Shuhet nga një infarkt në zemër milioneri modest

22 Gusht 2014, 13:08Lifestyle TEMA
Shuhet nga një infarkt në zemër milioneri modest

Klaus Zapf, një milioner gjerman dhe një sipërmarrës në fushën e zhvendosjes së mallrave, që kishte hequr dorë nga pasuria e tij, vdiq në moshën 62- vjeçare si pasojë e një ataku kardiak.

Sipas BBC, Zapf ishte themelues dhe bashkëpronar i Zapf Umzuge, një nga kompanitë më të mëdha të zhvendosjes në Europë.

Por ai fitoi reputacion pasi jetonte me pak para në muaj.

Zapf vdiq më 20 gusht.

Pavarësisht pasurisë gjigande, ai jetonte në një apartament të vogël dhe paguhej vetëm për të mbuluar nevojat më themelore.

Thuhej se mblidhte shishe të riciklueshme dhe bënte pazar në supermarkete me çmim të ulët.

Sipas mediave gjermane, ai jetonte me më pak se 300 euro në muaj.

“Nuk kam nevojë për para. Na bëjnë të pabarabartë,” thoshte ai.

Ai e themeloi kompaninë e tij në Berlin në vitin 1975 pasi la studimet.

Nuk mori kurrë patentë, por kishte një shofer, kurse ai ngrinte kutitë.

Kompania e tij ka 600 punëtorë dhe 60 mijë klientë në vit.

Ai është martuar dy herë dhe la pas një vajzë.

18 komente në “Shuhet nga një infarkt në zemër milioneri modest”

  1. Birisha i bjeshvet t'namura says:

    R.I.P.

    1. DREJTESI says:

      R.I.P per kete njeri human,por jeta ka nevoje per me shume gjera per te jetuar me mire dhe me gjate.
      300€ ne muaj ne Gjermani,pra 10€ ne dite jane shume pak per te rojtur gjate!

  2. xho says:

    Me duket se i kam ngjare pak ketij zoterije te jashtezakonshem. E vertet eshte se nuk kam qene e nuk jam I pasur, por ne veprime dhe mendimet e ketij njeriu te mrekullueshem analizova dhe jeten tim.Me gjithese jam me I madh ne moshe, duke perjashtuar pasurine e fituar nga ai si rezultat dhe I ligjeve te shtetit gjerman, pjesa me madhe e shqiptareve te ndershem me aftesi te medha, por pa patur mundesi te pasurohen ne nje shtet diktatorial dhe pas diktatorial kane punuar e jetuar si ky njeri.
    Vetem alabaket e tipit Berisha e kompani besoj se nuk e kuptojne se pasurija e fituar me mashtrime nuk eshte gjithshka ne kete jete.

  3. qytetar says:

    repsket per kete human, u preht ne paqe!

  4. Trendi007 says:

    Respekte. RIP

  5. AA says:

    Vertet, respekt per karakterin e ketij shpirt-njeriu, i cili i paska rezistuar lakmise se te mirave materiale.
    Pushofte ne paqe!

  6. alain says:

    …vertet mendoni se gjermania do ta ndihmoje shqiperine te integrohet…..kjo do te ndodhe pikerisht diten kur te gjeni the pakten 1 shqiptar the vetem qe time ngjaje ketij gjermani fisnik…

  7. poligloti says:

    R.I.P Klaus Zapf.
    Zapf kishte nje pasuri prej 20 milione $ por jetoi thjesht.
    Shume miliardere gjermane bejne jete te thjeshte dhe pa publicitet. Madje shume prej tyre nuk mund tu gjesh as foto publike edhe pse zoterojne pasuri te madhe. Filozofia e jetes se tyre eshte e ndryshme nga filozofia kriminale e politikaneve ne Shqiperi.

  8. Pa shkolle says:

    Mund te ma shpjegoje dikush cdo te thote R.I.P????? Faleminderit

  9. I shkreti says:

    Komentues “xho”, i ke rene pikes.

    Sa keq per njerez te tille qe ikin kaq shpejt!

    Nderim!

  10. Alban Guri says:

    Nje njeri si ky flet me shume se te gjithe nobelistet e kti timit, dhe se te gjithe kardinalet dhe ipeshkvnjte mbledhur sebashku ? ?
    Un jam ne gjurmet e ketij njeriu prej vitesh, por ende jo ne nivelin tejet te larte te tij ?

  11. Pa shkolle says:

    Cdo te thote .R.I.P

  12. muzapopullore says:

    Rest in peace (RIP)
    U prehte ne paqe

  13. mimmo says:

    R.I.P. Ka kuptimin:Rest In Peace .(Mbetsh Ne Paqe; u prefsh ne paqe)Pershnetje.

  14. Pa shkolle says:

    Faleminderit per shpjegimin.kalofshi nje dite te bukur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje