Raporti i "Global Peace": Shqipëria e 65-ta në botë për sigurinë

6 Gusht 2014, 09:52Politika TEMA

Shqipëria renditet si vendi i 65-të në rang botëror për sigurinë  dhe paqen për vitin 2014 nga 162 vende  gjithësej dhe në vendin 35-të në Europë. Kështu thekson raporti i fundit i organizatës “Global Peace”.

Maqedonia rezulton vendi më i pasigurt në Ballkan. Ajo radhitet në vendin e 87, pas Serbisë, Bosnjës, Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit.

Njëri ndër paradokset është Serbia, e cila renditet para të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në vendin 52, para Malit të Zi që zë vendin e 55-të, dhe Bosnje e Hercegovina në vendin e 61.

Ndërsa në vendet e rajonit më së miri paraqitet Sllovenia, e cila renditet në vendin 14, e më pas Kroacia në vendin e 26. Shtetet me renditjen më të keqën janë Afganistani në vendin e 161 dhe e fundit është Siria në vendin e 162.

16 komente në “Raporti i “Global Peace”: Shqipëria e 65-ta në botë për sigurinë”

  1. Mazllëmi says:

    Gazetarët, japin lajmin siç është e nuk komentojnë, o “gazetarë të Plepave”…!!! Çudi e madhe, me ne shqiptarët, po s’futëm hundët që të japim “mendimin” tonë, nuk bëhet…! Bota duhet të rrotullohet rreth nesh dhe çdo gjë, të jetë sipas “midesë” tonë…(???!!!) (e kam fjalën për “paradoksin” e shkruar në artikull)

    1. Kosovar says:

      Zoteri mos i ngatrroni gjerat nuk eshte befasi Serbia eshte shtet ka ka rend e rregulle dhe polici shum profesionale doren ne zemer e per me qen i sinqerte deri ne funde edhe kosova meritoj me shum se vendin e 62,te se edhe ne kemi polici shum te mire e profesionale por me siguri ne ket renditje kan ndikuar edhe kriminelet serbe ne veri te mitrovices dhe situata atje. Per ndryshe gjithandej ne kosove njeriu munde te veje e te fleje ku te deshiroj ne rruge dhe nuk e prek apo rrezikon njeri. Ne kosove asnjeher nuk ka ndodhe qe dikushe te plaqkitet ne Autostrada apo te maltretohet dikun ne rruge e lere me te gjuhet me kallash te plaqkitet apo edhe te vritete e plogoset dikush kjo nuk ka ndodh ne kosove ase para luftes ase gjate luftes ase pas luftes e sanjeher. Ne kosove gjithandej mundeshe me levizi i lire edhe po pate 1 milion euro ne gjepe dhe nuk te preke njeri. Ketu ndikojn edh njerzit ne kosove nuk ka njerze te degjeneruar deri ne ate masa sa te vrasin per leke.

  2. futja kot says:

    I rruajme trapin Maqedonise per siguri ne,kane polici model ata jo si ne,mos te kishin protestat e mjekrosheve me flamur jeshil do ishin vendi me i sigurt ne Ballkan.

    1. Drogaxhiu says:

      O “futja kot”, plotesisht dakord me ty.
      Kete klasifikim Maqedonia e ka peshqesh nga bashkekombasit tane qe perbejne gati gjysmen e popullsise, qe banojne ne pjesen perendimore te Maqedonise dhe qe zyrtarisht ne syte e botes jane nenshtetas maqedonas.
      Nuk dua te marr anen e shovinisteve maqedonas ne konfliktete me shqiptaret, mjafton nje shembull tjeter.
      Shikoni vetem periudhen e zgjedhjeve; te gjitha sherret, plagosjet kercenimet ndodhin vetem ne zonat e banuara prej nesh ku partite shqiptare hane koken me njera tjetren si ketu tek ne. Ne zonat me popullesi te paster maqedonase nuk pipetin as miza, asnjera nga seksionet lokale te partive maqedonase nuk konteston as zhvillimin as rezultatin e zgjedhjeve, tamam nje kulture e edukate europiane.
      Per Serbine:
      Serbet jane shoviniste te terbuar me kombet e tjera, por lojen demokratike ne vendin e tyre dhe me popullin e tyre e luajne po aq mire sa europianet.
      Nje shembull kuptimplote.
      Kur ishte ne fuqi krimineli Milosheveiç dergoi tanket per te friksuar studentet serbe qe protestonin kunder tij. Nje apo dy prej tyre u hodhen me inisiative nen rrotat e tankeve per ti ndaluar dhe u shtypen (aksidentalisht pasi tankisti nuk i pa).
      Pas kesaj tanket u terhoqen menjehere dhe ministri serb i puneve te brendshme i asaj kohe dha direkt doreheqjen e parevokueshme.
      Banditet tane ketu me 11 janar me Milosheviç Berishen dhe ministrin e brendshem Basha jo vetem qe pushkatuan ne FUND te protestes 4 martire por guxuan edhe te shperblejne me 4 rroga egzekutoret e urdherave qe ata dhane.
      A mundet te nderuar gazetare te Temes te me shpjegoni se ku e shihni ju ketu paradoksin?

      1. Drogaxhiu says:

        Se perpak harrova!
        Kujë, kujë!
        Jemi 4 vende prapa Bosnjes qe eshte shtet ne leter pasi serbet, myslymanet e boshnjaket bejne ligjin ne zonat respektive ku jetojne.
        Mos harroni qe prar disa kohesh u vune flaken ndertesave qeveritare.
        Ky po eshte PARADOKS ne kuptimin e vertete te fjales, te dashur gazetare te “Temes”!
        Ka 23 vjet qe ketu tek ne te majte e te djathte “bejne bé” per shtet ligjor e sundim ligji po qe po u vure ne shenjester si i ndjeri
        Santo ketu tek ne shkon per lesh.

        1. arvaniti says:

          Jam shume dakort me ty miku im.Gazetaret e temes jane nenpunes te Mero Bazes qe shume kohe ka bashke punuar ngushte me Berishen.Dhe te gjithe e dime se clloj gazetarie i pelqen Berishes.Mero u kujtua te beje gazetari”te paster” mbas prishjes me Berishen.I ka ca borxhe gazetarise Merua.

        2. Kosovar says:

          Drogaxhiu. Zoteri ne bosne nuk ka ndodhe asnjeher qe njerzit te plaqkiten e plagosen edhe te vriten ne rruge nga badat me kallasha mos harroni kete fakte vitin e kaluar ne shqiperi gjdo dite ndodhnin vjedhje plagosje e deri edhe vrasje ne rruget e shqiperis nga banadat me maska e me kallasha. E keqja eshte se ju keni memorje shum te shkurter ose edhe nuk ju duken asgje keto raste por keto raste jan shum shum te rrezikshme ku ka me rrezike kur njeriu nuk eshte i sigurte te kaloje ase tranzite nje vende.

          Zoteri ta them me sinqeritetin me te madhe Vellau ime para nje jave ka shkuar me familje me femi per pushime ne kosove dhe friken me te madhe e kam pas derisa ta kaloje shqiperin mos harroni se vitin e kaluar njerzit jan plaqkite jan plagos jan vrare nga bandat me maska e me kallasha ne rruget e shqiperis edhe njeher ne qofte se ju i harroni dhe nuk ju duken asgje keto gjera per neve ato jan rrezike shum i madhe sidomos kurnjeriu eshte me familje dhe me femi dhe gjera te tilla nuk ndodhin dhe nuk kam degjuar te ken ndodhire askunde te ballakn. Pastaj mos harroni se keni nje polici komplet te korruptuar dhe jo profesionale.

          1. arvaniti says:

            JO miku im nuk kemi aspak memorje te shkurter prandaj po prononcohemi ne kete lajm duke shprehur nota mosbesimi,dakort.

  3. Mazllëmi says:

    Kuptohet që “paradoksi”, janë vetë gazetarët e “Temës”…! Në Shqipëri vriten 2-3 veta çdo ditë dhe ne e quajmë paradoks që Serbia është më lart se neve për siguri…(???!!!)

  4. Sajmua says:

    Nuk keni pare gje akoma

    1. arvaniti says:

      HAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAA

  5. Dea says:

    ke ka kontraktuar nga Shqiperia “Global Peace” per te bere kete sondazh qe e paska klasifikuar kaq lart? hahahaha , keto lloj organizatash dihet se te kujt jane dhe do i bejne raportet si u do kokrra e qefit, ashtu si paguhen nga vendi perkates, kush paguan me shume renditet me lart che keto jane burimi i te ardhurave te organizates

  6. Dea says:

    Po ke ka kontraktuar nga Shqiperia “Global Peace” per te bere kete sondazh qe e paska klasifikuar kaq lart? hahahaha , keto lloj organizatash dihet se te kujt jane dhe do i bejne raportet si u do kokrra e qefit, ashtu si paguhen nga vendi perkates, kush paguan me shume renditet me lart che keto jane burimi i te ardhurave te organizates

  7. GEZIMI says:

    pse ka hypur kaq shume shqiperia

  8. joni says:

    e normale ne hsqiperi duhenqe siguria po aka shtete ligjor qe policia gjukata e drejtesia kontrolli hqimeve doveeeeeeeeeeeeeee

  9. joni says:

    e normale ne hsqiperi duhenqe siguria po aka shtete ligjor qe policia gjukata e drejtesia kontrolli hqimeve doveeeeeeeeeeeeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje