Konferenca për Ballkanin/ Steinmeier: Do të vlerësohet progresi i deritanishëm në rajon

28 Gusht 2014, 12:05Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier e konsideron Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin si një pohim nga Gjermania për perspektivën europiane të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa shprehu kënaqësinë për praninë në Berlin të homologëve të tij nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor si edhe të partnerëve të tjerë aktivë, Steinmeier tha se kjo konferencë nënvizon faktin se Gjermania po vazhdon të angazhohet me një përkushtim të madh për të gjithë rajonin.

“Ne dëshirojmë ta shfrytëzojmë takimin tonë për të vlerësuar progresin e deritanishëm të rajonit në rrugën për në Bashkimin Evropian.

Njëkohësisht ne do të diskutojmë çështje, të cilat janë vendimtare për shpejtësinë dhe suksesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Këtu do të jetë fjala ndër të tjera edhe për faktin se si vendet, edhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal, do të vazhdojnë me reformat e nevojshme.

“Pikërisht duke marrë shkas edhe nga krizat aktuale ndërkombëtare në vendet tona fqinje, dëshiroj të konsultoj me kolegët e mi se si mund të pasqyrojmë progresivisht vlerat dhe interesat e përbashkëta evropiane në një politikë të jashtme evropiane të njësuar”, theksoi ministri i jashtëm gjerman Steinmeier.

Ministri i Jashtëm Federal Steinmeier do të presë për konsultim prej orës 15:00, në vilën Borsig (shtëpi për miqtë e Ministrisë së Jashtme Federale), në Berlin-Tegel, ministrat e jashtëm të 10 shteteve si edhe një pjesëtar të Komisionit Evropian.

Si partnerë bisedimesh do të priten në vilën Borsig ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës Zlatko Lagumdžija, ministri i Jashtëm I Kosovës Enver Hoxhaj, ministrja e Jashtme kroate Vesna Pusić, ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Poposki, ministri i Jashtëm malazez Igor Lukšić, ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz, ministri i Jashtëm serb Ivica Dačić, ministri i Jashtëm slloven Karl Erjavec, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Štefan Füle.

 

3 komente në “Konferenca për Ballkanin/ Steinmeier: Do të vlerësohet progresi i deritanishëm në rajon”

  1. Diar says:

    Ishalla perfitojn dicka keto vendet e ballkanit nga gjermania por veshtir gjermani nuk jepe leke vece ajte. Gjermania eshte shtet i fuqishem brenda ketyre 20 vite ka integruar e zhvilluar plotesisht 20 milion gjerman te DDR, dhe po ashtu ka zhvilluar edhe Polonin brenda ketyre 20 viteve cka do te thote gjermania per 24 vite ka zhvilluar ne nje nivel te knaqshem 50 milion banor te DDR dhe Polonis. Te cilat kan qen me kece se keto vendet e ballkanit qe marin pjes ne kete samit ne berlin dhe qe nuk jan me shum se 20milion. Po te doje gjermani brenda 10 vite i zhvillon keto vende te ballkanit

  2. CarlzaisJena says:

    Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj………..çfar doni me more SHqiptare.dy perfaqesuesit tane te 6 milion shqiptareve.Mungonte ai i pjeses maqedonase !!!!!!2020 ta na gjen ne europe Te Denje si te tjeret…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje