Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka reaguar ndaj artikullit të Kohës Ditore, të botuar dje, e që tregonte se si është dekonspiruar dhe vrarë një bashkëpunëtor i saj në Siri. AKI-ja ka thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.
Ndërkohë, Koha Ditore, në numrin e saj të nesërm do të publikojë detaje tjera për këtë rast, përfshirë të dhënat për të vrarin, i cili ishte angazhuar nga AKI si informator dhe bashkëpunëtor.
“Sigurojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se AKI kryen detyrat dhe përgjegjësitë që i ka të përcaktuara në mënyrë mjaft profesionale dhe ka kapacitete të mjaftueshme për tu përballur me sukses më të gjitha sfidat që mund të paraqiten gjatë përmbushjes së mandatit kushtetues dhe ligjor”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AKI-së.
Por duhej te ishin vrare te gjithe e te shkonin ne te semave.