEO)”

  1. Haxhidajaku says:

    Ne burg e kane vendin keto njerez te babezitur.Qenka e infektuar e gjithe drejtoria arsimore e rrethit Fier.Zj Ministre e arsimit mos fli gjume,por vepro me forcen qe te jep ligji.Duhet te besh nje spastrim rradikal ne kete drejtori.

    1. Spiro Duka says:

      Na thoni te kujt jane keta te akuzuarit se mos i biem ne qafe kot berishes ne komentuesit qe marim leket nga Koqoja.

      1. @Vicat e Dolit says:

        Vetem Saluci dhe Lulushja I Kane xhepat e Thella per te paguar mercenare Si puna jote…

  2. Bora says:

    Spiro Duka Jane te kohes se shkuar te gjithe keta emra, por akoma i mbante P.S ne pune si ne gjithe administraten,se ata jane bere vipa kishin 8 vjet ne pushtet leke kane, te trajnuar jane nga te gjitha anet dhe akoma rrinin se ska njerez P.S se ne te P.S skemi lek tju japim te njohur sjemi , inat me njeri tjetrin (brenda llojit)kemi,dhe me mire te rrine ata qe ishin na rrofte qe dollem ne rruge dhe i beme hije Rames,te paktem arritem e beme Ramen kryeminister!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje