Konferenca e Ballkanit/ Rama: Vlerësim nga çdo palë për dokumentin e paraqitur nga Shqipëria

28 Gusht 2014, 11:17Rajoni TEMA

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se dokumenti i paraqitur nga Shqipëria në Konferencën për Ballkanin që ka nisur punimet sot ka marrë vlerësimet nga çdo palë.

“Nga çdo palë vlerësim për dokumentin e paraqitur nga Shqipëria! Konferenca startoi me ministrat e Ekonomisë së Gjermanise, Austrisë, Rajonit”, shkruan Rama në Facebook.

Para nisjes drejt Berlinit, Kreu i Qeverisë theksoi se i kemi paraqitur të gjithë vendeve një dokument pune për të orientuar dhe koordinuar mes nesh, diskutimin e Konferencës në mënyrë që të kemi një produkt sa më të qëndrueshëm, jo vetëm politik, por edhe në formën e një procesi në vazhdim, për të nxjerrë nga rrugëtimi drejt stacionit tjetër që do të jetë konferenca e viti të ardhshëm, një sërë të mirash për vendin tonë, por sigurisht edhe për gjithë rajonin.

“Synimi ynë është që një qasje e re ndaj rajonit, dhe ndaj gjithë vendeve në rajon që janë në rrugën e integrimit, të bëhet e mundur në funksion të një marrëdhënieje të re mes BE-së dhe Ballkanit. Kjo qasje e re, sigurisht, nuk mund të jetë njëplanëshe, por duhet të jetë disaplanëshe e për këtë arsye ne kemi konceptuar dokumentin tonë të bazuar pikërisht në ato shtylla të vendosura paraprakisht si shtylla bazë të diskutimit të Konferencës.

Janë katër zona ku do të kalojë diskutimi bazuar sipas nesh, në një strukturë që do të shkojë nga infrastruktura rajonale, ku ne kemi ndërtuar tanimë një bllok që përfshin Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjën për të mbështetur projektin e madh të “Korridorit të Kaltër”, i cili siguron lidhjen e jugut të Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë me atë që po e quajmë unazën e turizmit mesdhetar, por siguron edhe një aks strategjik për shkëmbimin intensiv,  jo vetëm të njerëzve, por edhe të mallrave në funksion të një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Së dyti, infrastrukturën hekurudhore rajonale, që kemi shpjeguar se ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për rajonin, por edhe për Europën.

Së treti,  qendra apo parqet logjistike dhe portet multimodale.

Së katërti, një shtysë shumë të fortë të mundshme për të mbyllur apo për ngushtuar hendekun shumë të madh mes rajonit dhe pjesës tjetër të Evropës në pikëpamje të teknologjisë dixhitale dhe të aksesit në teknologji të shoqërive të rajonit.

Shtylla e dytë është energjia, siguria energjetike dhe infrastruktura energjetike. Ne e fillojmë nga një pozicion i fortë si një rajon për shkak të përfshirjes në projektin TAP. Por, sigurisht, mbetet për të insistuar që të nxisim investime, që të garantojmë gjithë ndërlidhshmërinë brenda për brenda rajonit për të garantuar edhe përfshirjen jo vetëm të rajonit, por edhe të BE-së dhe rajonit, në një rrjet të integruar të energjisë, që padyshim do të kishte jo pak influencë edhe në stabilitetin energjetik të gjithë kontinentit tonë.

Së treti, do të argumentojmë domosdoshmërinë për të siguruar në afat të mesëm dhe të gjatë financime për të mbështetur sipërmarrjen, por për ne një rëndësi të veçantë ka mbështetja për rritjen e arsimit profesional, bazuar mbi modelin gjerman.

Së fundi, turizmi si një sektor vibrant shërbimesh dhe strategjik për ekonominë e pjesës më të madhe të rajonit, por me influencë në të gjithë rajonin, është një shtyllë e rëndësishme e diskutimeve, ku padyshim dhe ne do të themi fjalën tone”, u shpreh Rama duke paraqitur disa nga pikat e dokumentit të paraqitur nga Shqipëria.

7 komente në “Konferenca e Ballkanit/ Rama: Vlerësim nga çdo palë për dokumentin e paraqitur nga Shqipëria”

  1. besnik says:

    Zeri i shqiperise sot eshte me i forte se kurre. Jemi shume krenare per qeverine dhe per delegacionin e saj ne konferencen e Berlinit.

    Shqiperia po tregon dhe njehere qe eshte faktor stabiliteti ne rajon dhe ne ballkan.

    1. Lenci says:

      Jam shume krenar qe qeveria e jone do te mbaje fjalen per gjithe ballkanin.

      Kjo tregon se tani eshte rradha e shqiperise per tiu degjuar fjale sepse dhe ne jemi pjese e ballkanit.

      Bravo zoti Rama.

      1. Keldi says:

        Shqiperia eshte ne nje moment shume te rendesishem sepse ajo eshte nje nyje shume e rendesishme e zhvillimit te ballkanit.

        Planet e zhvillimit ne turizem dhe energjitike e bejne shqiperine nje vend shume te rendesishem dhe shume atrakrive per investitoret e jashtem.

  2. vemendje says:

    Shqiperia jone faktor stabiliteti ne ballkan?!
    Pse cfare mund te ishte ndryshe?
    Apo ke force te besh gje tjeter?!
    Mos u gezoni se per te lar breket e tyre na duan.

    1. Lela says:

      Per here te pare shqiperia eshte ne krye te tryezes se ballkanit dhe per kete duhet te jemi shume krenare sepse kemi perkrah superfuqine e europes dhe botes Gjermanine.

  3. Plus says:

    sa i poshter eshte mor zot i madh, ky psikopati i droguar.nip i enver QIMIT

  4. Safeti, Sokrati, Dhendrri e dreqi me te bir... says:

    dhiz iz ë mirakëll of vridëm !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje