Në Kosovë kërkojnë që të ndjekin shembullin e Shqipërisë për universitetet

8 Gusht 2014, 17:57Rajoni TEMA

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka përkrahur mbylljen e universiteteve abuzuese dhe që nuk plotësojnë kriteret në Shqipëri, dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar që i njëjti model të ndiqet edhe në Kosovë e Maqedoni, raporton Express.

Në një reagim të Facebook, ai ka shkruar se Kosova, Shqipëria e Maqedonia duhet të marrin modelet e universiteteve të Europës:

“Ambasadori Arvizu përkrah mbylljen e disa universiteteve në Shqipëri, shkruante portali koha.net.

Jam i sigurt se kjo duhet të ndodhë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Në të gjitha universitetet tona na duhet model europian, nga kombet e qytetëruara si: Hungaria, Austri apo Suedia…

Me mbështetje nga miqët e përhershëm si: Amerika, Gjermania dhe gjithë botës së qytetëruar.

Shqiptarët munden si komb të prodhojnë vlera të dobishme për botën e qytetëruar”, shkruan ai.

Më shumë se 500 studentë kosovarë janë diplomuar në universitetet private në Shqipëri këto vitet e fundit.

4 komente në “Në Kosovë kërkojnë që të ndjekin shembullin e Shqipërisë për universitetet”

  1. ismeti says:

    u shum depuhiqa e kullministra jan pa shkoll por me nga tri dipllloma

  2. dhe ku nuk do te ndiqet shembulli i Rames !?
    eshte Gjigandi i Ballkanit !
    kush ka inat ti rruaj tam tamet ……

  3. veterani says:

    Reformen teritorjale te Rames po e ben Franca.
    Reformen per shkollat ka per ta ndermarr gjith ballkani keni per te pare.

  4. vlonjat says:

    …se berisha perhapi epidemine ne te gjith trevat shqiptare dhe tani u kuptua çfare djarreje paska qene ky huomosapians qe helmoi kombin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje