Dy amerikanë të infektuar me virusin Ebola në Liberi janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali.
Sipas BBC, Kent Brantly, 33 vjeç, falenderoi mbështetësit e tij për lutjet gjatë një konference për shtyp në Atlanta.
Ndërkohë Nancy Writebol, 59 vjeç, ka dalë të martën nga spitali.
Të dy erdhën për trajtim në SHBA dy javë më parë.
Virusi ka vrarë më shumë se 1300 persona në Afrikën Perëndimore. Shumica e vdekjeve është shënuar në Liberi.
“Sot është një ditë mrekullie,” tha doktor Brantly, që dukej në formë të mirë, ndërsa doli përpara gazetarëve.
“Jam i lumtur që jam gjallë, që jam mirë dhe që mund të ribashkohem me familjen time. Si mjek misionar, nuk e kisha imagjinuar kurrë veten në këtë pozicion”.
Ai tha se Ebola nuk ishte askund në radar kur ai me familjen u vendos në Liberi në tetor.
Ndërsa familja e tij u kthye në SHBA dhe shpërtheu epidemia e Ebolas, ai vazhdoi që të trajtojë pacientë me këtë sëmundje derisa një ditë u ngrit me probleme.
Ai qëndroi në shtat për nëntë ditë, duke u bërë gjithmonë e më i sëmurë dhe më i dobët.
Doktor Bruce Ribner tha se pas një trajtimi rigoroz, ata janë të bindur se Brantly është shëruar dhe mund të kthehet tek familja e tij.
Nuk ka një kurë për Ebolan, një nga sëmundjet më vdekjeprurëse për njerëzimit.
Por Brantly dhe Writebol kanë marrë një trajtim eksperimental të njohur edhe si ZMapp.
Ilaçi, që është prodhuar në sasi jashtëzakonisht të kufizuara, nuk është testuar kurrë tek njerëzit dhe mbetet e paqartë nëse është përgjegjës për shërimn e tyre.
ZMapp iu dha edhe një prifti spanjoll, që vdiq, dhe tre liberianëve, që po tregojnë shenja përmirësimi.
Ebola eshte prodhuar per te fuqizuar makinerine e farmaceutikes. Kur prodhohet nje mikrob per perfitim materjal prodhohet dhe ilaçi per ta luftuar. Mendoj se ka shume rezerva ne fushen e farmaceutikes. Industrine e farmaceutikes e krahasoj me industrine e armatimit.
…NGA BROCKULLAT QE DHUA DUKESH QE JE PACIENT I RREGULLT I FARMACIVE…TE KALUARA….
Falenderoi mbeshtetesit per lutjet???!
Shyqyr qe u luten se do kishte vdekur mavria.Une budallai kujtoja se e sheruan doktoret.