Fullhani shkoi përsëri herët në punë. Kur u afrua tek dera e zyrës vuri një kapele guzhinieri, hodhi përparsen e bardhë supeve, nxorri një tepsi nga pas makinës dhe hyri tek dera kryesore.
-Po marrka furnizime Fullhani, tha një shitës aty afër. Do kemi rrëmujë.
Fullhani e dëgjoi dhe u kënaq që nuk e njohu.
Hyri brenda dhe filloi të sistemojë gjërat e tepsisë. Ishin dy pula të pjekura, pak djath dhe nja dy shishe verë.
Hyri në zyrë, kontrolloi dhomën e gjumit ku ka vënë krevatin dopio, pa orën dhe i lindi ideja t’ia fuste një gjumi derisa të fillonte protesta. Ashtu bëri. Vuri zilen në orën dhjetë dhe ja futi gjumit.
Sapo po dremiste, e zgjoi një sms. Fevzo i shkruante se i ka ngelur qejfi me djalin e tij që s’ia ka treguar atë orën “Patek Philippe” që kushton 300 mijë dollarë. As atë të veshur të gjithë me gurë diamanti që shkon 7000.
-Mos i beso gazetat o burrë, i tha Fullhani, janë të mijat ato. Të dyja, jo të djalit. Por, ai e ka zakon mi merr e s’mi jep.
-Aq më keq, i tha Fevzo. Sa herë kemi ngrënë darka e kemi fol për orët, s’mi ke treguar.
-Po s’kam dash o burrë, se janë të shtrenjta dhe ti s’mban gjë, shkon e ja tregon Doktorit. Ça më duhej mu ai telash. Tani që iku ai, po. Tani shko tregoja po deshe Ed Ramës, as e rruj.
Nejse, Fevzos nuk i iku zemërimi, por Fullhanit ju rikthye gjumi.
Më 10 e zgjoi zilja. U ngrit, u vesh, u la dhe zuri vend pranë dritares aty ku rrinte Vehbi Alimuça.
Protesta po fillonte. Fullhani i bëri foto me celular atij që mbante parrulën “Full Hajni”.
E bëri dhe ja nisi me what apps drejtorit të personelit.
-Ma gjej pak kush është ky, i tha.
– Përse na duhet, i tha drejtori?
-Shiko çfarë halle ka. Mos ka gruan ose motrën pa punë, mos është djali i ndonjërit që i ka mbet hatri me mu. Dua ta di çfarë nderi t’i bëjmë, mos të dalë më.
-Janë pesë veta me parrulla shefo, i tha drejtori i personelit.
-Të pestë mi gjej, i tha Fullhani. Duhet t’u bëjmë ndonjë nder patjetër.
-Mos mësohen keq dhe të tjerët, i tha drejtori?
-Puna është sa të hedhim këtë hall, tha Fullani. Pastaj shohim e bëjmë.
Pastaj nxorri njërin mbi taracë t’u bënte foto të gjithëve. I pa me kujdes. Nuk i dukeshin shumë.
-Kaq i blej, tha me vete, por puna është se po mësuan që marrin para, më shtohen më shumë.
Të pyes një herë Doktorin, tha, se ai ka përvojë me turmat.
-Si ja bëje ti më 97, kur vinin njerëzit para VEFA-s e kërkonin lekët?
– E thjeshtë, tha Doktori. I garantova që lekët e tyre janë të pastra.
-Po pas kësaj pushuan, tha Fullhani?
-Jo, u shtuan më shumë, tha Doktori, se nuk e besuan.
-Po unë si t’ia bëj, tha Fullhani, çfarë të them?
Ndërkohë ju kujtua Genc Ruli.
-Ky merr vesh dhe nga politika, dhe nga paraja, tha me vete.
-Ore, çfarë të them unë tani që kanë nisur protestat, i tha Fullhani. Se Doktori tha më 97-n se janë lekë të pastra dhe protestat u shtuan.
-Thuaj një gjë që ta besojnë shqiptarët, tha Ruli. Po e besuan, ja hodhe.
-Po çfarë të them në këtë rast, tha Fullhani?
-Po ja, thuaj që parat e bankës janë të pista, se fshin djersët djali im dhe kanë për të të besuar, i tha Ruli. Kanë dhe foto për këtë punë.
-Mirë e ke ti, tha Fullhani. Kjo mund të bëj punë, se ajo e lekëve të pastra nuk u besoka.
Te bej qejf dhe nje muaj
Ku eshte rinia shqiptare qe u ngrit per armet kimike? Apo bejne plazh ditor ne Gji te Lalezit me 5 mije leke per shezllonin, nje kafe dhe nje sufllaqe? Rinia e Tiranes eshte rini e djegur, qe kujton se bota rrotullohet rreth bareve te Bllokut. Per rinine shqiptare eshte turp te futesh ne nje turme njerezish se je demode, e modes eshte te hapesh bythesh ne ndonje kafe, me 2 mije lekeshin qe i ka dhene babi apo mami ne mengjes, 2 mije lekesh qe ata te gjore e dine se si e fitojne, dhe sa u rendon sa here e nxjerrin nga xhepi. Shoqeri e kalbur, shoqeri kot!
qe do shihja meron, altin goxhajn dhe kreshnik xhelin bashke se kisha menduar kurre….. po taci a do bashkohet me ju?
epo pike e zeze… mero, altin goxhaj dhe nik xheli bashke… merrni dhe rezart tacin dhe beheni si kater kaloresit e apokalipsit…
Fevzo eshte figure humoristike per te vene femijet ne gjume njesoj si Cufua. Sa jane tallur ata sot me Fevzon, sidomos Kastrioti, ai duhet te zhduket nga ekrani.
Tragjike! Mungon rinia !! Turp or shqiptar qe per 100 vjetor ju turret turtes si te babzitur qe ju hodhen hajdutet ne rug !Nuk mbaheshit e u perlyet si kllouna cirku o fukarej qylxhij !Ku je sovran !!! Vrapuat te permbysni qelbesirat ktu e nje vit e qelbesirat aty jan !Dilni pra rugeve tani se voten nuk ju a pordhi njeri e vec perdit e marim vesh cfar esht ber me djersen e gjakun tuaj !Mos prisni tju shpetoj Edi Rama se heshtja e tij flet shum! Mir e ke Dajti por duhet te kesh zemer si mali me kte emer qe te besh permbysje !Turp turp kjo rini e pergjumur..
Verte milet- deledash ina,
mgjate Shtatori vjen me (u)bubullime,
Gushti o i Vetetimave…
Ej, me huqe Tirona, po do tundet…
Ate dite fullhani do metet me tabaka shtru pa fut gjo ne goje;
as ajo vera e doktorit nuk do i shkoje dot poshte!
Po pse e quan veten te pavarur kjo gazeta TEMA, duke bere komente ne presje, per biografite e anetareve te Bordit te Bankes.
Dhe nje gje tjeter: A e kane pare ne Leter Njoftimi si e ka mbiemrin Guvernatori, sepse po me duket pak si i huaj: “FULHANI”. Mesoni te mos beni gabime drejtshkrimi, pastaj beni G A Z E T A R I !!!!!!
Fullanin se leviz topi.Ka “dhene” ai per kete dite.
As qe ka nepermend te japi dorheqje dhe as guxon njeri ti dali perpara
Te majte e te djathte i ka ne xhep.
Llapaqen mbrapa mureve,Ha, M.. s’a te fryesh.
Protesta kombetare,masive! Ajo eshte tjeter gje pastaj
Tani per tani bej gam,gam,si gjithmon.