Ndarja e re territoriale, PD drejt Kushtetueses/ Bylykbashi: U shkrinë komunat, bie ndesh me Kushtetutën

6 Gusht 2014, 12:04Politika TEMA

Partia Demokratike do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shpallur si anti-Kushtetues ndarjen e re territoriale. Ankimimi i partisë më të madhe opozitare mbështetet në faktin se ndarja e re eleminon komunat, të cilat bashkë me Bashkitë, janë sanksionuar në Kushtetutë si pushteti vendor.

Deputeti Oerd Bylykbashi sqaron se reforma territoriale bie ndesh me Kushtetutën, pasi ajo eleminon komunat si njësi të pushtetit vendor.

“Ky është vetëm njëri nga elementët e asaj që përvijon një antikushtuetshmëri të të gjithë procesit dhe të produktit të reformës territoriale që bëri Qeveria. Duhet ta theksojmë ‘reformë territoriale’ sepse nuk pati asgjë në lidhje me reformën administrative. Asgjë nuk u diskutua në lidhje me kompetencat e administrimit të pushtetit vendor dhe për shërbimet e tij, por u fol vetëm për ndarjen e re territoriale. Sigurisht, jemi përpara edhe këtij problemi që u nënvizua më lart. Ky është një nga elementët që në mënyrë flagrante ka përplasje të drejtpërdrejtë me Kushtetutën.Kushtetuta ka përcaktuar komunën dhe bashkinë si dy njësi të barazvlefshme të qeverisjes vendore të nivelit të parë. Pra, asnjëra nuk ka ndonjë supremaci karshi njëra-tjetrës përballë pushtetit qendror”, ka deklaruar Bylykbashi.

Ankimi i Partisë Demokratike në Kushtetuese pritet të depozitohet pasi Kreu i Shtetit të shprehet me dekret mbi ndarjen e re territoriale, e cila u miratua më 31 Korrik me 88 vota të mazhorancës dhe 5 deputetëve të PDIU-së. Ndërkohë pritet që Kushtetueses ti drejtohet edhe shoqata e kryetarëve të komunave dhe ajo e bashkive, të cilat kanë kundërshtuar ndarjen e re territoriale.

10 komente në “Ndarja e re territoriale, PD drejt Kushtetueses/ Bylykbashi: U shkrinë komunat, bie ndesh me Kushtetutën”

  1. veterani says:

    Krahas gremines se madhe qe ka shkaktuar banda e kriminelit SALISERBI kto jane shkopij nen rrota qeverise qe Shqiperia te mos e kaloje kurre kete gremine.

  2. Hajduti says:

    Pse po shfaqet futyra e vertet e ketyre bijve te sistemit autoritar…kur ti si subjekt partie nuk jep kontributin tend per reforme…pse kerkon dicka te gjykata…

  3. Largpamesi says:

    Pirdh pirdh Bylykbashi

  4. Largpamesi says:

    Ju jeni cinik dhe se njhni demokracine si institucion me rregulla, por e njihni demokracine, me pushtet uzurpues.

    Akoma se keni kuptuar qe keni humbur dhe duhet te ulni koken e te punoni per kete vend.

    Sja u jep me njeri me voten sa te keni kriminelin ne krye.

  5. Leonard Dingo says:

    Gjykata Kushtetuese duhet te shkrihet.Nje gjyqtar i Larte Amerikan i ka thene Thimjo Kondit,se Gjykata juaj Kushtetuese eshte si celulat Komuniste te asaj kohe,nese nuk me besoni,pyesni zotin Thimjo Kondi.

  6. Turp, turp, turp te keni qe ende vazhdoni te mbroni komunat dhe kryetaret e tyre keto pashallare te shekullit 21

  7. Kris says:

    Nje treshe Berisha,Rama dhe Meta dhe e ndryshojme prape kushtetuten.Ajo nuk eshte ankuar kur i jane bere ndryshime nga dy burrat e shtetit jo me tani qe jane tre

  8. . says:

    ===========================================================

    Z.Rama,

    edhe sa kohe do lihet apo vazhdoje krimineli Sali Bisha dhe Ceta-Veriore PD me “kurthet dhe skenarët destabilizues” të Shqiperise ?

    ===========================================================

  9. . says:

    Z.Rama,

    edhe sa kohe do lihet apo vazhdoje krimineli Sali Bisha dhe Ceta-Veriore PD me “kurthet dhe skenarët destabilizues” të Shqiperise ?

  10. . says:

    O sy-shtremberr,

    Ju copa-mishi te Cetes-Veriore PD po percani dhe destabilizoni Shqiperine me urdher te krimineli tuaj cerek-shekullor Sali Bisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje