Vjedhja e thesarit/ Toçi: Dorëheqja e Fullanit dhe Këshillit Mbikqyrës, e vetmja rrugë për zbardhjen e skandalit

9 Gusht 2014, 14:08Politika TEMA

Shtohen zërat brenda mazhorancës së majtë që kërkojnë largimin e Ardian Fullanit nga detyra e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, por edhe Këshillit Mbikqyrës.

Pas kryetarit të Komisionit parlamentar të Ekonomisë, deputetit Erion Braçe, një tjetër ligjvënës socialist, Fatmir Toçi deklaroi se kupola drejtuese e Bankës së Shqipërisë duhet të japë dorëheqjen.

Sipas tij, kupola drejtuese e BSH mban përgjegjësi për skandalin që përfshiu Bankën Qendrore me vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve. Në një intervistë për Ora News, deputeti shprehet i bindur se nëse Guvernatori nuk jep dorëheqjen atëherë skandali nuk mund të zbardhet.

“Personalisht por edhe si person i veshur me petkun e një përfaqësësie në Vlorë mendoj se gjëja e parë moralisht ishte që të jepte dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimeve. Nuk mund ti hapë rrugë hetimeve duke qenë një guvernator në detyrë. Është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në sistemin bankar. Moralisht, duhej të menjëherë për të ulur revolatat popullore reagimet e mëdha dhe tejkalimet në rrjete sociale.

 Jam i bindur se hapi i parë ligjor, për ti hapur rrugë hetimeve, duhej të ishte dorëheqjea jo vetëm e e guvernatorit por e të gjithë kupolës së banksë së shtetit, dhe e gjithë kjo ti kalojë prokurorisë.  Ju e dini në Shqipëri kanë ndodhur herë pas herë në mënyrë ciklike dhe dëshpëruese ngjarje të mëdha me abuzime financiare.

Ndodhën Piramidat, asnjëherë nuk u nxorr përgjegjësia, dhe asnjëherë njerëzit nuk i morën paratë e tyre. Nuk u bë kurrë transparencë.  

Ndodhi me floririn. U vodh flori dhe u kap një fshatar me një gomar, historia për barcaleta. Floriri me kilogramë të tërë nuk u mor vesh se ku përfundoi.

Ndodh kjo, kjo është e treta, goditja më e madhe e sistemit financiar.  Mendoj se duhet ti lëmë kohë organeve të bëjnë detyrën. Por nuk mund të zbardhet problemi nëse guvernatori i Bankës nuk jep dorëheqjen, dhe jo vetëm.  Siç e shikoni aty janë arrestuar disa nivele që janë më të ulëta, tek e fundit edhe ato kanë përgjegjësi, por në fund të fundit ka një kokë që e administron e kontrollon dhe ka përgjegjësi për sigurinë.

Çfarë gjëje më e rëndë mund ndodhë për Bankën e Shqipërisë sesa kjo?! Këtu mund të dalin shumë hapa të gabuar që BSH ka bërë gjatë periudhës 8-vjeçare që ka qenë në qeverinë e vjetër.  Dua të kujtoj: Një është afera e rrënimit të hotel Dajtit. Një nga veprat arkitekturore më të rëndësishme të Tiranës. Mos harroni 30 milionë euro janë dhënë gjoja sikur e bleu Banka, nuk dihet ku kanë vajtur janë financuar fushata, afera në grupe të caktuara dhe akoma nuk po i del koka cfarë do bëhet me këtë hotel”, u shpreh Toçi.

 

25 komente në “Vjedhja e thesarit/ Toçi: Dorëheqja e Fullanit dhe Këshillit Mbikqyrës, e vetmja rrugë për zbardhjen e skandalit”

  1. Libri says:

    E kujt i hyjne ne pune fjalet e tua o Toçi? Shprehjen ” si kofili pas te vjelit” nuk e kemi mesuar nga librat qe boton ti,por nga mençuria popullore.

    Bjeri gomarit se i bie mire….

    1. - homeri- says:

      —-ja nje nga nje .. te pregatitet opinioni parlamentar qe ti kerkoi doreheqje ose te shkarkoi guvernatorin dhe kshillin mbikqyres … e atehere do te shikoni cfar ndyresirash mbulon hajduti guvernator .. po a do ta coi prekuroria hetimin deri ne fund …. ajo po udhezohet cdo dite nga Berisha ..

      1. A.L says:

        Protesta me te medha se keto per largimin e Fullanit vetem ne 97- ten kam pare

      2. ALBANIA says:

        duhet te pregatitet terreni per prerjen e disa kokave
        http://bit.do/do-presim-koka

  2. andromeda says:

    Mirë e ke ti lale, po ai shefi yt merret me trajnimin e mësuesve të fiskulturës. Jepini ca nga mendt e juaja se ai kujton që s’ka nevojë.

    1. Prelilo Luaras says:

      Banka e Shqiperise nuk varet nga Qeveria.
      Cdo presion i Kryeministrit, do interpretohet Kapje Pushteti.
      Prandaj Edi doli me deklaraten e Kryeministrise qe Ne Banke eshte kryer nje krim qe duhet te zbardhet sa me pare nga Prokuroria.
      Edi nuk eshte Saliu, qe i jepte detyra Prokurorise kur vrau ate gjahtarin e gerdecit, qe Policia doli me deklarate para Prokurorise qe ishte aksident.
      Edi mban pozicionin qe i takon.

  3. kamera says:

    Edhe Tocit i kane thene te dale e te thot keto qe tha, keto qe jane pjese e skenarit te mafies politike. Ashtu si Toci e di mire se edhe doreheqja te behet ndeshkime nuk ka edhe populli e di. Cili pra eshte shtegu nga duhet te kalojme qe te qetesohet ai mavri vend? Une mendoje se populli qe kupton,shikon dhe duron nuk duhet me te duroje thundren e xhelatit politik mbi zverk. Te ngrihet jo vetem per largimin e ketyre krimbave te bankes po per rrezimin dhe largimin e tere bandes kriminale politike 24 vjecare.

  4. Gjini says:

    Po,të gjithe antaret e Keshillit Mbikqyres të cilet nuk jane bashkefajtore ne vjedhje të japin doreheqjen,hajnat bajne mire të qendrojne ne Keshill se keshtu identifikohen ma mire prej popullit.

  5. Aty says:

    Bravo Fatmir. Tipari kryesor i nje intelektuali eshte moskompromisi per te verteten. Fullani duhet te kuptoje se sa me pare te largohet, aq me shume do te lehtesoje veten. Qendrimi ndaj tij si fenomen po behet gjithnje e me shume vije ndarese mes politikaneve te kapur dhe atyre te lire. Respekt.

  6. bledi says:

    Sigurisht qe Fullani eshte pergjegjes kryesor.

    ishte Fullani qe e emeroi Dorianin si dhender te mbeses ne detyren e drejtorit.

    doriani nuk ka qene as i specializuar dhe as me eksperience,
    per te drejtuar nje administrate ku cdo gje duhet te jete e regulluar me ane te rregulloreve te shkruara.

    per mua te lirohet Doriani dhe te futet Fullani se fullani e mori ne qafe duke i dhene detyra dhe per ta patur si vegel me pas.

  7. bledi says:

    Fatmiri ka te drejte duhet te ndryshoje ne shqiperi
    fakti qe nuk denohet askush sado i rende faji.

    per arin e kerabes futen ne burg nje fshatar,
    pse nuk futen dhe gomarin ne burg. se dhe ai u kap.

    sa me i madh faji aq me e madhe duhet te jete koka qe jep llogari.
    boll duke futur ne burg sardelet. dhembe kane peshkaqenet,
    dhe familja e Fullanit duket qe nuk e mbyll muajin pa harxhuar disa milion euro.

    Ata jane shperdoruesit e lekeve te grabitura,
    te 7 milion dollareve
    ose kane grabitur 50 milion te tjera qe nuk dihen akoma,
    eshte e qarte qe jane hajdut se nuk ka si ndryshe.

  8. Cobani nga Kurveleshi says:

    Ujku nuk mi hengri mua dhente qe ti paguaj une. Ja hengri FullHanit brenda shtepise dhe nuk ka se kuja t’ja ngarkoje pergjegjesine vec vetes e Dhori Dhelpres qe ha me dy bulcij e nuk mbytet! Selam ketej nga malet e larta dhe mos ma fshini komentin se ajm Coban, he u lutem.

  9. bledi says:

    Fatmiri ka te drejte por duhet te reshtoj edhe argumentet;

    – ne banke ka munguar infrastruktura per te garantuar sigurine, ska kasaforte.
    – ka munguar per vite rregullorja qe drejton veprimet.
    – perzgjedhja e personelit nuk ka qene e drejte, Collaku eshte emeruar me nepotizem..
    – ka munguar kontrolli dhe auditi i brendshem.

    detyra e guvernatorit keto jane jo te shtroj dreka dhe te argetohet vet dhe personelin e tij.

    histori suksesi ne banke ka qene argetimi i personelit. dreka darka udhetime shperblime, sporte trajnime, qindra milion euro.
    edhe kjo vjedhje eshte.

    1. toci says:

      S’ka kasaforte, po njerezit kane xhepa. E marrin celsin me vete dhe nuk ka si te vidhet, aq me teper qe jane 3 celsa.
      Ok Collaku i paafte, po pse u vodhen 700 miljon aty, duhet te ishte vjedhur gjysma e arkes meqe sipas jush aty eshte han pa porta.
      Kurse sa per argetimin e personelit, duket qe te ka ngel fixim qe s’ke qene aty tbeje icik qef dhe ti

  10. lili says:

    O cobani,sa mire i ke pa gjerat:fullani le mbuloje me paret e veta tash gropen e Bankes,le te shese dhente e tij,jo tonet!

  11. $$$$ says:

    Nuk jeni pak sa i vonuar ne deklaratat e juaja Z,Toci ???
    Apo mbas delarates qe beri Brace ,shkon kjo e juaja sa per te lare gojen.
    Hipokrizia ka mbuluar te gjithe politikanet e leshit!!!!

  12. kokepalari rama dhe ngjala. says:

    toqi e doshi.frroku e ndoka,balla e braqe,prenga e lutaj deputet se jo mahi-as ne kosanostra nuk i gjen pos ne rilindjen e qelbesirave rama meta,ruqi dokle.parti Enver-ju kane qire kurdohere.naten diten ne mengjes -te gjith ju shkoni per lesh.oj negjmije lule partie -te gjith juve ju ka dhie.mu ne koke e mu ne goje me stalinin kok ne krye ter qelbesirat i ka dhie.kosovarqe ke kjo.llop lop,lop.ah edhe gomare se rama doli ne foto-mire ne na beri tito e serbi po ju pse lini gjalle negjmijen e keni nene te gjithhe APO njerk se ju ka fekondue te gjithe nenat enveri.se ndryshe nuk dilni kaqe qelbesira.veze te prishta stalini jeni ju.rrace koketulesh.

    1. - homeri- says:

      —alla , alla … cfar mostre … dhe dika te flas shqipe …. ruajna zot nga te marret..

    2. marin says:

      Shko perdor kete fjalor te ulet ne gazetat koqovare ti kelysh i ndyre i saliq serbovicit, dhe meso shqipen se e flet gjysma serbisht ti hafije e serbit

  13. wed says:

    duhet respektuar pavaresia e hajdutit me parat e vjedhura. rrofte demokracia

  14. M35 says:

    Doreheqja eshte akt qytetarie per nje figure te paster jo fullhan hajduti duhet ti rregulloje gjerat perpara pastaj te dorehiqet,ska kuptim te vazhdoje me kur te gjithe kane humbur besim,me veze e domate ta presin mos e lejojne te hyje ne zyre cdo dite derisa te detyrohet te jape doreheqjen kjo do jete fitorja e protestuesve kundra fullhanit dhe politikaneve.

  15. emigranti says:

    Mjaft me me fjale. Eshte koha per veprim.
    Parlamenti duhet ta shkarkoje urgjentisht.
    Ne rast se Meta( kuptohet dhe Basha ) nuk e votojne, te shpallen zgjedhjet e parakoheshme dhe Meta te zhduket fare nga skena e politikes.
    Kryesore eshte qe Rama duhet te beje reforma te thella e radikale.
    Ne rast se do te sillet si deri tani duke u ankuar sikur eshte ne opozite dhe duke mos vepruar ose me reforma gjysmake, e ka davane e humbur.
    Shqiperia nuk e ka komoditetin te humbe kaq shume kohe.

  16. hydajeti says:

    dorheqja eshte pak per nje person qe esht trajtuarmete ardhura me te larta se qdo shiptar nuk justifikohet as ne burg te vej e ka pak
    kush hajdut ka marr me pak se ky nga xhepat tane aka bir kurve te thot se kush eshte tjeter

  17. aria libera says:

    Toci i bukur shkrimi pika e dyte qe ke kapur shume e rendesishme duhet ta trajtosh ne menyre te vecante ne nje artikull.

  18. jim says:

    zoti deputet dil e fol ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje