Mbyllja e universiteteve/ PD: Kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit ka diplomë false

9 Gusht 2014, 12:14Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon kryeinspektoren e Arsimit të Lartë se ka një doktoraturë false.

“Edi Rama mbylli me arrogancë dhe brenda natës dhjetra universitete dhe shkolla të larta në vend, me një manifestim kinse për të treguar se ai paska një model tjetër për arsimin.

 Por modeli i tij për arsimin nuk vonoi të zbulohej.  Kryeinspektorja, ajo që hartoi fermanin që mbylli dyert e universiteteve është nën akuzë për diplomë falso.  

Media të rëndësishme franceze, si përshembull Le Figaro, kanë shkruar për rastin e një spekulanti të dënuar nga gjykata, i cili merrte para në këmbim të diplomave fantazëm”, tha koordinatori Ervin Salianji në një konferencë për mediat

Sipas tij, kryeinspektorja e Edi Ramës për cilësinë në arsim, Ejona Isufi, rezulton të jetë një nga të diplomuarat prej mashtruesit francez të dënuar nga gjykata e Tiranës.

“Kontrollorja e kritereve, e standarteve, e cilësisë së universiteteve, është thjesht pa doktoraturën që pretendon se ka. Ky fakt e kompromenton rëndë aktin e Edi Ramës, dhe dëshmon se sa joseriozisht e ka ai reformën në arsimin e lartë.

Partia Demokratike inkurajon zbatimin e ligjshmërisë, vendosjen para ligjit të përgjegjësve dhe shkelësve të ligjit.

Sepse, kjo reformë është mjaft e nevojshme, por që duhet kryer në mënyrë transparente, me konsulencë, për interesat e publikut dhe të studentëve, dhe jo për favoret e miqve dhe klientëve”, përfundon deklarata për mediat e PD.

 

 

19 komente në “Mbyllja e universiteteve/ PD: Kryeinspektorja e Ministrisë së Arsimit ka diplomë false”

  1. Kritiku says:

    Mos flisni kot ju shpellaret e PD-se, sepse po te nisemi nga ky arsyetim, duhet qe te anullohen te pakten 60% e te gjithave dipllomave dhe deshmive per master apo doktorature, te leshuara nga universitetet shqiptare ne te gjithe kohen e pas ’92!
    Te hapen te gjitha dokumentat dhe te shikohet se kush ka me shume deshmi te tilla te pamerituara. Nese jeni Pro ketij veprimi, ejani dhe ndihmoni qe te gjendet fajtori real dhe jo ai imagjinar qe ju kerkoni qe te dergoni ne “gjyq”.

    1. Bureto says:

      Shqetesimi eshte i drejte, nese informacioni i PD eshte i sakte (te verifikohet). Por problemi eshte shume me i thelle se kaq. Ne Kuvend dhe administraten shteterore ne te gjitha nivelet ka me qindra te punesuar me diploma te tilla fiktive, si dhe mastera e doktoratura. Pavaresisht se si mund te trajtohet problemi me tej dhe ligjerisht, eshte e domosdoshme te verifikohen nje per nje te gjitha keto (jane te gjitha mundesite per t’u bere kjo transparence), sidomos ato qe jane marre nga universitetet fantazme te cilat me te drejte u mbyllen. Ministrja e Arsimit deklaroi se diplomat e leshuara nga ato universitete deri me sot do te njihen! te njihen eshte nje gje dhe te punesohen sidomos ne administraten e larte shteterore eshte gje tjeter. Me ato diploma keta ‘specialiste’, po qene te zote,le te punesohen ne aktivitete private, po kursesi ne shtet e aq me teper te kemi dhe deputete te tille!!…kjo gje nuk perben besoj shkelje ligji se mund te jete kjo si nje nder kriteret e pranimit ne pune ose ne karriere ne ato institucione. Nuk besoj se Kosova e ka gabim qe nuk i njeh diplomat si me siper? (deklarate publike e Ninistrise se Arsimit te Kosoves)

  2. kaci says:

    Pirdh se cfryhesh!

  3. uliksi says:

    Pse se mos eshte e para,drejtoresha e arsimit ne Vlore eshte infermiere dhe per te mos ja ngrene hakun eshte diplomuar part time!Kjo eshte Rilindje apo jo?

  4. Koco says:

    Shtimi i Universiteteteve si kerpudha eshte produkt kriminal i regjimit te Berishes si gjithe punet e qelbura te tijat , gjithcka piranide , shkateruese e kobeshme si vjedhja e banges ku Koha shume shpejt do tegoje se krye Hajduti i saj eshte Ky monster qe eshte Sali Berisha. Durim dhe do shofim .

  5. Nona says:

    Oooooo kush po flet…..ERVIN SALIANJI nga Boboshtica e Korces. Plaku vet ka qene deri ne 2011 Kryetar Komune me LSI. Ky zar i Naim Cilit del dhe perfaqeson PD-ne. Nje kopje e shemtuar e MR BEAN-it.

    He bre lalke, cthote Vania, Gimcja, Zamja, Naimja.

    1. Maria says:

      Ishalla behet ai licensimi per cdo te diplomuar dhe te shikoj se si me flet ”bilbil” pastaj.

  6. anonimm says:

    O trapa po pushoni se ja futet vetes se keni Jarin me nje diplome si te kesaj te leshuar nga i njejti francez.

  7. Stavro says:

    E pafalshme nje ne krye eshte nje anonimate pa asnje njohje ne rreth intelektuale e akademike, por nje partiake e semure qe nuk i ben nder as PS dhe as botes aklademike e universitare.

    Por nuk eshte e vetme se zerat thone qe ishte bashke me nje pd-iste e semure, e konvertuar se fundi ne socialiste per te mabjtuar vendin e punes znj. Pustina, pronare farmacish, biznese ne ndertime qe rrinte pas kunintave dhe nuk doli asnjehere te perballej me ate qe kishte gatuar vete ne kohen e mbreterimit te saj e te PD -se nga viti 2010 dhe qe me firmen e saj kishte hapur keto universitete fantazme dhe tashme i duhej ti mbyllte, duke ia hedhur edhe Znj. Nikolla qe vete duket e pastert, por nuk ia del thone zerat e lige edhe nje Plarent Ndreca, nje jurist me part/time qe ka ardhur ne Ministrine e Arsimit nga KESH dhe natyrisht qe nuk ka asnje lidhje me shkollen, por ai eshte caktuar te beje gjemen per boten akademike, shkencore dhe percakton edhe te ardhmen e arsimit ne vendin tone.

    O Z. Rama ku i ke gjetur keta njerez?!… Per keta luftuan socialistet e progresistet e vertete qe hoqen picirat nga Sali Berisha me shoke dhe tani kerkon te reformosh arsimin e shkencen me keta njerez?!.

    Duhet nje analize e vertete dhe per kete ka te drejte Z. Blushi, se Edi Rama i ka keputur lidhjet me socialistet e vertete dhe se ne gjirin e tyre ka potenciale per te reformuar arsimin e shkencen mbi kritere europiane e boterore, por jo me keta lilipute dhe qe po i humbet vlera se majtes reale ne Shqiperi.

    Me te tille njerez po i jep lende per te sulmuar te majten Sali Berishes me shoke ata qe e shkaterruan jo vetem arsimin e sportin por gjithcka te mire qe ky vend ka pasur ne shekuj.

    Mendoj se nuk duhet nje ndeshkim kolektiv, por te denohen ata qe shkelen ligjet e arsimit te larte, pra jo masa e profesoreve serioze, e njerezve qe kane punuar me perkushtim e me profesionalizem te hidhen ne rruge te madhe, investimet qindramilioneshe, por ata rektore apo dekane e sekretari mesimore qe nuk zbatuan rregullloret dhe bene ate korrupsion tashme te njohur.

    Ka nje cudi, pra te njihen diplomat, por institucionet e larta jane te paligjshme. Mendoj se ne kete drejtim ka konfuzion dhe te duket si loje fjalesh dhe te fshihet e verteta.

  8. Toskeria says:

    Si ka mundesi po pyes qe ne keto vjet te pluralizmit u bene me shumice Prof. Doktora dhe me grada te tjera shkencore pa botuar qofte dhe nje shkrim qe do ti vlente publikut?! Eshte e pabesueshme kur shikoje persona te tille me grada shkencore pa as nje kontribut ne shkenca te ndryshme dhe me tundin tituit. Eshte nje turp i madh qe keta persona ne menyre abuzive kane marre nepermjet allishverisheve grada shkencore.Eshte mire qe te krijohet nje komision i posaçem per te pare se sa te verteta jane keto grada shkencore. Edhe karrocieri lagjes time dhe nje banakier eshte me diplome dhe grade shkencore. Pika ju rafte me gjithe tituit qe mbani. Kete fryme e futi saliu per tu shtuar rrogen per graden shkencore qe kane perfituar me te padrejte.

  9. Julinda says:

    Delenxheshka gjthandej ka mbledhur Nikolla rreth vetes , se ato i bejne pune asaj sipas mentalitetit dhe formimit qe ka.

    I doli boja dhe arsimit te Rilindjes….

    1. Emmi says:

      Te gjithe drejtuesit e arsimit te cdo niveli duhet te nxjerrin CV ne faqen e institucionit ne internet. Qe nga drejtoret e drejtorive ne ministri, DAR/ZA, inspektoret dhe deri te drejtuesit e shkollave. Jo CV te permbledhur por te plote dhe me data te sakta. Diplomat dhe CV e tyre duhet te verifikohen te parat sepse drejtojne arsimin.

  10. O Edvino le nom. Ketej thua qe universitetet ishin si piramida e Sudes dhe nga ana tjeter kishe vene Suden e rilindjes me dipllome fallso te hetoje universitet. Le nom Piktoro.

  11. Po ate dipllomen fallso ku e ka ble kjo Rilindsja? Ndoshta tek rruga Kavajes per 50 euro. Shume keq Rilindja. Nuk ndertohet atedheu me dipllome fallso.

  12. Edvini nuk ka dipllome per vete. Mezi ka kaluar klasen. Shyqyre qe jepte babai mesim ne te njejten shkolle qe kalonte klasen.

  13. kokepalari rama dhe ngjala. says:

    rilindja po i del pordhe e kake qelbesirave-merre me mende gomaresha e rames kontrollon lopet e metes-aiiiiiiii shoqe mori.oj negjmije None partie me qelbesira vez ju ka zier.

  14. Siena says:

    Ejona ka mbaruar studimet e larta per shkenca politike ne Siena ne Itali. Plotesisht e verifikueshme. C’rendesi ka diploma per doktorature???

  15. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    MJERE SHQIPETARET ME KETA INJORANTE. HAJDUTE DHE KRIMINELE ,,,,, E (SHPETOI ) POPULLIN.
    OPOZITA ME KETO PRRALLA ,,,,, OPOZITA DREJTOHET NGA KRYEKRIMINELI SALI BERISHA ,,,,,,,
    APO DONI DHE LUL BASHEN KRIMINELE DHE HAJDUTE I FAKTUAR ,,,,,KETU DUHET PATJETER NJE
    GJUKATE SPECIALE PER TE GJITHE KETA QOFSHIN DHE NE QEVERRI SOT ,,,,,,NUK MUND TE BESH SHTET
    ME KRIMINELE. ,,,,QOFSHIN DHE PRESIDENT ,PROKUROR ,GJUKATE ,,,JANE TE GJITHE HAJDUTE ,,,,,,
    LIND PYETJA DO BEHET SHTET. APO. DO TI LINI SHQIPETARET TI ZGJIDHIN VETE ,,,,ME KALLASHE ,,,
    APO KUNDRATANKE ,,,,APO SI VRASJA QE U KRYE NE MES TE TIRANES. TEK BANCA ,,,DHE IKU
    (NE DREJTIM TE PADITUR )

  16. ilir says:

    Ministrja thote qe kush ka dhene licensa per universitetet qe mbyllen do shkoje para drejtesise.
    Shoqja Ministre
    Shumicen e licensave e ka dhene Dhurata Bozgo te cilen e ke marre prape ne pune. Znj Dhurata eshte nje pedagoge e mire , rigoroze ne pune dhe jam e sigurte qe ka qene konfort ligjeve ne fuqi. Ju merrni prape Dhuraten e pune e nxirrni licencat e universiteteve te pa ligjshme. Po Dhurata?
    Nuk ka ku te qendroje arsyetimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje