Garuzhdja Fullani

5 Gusht 2014, 21:52Politika TEMA

Nga Bledi Mane

 

Public Enemy

fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE

 

1./Hani derra, pini derra…

Si mundet vallë një familje obeze nga mendja, tahmaja, stomaku, makutëria në vazhdën e skandaleve me vjedhje e shpërdorime të mos lakohej edhe për abuzime në kuzhinë aty ku gatuhet e hahet? Ka njeri në këtë tokë shqipfolëse këto ditë mes vapës së skandaleve me abuzimet e parasë publike të mos imagjinojë se familja Fullani, të mos kenë vjedhur e shpërdoruar?

E ta dëgjosh babin si mburret lart e poshtë për gatesa me finesa, menu nga çdo qoshkë e planetit, shtiret si të jetë chef i restoranteve ekskluzive a’la carte dhe njohës e testuesh verërash. E ka fiksim të ftojë për tu mburrur e të mburret duke ftuar politikanë, diplomatë, artistë e ndërkohë që i gostit i shfrytëzon këto qoka për të blinduar rehatinë ashtu siç duket ashiqare edhe tani që po e mbrojnë lapanjozët. Dhe le të kthehemi te e ngrëna sepse po e ndjej që edhe ju të dashur lexues keni uri. Zyrtarisht guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk di e nuk ka gatuar kurrë. Askush në atë familje dembelësh nuk di sesi ndizet soba apo si qërohet patatja. Investigimi ynë i radhës kësaj here na çoi në rrugën e Elbasanit, në një restorant me emër të frikshëm.

Mes subjekteve Banka e Shqipërisë dhe restorantit të sipërpërmendur qysh nga dhjetori i vitit 2014 e deri më tani egziston një marrëveshje e fshehur. Përveç drekave, darkave dhe pritjeve zyrtare, kuzhina e këtij restoranti gatuan çdo ditë edhe për familjen Fullani. Ushqimi shërbehet i ngrohtë e me class në zyrat e bankës, në gjykatën e lartë ku punon zonja Fullani, në qendrën tregëtare TEG ku ka dyqanin e saj zonjusha Fullani, në shtëpitë e tyre në rrugën “Ibrahim Rugova” në Bllok ose te vila e tyre gjigante në Lundër. Problem paraqet vetëm Riku, djali nopran i cili ha rreth 7 herë në ditë dhe kurrësesi vetëm por do shoqe e shokë pranë. Të gjitha këto i faturohen çdo muaj zyrës së financës së BSH-së dhe mesatarja ditore është rreth 180 mijë lekë të vjetra pa pije alkoolike apo lëngje të ndryshme. E llogaritur përgjatë 10 viteve rezulton se Banka e Shqipërisë i ka paguar restorant në fjalë rreth 540 milionë lekë të vjetra. Dashuria e guvernatorit me pronarin e restoratit duket se fillon nga stomaku e pastaj përfundon si gjithmonë te portofoli.

2./Derkuc me pordhë

Të bëjmë ca muhabete intelektualësh se u lodhëm me pjata, garuzhde, aragosta e karkaleca?

Le të flasim pak për librat dhe botimet. Le të iluminohemi pak.

Banka e Shqipërisë njihet për botimet e saj të shpeshta por një prej best seller-ave të saj mbahet libri ‘Një pension për derkuc Çufon”. Ekskluzivisht ky libër u botua për fëmijët si të njihen e të edukohen me paranë por imagjinoni tani pas vjedhjes, sa shëmtuar tingëllon fjala “xhaxhi Fullani” i cili mund të ngjajë me derkucin e përrallës nga trupi dhe mendja por kurrësesi nuk krahasohet dot nga oreksi se xhaxhi Fullani e përlan jo vetëm Çufon por edhe kush e ka bërë Çufon…

Banka e Shqipërisë çdo vit për nevojat e saj printon e boton një listë me tituj dhe mijëra kopje të tyre ku përfshihen Raporti Vjetor, Raporti i Stabilitetit Financiar, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes, Buletini i Bilancit të Pagesave, Raporti i Politikës Monetare, Buletini Zyrtar, Buletini i BSH, Kërkime dhe materiale diskutimi, Vrojtime, Kolana juridike dhe rregullative

Publikime edukative, Kuizi – Bankier i Merituar, Publikimet sipas viteve, Edukimi ekonomik dhe financiar si dhe kalendarë, kartolina, ftesa apo materiale të tjera për studentë dhe banka të nivelit të dytë.

Pa humbur kohë po drejtojmë jo një por dy pyetje rrufe:

1-Sa është shuma e parave që Banka e Shqipërisë shpenzon për këto botime?

2-Gjeni se cila shtypshkronjë shpallet tre herë fituese në vit qysh prej vitit të mbrapshtë 2009?

Përgjigjet po ua sjellim rrufe porsi pyetjet. 1.2 milionë euro buxheti i BSH-së për këto publikime dhe shtypshkronja fituese është…

Lefterinë e njihni? Lefteri Lleshin kryetare e KQZ-së, shoqja e ngushtë e Jozefina Topallit?

Lefteria pra që ditën është e divorcuar nga burri dhe natën bashkohet me të për të ndarë krevatin dhe fitimet e biznesit. Shtypshkronja në pronësi të bashkëshortit të Lefterisë Arjan Lleshi është ortakja e Bankës së Shqipërisë në shtypje librash, ata libra që nuk u lexuan kurrë por qëndrojnë ende të heshtur brenda kutive ku deri dje flinin gjithë ankth paratë tona të shkreta!

112 komente në “Garuzhdja Fullani”

  1. coku says:

    O O O O deri kur…..?!

    1. SE Group says:

      Full Hajni e ndane hajnine me te gjithe normalisht
      Lefterie muti…
      http://bit.do/full-hajni

      1. Luli says:

        “Restorant me emer te frikshem tek rruga e Elbasanit…” – me siguri eshte Softa e Ariut, jo per gje po eshte edhe restoranti i preferuar i Dr. Berishovicit. Sa here qe bente feste PD, atje e mblidhte turren vet. Eshte nje nga restorantet me te shtrenjte ne Tirane, dhe keta obeze jeteojne si sheike. Jo sikur jane nepunes publik por sikur jane pronare minierash e puse nafte.

      2. Glad I left Albania! UK says:

        hajdutlleku dhe babzia nuk ka fund ne ate vend te flliqur

    2. zef says:

      Jam Fullan, mbret i vërtetë,
      shok të tjerë s’kam në jetë;
      bankier e zemërderr,
      nga frika më bëjnë nder!

      Dola nga fund’i Ramiz Alise
      si rrebesh’ i perëndisë:
      Volla, para e shkretova,
      shqiperin me borxhe e mbulova!’)

      Jam i Hajdut si egërsirë,
      të urtët janë të mirë,
      dua të quhem i marrë,
      dhe pasuria të vejë barë.

      Eriku si ariu,
      me fytyrë si njeriu,
      ma dërgoi perëndia,
      që të harxhoje parat e mija

      Qeverria që më shikon,
      të më bëjë gjë s’guxon,
      se ka mejtime të tjera…
      dhe i perze grate tek dera!

      Bëra.. po ç’nukë kam bërë?
      kam vjedhur nje banke të tërë!

      1. jon says:

        Bledi, une mbrem e shperndava ne FB ate artikullin per 466 udhetime te ketij monstrumi per cka pata mbi 30 pelqime nga shoqerues te mij,ama nuk mendova se vazhdon perseri me keto “te arritura”maramendese te ketij perbindshi.Le te lexojn edhe kosovaret me shume nga TEMA dhe ty per te arriturat e kohes se mbretit Sali bej berisha

      2. Kall Tarsi says:

        O Zef po si s’perton mer burr. Na e shpife…

        1. Qari says:

          Si E ka kete cunin ky FullHajni
          Si kuazimodoja por ne versionin me lek

    3. Pilo Lala says:

      Shkrim shume i mire.
      Te perzihet kur degjon keto gjera qe rrenjosi Sali Berisha.
      Ju kujtoj te kontrolloni URGJENTISHT edhe Sigurimet Shoqerore, sepse po behet nami me vitet e punes. Kjo vjedhje do i kushtoje Shtetit per vite me rradhe, se pensioni merret cdo muaj.

    4. Luli says:

      “Restorant me emer te frikshem tek rruga e Elbasanit…” – me siguri eshte Softa e Ariut, jo per gje po eshte edhe restoranti i preferuar i Dr. Berishovicit. Sa here qe bente feste PD, atje e mblidhte turren vet. Eshte nje nga restorantet me te shtrenjte ne Tirane, dhe keta obeze jeteojne si sheike. Jo sikur jane nepunes publik por sikur jane pronare minierash e puse nafte.

  2. ona says:

    o Bledi po na cudisni me keto fakte tronditese,por as te mbreti nuk i kemi degjuar keto mbrekulli,ngrihuni o pupull ne kembe per te shpetuar te ardhmen e femijeve tane nga keta gjakpiresa.

    1. ndoni says:

      Ngrihuni ju o te mjere!… Revolucion, revolucion si kohen e Leninit. Kete po kerkon i madhi Blendi Mane… dhe ne duhte t’i pergjigjem, se te pasurit na shtrudhin, na vjedhin, marin para nga mbivlera e Marksit. Shoqeri e padrejte!… Vetem nje PK duhte qe revolucioni te marre jete.
      Po lini folklorizmat o burra, merruni me shtetin ligjor e degjoni mbani vesh cfare do te dali nga prokuroria e gjykata. Jemi apo s’jemi shtet!… Cfare fitoi rrjeti social ne Turqi, qe per dite me radhe akuzoi, e akuzoi, ministra, kryeministrin e femijet e tyre. Fjalen e ka gjykat.
      Jo te mos behen protesta, por protesta me lloj shpifjesh dhe hamendesime nuk i vlejne askujt. Ato qe thuen per Fullanin, jane thene edhe per Gjinin gjykates, per nje deputet qe ksihte 23 shtepi etj, etj. Pasuria, eshte pasuri, dhe nese eshte e ligjshme mbetet e drejte, pavaresisht se mund te ngjallli zili, ose hajde te kthehemi te rendi: te gjithe te barabarte e te varfer, nga erdhem!..

  3. bruins says:

    U be si Beluli ky Fullan, po jepi O Bled te mesojne shqiptaret se cbehet me paret e tyre.

    1. liridon says:

      Dhe cdo te ndodhe pasi shqiptaret te kene mesuar se cbehet me paret e tyre? Shqiptaret mesuan se cu be me paret e tyre gjate firmave piramidale.Mesuan se cu be me parate tyre ne rrastin e rruges se kombit. Ka ndryshuar ndonje gje? Jemi popull qe na pelqejne plehrat dhe prandaj i lejojme qe te bejne si duan me ne.

    2. jon says:

      Bledi, une mbrem e shperndava ne FB ate artikullin per 466 udhetime te ketij monstrumi per cka pata mbi 30 pelqime nga shoqerues te mij,ama nuk mendova se vazhdon perseri me keto “te arritura”maramendese te ketij perbindshi.Le te lexojn edhe kosovaret me shume nga TEMA dhe ty per te arriturat e kohes se mbretit Sali bej berisha

  4. Fation says:

    Jepi o pioner i Enverit, partia e punes do te beje eshe ty antar te saj. Leximi i njejte me shkrimet e antareve te kopertiva te shkales se ulet qe kritikon ata qe kishi 11 pula ne oborr dhe jo 10 sa ishte limiti. O K…QE KANDAR E ID….T. qe kur eshte e ndaluar te jesh mbi peshe apo te hash ne restorant. Fullani eshte si edi rama, si Sal berisha si te gjithe prapaniket shqiptare qe jane ne qeverisje dhe nuk e kuptojne qe populli si ty do vetem litar e njerez te varur aty. Keta idiotet qe qeverisin jane aq te trashe sa nuk llogarisin qe jane ne nje vend de…..sh dhe se heret a vone do tu merret prona si gjitmone ne historine Shqiptare..

    1. enter says:

      Ik ore debil. Ti me duket je nga ata qe ta rrasin nga mbrapa dhe te pelqen, madje kur ta rrasin te fusin edhe duart ne xhepa e te zhvasin pasurine.

    2. Lul Bytha says:

      Ti do jesh nga ata te mijte qe nuk dalim ne protesta se mos destabilizojme tregun bankar…dhe mire ben se dhjami nuk mbahet duke dale ne protesta por duke ngrene e dupe pire, duke pare TV e luajtur PS, duke pare lajme dhe duke komentuar online. Keshtu iu dua se keshtu me ka thene Zoti yne e plotfuqishem A.S. Berisha, dhe fjala e tij eshte ligj. po tha destabilizim ashtu do jete dhe do ta shihni sa e vertete eshte. Mua te mjerit me ka rene belaja e profetit t;ju sjell fjalet e te Madherishmit prandaj mos u inatosni me mua se nuk i pritet koka lajmetarit per mesazhin qe sjell. DESTABILIZIM…thone qe e shtojne nje kapitull te ri ne Bibel dhe Kuran po nqs nuk bien dakord do fillojme nje fe te re dhe do shkruajme nje liber tonin, ta keni ju si drite per cdo dite dhe cdo hap qe hidhni…

    3. sit .__.back.. and_ __..relaks says:

      cila prone do ju merret? prona qe ju la gjyshi apo i jati. kur dolem nga sistemi ne 90 te gjithe ishin pa breke ne bythe. dhe milionere u bene ata qe paten pushtetin ne dore. cfare nxjerrim nga kjo? nxjerrim qe ato miliona nuk jane vene nga rroga po nga abuzimi me parate e atyre “derrave” nenkupto popullit qe etikon ti o fatjon hajdari. ajo tju merret dhe kush ka abuzuar te shkoje pas hekurave. po na tregon ti komunistat dhe pronen. po ne amerike qe ju sekuestrohet pasuria atyre qe e kane vene me abuzime, po ne itali gjermani france apo angli? apo dhe kto jane shtete derrash. ju bie tastiera ne dore lloj lloj iditotesh e ne duhet te lexojme gomarlleqet e fationit

    4. Eri says:

      Edi Ramen mos ja ngacmo Bledit se e ka idhull.E ka simbol te ndershmerise morale,intitucionale,mencurise e fisnikerise gjenetike,nder breza…Ne nje palo shkrim per grate me te pushtetshme ne Shqiperi servilosja ne vleresimin e Linda Rames te le pa fjale.Arrin deri dhe ne peshtirosje te tilla:”…Ne familjen permetare Xhillari ku ka qene nuse per here te pare gezon nje respekt te jashtezakonshem”.Dhe ua shperbeu respektin .Ua la kemboret varur e iku me bandillin.E pune e tyre.Dashuria s’spyet.Por,ti leri servilizmat.

      1. Erion says:

        Nuk e Di pse me ngjallin neveri njerzit si puna jote eri qe historine e nje njeriu konkretisht linda rames e komentoni si te doni ju, fatkeqsisht kjo mendja jote eshte klon i mendjes se saliut dhe i njerzve te prapambetur te cilet hapin akoma diten e marteses carcafin e bere me gjak. Hallet per njerzit jane dhe mos me thuaj se prindrit e tu jane etalon i lumturise apo ti me partnerin tend jeni te kulluar dhe skeni ndonjehere probleme, megjithate nqs do ecnim me llogjiken tende fillimisht, dhe me llogjiken universale ku ciftet kane dhe probleme, atehere si pasoje e llogjikes tende me ben te mendoj qe babai yt nuk e di qe ti nuk je femija i tij, ai paska rritur nje kopil i cili vjen neper blogje gazetaresh dhe ben komente per moralin, vetem ti ske lidhje me moralin madje amoralitetin po ta personifikonim do te te kishte zili. Ne jete njeriu ka te drejte te bej cte doje pa i rrezikuar jeten dikujt tjter, ti serviloset apo ti lepihet cdokujt, kush je ti qe do e komentosh, cfare te keqe i solli shoqerise bledi mane se talli bythen me fullanet? pse nuk jane per tu tallur? Ata hane e pine nga leket e tua ndersa ti nderkohe shkruan per moralin per te harruar qe sot nuk e mbushe dot barkun me buke, dhe breket e fundit qe kishe te jane grisur.

        1. Eri says:

          Fort i nderuar dhe i nxituar Erion!..”E puna e tyre.Dashuria s’pyet.” deften qe se paragjykoj as divorcin e zj.Basha,as lidhjen e tyre.Servilizmi i Bledi Manes me acaron.Me lidhe me Saliun dhe prapambetjen dhe ata qe me njohin po qeshin me vleresimin tend.Ne fakt me gjykojne per mendjen time te hapur.Mendja ime nuk eshte prone as e Saliut,as Maneve e as Merove.Nese do beja nje shkrim kunder Fullaneve ,te siguroj se pena ime do ish po aq e forte sa e Manes.Kthesa ime perfundimtare ne lidhje me pelqyeshmerine apo jo te publicistikes( por jo te stilit) se Manes ndodhi ne nje shkrim per Desaren.Gjykimi arrinte dhe deri te lidhjen personale te dajos.Gjykim me dy standarte i jetes personale te njerezve?Gjykimi i tij ne ekstrem bere me solli ne kujtese degradimin human te shoqerise sone, ku per babain a gjyshin etj duhet te paguante deri dhe te foshnja.Te ka ndodhur te kalosh ne rruge dhe dikush te te peshty shoqen duke i thene kulake ,sepse e njohu se ish mbesa e dikujt?Erion.Nga gjykimi yt foshnjor dhe emocional ne lidhje me “kopillekun tim” mendoj se kemi diference moshe.Por kemi diference dhe parimesh she botkuptimesh mbi moralin.Fale zotit babai im fisnik e di qe jam femija i tij dhe nenes time po fisnike.Do doja te mos i ngjaja aq shume babait tim fizikisht ( veshet pak llapush )por ja pasojat e moralit.Kete mekat ne gjykim kerko falje ne ndonje kishe a xhami kur te shkosh.Djale i mbare:Morali eshte te kesh respekt per veten dhe te mos kalosh kufinjte e gjykimit per te tjeret,sepse harron te gjykosh veten.Ate pasazhin biblik te ta sjell ne kujtese?Mos hidh me nxitim gurin ndaj askujt.Dhe merr rolin e kaloresit,behu kalores fisnik.Lexo Rudard Kipling.Ta qeteson mendjen dhe nuk do gjesh kopila te te ligjshmit.Ps.Nese s’je Bledi vete,qofsh mire Erion.Kur une luftoja kunder padrejtesive.ti s’kishe lindur.

          1. ajaje says:

            Si permetar dhe njohes i familjes Xhillari,mund te te konfirmoj se eshte me te vertete si shkruan Bledi.

            1. Eri says:

              Cdo interpretim ne lidhje me komentin tim eshte abuziv.As qe me interesojne historite personale te askujt ,as arsyet pse arsyet pse njerezimi braktis nje fole e nderton nje tjeter.Qofshin te lumtur kudo qe shkojne.Ajo qe komentoj eshte qendrimi dhe gjykimi me dy standarte i Manes ne keto lidhje personale.Nxitimi i tij per te gjykuar jashte cdo llogjike njerez qe s’kane as pergjegjesi publike i kalon normat e publicistikes normale dhe gjykimit njerezor.Njesoj do kisha reaguar nese shkrimi do ish per Gregun.Njeh historia luftetar trima ,fisnike ne cdo lloj beteje,dhe ate te idealeve,por njeh dhe luftetar mizor qe nuk mjaftohen duke vrare dhe vazhdojne te dhunojne kufomen.Gjithkush zgjedh te jete nje prej te tyve.

    5. Sony says:

      Eh mor vllai arit, nuk eshte e ndalume me honger ne restorant, ashtu sikunder nuk eshte e ndalume me qene 200 kg e pirdhu……e ndaluar zoteria juaj eshte te hash ne restorant me lek qe nuk jane te tuat, por te taksapaguesve!
      Dhe nese shifra prej 540 milion lekeve qe jep autori i shkrimit eshte reale, atehere eshte nje cmenduri e vertete!

      1. Prelilo Luaras says:

        Abuzimi denohet, por ne shkallen qe po degjojme, qenka i tmerrshem.
        Ku je o Byroja Politike qe haje fasule?
        Aresyeja qe Enveri pushkatoi Kasten Ushtarake, ishe abuzimi qe ata i bene prones Ushtrise.
        Shkonin dhe hanin qengja e peshk, gjuanin ne rezervate.
        Fullani nuk e begenis kete lloj qejfi.

        1. Plaku i mocem says:

          Dhe ju e besoni se Enveri ushtaraket i vrau vertet se hanin qingja dhe peshk?Keshtu u fol e u shkrua atehere,por e verteta ishte se ajo ishte nje melodi qe u degjua 7 vjet me pas,duhej hapur rruga e Ramizit.

          1. Pilo Lala says:

            Kur vrau Ushtaraket Enveri ne 1974, ishte gjalle Hysniu, Mehmeti, Gogo Nushi, Kadriu. Keto perralla qe te ka treguar gjyshja, te kane lene gjysmak.

    6. bimbashi says:

      Fation s’e ke kapur fare fillin e muhabetit…Mbipesha e ketyre personave eshte permendur per te ilustruar korrupsioni dhe mukaterine institucionale qe keta drejtues a perdorin per veten e per miqte e tyre.

    7. endri says:

      @ FATION
      A HA, TI DUHET TE JESHE OSE CUNI FULLANIT OSE CUNI KURVES SE FULLANIT SE SKA MUNDESI TE FLASESH ME NIVELIN E NOTES 5

      APO MOS JE VETE FULLANI O SHEJTAN?

      IDIOT

      1. Sony says:

        E pamundur te jete çuni fullhanit, ai nuk di me shkrujt…

  5. nje mik qe ta do te miren says:

    Gjynah. Me gjithe keto para qe paska vjedh ky mos e ha si santo noi koqe prasi

  6. andromeda says:

    Hani derra, pini derra sa të plasni si çimkat. Përditë e më shumë e mallkojmë veten që kemi lindur në këtë vend bastard ku bastardët s’kanë të numëruar. Rraca më e ndyrë n’Europë jemi, për fat të keq. S’ma merr mendja që të ketë vend tjetër në Europë ku të mos ekzistojë asnjë pikë ndjenje kolektiviteti, ku sejcili të mendojë si të vjedhë më shumë shtetin e vet, ku imoraliteti dhe hajdutëria quhet trimëri dhe ndershmëria- budallallëk. Kjo ndodh vetëm në vendin e shqipeve.

  7. 'stili> says:

    Sa pa qene von sa te satanai fullani tek ustaj saliserbi, rruge tjeter nuk ka.Sa te mendohetQeveria , e Edi Rama e ka marre ferra uraten ,.!!

  8. Rota says:

    Fullanin po e shpove me gjilpere do filloje te rrjedhe yndyre. Mjere ato para te shkreta ne duart e kujt kane rene per tu mbrojtur dhe shumuar. Pika dhe neve qe rrime e shikojme nga televizori se c’u be sot me ceshtjen Fullani dhe nuk dalim ta nxjerrim per leckash nga zyra luksoze dhe ta zhveshim lakuriq ne mes te bulevardit qe ti shohim sa i varen palet e dhjamit…

  9. england says:

    Qellove ne shenje dhe jo si kalama o Mane!

  10. Jeta ne duart e...Full-hajnit says:

    Bravo Bled! Ja ke qendisur kesaj Familje te ndyre. Po thuaj ndonje dhe per Rilindasin tone qe spo thot nje llaf per Kancerin Full-hajn.

  11. Garruzhdja e zbrazur says:

    Po bashkeshorti i Zj Ministre, Gjermeni, i cili eshte Drejtor, Pse se permendi? Dhe presim qe ta heqin fullon..ehhhhh edhe 1 mandat tjeter se i ka mbetur brezi i 4 pa siguruar tamam.

  12. lenci says:

    ketij do q… fullaneshka ne b…

  13. Mamaqi says:

    Ky Fullhani u be si ujku i Wall Street-it….d.m.th Ujku i BSH = Fullhajni.

  14. emigranti rimini says:

    PSE te djeg ty Fation me leket e populliut ka paguar nuk shikon qe nuk flet ps pd sepse i ka kapur MAFIA FULLANI END CO cfar kerkon te thote fullani un jam krye MAFIOZI ju rrini urte se thote ne publik mafia ka ligje kush del perpara fullanit ai eshte BOSI

  15. "BALASHI" says:

    Lleshet e “do shksh per lesh” nuk kane fund ne ate bande. PD hipi si bande me urdher te qoftelargut Ramiz ne 1992 dhe iku si bande. Mbaruan mashtrimet 22 vjeçare. Sa rrembyen push-tetin nuk lane gje te mire pa shkaterruar. “Çeku i bardhe!”. “Me ne fitojne te gjithe”…
    U bene kaq karagjoze ne ato fillime sa qe “demokratet” lan pak mjekerr, mustaqeheshin me bluza e kemisha blu, tamam si qyteti i profesor doktorr Mziut ne Kamez…

  16. beni says:

    O Bled te lumte je i papare.

  17. arjan kasapi says:

    telutem,po te lutem shume,po te lutem tani.mu kyc goja.kam 6 muaj qe kerkoj sponsor per monografine time.

  18. emigranti rimini says:

    Ka shume mundesi qe banka e shtetit mund te jete dhe BOOOSH pa leke ia kane gjetur vendin ku i kane cuar dhe populli nuk proteston do kemi fatin si leket e SUDES

  19. "BALASHI" says:

    Lleshet e “do shksh per lesh” nuk kane fund ne ate bande. PD hipi si bande me urdher te qoftelargut Ramiz ne 1992 dhe iku si bande. Mbaruan mashtrimet 22 vjeçare. Sa rrembyen push-tetin nuk lane gje te mire pa shkaterruar. “Çeku i bardhe!”. “Me ne fitojne te gjithe”…
    U bene kaq karagjoze ne ato fillime sa qe “demokratet” lan pak mjekerr, mustaqe e visheshin me bluza e kemisha blu, tamam si qyteti i profesor doktorr Mziut ne Kamez…

  20. anonim says:

    Qeveria qe na e cau bythen per korrupsionin ne gjyqesor, se hap gojen per korrupsionin ne BSH?!

  21. PILKU says:

    JE SHUME I SAKTE MANE.KY RESTORANT ESHTE ‘SOFRA E ARIUT’.PRONARI ,TANI, NJE BIXHOZXHI IMBYTUR NE BORXHE E KREDI ESHTE MIK ME FULLANIN DHE PO NDERTOJNE BASHKE SIPER TUNELEVE KE ISH UZINA TRAKTOREVE.TANI ,KA FUTUR DHE MBESEN NE BANKE,VALBONEN,KE DEPARTAMENTI LUJE BYTHEN.DISA HERE E KANE MBAJTUR DHE PENG NEPER KAZINO GJITHE NATEN DERI SA TI BININ LEKET QE KISHTE HUMBUR.MENDONI SE KY TIP SHKON ME PUSHIME ME FULLANIN ME FAMILJE.VETEM NE SHQIPERI BEJNE HAJER KETA ORDINERA.

  22. Bentirona says:

    Nuk eshte per te qeshur nese eshte e vertete. 23 qershori duhet ti jape mesazhet e popullit.

  23. robocop says:

    Fation, cope mishi me dy sy, shqipja jote e cale ta shpif. “Antareve te koperativa te shkales ata qe kishi…” :P.
    Shko mbaro filloren, me pas eja te komentosh Bledin. Ai eshte brilant ne cdo shkrim, eshte zemra dhe shpirti i publikut.

  24. emigranti rimini says:

    pse nuk mi puplikoni komentet e mia

  25. Lufta e Klasave says:

    Me falni po beheni si ne kohen e luftes se klasave? Me falni po bankat qendrore nuk mund te publikoj me periodike??? Kjo shifra 1.2 milione euro nga cili burim edhte nxjerre? Pse nuk citohet asgje dhe merret e mireqene?! Pastaj berja copy paste e rubrikes ne web te Bankes eshte gje gazetari? Po sulmoni institucionin dhe punen e tij, kjo sigurisht nuk ka te beje me Fullanin si person. Kjo nuk eshte gazetari! Vetem lufte klasash.

  26. arjana says:

    gazetar I talentuar

  27. Spiro Brumbulli says:

    O po Fullhani eshte ne plazh, nuk eshte ne zyre; keshtu qe eshte kot te protestohet tani gjate Gushtit, me mire ne shtator kur te kthehet ne pune?!

  28. qytetar says:

    bravo bledi, denpncoje kete vampir sa te mundesh!!!

  29. d. says:

    eh moj Shqipni e mjera shqipni

  30. tani says:

    O blendo ti fol e fullqiri asnje gjembe ne kembe

  31. studrnt i vjeshtes says:

    Po Sofra e Ariut sikur eshte pak prone e fshehte e Fullhanit ?

  32. Selam Musai says:

    Fatura 180 mij ne dite dhe fatura i kalon BSH?
    Ushqimi u vete ku kan prapanicen e zgjebosur me tule dhjami ?

    Qija nenen edhe Robert mugabe i Zimbabwe do ta kishte zili
    Kjo rilindje e paska patur kuptimin per boten tjeter , per popullin
    Cpo na degjojne veshet

    Ju @ifsha rrobte te 140 deputetve te parlamentit qe tallen zgjebosurit me fitimet e emigranteve dhe bisnesmenve
    Dilema me e madhe eshte ke te votosh here tjeter
    Monopoli me I madh ne historine shqiptare jane partite dhe zgjedhjet e deputeteve me rekomandim ne baze tepagesave qe bejne
    O tja qee motren cpo ndodh me vendin tim

  33. durresi says:

    Sa te thella paskan qene keto… , bo bo bo bo bo!

  34. lili says:

    Po kemi nevoje per nje révolu ion e kemi nevoje te marrim ne dore fatin tone.poste ‘sistemi’ Fullani and co,

  35. Tironci says:

    Une nuk e kuptoj, gjithe ky informacion, dhe prape heshtje. Ose ky Fulli i ka ne dore te gjithe, ose te gjithe ja kane nevojen ketij.

  36. Kastriot says:

    Bravo Blendi Mane, me gjithe keto zbulime qe ke bere, i bie qe Blenndi Fevziu ta fute ne bythe “Opinionin” dhe TV “Klan” in e tij qe prej disa vitesh na eshte ngjitur si morr bythe…

  37. Shoqata e te papuneve says:

    Ke inat ti Bledo .do porosisesh nje tenxhere me grosh ne restorantin tim qe te besh pordh me shum se Full haini ..ta bie tek adresa jote por vetem skam garuzhde , me ka mbetur gaveta e burgut po e deshe te ndimosh fullhajnin . Me thuaj mos ke turp se ska korupsion ketu .
    Fasulet i kam pllaqiii qe bejn sh pordh .

  38. Rezi says:

    Gadishmeria e prokurorise sone per ti shpetuar sumen Fullanit, eshte maksimale….jane gati te therasin ne prokurori edhe te vdekurit dhe madje tu anullojne bileten per ne parajse, qe zotnia ne fjale te mos shikoje ferrin e pergjegjsise….per mua te gjithe si shtet jane ne nje thes…aktore me talent qe po luajne me perkushtim tragjedine e radhes (cit. Pellumb Kulla), ku ne fund faturen e paguan populli…

  39. Majakovski says:

    Shume bukur Bledi. Por mua nuk me botohen komentet tek Tema. I shkruajta botuesit por nuk mu pergjigj!!!

  40. Majakovski says:

    Bledi ju ja keni bere autopsine Fullaneve. Prokuroria ka cdo gje gati nuk e kuptoj pse Adriatik Llalla nuk vepron. Apo pret kur Fullani ti trokasi ne dere dhe ti thote: Tiku, te lutem me arresto!!!

  41. Butrtinti says:

    Bledi te lumte pena . Por eshte nje piramide e tere politiko -shteterore e lidhur si zinxhir ne mbrojtje te full hajnit, me miqesira krushqira kusherira dhe ngjala. dhe vetem kur te shikojne popullin ne radhe per te terhequr parate do te kujtohen te reagojne . Populli duhet te veproj me guxim , nuk ka rruge tjeter.

  42. Shaba says:

    Thone qe edhe Fullhani i ka shume qejf ngjalat dhe keto dite s’eshte ne zyre aspak. Eshte me Ilir Meten te gjiri i Lalezit, i kane shume hobby ngjalat te dy, pasi kane shije te njejta me sa thuhet.

    Kur te kthehet Fullhani ne zyre, do kete mbaruar dhe greva ne shesh, dhe si cdo histori tjeter dhe kjo nuk do zgjase shume. Do dale ndonje histori tjeter, ky vend prodhon aq shume lajme sa te meparshmet harrohen shume shpejt.

    E ndersa populli i varfer pre, shpreson,…, e qeveria lodhet e vetem per popullin mendon, ne plazh, jashte shtetit, te gjiri i Lalezit, etj.

  43. 1* says:

    Me sa duket Full-hani, as e mendon doreheqjen nga posti. Po një gjë te habit: kaluan 7- ditë e ne Shqiperi nuk po del asnje çudi e re, qe te harrohet kjo e mesipermja. Le te kenaqen shqiptaret me çuditë e shumta e vjetra te Full-hanit, se i kane si tespie per te humbur mendjen e per harruar hallet e tyre te perditeshme. Edhe per qeverine e opoziten eshte me mire, se edhe ata “punojne”, “djersiten”, “lodhen per popullin” ” shijojnw pushimet”, shijnë e vjedhin pa merak, se askush nuk e ka mendjen tek ata. Le te flene pa merak, Sala, Rama e Likja se sidomos ky i fundit e ka me shume merak paranë.

  44. ARUSHA says:

    qeni llalla dhe fullani dhe sala me pd ne zjarr

  45. Alex says:

    O zot u knaqa duke lezuar artikujt e keti gazetare, po te lutem na shkruj ma shume.Gazetar fantastik.

  46. Kris says:

    turp o Bledo te marresh neper goje e te flasesh per Full-hanin.Ai eshte nje hero i kohes sone.
    Full-hani denoncoi vjedhjen
    Full-hajni me kshillin drejtues kryen hetimet
    Full-hani zevendesoi personelin e papegjegjshem
    Full-hani vazhdon tenderat.
    Fullhani fle ne banke kur ndonje punonjes ka frike mos e ha gogoli.(flene ne nje shtrat se eshte gjithe dhembshuri)
    Fullhani ka punesuar gjithe familjet e hallexhinjve qe nga Nishan Beu
    Me tenderat ka ndihmuar dhe nxjere nga falimenti kompani serioze.
    Per perkushtimin e full-hajnit hyn garant Lideri i janarit sali berisha,lideri i qershorit Ilir floriri ,kapter presidenti dhe cuni me i mire i Tiranes dhe i gjithe shqiperise,socialisti i djathte qe per 300 dite beri ate qe se beri Don Kishoti nje jete ne arrati, i madhi dhe i bekuari E-di Napoleon Piktori
    Ne duhet te shperblejme Fullhanin duke rritur taksat ngrire rrogat dhe duke dermuar pensionistet.
    Po patem fuqi do kercejme ne taksodromin qe do ndertoje Fullhani Me Napoleonin e dashuruar napoleonin dhe do harrojme kete pune letrash sic harruam gerdecin dhe 21 janarin

  47. Socialisti bythpambuk says:

    Boll me . Eshte koha te mereni me Edi mashtruesin.

  48. kliti says:

    o shqiptare: per sa kohe rrini tere diten kafeneve dhe sju shkon kurre ne mend te lexoni qofte edhe nje gisht reegullore apo ligj,,,,fullarenia do beje kerdine. Ato qe akuzohet fullaneria jane maja e ajzbergut.jeni sh sh larg realitetit.
    asgje sdo i nddhe madje i eshte bere nje fushate e papame marketingu duke e cilesuar sheikun e pare shqiptar. ci ndodhi ardjanit…vecse ju rrit vlera.

  49. Jorgaqi says:

    E po te na rroje rilindja, paska qene vertete fillimi dale dale c paskemi per te pare!

  50. Emigranti Bruksel says:

    Si gjithnje Z, Mane i argumentuar ne shkrimet e tij. Bravoi

  51. ENTELA says:

    TMERR qe nuk reagon qeveria!

    1. enter says:

      Qeveria ska cte reagoje, qeveria nuk eshte as prokuror, as polic. Ka gjykata, dhe ato jane ne dore te Berishes, akoma. Ndaj per nja 5 vjet nuk behet prokopi derisa te zevendesohen hajdutet

    2. Bureto says:

      Po, por akoma me shume duhet te veproje PROKURORIA. Eshte detyra e saj kushtetuese. Eshte interesante se nga opinioni publik ka shume pak verejtje per te. Gjithmone, qeveria, dhe gjykatat, per ate heshtje. Nje akuze te mirekopsitur nga prokuroria s’ka gjykate qe e rrezon. Aty perzihen letrat dhe keshtu gjykata gjen alibira per shkelje procedurash e me the te thashe. A ka te koruptuar dhe ne rradhet e prokuroreve? Asnjehere nuk kemi degjuar te permendet emri i ndonjerit! Te paprekshem duken se jane nga te gjithe personat ‘VIP’, sepse ne nuk kemi prokurori te vertete. Emri i prokuror duhet te beje qe te drishet femija ne bark te nenes, por prokuror ama. Shikoni, ne Shqiperi nga 1992 me duket se jane nderruar nja 6-7 prokurore te Pergjithshem. Pse?!

      PS: Ligji i jep te drejte prokurorise te hape hetime edhe ‘kryesisht’, pa patur nje akuze nga ndonje organ tjeter, pra qofte edhe nga media, si ne kete rast,kur dukshem preket interesi publik.

  52. Jani says:

    Po Rama fshihet pas gishtit kujton se nuk e dim triumviratin Rama Meta Berisha qe nuk duan ta dorzojne Fullanin jo per dorheqje si ajo e Mediut po per shperdorim detyre ku provat per kete akuze jane te pa tjetersueshme.

  53. kamberi says:

    Te gjithe hajdutet i kane familjaret e tyre obeze,sepse sic jane te pa ngopur me pasuri jane te pangopur dhe ne ushqim.Po te shohesh bijte e Sadik Llulles jane te gjithe mbi 1kv ashtu sic nuk u ngopen me tokat e portoromanos nuk ka burre ti ngope me pjata ata ngopen vetem ne grazhd.

  54. kamberi says:

    Te gjithe hajdutet i kane familjaret e tyre obeze,sepse sic jane te pa ngopur me pasuri jane te pangopur dhe ne ushqim.Po te shohesh bijte e Sadik Llulles jane te gjithe mbi 1kv ashtu sic nuk u ngopen me tokat e portoromanos nuk ka burre ti ngope me pjata, ata ngopen vetem ne grazhd.

  55. Mazllëmi says:

    Kot që shkruan (megjithse shumë bukur) Bledi, sepse nuk të dëgjon njeri…!

  56. Ilir says:

    Ka ndenjur si nje ka
    Po ha edhe po ha,
    Shembet me pilaf,
    Fruhet me hoshaf;
    S`ka kohe te flase
    Hedhe sa te pelcase:
    Llop nje bakllava,
    Llop nje hallva,
    Llop nje revani,
    Llop muhalebi.
    Therret:-Hic jemedum!
    – O burra, bre dudum!
    Kerkon nje syltjac,
    Porosit nje kulac,
    Rremben nje bugace,
    – Te rrembec nje kapace!
    Te tere per nje darke,
    Te tera ne nje barke!
    Kur lodhet sa ngjinjet,
    Pushon e shtrihet
    Shtrihet dudumi
    Dhe na e ze gjumi.
    Neser kur te zgjohet
    E, me “bismil-lah”,
    Prape pilaf
    E prap hoshaf.
    “Qebap boll-boll
    Koxha Anadoll!”
    More dudum kokekungull
    Gojebuall e barkrrumbull
    Thuame, te rente pika!
    C`te duhet ty politika?
    Hiq, more dudum dore, hajde
    Te te kllasem ne nje kade
    Plot me mjalt`e me recel
    Ha pi e kurre mos del.

    F.Konica – Anadollaku Në Mesalle

  57. klevian44 says:

    Ore po ky shkrim eshte ndryshuar nga mbreme me duket mua.Aty e citonte dhe restorantin qe ishte SOFRA E ARIUT, ketu jo.Pse keto modifikime ?Apo dhe per kilet e Fullanit dhe families se tij qe peshonin se bashku 380 kg.Cpo ndodh?

  58. Mondi Divjake says:

    E neveritur deri ne piken e fundit nga ky artikull. I ashtuquajturi gazetar duhet ti vi zor nga ky shkrim i ulet dhe nga shpikjet e shpifjet dylekshe

    1. enter says:

      Nese merakosesh atehere shko e bej nje investigim nga ana jote per te provuar te kunderten.
      Shkrime te tilla jane gjeja me e mire qe mund te perdoren per tua perplasur ne fytyre juve INJORANTEVE TE PERVELUAR.

  59. andrea says:

    I dashur Bledi Mane! Dua ta filloj duke te then qe pervecse i shemtuar brenda je shume i shemtuar dhe nga jashte! Shikoj kete foton tende ketu dhe pyes veten dhe zotin,si ka mundesi qe njerez kaq te peshtire ekzistojne dhe pse jot’eme ka qene aq tap ate nate dhe ka lejuar qe kjo tragjedi te ndodhte…shikoj kete foton tende dhe mendoj : po ky trapi si denjon te flasi per fizikun e nje familje te tere kur duket si me te meta mendore! Duhet te kesh sh besim ne vetvete Bledi Mane, qe i lejon vetes te futesh ne te tilla shtigje… rrezik akoma sot e kesaj dite jeton ne vetmohim…nuk do te shohesh pasqyrat…asgje qe reflekton imazhin tend te trishtueshem…asgje qe mos te reflektoje ate balle dhe ate hunde… Nuk e di cfare ke kaluar ne femijeri Bledi Mane, qe te ka bere kaq te erret dhe kaq te pashpirt edhe ndaj femijeve te “armikut” tend, te cilet une dhe ti, e dime shume mire qe skane asgje ne dore…rrezik ste kane perqafuar kurre prinderit…babai te ka rrahur me rrip…mamaja ste ka dhen cice per te luajtur dhe ushqyer…dhe ka patur te drejte…duhet te kesh qene gjakpires qe i vogel! Ti je nje turp i madh per gazetarine Bledi Mane! Je thashethemi i plakave neper shkallet e pallatit! …duhet te kesh ndenjur shume me to gjate adoleshences… miq jam e sigurt qe ske patur…si mundet qe nje person te kete miq,kur perbrenda ka te tille helm? fatkeqesisht kam lexuar nje 2-3 shkrime te tuat gjate kesaj jave dhe e vetmja gje qe kam arritur te kuptoj eshte niveli yt qesharak/i ulet si karakter,si burre dhe si gazetar…kam pyetur dhe verdalle per ty Bledi Mane! Te gjithe thone qe je nje grua e cmendur ne menopauze dhe nuk u ve faj! Normalisht une grave te cmendura ne menopauze nuk u kushtoj te tille rendesi por sot eshte dite e vrenjtur.. dhe vetem ne dite pa diell mund te ti hedhesh syte ty.

    1. Mondi Divjake says:

      Andrea me ka pelqyer shume analiza juaj!

    2. fullhani fullpini fullqini says:

      ndryshimi mes teje dhe gazetarit eshte i dukshem. bledi mane merr kurajon dhe shkruan me emer, mbiemer, foto,ze dhe figure ndersa ti ke vene nje maska dhe shan si burracak. kurva ose me mire si plakat e lagjes je ti qe nuk ke guxim te flasesh hapur dhe pa u fshehur. dukesh qe je punonjes i bankes dhe per ti bo qejfin fullanit te arjanes obeze ke nxjerre nje fletrrufe me nenshkrimin organizata e frontit demokratik

      1. andrea says:

        Plako qeke komplet palle.Me vjen gjynah te harxhoj kohe me ty. Me te mira!

    3. qytetar says:

      “andrea” ke ber nje “plaidoirie” mbrojtje te shkelqyer ashtu siç din ta bejme gjithnje servilet dhe te perdhunuarit mendor qe u sherbejne shtypesve dhe padroneve. Nuk ke faj pasi edhe ti je rritur padyshim ne nje ambjet perdhunues dhe shtypes ku gjithçka te diktohej nga larte dhe ashtu si “dilema e te burgosurit” edhe tu te vjen keq per ata qe te pijne gjakun dhe kane ndertuar nje shoqeri ku vrasja, hajduteria, perdhunimi fizik dhe mendor, semundja etj, mbizotrojne, ose i pijne gjakun ketij populli (ne rast se ti ben pjese tek elita full-hajniane, salhiniane apo ediniane). Edhe nese ky artikullshkrues ke pasur nje femijeri jo te kendshme nuk ka qen per faj te tij por te ketyre qe ti mbron por ta dish se ky eshte shume here me larte se ty vemje pasi ai e ka kuptuar qe e vetmja menyre per te luftuar kete sistem eshte ti presesh koken gjarprit apo gjarprinjeve qe permenda tek elita, tung!

      1. Riku says:

        por cflisni keshtu ore. boll e nxorret Bledin si martir te se vertetes kur eshte thjesht nje funderrin e sojit me te ulet. Mos na tregoni bledin e dim mire kush eshte. nuk jam dakort me komentin e Andreas por as me artikullin e ketij njeriu mostros qe ne vend te merret me fakte konkrete nderton plote imagjinare e merret me sa e si hajne njerzit duke kerkuar qe te cnderoj edhe ato pak figura autoritare qe ka ne vend!!! Turp tju vi ju qe e lexoni e besoni

        1. enter says:

          Ok, pra sipas llogjikes tende te vazhdojme te mbyllim veshet e syte, sepse po sipas kesaj llogjike gjithcka nuk perben shqetesim.

          Fullhani eshte figure autoritare???

      2. andrea says:

        Ja dhe nje grua tjeter e cmendur ne menopauze! Ejani mblidhuni te gjithe ketu ketu! ? O “qytetar” ,qe rrezik nuk di as ta germezosh si fjale, qetesohu dhe mos çirr fytyren nga inati dhe mllefi! Une e kuptoj qe ka ardhur koha qe tufa e deshtakeve dhe e te shemtuarve si puna jote dhe e Bledi Manes, te ngrene koke! E kuptoj qe kete keni pritur…e kuptoj qe mendoni qe jeni te persosur dhe mund te kishit bere sh gjera te bukura dhe te denja per veten dhe per te tjeret nese do ju ishte dhene mundesia…ky eshte justifikimi i perhershem i atyre qe nuk kane pike dhuntie ne asgje! …I atyre qe do shisnin cdo gje, edhe mamane , per te patur te njejtat mundesira, te njejtin fat me femijet e Fullanit,padrejtesisht te permendur me siper. Po flisni per nje 20 vjecar dhe nje 24 vjecare te cilet nuk kane asnje pergjegjesi shteterore, te cilet shohin punet dhe jeten e tyre dhe te askujt tjeter. Flisni sikur i njihni, flisni sikur jetoni ne te njejten çati pavaresisht se edhe po tju dalin ne rruge nuk i njihni dot mes turmes. Merreni me operacione, me shkollimet e tyre jashte shtetit dhe nuk e kuptoni qe jeni duke e devijuar diskutimin ne nje thashethem banal kafenesh. Une nuk jam as servile as e perdhunuar menderisht! Kam patur fatin e mire te jem pjese e nje familje qe me ka mesuar mos ti uroj keq askujt, te punoj per te ardhmen time,ta bazoj ate ne forcat e mia dhe jo ne fatkeqesite e te tjereve …te mos jem rrjedhimisht dakort me dicka vetem sepse eshte ne mode perkohesisht. Me vjen keq per njerez si ju, qe ngjani me teper si kope delesh seksualisht te dhunuara nga bariu.
        ps: vemje thuaja asaj qe te ka nxjerre nga barku se sa per gruan jam e sigurt qe me shume se femer,eshte dora jote e djathte.

    4. enter says:

      Nuk njihemi dhe eshte me mire keshtu sepse injorantet dua ti mbaj sa me larg nga vetja.
      Shkrimi juaj eshte nje autogol sepse deshmon pikerisht ate qe ju jeni dhe qe po perpiqeni tia vishni Bledit.
      Ne shkrimin tuaj ka urrejtje dhe kam pershtypjen se do jesh ndonje zedhenes i familjes Fullhani ose ndonje pjestar i rrethit shoqeror te femijeve te tij.
      Shkrimi i Bledit eshte me realist se kurre dhe fatkeqesia qendron pikerisht ne perpjekjet tuaja per te shprehur te kunderten.

      Ku eshte thashethemi ne shkrimet e tij? Nese je kaq i shqetesuar shko e provoje pra informacionin. Behu “burre” e ngrihu nga vendi dhe na publiko ndonje kunder-akuze.

      Lere mamane, apo babane e Bledit. Nuk te takon ty te merresh me ta, jo per gje, por keshtu tregon nje ane te ndyre te karakterit te shqiptarit qe kur nuk ka cte thote, per te “qelluar” ne shenje kapet me nenen apo babait.

      Te te vije turp. Por kam pershtypjen qe nuk do te te vije. Ku e di ti cfare eshte turpi xhanem???

      1. andrea says:

        Karakterin e shqiptarit e tregoni ju teksa ndjeni kenaqesi kur lexoni artikuj plot mllef per femije….e tregoni ju qe per te “qelluar” Fullanin merreni me fizikun dhe mundesite qe femijet e tij kane. Une do le mamane e babane kur juve te dashura dele do lini djalin dhe vajzen. Tju vi turp! Ty me shume nga te gjithe, qe sben as sens…me teper ke rol badigardi.

        1. enter says:

          Rolin e truprojes une nuk ja bej askujt. Te lexosh te tille artikuj nuk eshte kenaqesi, por revoltim per aktoret e historise, apo tragjelise Fullhani.

          Besoj se e keni kuptuar qe qellimi nuk eshte te goditet fiziku i Fullhanit por leket e shpenzuara per ngushtime stomaku (kush i ka leket me rrogat shqiptare per te bere te tilla operacione ne amerike pa siguracion????))

          Fullhani po akuzohet per ato qe po akuzohet. Femijet e tij, oh femijet e tij, po si ka mundesi qe rrine ne vend numero??? Para? Ora? Ku i gjeten leket xhanem???? Me pune ke shteti???

          1. andrea says:

            Gazetari shpif per ate pjese, si per vendin si per shumen. Mos i beso cdo gjeje qe shkruhet,mos u bej dhe ti pjese e kesaj vorbulle ligeshtie,inati dhe shpifjeje.

            1. enter says:

              Gjithcka eshte e verifikueshme!!!

  60. Mondi Divjake says:

    O njerez po si nuk ju neverisin keto shpifje te ulta. Shiko si eshte katandisur gazetaria jone investigative. Bledi Mani ky mjeshter i pangopesia qe shpreh komplekset e tij te brendshme ne artikuj plakash dylekshe. Je me keq se larvat qe hajne lekurat e dekompozuara..

    1. Ema says:

      Njeri i ulet o Mondi, cfare pret nga nje parazit rrugicash te tille?

      1. Adela says:

        Mondi une u indinjova njesoj si ky dhe per me teper u habita sepse e kam pare Erikun gjithe keto vite neper Tirane dhe asnjehere as ai as familjaret e tij sme jane dukur si keto njerzit qe pershkruhen neper gazeta. Boll plaset inatet personale o njerez

  61. dajti says:

    I paarritshem Bledi. Fjala te befte bombe atomike qe ti zere keta ndyresira me gjithe bunkeret qe i strehojne.

  62. Frenku says:

    Po seriozisht e keni e? Po ku esht kjo jeta kaq luksoze e ktyre qe se paskemi par ne qe rrim gjith diten verdall.. Po leje ca thot ky o njerez se esht super familje e rregullt dhe normale.ngjit i kemi pas gocen e cunin neper plazhe super thjesht se po na habit ky me kto legjenda urbane.. Jet luksoze ne tirane edhe ne durres thoni ju? Kjo quhet jete luksoze? Te hash drek sot quhet jet luksoze shef tiii se dija un..Po ti o bledush ske faj se i rrije mozes nga mbrapa per i cap buuk..moza nderkoh mund te ishte nena jote..ahahaah..Ske faj qe te duket lluks e ngrenmja se ke nejt gjith jeten barkun bosh.. I shkreti tiiiii.. Ca ben tani ke gjet na tip Moze tjeter me burr me femij apo ke fillu ket punen e re harrrova.. I be njerzve lavazh truri.. Tani flet me siguri tiii, iku koha qe haje kur hante dhe Moza..;)

    1. Riku says:

      hahahahhaha po e ka harru kohen e Mozes ky e ka harru se kush e di sa leke be tani tu shpif neper gazeta.

  63. mjeku kundra droges says:

    ME HESHTJEN E QEVERISE 1 MILJONESHE LISTA FULL–HALEVE KAM PERSHTYPJEN SE ESHTE SHUME E GJATE .FULL–HALET QE HESHTIN JANE ME TE RREZIKSHEM .DUHET NJE REFORME SI AJO QE KA NDODHUR NE ITALINE E VITEVE 70–80 DHE PASTAJ SHOHIM SI REGOJNE FULL–HALETE QE DREJTOJNE KETE SHQIPERI TE MJERE..

    1. enter says:

      Une mendoj se duhet nje revolucion Francez, por nuk do ndodhe gje.

  64. bernard says:

    Koklopa Meta e beri pis Ramen dhe bleu heshtjen e Rames dhe de fakto e shpall bashkefajtor, bashkemafjoz, bashkehajdut, mjafton qe Rama te vazhdoje te jete k/minister. Kjo do te thote qe Rama eshte derr i kenaqur dhe populli Sokrati i vuajtur. Meta ne kete rast eshte ujku i pangopur.

  65. rikuuuuuuu uuuuu says:

    bled mane ta garantoj une qe fullanin e ke bo me hije ti dhe gjithe gazetaret e tjere. eshte koha duke mbulu pislliqet ky monster por pa merak shtator po vjen shpejt dhe to e shohesh uraganin e protestes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje