Mbyllja e Universiteteve/ Rama: Vajmedet PD, deliron për gjëmën e madhe që sjell shkulja e piramidave

9 Gusht 2014, 14:13Politika TEMA

Reforma nuk ndalet! Këtë vendosmëri shpreh kryeministri Edi Rama për të transformuar arsimin e lartë, menjëherë pas akuzave të Partisë Demokratike se kryeinspektoria e institucioneve të arsimit të lartë kishte marrë diplomë doktorature false.

Kreu i qeverisë e ka ironizuar deklaratën e koordinatorit të PD-së Ervin Salianji, duke e krahasuar me akuzat që vijnë nga ish-kryeminsitri Berisha dhe deri tek më i riu i Partisë Demokratike.

Dhe kjo sjellje, sipas Ramës, vjen nga “shkulja e piramidave në arsim”.

 “Nga më plaku tek më i riu delirojnë në mes të vapës për gjëmen e madhe që po sjell shkulja e piramidave në arsim”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me hushtag-in #VajmedetPD# 

10 komente në “Mbyllja e Universiteteve/ Rama: Vajmedet PD, deliron për gjëmën e madhe që sjell shkulja e piramidave”

  1. Cfaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaar thot z.Krieminister ?
    VAJMEDET !
    Perse kjo eshte gjuha e cila duhet ti formuloj shprehjet e tij ,
    nji kryeminister i shekullit te 21 ? ala sot ne 2014-en ?!
    Shprehjet primitive ,fjalori i kryministrit ,bashkuar veprimet e tij ne ate post ,pra e gjithe performanca e tij kto 300 dite pushtet,
    jane zhgenjyse ,perball asaj qe pritej nga ky popull .
    Pra shkrut ,nji gjuhe jo efikase ,nji reagim i lodhur ,pa deshire ,pa vullnet , pa shprese per shqiptaret .
    La po ate klan horrash ne Drejtesi te vendosur nga sali putana ,
    i la te lire sali kriminelin dhe kulishin e tij lulezim bashen etj ,imamin dhe gjithe kriminelet e bandes blu .Pra jeta dhe e ardhmja e shqiptareve vazhdon te jet nji zhgenjim total ,nji peng ne duart kriminale te poltikaneve shqiptare ,qe i terheq per hundesh mafia e huaj .Te huajt e kane shndruar shqiperine ,ashtu si duan ata ,si i intereson atyre ,ata vendosin dhe heqin kryeministra e gjyqtare ,ata vendosin mbi gjithcka ne Shqiperi ,jo te ashtuquajtur politikan ,te cilet jane thjeshte gure shahu .Gjithcka i paraqitet apo i shitet atij populli si gjasme politik nga poltikant shqiptare eshte thjeshte nji mashtrim nji zhgenjim optik ,thene me qart ,sepse gjithcka ne prapaskene e luan i huaji . Perse ? Sepse te ashtuquajturit poltikan ne ate vend e kan shitur shqiperine ke te huajt dhe shqiptaret i kane lene ne meshire te fatit te te huajve .Turp ,o mashtrusa te pafyfytre ci bet ktij vendi e ktij populli.

    1. Emmi says:

      Bravo Zoti kryeminister dhe qeveria! Ogur i mire mbyllja e universiteteve kioska. Po fillojne te levizin gjerat per mire. Te filloje dhe licensimi per te gjithe te diplomuarit pa perjashtim dhe flet vete diploma pastaj.

      1. Bardhi says:

        Zoti kryeminister edhe pse jam mbeshtetes i puneve qe po ben nuk pajtohem me gjuhen popullore qe perdor. Per fat te keq Edi Rama eshte sic i thone ne anglisht nje ‘doer’ i mire qe i mban fjalet qe thote. Por nuk eshte nje orator i mire. Udheheqesit e medhenj kane edhe oratoriu. Shume udheheqes i benin njerezit tu vinin si te cmendur nga prapa dhe te jepnin edhe jeten per ta vetem e vetem sepse ata ishin trima, te guximshem, patriote, dhe komandante e stratege te shquar por edhe per oratorine e tyre te shkelqyer. Zoti Edi te duhet te permiresosh oratorine. Te duhen mesime nga nje profesor drame. Mund te duket e cuditeshme por nje gje e tille eshte e nevojshme. Menyra e te folurit tend calon, me shume ndalesa, me fjalime me nderprerje te gjata, jo me kthjelltesi te madhe. Udheheqesit e mire edhe i pergatisin fjalimet dhe ato qe do te thone. Te duhen nje team (skuader) qe te pergatise fjalimet dhe te permiresoje oratorine tende. Ke shume gjera te mira si lartesine e trupit, pamjen simpatike, modernizmin ne sjellje dhe veshje, dukesh punetor dhe fjalembajtur. Je njeri i thjeshte qe ecen ne kembe dhe trim (pa shume roje) dhe jo frikacak si makbethi Berisha. Por te lutem bej me shume perpjekje te permiresosh oratorine. Mos perdor fjale te tilla si ‘vaj medet’, qe e thote nje grua ne nje bisede ke radha e tregut.

    2. Andrea says:

      Po gjate, shume gjate dhe me gjuhen qe kerkon zoterote foli Kryeministri disa here. Por ai nuk mund te mbaje nje fjalim per cdo pionier te Salit qe del dhe ben deklarat femijenore

    3. Devolliu says:

      O EDI; Saliu i shpellave le të pjerdhë sa të dojë, edhe qentë e Saliut le të lehin sa të mundën; karvanin nuk e ndalin dot këta plehra.

  2. Populli qe po humb durimin! says:

    edi, merru me prokurorine se do te te hane me gjithe lecka…

    eshte skandaloze qe pas nje viti ne pushtet, mbas gjithe premtimeve se do luftoje korrupsionin, te kesh akoma sali berishen dhe banden e tij te lire!

    u harrua gerdeci, 21 janari…

  3. Aty says:

    Shume mire qe po shkul piramiden ne arsim. Po per piramiden ne Banken e Shqiperise a ke naj gjo per t’na thone? Jo per gje, por ata qe po delirojne nga inati neper rrjete sociale jane me shume perkahesit e tu. Sa per ministrat, ata thone “shyqyr qe plasi Fullani qe na dha Rama ca dite pushim”. Te ishte ndryshe, aty do ti kishte mbajtur qofte edhe per te tundur dybekun. Hajde lali ngrini nje grup parlamentar ad hoc per tu kujdesur per Banken dhe qetesoni miletin ne kete vape gushti. Nje ore pune e keni si parlament. Pastaj merrni leje sa te doni dhe kur te mblidheni ne shtator shihni e beni me ligjin ne teresi, strukturat etj etj. A e kuptoni se mileti po ngryset me Fullanin, po zgjohet me Fullanin? Dhe nuk ka faj se paraja ka lidhje me shpirtin vlla. Ata qe kane kursime ne banke, normalisht qe duan norma interesi me te larta dhe jo deklarata klienteliste te Fullani per ritme te kenashme te rritjes ekonomike e brockulla te tilla qe jane luge e zbrazur. Nje bravo e madhe per Bracen dhe grupin qe e perkrah.

  4. hajduti says:

    edi nxirr shkopin magjik dhe bej te gjitha te gjitha pernjeher…nxirr shkopin magjik dhe jepu para njerezve…nxirr shkopin magjik e futi te gjithe ne pune..nxirr shkopin magjik dhe ndrysho gjithcka behe shqiperine me mire se amerika dhe me prodhuese se Kina….vazhdo me shkopin magjik der sa njerzit te kuptojne qe cdo gje kerkon vullnet..por sdo gje ka nje fillim dhe ajo fillon nga arsimi..ku femujet e sotem qe ne moshe 8 a 10 vjec dine te shajne e te ofendojne me fjal te pista dine te bejne bisnese nga me te ndryshmet dhe jane te forte se kane mami dhe babin..

  5. Arbi says:

    Bravo qeveria piramida jane te gjitha me Justician e Ben Thomait ne krye.Mbyllini dhe futini ne burg keta fundurina pa karakter.

  6. Populli says:

    Ramoooo!

    Boll me budallalliqet e replikave!!!

    Kruaj koken mire, ul by..en dhe puno!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje